Overblog
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
5 octobre 2008 7 05 /10 /octobre /2008 19:06

Woodstock-dernier-hyppie.jpg 
Vasil Qesari dhe Fat Velaj mes hippi-së së fundit në Woodstock  

MITI WOODSTOCK
 
Makina la pas Nju Jorkun e zhytur në dritën e një dielli verbues dhe ne morrëm rrugën drejt Woodstock-ut. Anna Kohen, na kish ftuar të kalonin një natë në shtëpinë e dytë të saj e cila ndodhet ne atë qytet, nga ku pastaj të nesërmen do të vazhdonim udhëtimin tonë për në Boston. Makina shkiste me shpejtësi mbi asfalt dhe unë kundroja pyjet e pafund që shpaloseshin para nesh.
 
- E dini ? – tha Anna – Këto pyje, tani që vjeshta afron, marrim ngjyra me të vërtetë magjike. Në to, sheh gjithë variacionet e saj që nga e verdha, bordoja, ndryshku, argjendi dhe ajo e bakrit shkëlqyes. Ka shumë njujorkezë, shtoi ajo, të cilët  e bëjnë shpesh këtë rrugë pikërisht në vjeshte, thjesht për kënaqësinë e syve dhe të shpirtit, për të shijuar bukuritë e peizazheve, të pyjeve dhe pemëve që ngjajnë si tablo surrealiste.
 
Unë buzëqesha. Nuk ishte herë e parë që shihja pamje të tilla. I kisha parë ato edhe në thellësi të Girondës, në Francë, kur shkoja për xhirime. Por, gjithsesi, pyjet në veri të shtetit të Nju Jorkut, ishin më mëdha se ato të departamentit francez, ku jetoja unë. Anna, ulur në sedijen para, rrezatonte dritë. Flokët e saj të artë, po ashtu. Makinën e ngiste Markus, i shoqi, ndërsa mbrapa kishim zënë vend unë dhe Fatmiri.
 
Pra, po shkonim në Woodstock, një emër që më kish ngacmuar qysh në rini për vetë historinë e tij. Një vend që më tërhiqte si magnet, me plot kujtime dhe nostalgji të largëta. Kurrë nuk kisha menduar se, do të vinte një ditë që do të vija këmbë në të. Woodstock, Woodstock ! Sa herë e kisha dëgjuar atë emër. Sa këngëtarë të shquar, ishin bërë të njohur botërisht, pikërisht duke kënduar së pari aty. Për të kisha ndjekur lajme e reportazhe, në radion italiane, në leximet e mia si edhe në kronika të ndryshme televizive. Bile, kur isha mësues në Skrapar, për të kisha shkruar edhe nje poezi. Ndërsa, një emision të titulluar ‘Three days of peace and music’ kanali francez ‘Arte’, e kish dhenë pikërisht para se të nisesha për në Shtetet e Bashkuara.
 
Pas një ore e ca udhëtim, mbërritëm në qytetin mitik. Them mitik sepse, aty ka ndodhur një ngjarje e cila ka shënuar historinë e Amerikës dhe mbare botës. Por, për këtë ngjarje, do te flas pak me poshtë. Në rrugët e qytetit të vogël e të qetë, shihje tek-tuk ndonjë turist dhe shumë ‘boutique de souvenirs’, ku shiteshin vetëm objekte që i bënin jehonë Woodstock-ut të viteve ’60. Nga ngjarja e bujshme e dikurshme, nuk kish mbetur asgjë e ‘gjallë’, përveçse një qytezë e qetë me shtëpi fshehur mes gjelbërimit. E vetmja dëshmi e së kaluarës, ishte prania e një hippie të moshuar, veshur me një rendigote të gjatë prej basme me lule. Një lolo me ca rraqe në krahë që shëtiste rrugëve, me duar plot unaza e me thonjtë e këmbëve, lyer me manikyr të gjelbër. Por, a ishte vërtet kjo, relikia apo të themi ‘karikatura’ e fundit që kish mbetur, nga epoka e quajtur ‘‘Peace & Love’ (Paqë dhe Dashuri) ? Sigurisht, jo ! Aty banonte Bob Dylan (një nga idhujt e mi) dhe qyteti vazhdonte të ishte një qendër e rëndësishme kulturore e artistike e njohur në mbare Shtetet e Bashkuara ...
 
Pasi vizituam dhe u regjistruam, në qendrën e njohur të Shoqatës së Fotografëve të Woodstock-ut e pamë një varg dyqanesh, u instaluam në shtëpinë e hijshme të Annes dhe Markus, mes një pylli të dendur e të qete. Ajri ishte i pastër dhe të mbushte mushkëritë me oksigjen. Pimë një aperitiv në verandë e pastaj vizituam shtëpinë dhe mjedisin përreth. Anna, me sa dukej, kish dobësi të veçantë për bretkosat. Ato, në forma të stilizuara, ishin të pranishme kudo. Brenda e jashtë shtëpisë, në forma e me materiale nga më të ndryshmet: qeramike, dru, hekur e qelq. Nuk e pyeta Annën për këtë pasion të saj të çuditshëm, bile harrova ti thosha se mos ndofta kish lindur nënë 'shenjën e ujit' ...


 Anna-Woodstock.JPG
Anna Kohen në kopshtin e shtepisë së saj në Woodstock
 
Por, le të vijmë aty ku edhe mendimet e emocionet e mia, rrihnin më shumë. Te ajo çka përfaqësonte ajo qytezë, emri i së cilës është kudo i njohur në botë. Pikërisht, për Festivalin e Woodstock-ut  (Woodstock Music and Art Festival) i cili kish shënuar edhe pikën kulmore të së quajturës ‘kundër – kulturë’ të viteve ’60 si dhe të lëvizjes hippi. Por, për të kuptuar kontekstin e ‘fenomenit Woodstock’, lypset të kthehemi pas në kohë. Prej vitit 1965 e më pas, gjithandej në botën perëndimore, patën shpërthyer shumë protesta ndaj luftës në Vietnam. Po ashtu, ndaj moralit dhe traditave të shoqërisë konservatore si dhe pengesave ndaj lirive shoqërore e personale. Në krye të tyre qe një pjesë e rinisë amerikane. Kështu, në këtë kontekst historik, pat lindur lëvizja e njohur ‘Peace & Love’ (Paqë dhe Dashuri) ...
 
