DJEMTË E RRUGËS 'BRODUEJ' ...
... Dite te shkuara, kur lexova shkrimin me poshtë, i cili vijon pas këtij shënimit tim, ndjeva brenda vetes nostalgji e ngazëllim. Nga qe me Tiranen, kush me pak e
kush me shume, ka te lidhur nje pjese te jetës apo qofte edhe nje kujtim te vetëm te tij. Unë si vlonjat, kujtimet e mia për Tiranen, i kam te lidhur kryesisht me jetën studentore, por ama jo
vetëm me te. Por
qe te hyj ne "teme", ju rrëfej se nder te tjera, ne kohen kur ne ishim ne
fakultet, për çdo dite, fill pas leksioneve, merrnim ‘arratinë” e s'mbaronim se shëtituri kryesisht neper nje rruge qe aso kohe i binte rrotull qendrës se Tiranes e qe ne e quanim "Broduej".
"Grupi" ynë, me Sami Y, Primo Sh, D. Mehmetin e ca te tjerë, për te mos prishur "xhiron" preferonim bile qe me mire te hanim nje pjate me fasule e nje gjysme panine te"Tymi", se sa ta linim atë
pa e vazhduar gjer ne fund. Nuk ja vlente, ta prishje, atë “mrekulli”, atë parade vajzash te hijshme e te shkoje ne mensen e qytetit Studenti për nje pjate supe,(e për tu mbyllur pastaj, aty, ne
godinën 14, ku ishte edhe konvikti ynë ).
Rruga e Barrikadave, te cilën shume nga çunat e gocat tiranase e quanin, nuk e di për ç'arsye "Broduej", ishte zakonisht vazhdimisht plot lëvizje e dyqane te ndryshme. Aty, ndodhej edhe MAPO e
madhe e qytetit ku kishte disa reparte te ndryshme e cila bënte pjese ne "xhiron" tone edhe pse aty hynim kot e blenim rralle: ndofta vetëm paste dhembesh "Ylli", makine rroje "Dajti” apo
brisqe"Astra". Po ne atë rruge, fill pas reklamave te kinemave, kishte edhe nje "peshore" pas se cilës qëndronte nje grua e cila flitej se ishte motra e Enver Hoxhës e qe kish nje vajze
shtatlarte e shume simpatike. Me tej, vijonin disa kinkaleri e pastiçeri si edhe nje birrari e mire qe shume e quanin edhe atë "Tymi", ngjitur me kafene "Flora" te Enverit qe ishte kthyer ne
librari. Po ashtu, pak hapa larg saj, ndodhej dyqani i vjetër i nje rrobaqepësi ( i cili çuditërisht kish mbetur privat) e qe mbante ne mur, ne kornize, nje diplome te zverdhur nga koha marre
diku ne France a Itali ( ishte aty qe kishim qepur pantallonat tona "kauboj” te ngushta larte e te gjera poshtë, me "lende te pare" nje dok ngjyre ushtrie qe prodhohej ne vend e shitej 280 lek
metri )...
... Ne Broduej, kalonin edhe vajzat e gjimnazit "Sami Frashri", te cilave shume prej nesh u bënin 'prite' aty, te kthesa ku kryqëzoheshin rrugët, pranë nje pastiçerie. Ne te kalonin edhe plot
goca te bukura e te veshura hijshëm e aty nga viti 1970, teksa ne po mbaronim studimet e ne vend po frynte nje ere "liberalizimi", ne te shihje te kalonin dhe djem me flokë e favorite te gjate,
tek-tuk edhe me pantallona blu-xhins e pse jo, edhe vajza me fustane mbi gju e sy te lyera me rimel. Kjo,"bote" me vete e shume tërheqëse, e cila ekzistonte vetëm ne Tirane e vetëm ne "Broduej",
behej edhe me eksituese ne pranvere. Pikerisht, atëherë kur vajzat hiqnin rrobat e dimrit e vishnin fustane basme te holla, duke vene ne dukje gjithë bukuritë e tyre trupore, përfshirë
gjokset me"soutien gorge" ne forme "qepsheje" - mode kjo e marre nga televizioni italian ...
Pika "nevralgjike" e 'Broduejt' sidomos mbrëmjeve vone, ishte kthesa e restorant "Durrësi" -it, mbrapa se cilit, banonte siç thoshin "dashnorja e mbretit Ahmet Zog i I-re" (vajzën e se cilës e
njihja) dhe trotuari i "Dyqanit te Luleve", ku zakonisht mblidheshin"ajka" e çunave me te pashëm e "moderne" te Tiranes. Pikërisht aty, shpesh, dukej te kalonte edhe Ismail Kadareja. Me se shumti
ai shëtiste vetëm. Me pamje te trishtuar, i heshtur, me fytyre te ngrire e jakën e pardesyse ngritur lart - ai linte pas nje përshtypje misteri e ne te njëjtën kohe, nje ndjenje adhurimi. Aso
kohe, Kadareja ishte bere mjaft i njohur e, për ne studentet e letërsisë, ishte pothuajse nje idhull ...