Dhe qe pikërisht në Woodstock, në këtë qytezë të shtetit të  New York të njohur për qetësinë e tij ‘olimpike’ që një djalosh i vuri vetes qellim të organizoje, një koncert 3 ditësh i cili do të mblidhte këngëtaret më të mëdhenj të muzikës rok. Veprimtaria do kishte si moto, fjalët ‘Peace, music and love’. ‘Tri ditë në paqë dhe muzike. Qindra hektarë për tu shlodhur. Shëtisni dhe bridhni për tri dite pa pasur mbi kokë grataçiele e semaforë. Ngrini ballonë. Bëni banja dielli. Gatuani vetë për të ngrenë dhe thithni ajër të pastër ‘ – këto ishin fjalët që shkruheshin në lajmërimin e bërë në gazetë, pa ditur se aty do vërshonin rreth gjysmë milionë të rinj e të reja. E më tej, shkruhej se në koncert do merrnin pjesë këngëtaret më të njohur të kohës: Bob Dylan, Jim Morrison, The Doors, Santana, The Who, Joe Cocker, The Who, Jimi Hendrix, Ravi Shankar, Country Joe & The Fish, Joan Baez, Janis Joplin & the Grateful Dead, Santana, Ten Years After, John Sebastian e të tjerë ...
 
Në botën e të rinjve amerikanë, mes adhuruesve të këngëve rok, nisi të hapet fjala se një festivali i madh, i paparë kurrë do të mbahej në Woodstock. Më pas, u fol se ‘festivali në fjalë do të behej në fermën e Bob Dylan dhe kështu ai do të kthehej përsëri në skenë, pas aksidentit që kish pësuar me motoçikletë’. Festivali, u zhvillua nga 15 gjer në 17 gusht 1969. Bashkia e qytetit edhe pse tradicionalisht i kish mbështetur veprimtaritë artistike, e kish refuzuar organizmin e tij nga frika e prishjes së rendit por, megjithatë, organizatorët ia kishin dalë mbanë që ta realizonin atë pak më larg, në vendin e quajtur Bethel, duke i paguar 50 mijë dollarë pronarit të saj, fermerit Max Yasgur.
 
Në Woodstock, nisën të zbarkojnë ‘hordhitë’ e para me djem e vajza. Dhjetëra mijëra minifunde e flokëgjatë, hipur në autobusë të pikturuar e të zbukuruar me lule. Po ashtu, vargje pa fund kamionësh, motoçikletash, veturash, kuajsh e bile edhe disa helikopterë. Turmat që mbërrinin në qytezë nuk kishin fund.  Aty, fillimisht ishin parashikuar të vinin rreth 50 mijë spektatore por në fakt, u mblodhën rreth gjysmë milionë vetë. Në New  York, u shpall alarmi. Woodstock u cilësua prej autoriteteve zonë e rrezikuar, pikërisht nga dyndja e paparë e njerëzve. Autostrada drejt tij u bllokua. Ushtria ndërhyu për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshme. 

Në fushën dhjetëra e dhjetëra hektarësh, koncerti treditor vazhdonte. Në skenë këndohej papushim. Ishte kulmi, apogjeu i lëvizjes hippi. Akordet e kitarave të grupit Who elektrizojnë turmat, muzika e dashuria pushtojnë sheshet dhe pyjet përreth. Grupi muzikor Country Joe & The Fish këndon ‘Këngë për Vietnamin’ ndërkohë që qindra mijëra spektatorë, shoqëronin së bashku refrenet e saj. Në fund të atyre tri ditëve që mbetën të pashuara në kujtesën e mbarë botës, koncerti u mbyll me tingujt e kitarës së Jimi Hendrix i cili interpretoi himnin amerikan ... Pas kësaj, Woodstock do të mbetej në histori !

Ndërkohë ne, aty në një kënd të qytezës së heshtur, ndërsa nata përreth kish renë e thellë, na duhej të shtiheshim për gjumë. Të nesërmen, na prisnin të papritura të reja, në rrugën drejt Bostonit !

affiche-woostock.jpg

Afishe e kohës për Koncertin në Woodstock

Partager cet article
Repost0
3 octobre 2008 5 03 /10 /octobre /2008 12:39
Dakota-Building-Photo-Qesari.JPG 
Dakota Building - Vendi ku u vra John Lennon ( Foto Vasil Qesari ) 
 

JOHN LENNON – PEACE & LOVE
( Me rastin e 30 vjetorit te vdekjes )
 

Nga Simbad Detari


Në ato dite të pakta që ndjenja në Nju Jork, nuk mund të rrija pa vizituar vendin, ku ishte vrarë John Lennon. Ishte kjo një ëndërr dhe njëkohësisht një homazh. Një obsesion, të cilin po të mos ta realizoja, vërtet do të më mbetej peng i madh. Ndaj, me ngutje pyeta disa prej miqve te mi, por ata se dinin saktësisht vendin se ku kish ndodhur ajo ngjarje. Me pas, ishte gazetari Ruben Avxhiu i cili më dha adresën e saktë dhe, pastaj miku im i vjetër Filip Gazulli, gjithmonë i papërtuar, me çoi në vendin që aq shumë po kërkoja …
 
John Lennon, themeluesi, këngëtari dhe kompozuesi i shumë këngëve të grupit të shquar Beatles, ishte dhe mbetet një idhull i pa përsëritshëm, për të gjithë ata që në vitet e largëta, të cilët unë shpesh e kam cilësuar ‘kohë e kolerës’, na mbajti shpirtin dhe mendjen gjallë, me zërin, tekstet dhe këngët e tij për lirinë, me dashurinë dhe shpresën për një botë më të mirë. Këngët e mrekullueshme të grupit Beatles ku ai qe lider, ishin dhe mbeten himne të pavdekshme veçanërisht për ne, një gjenerate të rinjsh të cilët aso kohe ëndërronin me kot të shihnin horizonte të tjera, krejt të ndryshme nga ato të cilat mbyllnin në terr, limonti e frikë, vendin më hermetik e të izoluar nga bota.

 
Ishte pikërisht ajo që mendoja, ndërkohë që makina po linte pas gjelbërimin e Central Park në Manhattan, duke iu afruar kryqëzimit ku ndodhej ndërtesa Dakota Building, ku Lennon kish banuar bashkë me të shoqen, Yoko Ono. Miku im, Filipi, pati vërtet fat që gjeti një vend për tu parkuar, ndërkohë që unë zbrita në trotuar dhe iu afrova portës së hyrjes. Një grup turistësh, kryesisht të rinj, po bënin fotografi, ndërkohë që përreth s’kish asnjë shenjë që të kujtonte mortin e dikurshëm i cili 30 vjet më parë, kish tronditur mbarë planetin. Para portës së lartë të Building - ut , një burrë me uniformë bënte roje, ndërkohë që një vajzë e lezetshme aziatike shikonte plot kureshtje lart mbi të, dy shandanë të mëdhenj metalikë ku flakëronin qirinj që lëshonin gjuhëza të ndritshme artificiale ...
 
Nxora dhe unë aparatin. Një foto, bërë në atë vend, do të mbetej sigurisht, një kujtim tepër trazues. Po ashtu, një homazh nostalgjie. Ishte, vërtet, diçka tepër trishtuese. Jeta vazhdonte, por ai s’ishte më. Lennon – idhulli. Ai qe vrarë, pak hapa larg vendit, ku unë po beja fotografi. Pothuajse, tridhjetë vjet më parë, më 8 dhjetor 1980. Ishte ora 23 e mbrëmjes, kur John dhe Yoko po ktheheshin nga studio e punës, në shtëpi. Pak metra larg hyrjes së Dakota Building, ata ndaluan. Sipas atyre që kalonin aty rastësisht, atyre u kish prerë rrugën një person. Pastaj ishin dëgjuar krisma. Këngëtari i madh, emblema verbuese e grupit Beatles ishte goditur për vdekje, me pesë plumba. Krimineli quhej Mark Chapman, një njeri i dezekulibruar. Pak orë më parë, Lennon i kish dhenë atij, një autograf. Ishte një vrasje mizore, një humbje që e qanë të gjithë. Atë natë dhjetori, njerëzimit do ti mungonte një emër i madh. Të nesërmen gjithë bota do të binte në zi …
     
Djaloshi i Liverpool – it, lindur nga prindër të divorcuar, ishte rritur te gjyshërit. I pasionuar pas letërsisë dhe muzikës, ai kishte natyre rebele dhe kundërshtuese. Studionte në akademinë e arteve dhe qe dashuruar pas këngëtareve të shquar të kohës: Buddy Holly, Chuck Berry, Little Richard, Gene Vincent, Elvis Presley. ( Shumë vite më pas, ai do të shprehej: Asgjë s’më kish bërë përshtypje gjer ditën që dëgjova për herë të parë Elvis. Në se Elvis Presley s’do ekzistonte, nuk do të kish as Beatles ). Donte edhe ai të këndonte si Elvis. Më 1957 u njoh me djaloshin Paul McCartney. Kështu, bashkë me të dhe dy të tjerë, lindi grupi i quajtur fillimisht 'Silver Beatles' e, pastaj, thjesht 'Beatles', (emër ky i cili s’kish të bënte fare me ‘brumbujt’, por me epokën e Beat Generation).
 
Vazhdimi i kësaj historie magjike dihet. Beatles –at u benë ikona e ndritshme e disa brezave. Këngët e tyre të pavdekshme dëgjohen e ridëgjohen, gjithmonë ‘inoksidabël’. Disqet e tyre janë më të shiturit në botë. Ato konsiderohen si ‘banda sonore’ e viteve ’60 dhe vazhdojnë të këndohen, kërcehen e të adaptohen në gjini të ndryshme muzikore, në jazz, salsa, muzikë klasike (simfonike) dhe baroke. Ishte një histori e bukur princash ajo, mes katër djelmoshave të cilët u ndanë si grup, në vitin 1970. Mbas ndarjes nga grupi Beatles, John bashkë me të shoqen Yoko Ono, u vendosën fillimisht në Californi e pastaj, në New York, në Manhattan. Në vitet që pasuan, ai krijoi dhe këndoi, duke iu përkushtuar shumë stileve, qoftë në veshje qoftë në ide nga më të ndryshmet: hippi, militant pacifist, narkoman, meditues ...