Simbad Detari
Përsiatje për nje kohe te paperseriteshme qe nuk kthehet kurrë me :
*ISMAIL KADARE
NE
DHE
'BRODUEJ'
"Nëse merremi vetëm me te kaluarën, na plas njeri sy, po nëse do te harrojmë te kaluarën, na plasin te
dy".
Ne përfytyrimin tone Broduej i Tiranes, kurrsesi nuk mund te konceptohej pa Ismail Kadarenë. Shkrimtarin tone te madh edhe pse ndoshta asnjeri nga ne nuk kishte
arritur ta kontaktonte, nga te gjithë konsiderohej i "shtëpisë". Pra i Broduejt, i rrugës tone te dashur, aq me tepër qe Kadareja pati edhe fatin ta vizitoi atë rruge te famshme te Nju Jorkut. Me
1971, OKB organizoi nje sesion te veçante te saj enkas kushtuar rinise. Dhe Kadareja ne atë sesion shoqëroi Rudi Monarin, sekretar i pare i BRPSH te asaj kohe. Madje, kur u kthye qe andej ai
shkroi nje reportazh te gjate, qe vazhdoi ne disa numra te "ZP", rreshtat e te cilit ne i përpimë. Ne radhët e atij reportazhi Kadareja përshkruante me mjeshtri gjithçka kishte arritur te
konstatonte ne ambientet e Broduejt, teatrot e shumte, libraritë, lokalet etj. Madje, bënte fjale nder te tjera edhe për pjesën e njohur teatrale "Flokët" (Hair), nje mjuzikell, qe beri buje ne
ato vite, te cilin ai edhe e kishte ndjekur ne nje nga teatrot e Broduejt. Ky fakt sidomos për mua përbente nje përkim mjaft interesant, sepse me aq sa kisha arritur te merrja informacion për atë
vepër, personazhi kryesor Xhorxh Berger, qe sakrifikoi për shokun, duke shkuar ushtar ne vend te tij ne Vietnam, ku edhe u vra, kishte te njëjtën moshe dhe te njëjtën ditëlindje me mua, me 11
tetor 1945.
Kështu pra, edhe pse ne rrahet e reportazhit te Kadaresë here pas here "ironizohej" regjimi dhe politika e shtetit imperialist
amerikan, "armikut te betuar e te përbashkët te popujve te te gjithë botes, ne përpiqeshim te përfytyronim ne imagjinatën tone, atë çka kishte lenë për te nënkuptuar penda e Kadaresë, nden këto
sulme te detyruara, qe i duhej doemosdoshmerisht te bënte ndaj shtetit me te fuqishëm e me demokratik te rruzullit tokësor, te cilët për ne nuk ishin asgjë tjetër vetëm se garnitura për te kaluar
censurën. Por, veçmas kësaj ne kishim shume kohe, qe ishim ne kontakte te vazhdueshme me krijimtarinë letrare te Kadaresë. Madje, kujtoj se me Ismail Kadarenë, ne ishim njohur qe me vëllimin e
tij te pare poetik, "Frymëzime djaloshare", kishim zënë "shoqëri" me vëllimin dinjitoz "Ëndërrime" e ishim bere "miq te ngushte" me vjershat e poemat e tij, vërtet tejet te avancuara për poezinë
shqipe ne ato vite, qe edhe pse kishte evidentuar nje talent te madh si Migjeni, gjithsesi vijonte t?i mbetej ende strikt kornizave te vjetruara. Vëllimi tjetër poetik i tij "Shekulli im", ne atë
kohe shënoi nje tjetër arritje për poezinë tone.
Por, faktikisht ne u "betuam" për te mos u ndare kurrë prej tij, fill pasi kemi mbaruar se lexuari tregimin "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", qe për here te pare e pa dritën e botimit ne faqen
letrare te "Zërit te Rinise". Ishte ky tregim pra, qe pati nje sukses te jashtëzakonshëm, i cili qe ne atë kohe i shërbeu atij si pikënisje për variantin e pare te romanit te njohur po me këtë
titull, te cilin me pas ne botimin tjetër e pasuroi serish me ngjarje te tjera. Ndërkohë dua te them, se për ne djemtë e Broduejt, qe kur u njohëm me tregimin, ku behej fjale për nje gjeneral
italian, qe kishte ardhur ne Shqipëri, ne baze te nje marrëveshje midis dy shteteve, për gjetjen dhe kthimin ne Itali te eshtrave te ushtareve italiane vrare ne Shqipëri gjate luftës se dyte
botërore, kënaqësia ishte e dyfishte. Themi kështu, sepse na kishte rastisur ta vinim re jo pak here, pikërisht atë gjeneral për te cilin shkruante Kadareja.
Dhe kishim patur fatin ta shihnim jo nje, por disa here. Jo shpesh, por ne stinën e verës, sidomos ne orët e vona te mbrëmjes
kur e linim Broduejn dhe vendoseshim ne bordurat, qe qarkonin monumentin e V.I.Leninit ne bulevardin "Dëshmoret e Kombit", saktësisht ne anën e djathte te hotel "Dajtit", qe i bie te këtë qene
përpara Galerisë se Arteve sot. Aty na pëlqente te rrinim nden degët e atij Rrapi, qe është ende. Dhe pikërisht pati qene ajo periudhe, kur për here te pare na tërhoqi vëmendjen uniforma
tjeterlloj e atij ushtaraku, qe zbriti nga nje veture "Varshava" ngjyre gri, qe ne ato vite quhej luksoze.