Lenon përveçse artist i madh, mishëron në vetvete njeriun ëndërrimtar. Ndofta ëndërrimtar, më tepër se sa mund të ëndërrohet. Ëndrra e tij, ishte paqja. Paqja e dashuria. Mirësia njerëzore. Ndaj edhe fjalët e tij, në këngën e njohur ‘Imagine’, ndër të tjera, thonë:
 
Imagine there's no countries ...
It isnt hard to do ...
Nothing to kill or die for ...
And No religion too ...
Imagine all the pople ...
Living life in peace ...
You may say I'm a dreamer
  

John-Lennon.jpg
Partager cet article
Repost0
30 septembre 2008 2 30 /09 /septembre /2008 23:08
Albert-Camus.jpg    

« Dëshira jonë, tepër e thellë sa që shpesh mbetej memece, ishte që të çlironim gazetat nga Paraja dhe t’u jepnim atyre një ton dhe një vërtetësi që do ta vinte lexuesin në nivelin e anëve të tij më të mira. Ne mendonim se një vend vlen po aq, sa vlen edhe shtypi i tij. Dhe, në se është e vërtetë që gazetat janë zëri i një kombi, ne ishim të vendosur me sa fuqi që kishim e sa mundeshim që ta lartësuar këtë vend, duke lartësuar fjalën e tij »


Albert Camus
Nga gazeta « Combat », më 31 gusht 1944


Partager cet article
Repost0
28 septembre 2008 7 28 /09 /septembre /2008 16:17
At-Liolin.JPG
        Me at Arthur Liolin - 19 shtator 2008 - Kisha e Shen - Gjergjit në Boston


Sot, një javë pasi vizitova Kishën e Shën – Gjergjit në Boston, po kremtohet një ngjarje e shënuar: 100 – vjetori i themelimit të saj. Por, une nuk do të flas për këtë jubile, po për diçka tjetër. Pikërisht për vizitën time në të. Një fat i madh, i rrallë, pothuajse i pamundur, i pa imagjinuar, emocionues, i veçantë dhe magjepsës. Një vizitë e cila zgjati vetëm 30 minuta, por që për mua ishte sa një Përjetësi.
Ishte mbrëmje, nje mbrëmje e bukur dhe e ngrohtë, teksa i shoqëruar nga tre miq të mi, ngjitëm shkallët e këtij vendi të shenjte ku, Noli ynë i madh, kreu për dekada të tëra shërbesat e tij fetare, të cilat ai nuk i ndau kurrë nga mesazhet atdhetare, nga Shqipëria e largët, nga dëshira dhe lutja për një atdhe të lirë e për shqiptarë të devotshëm në shërbim të saj.
Lart, në hyrje të saj, na priti at Arthur Liolini. Nuk mund të flitet për Fans S. Nolin, për kishën ortodokse shqiptare të Bostonit, për vetë shqiptarët patriotë të këtij qyteti të bukur, pa zënë në gojë e vlerësuar pasuesin e tij, atdhetarin gojë ëmbël, të thjeshtin dhe të dashurin at Liolin. Me trup të lartë e të ngjeshur, sy gjithmonë të qeshur, fisnik dhe i admirueshëm, orator e tepër inteligjent, rilindës i vërtetë e vizionar, ky klerik i rrallë shqiptar duket se ka mishëruar gjithë lartësinë, fuqinë dhe bukurinë e imazhit të Nolit te Madh.
Ulur, në sallën e pritjes, ndërkohë që Neka dhe Flutura, na servirnin qerasitë e rastit, at Liolini ndër të tjera e çeli bisedën me figurën e Skënderbeut dhe rrëfeu se si në vitet ’50, në Amerike ishte shfaqur filmi i njohur ‘Skënderbeu’. E teksa ai po fliste për të, unë vëzhgoja portretin e tij dhe, besomëni, më ngjante sikur në fytyrën e tij ishin modeluar më së miri, tiparet e portretit të heroit tonë kombëtar. (Të paktën, ashtu siç e njohim ne, të pasqyruar në vepra të ndryshme të arteve figurative). Sigurisht, nuk do të doja ta teproj, por gjithsesi, kush e ka parë nga afer at Liolinin, besoj se nuk mund ti ketë shpëtuar, një ngjashmëri e tillë.
Fan S. Noli, është i pranishëm kudo në Kishën e Shën-Gjergjit. Emri i tij dhe i saj janë një. Të lidhur aq shumë e aq fort sa që për një çast, m’u duk se shpirti i tij, vazhdon të qëndrojë e të banojë përjetësisht, aty. Aty, në atë strehëz të qetë, të bekuar e solemne, duket se Fan S. Noli është pothuajse i barabarte me Shën – Gjergjin. Hipur mbi kalë ( si Skënderbeu ), duke vrarë me heshtë dragoin – djall. (Për providencë apo për koincidencë, por do të desha të them se Shën - Gjergji, ka qenë brez pas brezi, shenjtori mbrojtës i familjes sonë, në Qeparo).
Në sallën e pritjes, aty ku at Liolini na priti e na uroi mirserdhjen, janë vendosur libra e foto të tij, një bust e portret i madh në pikturë, si edhe mjaft relike të ndryshme që kanë lidhje me jetën e tij. Pastaj, më tej, ndodhet salla e hijshme dhe solemne e kishës, ikonostasi vezullues, flamuri kombëtar shqiptar të cilin patriotët shqiptarë të Bostonit, ngritën me rastin e Pavarësisë më 1912, kryqi i artë, me të cilin Fan S. Noli bekonte e shoqëronte predikimet e tij etj.
E, më pas, ndodhi ajo që do mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës sime. Miku im, At Liolini, me buzëqeshjen e tij të ëmbël, më ftoi të futeshim në një kthinë, në të djathtë të ikonstasit dhe më tha :
- Tani, po të tregoj diçka të rrallë ! Ja, kjo është karrigia ku ulesh Noli. Ja edhe tavolina ku ai shkruante fjalimet e tij meshtare. Ulu ! E di që do të kënaqesh e do të ndjesh lumturi.
Dëshiroja të bëja një foto në atë vend të shenjtë, ndërkohë që at Liolini, shtoi :
- Dy vetë janë ulur në ketë karrige : Ismail Kadare dhe Nasho Jorgaqi. Ti je i treti !...
Në fakt, mua nuk më interesonte shumë se kush ishte ulur atje. Unë vetë, isha i lumtur dhe dridhesha i tëri që isha pikërisht aty, në tavolinën e punës së tij. Aty, ku ndjeja të gjallë praninë, ekzistencën, zjarrin e duarve, erën e mellanit, gjurmët e bërrylave mbi lëkurë, aty ku ndjeja shpirtin eternel të tij. Aty, në kishën e Shën – Gjergjit në Boston, pashë dhe takova Fan S. Nolin e gjallë. Vërtet, thashë me vete, trupi i tij prehet në varrezat e Forest Hill, por shpirti i tij jeton, banon në atë kishë dhe jo vetëm aty. Jeton, besoj, pavdekësish tek çdo shqiptar.
Unë e pashe dhe fola me të.
30 minuta ne Kishën e Shën – Gjergjit ne Boston !
30 minuta - sa një Përjetësi !


Ne-tavolinen-e-FanSNolit.JPG

Në tavolinën e punës së Fan S. Nolit në Kishën e Shën - Gjergjit


Partager cet article
Repost0
26 septembre 2008 5 26 /09 /septembre /2008 12:02
Simbad-Manhattan.JPG

Për t'u njohur me albumin fotografik të Simbad Detarit, klikoni këtu:
http://home.fotocommunity.fr/simbad

New York - dita e artistëve shqiptarë

Perveçse ne Bordo, Paris, Vjenë, dhe Shqipëri disa nga vlerat artistike u promovuan në Studion Berisha në New York, nga dy artsitët e mirënjohur Vasil Qesari dhe Fatmir Velaj.

Beqir Sina / New York

17 Shtator 2008 - Me ftesë të Shoqatës së Gruas Shqiptare në Amerikë "Motrat Qiriazi", Presidentes Dr. Anna Kohen, prej disa ditësh ndodhen në ShBA-së, dy artistët e njohur, fotografi, gazetari e publicisti Vasil Qesari si dhe piktori i talentuar Fatmir Velaj. Vasil Qesari, është autori i mbi 1000 reportazheve në kanalin TV Francë +3, ku zoti Qesari punon si gazetar prej disa viteve. Ai thuhet se ka koleksionuar deri tani në kameran dhe aparatin fotografik të tij - xhirimet e intervistat me njerëz te shquar të artit si; Zhan Mare, Sharl Aznavur, Zhan-Pol Belmondo, Zhan-Lui Trintinjan, Fabris Lukini, Salvatore Adamo. Por, edhe me burra shteti e politikanë të shumtë si: presidenti Zhak Shirak, ish-kryeministrat Alen Zhype, Lionel Zhozpe, kandidatët për presidentë Soglen Ruajal, Nikola Sarkozi etj. Ndërsa, kolegu i tij nga i njëjti qytet, Vlora, piktori Fatmir Velaj, është autori që ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale dhe kolektive, në; Austri, Gjermani, Itali, Belgjikë, Greqi, Egjipt, Rumani, Maqedoni, Shqipëri etj. Piktori i talentuar vlonjat Fat Velaj, është edhe kryetar i Organizatës Ndërkombëtare të Artit,"Forum Weltoffen Internacional Artist Network". Fatmir Velaj, është piktori që Austria e ka shpallur "Nderi i Republikës", ndërsa Sanremo e nderoi me Medaljen e Artë, para disa viteve. Dy artistët nga qyteti i Vlorës, por që tani jetojnë e punojnë në Austri e Francë, erdhën dje në qytetin e 12 milion banorëve, New York, në metropolin e botës, qytetin multi - kulturor, qytetin e artistëve të medhenjë, qytetin e famëshm të Broduejtit (Broadway) vendit prej nga janë promovuar edhe yjet e Hollivudit, për të hapur ekspozitën e tyre, në pikturë dhe në fotografi, pasi pikturat dhe fotot e tyr, kishin kaluar më parë në disa kryeqendrat e kulturës botërore, si Vjenën, Bordon, Parisin e Romën. Ekspozita, e Qesarit dhe e Velajt, u hap të djelën pasdite, në "Studio Berisha", në zemër të qytetit, Manhattan - New York, në mjediset e studios së fotografit me nivele të larta artistike të mjeshtrit të madh të fotografisë në Amerikë, Fadil Berisha. Velaj e Qesari, janë duke promovuar me anë të kësaj ekspozite, për herë të parë artin e tyre në SHBA-së, Kjo ekspozitë hapet me rastin e kurorzimit të lidhjeve të mira, që kanë krijuar këta dy artistë, Qesari dhe Velaj, me anëtarët të Shoqatës së Gruas Shqiptare në Amerikë "Motrat Qiriazi", Presidenten Dr. Anna Kohen, dr Selaudin Velaj, dhe me kolegët e tyre në SHBA-së, bashkqytetarët e tyre, në SHBA-së, miq dhe shok të shumtë, adhurues të artit në diasporë. Ekspozita ku janë vendosur mbi 50 relikte të zgjedhura, të të dy autorve, do të zgjasë disa ditë e hapur këtu në New York, dhe në fund të javës ekspozita së bashku me dy autorët, udhëton për në Boston.

Ditë artistësh shqiptarë, në Nju Jork

Në ceremonin e hapjes së ekspozitës me titull "Me të ardhmen" të autorve Velaj e Qesari, çelur në "Studio Berisha", në Manhattan - New York, merrnin pjesë, shumë adhurues të artit e kulturës, artistë e shkrimtarë, afaristë e veprimtarë të komunitetit, studentë shqiptarë, që studijonë në Amerikë. Mes tyre edhe dy nga përfaqësuesit të shtetit shqiptar në Nju Jork, ambasadori Ljublin Dilja, dhe konsulli i përgjithëshm i RSH, në New York, Dr. Albert Jerasi. Sekretari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Dr. Namik Shehu, Dr. Selahedin Velaj, shkrimtari i mirënjohur Naum Prifti , Spiro Gjikondi, Muhamet Mjeku, kryetari i Shoqatës "Çamëria" Sali Bollati, Mark Roven. shkrimtarja Albana Lifchin , poetja Iliriana Sulkuqi, Filip Gazuli, Blerta Alikaj, Eleonora Gjoka, shkrimtari Pandeli Simsia si dhe artistja Elza Zagreda autore dhe aktore e talentuar, aktori i njohur Luan Bexheti, dhe kolegët e tij Alfred Tollija e tjer. Nga komuniteti shqiptar te Rhod Island dhe Machesussttes, poetja e mirënjohur zonja Rita Salihaj dhe bashkëshorti i saj inxhinier Adem Salihaj. Mes pjesmarrësve ishte edhe ish- Pianistia e Operas dhe Baletit të Tiranës Nermin (Daja) Zhabjaku dhe Lindita Lole, një soprano shqiptare që arriti të futej në radhët e artistëve amerikanë. Profesor Haxhi Berisha PHD. zoti Esad Rizai, Rustem Guri, Agathia dhe Ylli Luka, Zihni Veshi, Dritan Haxhia, Muharem Bytyçi, Bukurie Agalliu, biznesmeni Bruno Selimaj, e Miss Kosova 2008, Zana Krasniqi, e cila, sapo është shpallur një ndër 10 vajzat më të bukura në Botë, në Miss Universe - Vitenam 2008. Autori i disa shkrimeve publicistike, skenografi i Kinostudios "Shqipëria e Re" piktori .Astrit Tota, dhe ish kameromani i TVSH , Ilir Kasneci. Ndërkohë , që kishte ardhur enkas, edhe përfaqësuesja e këshillit të bashkisë të qytetit Cleveland, shqiptaro amerikanija Anila Coniku Nicklos, anëtare kjo e bordit të marrëdhënieve komunitare, ish editorja e gazetes komunitare "Shqipja", në atë qytet, e cila është bërë e njohur nëpërmjet gazetës Bota Sot, për iniciativën e saj për vendosjen e Statujës së Nënë Terezes, në sheshin Rockefeller Park Greenhouse, afër me statujen e Martin Luther King, në qytetin e Cleveland të Ohaois. Dr. Ana Kohen, me "statusin" e nikoqires së këtij evenimenti, pasi ju urjoj mirëseardhjen dy mysafirve , tha se "!Është kënaqësi për mua, dhe auditorin të kemi sot kemi në mesin tonë : z Fatmir Velaj dhe z Vasil Qesari, dy artistët e njohur, shqiptar, të cilët, i kanë dhënë kaq shumë botës së artit në Evropë" tha ajo. Mirepo, ka theksuar zonja Kohen, se megjithse të dy janë nga Vlora, këtu vijnë nga drejtime të ndryshme, njëri nga Austria dhe tjetri nga Franca, për t'u bashkuar dhe për të folur me të njëjtën gjuhë, për artin e tyre para bashkëkombasve, në Nju Jork, unë nuk do të zgjatem në biografinë e të dy artistëve të nderuar dhe të respektuar, por marr guximin ta deklarojë të hapur këtë ekspozitë, duke kujtuar fjalët e vizionarit John Breger, se " Fotografitë egzistojnë për të na kujtuar atë që kemi harruar".

Velaj dhe Qesari për ekspozitën

Fotografi Vasil Qesari, e mori fjalën duke thënë se është një kënaqësi e veçantë të ndodhej mes artistëve dhe adhuruesve të artit në Nju Jork. Kjo, tha ai për mua është një ngjarje e shënuar, një emocion i veçantë një "shok", që po e përjetojë së bashku me ju të dashur miq të mi dhe kolegun Velaj. Qesari, më tej tha se ky është një evenimet i jashtëzakonëshëm , pikërisht këtu në zemër të Nju Jorkut, "Në një vend sipas tij që gjithëkush do ta kishte zili." Të ekspozosh, në një vend të till, tha Qesari, çdo artistë dëshiron të ketë këtë fat, pasi do të përmovonte artin shqiptar dhe artin e tij personal." Piktori, Fatmir Velaj ka falemnderuar të pranishmit, me pjesmarrjen e tyre në këtë ditë të bukur, siç e quajti ai ose "Ditë artistësh shqiptarë në Nju Jork". Në mënyrë të veçantë, tha Velaj, do të falemnderojë të gjithë ju që na dhatë mundësinë të hapim këtë ekspozitë, në zëmer të Nju Jorkut, në "shtëpinë e artsitëve të mëdhenjë amerikanë e botërorë". Piktori i talentuar Fat Velaj, tha se ekspozita ka si subjekt të ardhmen, dhe është një cikël i zgjedhur fotosh dhe pikturash si nga ai dhe nga miku i tij Vasil Qesari, i cili për Velajn është një "institucion kulture në vetvete", tha duke vlersuar kolegun e tij vlonjat, piktori Fat Velaj.. Ai vijoj duke thënë se që të dy ishin munduar të sjellin këtu në Nju Jork, në këtë cikël pikturash dhe fotosh, disa nga ato vlerat më të mirat të tyre. "Jemi munduar, tha piktori Velaj, të bëjmë një kompozim të bukur të vlerave artistike, mes atyre të : "Bordos, Parisit, Vjenës, dhe Nju Jorkut e Shqipërisë, nga ne edhe filluam si artistë". Fate Velaj, nuk ka mundur t'a fshehë edhe ai kënaqësinë që kishte ndier në New York. Kështuqë, tha ai "Është me të vërtet një kënaqësi e veçantë, të shohë këtu në Nju Jork, mes jush një botë të tërë artistësh shqiptarë" , kjo është një ngjarje e madhe për mua dhe kolegun tim Vasil Qesari" thotë ai. Por, më lejoni miq të dashur të falemnderojë me këtë rast, nga pozicioni i lidhjes familjare edhe një nga "pionerët" e parë të emigracionit, xhaxhain tim dr Selauhdin Velaj, ka thënë ai për xhaxhain e tij, një veprimtar i dalluar në komunitet në mbyllje të fjalës së tij

Brodway-Photo-Qesari.jpg

Mbrëmje në Broduej ( Foto nga Vasil Qesari)

Partager cet article
Repost0
7 septembre 2008 7 07 /09 /septembre /2008 16:18
Les-ballerines-danseuses.jpg

                               Valltaret - Foto nga Vasil QESARI

                               http://home.fotocommunity.fr/simbad
 

                                                   ***


Sapo ula telefonin mora të të shkruaj. Në të vërtetë, kam shumë gjëra për të thënë, por, kur nxiton t'i thuash të gjitha menjëherë, ka gjasa të këpusësh ndonjë budallallëk ... ose të tejkalosh limitet e raporteve të krijuara. Prandaj! Prandaj, shumë gjëra, ende kane mbetur pa thënë. Themi se njihemi ... por në fakt shumë pak dimë. Merre me mend, po t'i shtosh kësaj atë që Sokrati thotë : Njeri, njih vetveten. E, unë vallë, a e njoh veten?! Ketë, ende, nuk e di! Tentoj ta njoh, por nuk arrij! Pa çka, le të flasim për fotot ...
I dashur Simbad, unë e kuptoj pozicionin tënd, dhe jo vetëm tendin, kur dikush fillon të flasë për një pune si ajo që ti ke bërë me fotografimin, teknikën dhe foton e realizuar. Pasi fola me ty, dje ne mëngjes, rrugës duke shkuar për në pune, u mendova gjatë. Ndërkohë, përpara kompjuterit nga ku shfletoja një për një albumin dhe, në mënyrë imagjinare, vazhdoja bisedën me ty, ashtu shpejt e shpejt shkrova në një letër të bardhe : "Fotografia e Simbadit është vetja e tij".
Tani ... çfarë dua të them me këtë?! Unë e pashe me vëmendje dhe seriozitet albumin. Të mos harrojmë se, sa një album fotografik është album fotografik, këtë mund ta gjesh vetëm nëse brenda "spektatorit" fillon të lëvizë mendimi; fillojnë të lëvizin ndjesitë, fillojnë të lulëzojnë emocionet, fillon të zgjohet fantazia. Njësoj si me çdo vepër arti, mendoj. Njësoj si para pikturës, poezisë, filmit, arkitekturës, e ku di unë çfarë...
Sot, tani, po të them shume pak gjera. Të tjerat më vonë, ose në një forme tjetër, ndoshta në një ESE e cila mund të zërë vend, në ato shkrime që unë kam veçuar si më të dashurat e mia dhe që po përgatis për botim. Sepse, padyshim, kur them fjalë si këto që do lexosh më poshtë, nuk mund të mos i "spërkat" me pjesë nga shpirti im ... Por, sidoqoftë, këto janë vetëm boshti. Ndërkohë, do rendis edhe një paragraf "Te gjitha bashkë", por perifrazimin e tij, do të ta dërgoj kur të ta sjell të plotë, në formën e një shkrimi ESE ...

 
ÇFARË ISHTE AJO QË FOTOT MË THANË
  
Njeriu - si qenie e gjallë, ashtu si një qenie biologjike - kërkon mbijetesën në luftë për jete a vdekje; (shih portretet e njerëzve të rrugës, vendosjen e tyre në sfondet përkatëse, fokusimin e shikimit, "L'orphelin" bardh’ e zi, etj.)
- si qenie shoqërore, ashtu si çdokush kërkon të jetë dikush dhe të zërë vendin e vet në komunitetin ku punon, jeton, krijon;
- si qenie individuale, ashtu si çdo "unë", jep vazhdimisht nga vetja atë çfarë është e papërsëritshme në individët e tjerë;
- si qenie në rolin e caktuar, ashtu si çdokush krijon raportet me çdo gjë që has në jetë dhe botë ... etj.
- kafsha, bima - ato janë pothuaj njësoj për nga "pafajësia" (le ta quajmë kështu në mënyrë figurative) - (Shih pozicionet dhe marrëdhëniet me botën që i rrethon, shqetësimet ne lëvizjet e tyre ... lëvizje të përcjella nëpërmjet fotove "që s’lëvizin" macja Pouchi, etj). Krijesa që ekzistojnë sepse ekzistojnë; krijesa që ekzistojnë për shkak të larmisë dhe bukurisë së tyre; krijesa që ekzistojnë për t'i dhëne frymëmarrje, raporteve me gjithçka që ekziston në bote, sidomos me njeriun.
- sendi - si pjese e domosdoshme e jetës. Në gjendjen e vet natyrale ose të formësuar nga njeriu. I bukur dhe funksional. Ndonjëherë me të vetmin funksion argëtues dhe ne shërbim të shijeve njerëzore. Më shpesh, mjet i përditshëm jetese, sa i zakonshëm, aq interesant.
- fenomeni, natyra - ekzistojnë jo sepse "urdhërojmë" apo "duam" ne. ("Matin et ciel d'hiver" - përrallore!, Zverneci, San Sabastian, etj.) Por, kjo, s'do të thotë se Ajo (natyra) dhe "eskorta" e saj (fenomeni), nuk janë pjesë e jona. Janë brenda nesh. (p.sh, gjelbërimi dhe aromat "dalin" nga fotoja dhe na rrethojnë, për të na çlodhur, etj). Rriten dhe marrin përmasat që ne u japim atyre. Në thelb të tyre është shkruar ekzistenca jonë dhe kjo ekzistencë, edhe pasi kemi vdekur, jeton në natyrën dhe fenomenet.
- marrëdhënia - pa të cilën nuk ka kuptim asgjë. (shih dorën e njeriut në qaforen e qenit, panoramën "Të mbijetosh në shkëmb', "La main d'un rescape", Televizion 1975, etj). Ne japim e marrim me njeri tjetrin, me natyrën, me sendet, me gjallesat. Ne marrim kuptim vetëm në këto raporte. Në thelb, marrëdhënia vjen në fotografi si një gjë që merr fryme, lind, jeton, vdes...Vetë albumi yt, është nje marrëdhënie.
- vepra, puna - në një farë kuptimi, janë të gjitha ato sa përmenda më lart. (Konferencë shtypi, Intervista, Tatuazh, Restauruesi i violinave: gishtat, kapja, pozicioni, Shitësi i luleve - pasion, përkushtim ndaj punës, etj). Pra, specifikisht, janë ato që i japin kuptim jetës. Janë shtrati i një lumi dhe vetë lumi, Janë motivi për ta bërë një gjë dhe vetë gjeja, janë energjia dhe lëvizja ...

Dashamirësisht :
Linda Agolli

P.S. Simbadi ekspozon të shtunën, 13 shtator 2008 në Manhattan ( Studio e Fadil Berishës ) si edhe në datën 20 shtator, në Boston.

Partager cet article
Repost0
27 juin 2008 5 27 /06 /juin /2008 19:50
Ma-siluhete-dans-la-nuit.JPG 

Siluheta ime naten (Foto nga Simbad)




Raphael - Je sais que la terre est plate


E DI QE TOKA
ESHTE E RRUMBULLAKTE


E di që toka e rrumbullakët është,
Që mbi të retë fluturojnë lart,
E di që pas vdekjes s’ka më jetë,
E di mëndë fare s’më kane lënë.

E di që të kam njohur qysh më parë,
Që nesër anija të dyve në port na pret,
Që kjo është shkruar diku më parë
Edhe pse për të s’dinim asgjë krejt.
E di që një ditë nga gjumi s’do ngrihem,
E që në mbrëmje në shtrat s’do bie më,
E pashë në cigaren time Marlboro Light,
Kur fjollat e tymit më hodhën fall.

E di një ditë në këtë botë s’do jemi më
E di që ty kurrë s’do te harroj,
E di që prapë nga fryma jote do ngjallem
Do vij në jetë ashtu siç e kam lenë.
E di që do të takohemi prapë,
Në këtë a qoftë në tjetër jetë,
Që e gjejmë fjalën magjike
Nga gjumi i rendë do na zgjojë.

E do martohemi me njerëz plot,
Me miq e shumë të ftuar përreth,
Yjet do na shohin plot mall e qejf.
E di e dashur ç’gjë ka rendësi në këtë jetë,
Ma ka mësuar e jotja gojë e sytë ndriçim ar …

(Raphaël)
Partager cet article
Repost0
24 juin 2008 2 24 /06 /juin /2008 12:31

La-Fille-de-Simbad.JPG

... Vajza e Simbadit, e cila ndodhet qysh prej dy vjetësh me banim në Madrid, kryeqytet i Spanjës, në këtë foto paraqitet gjatë një konkursi për vallëzimin e njohur flamenco në Andaluzi …

Partager cet article
Repost0
23 juin 2008 1 23 /06 /juin /2008 01:09

couronement.jpg

 

KURORËZIM


Në se një ditë hapat e endrrave të tua rastësisht do të sjellin
Poshtë shtëpisë sime e zemra jote plagë aty do ndalet për një çast,
Atje,
Mes erës së luleve, në botën e zemrës sime që troket butësisht
Për të qenë
Së bashku
Qofte edhe për një çast,
Për një psherëtimë,
Për një rrahje zemre,
Kokën mbështetur mbi timin gjoks,
Buzët e mia mbi tendin ballë,
Mes përkëdheljesh ëmbëlsisht pa fund,
Në bashkim shpirtrash gjer në barrierat e kohëve,
S’do të na mjaftonin as njëmijë vjet.
E unë do flisja me gjuhen e syve të mi,
Këtyre liqejve të thellë që falin gjithmonë,
Do flisja me gjuhën e duarve të mia delikate rreth fytyrës tende
Ku çdo rrudhe dhimbje është mbushur plot me dashurinë time.
Me buzët e mia në gojën tende dashurinë do ta shprehja bukurisht,
Në lartësi ndjenjash qiellore që çdo krijesë njerëzore do ketë njohur,
Me te çmendurin pasion,
Nga thellësitë e trupit drejt syve të tu,
Nga duart e mia në të tuat duar,
Nga buzët e tua në trupin tim,
Nga sytë e tu në zemrën time.
Dhe me të ëmblat duar mbyllmë lehtë,
Të rëndat qepalla nga hullitë e detrave,
Që të lumtura për të vetmen herë në timen jetë,
Thithen nektarin Hyjnor të jem e Dashuruar,
Kaq thellësisht e me të bukuren e të zjarrtën mënyrë.

Dhe sa herë që do mbyll sytë e gjer në fundmen frymë,
Para meje do shfaqen karvanë beduinësh,
Prej të cilëve zogj të praruar do fluturojnë
Drejt detit e erërave,
Duke shkuar drejt brigjesh të reja,
Zemerlehtë se kanë jetuar,
Qoftë dhe një të vetëm çast.

 

Claude Chatron-Colliet©2008

Shqipëroi nga frëngjishtja: Vasil Qesari

Partager cet article
Repost0
21 juin 2008 6 21 /06 /juin /2008 19:27
Simbad-en-tournage.JPG


Simbad në xhirime ( Foto nga autori )

Partager cet article
Repost0