Nuk e harroj, ka qene nje mbrëmje fundshtatori, pyetem njeri tjetrin, por askush nuk qe ne gjendje te jepte nje përgjigje te
sakte. Vetëm disa dite me vone mësuam, qe ishte nje gjeneral italian, qe kishte ardhur për te marre eshtrat e ushtareve te Duçes vrare ne vendin tone. Me pas nje shoku ynë ushtar, diku ne nje
qytet te jugut (ne Tepelene a Përmet nuk me kujtohet) na foli për gërmimet, qe ishin bere nga disa te huaj ne fushën e futbollit te atij qyteti te vogël, (ku kryente ai shërbimin ushtarak), për
gjetjen e eshtrave te ushtareve te vrare. Madje, edhe vete Kadareja pati deklaruar me vone, qe subjektin për atë tregim ia kishte dhenë miku i tij, poeti Drago Siliqi (vdekur me pas gjate nje
katastrofe ajrore, duke u kthyer nga Kina. Drago Siliqi ishte bashkëshorti i mësueses tone te letërsisë ne gjimnazin "Sami Frasheri", te nderuarës, Drita Siliqi Shundi), i cili i kishte treguar,
se ne nje restorant diku ne nje qytet te Shqipërisë kishte takuar nje gjeneral italian, qe i kishte thëne se kishte ardhur për te gjetur eshtrat e ushtareve te vrare. Dhe e kishte nxitur Kadarenë
te shkruante nje tregim lidhur me këtë teme, pa e ditur qe pas kësaj letërsia shqipe, do te kishte nje nga veprat e saj me dinjitoze, qe do te bënte jehone neper bote.
* * *
Dhe fill pas botimit te këtij tregimi shkrimtari ynë i madh do t'i përkushtohej totalisht me gjithë potencialin e talentit te
tij edhe prozës. Dhe qe disi befasues prezantimi i tij aq dinjitoz edhe ne proze, ngaqë deri ne atë kohe te gjithë ishim mësuar ta lexonim Kadarenë vetëm ne vargje. Pas kësaj thuajse çdo jave
neper faqet e "Dritës"apo"Zërit te Rinise" do te gjeje tregime te shkurtra te tij, qe na tërhiqnin se tepërmi jo vetëm me trajtimin e temave te parrahura ende deri ne atë kohe, por edhe me stilin
e te shkruarit, tek i cili ne gjenim te veçanen e patjetërsueshme si tek askush tjetër. Kujtoj me këtë rast tregime: "Nudo", "Sezoni veror i kafe Rivierës", "Qyteti i gurte" etj. Duke mbetur te
stili i Kadaresë ne atë periudhe zëra dashakeqes peshperisnin për huazime e imitime te tij nga Remarku dhe Heminguej. Ndërkohë qe librat e këtyre shkrimtareve te mëdhenj, padyshim nga
përfaqësuesit me tipike te "Brezit te humbur" kishin nisur te dilnin neper vitrinat tona. Madje, vete Kadareja edhe pse vite me pare e kishte kryer këtë gjë Vedat Kokona (ne mos u gabofsha),
përktheu mjeshtërisht e botoi ne atë kohe tregimin e famshëm te Heminguejt "Plaku dhe deti". Ishin pra, disa pëshpërima bezdisëse, qe për ne përfaqësonin nje paradoks te vërtete, çka dëshmonte
qarte, qe kjo kategori "vlerësuesish" nuk kishte ne vetvete asgjë tjetër veçse dashakeqësinë tok me cmiren, për nje talent te madh, qe kishte nisur rrugëtimin e tij, madje galopant ne letrat
shqipe.
Për mendimin tone kjo sprove e Ismail Kadaresë nuk qe asgjë tjetër veçse proza e vërtetë moderne shqiptare, zanafilla e se
cilës i kishte rrënjët qe nga Koliqi, Migjeni etj. Ndaj edhe ne
djemte e Broduejt e thëthinim me nje
pangopshmeri te pakrahasueshme, sapo e pikasnim ne faqet e shtypit. Peizazhit broduejan, Ismail Kadareja nuk i mungonte kurrsesi as paradite dhe as mbrëmjeve. Madje, vone teksa puhiza e natës e
mbështillte Tiranen me krahët e saj, ia shquanim qe larg siluetën; me jakën e pardesysë ngritur, me duart e ngjeshura ne xhepa. Pa mburrje them se ia njihnim edhe kërcitjen e takave te këpucëve
tek shkelte mbi pllakat e trotuarit.
“Po vjen Ismaili", i thonim njeri tjetrit. Ai shkonte pranë nesh si gjithnjë, duke na hedhur atë vështrimin e qete, qe për ne ishte e zakonshmja "natën e mire" e tija, po veçmas kësaj duhet thëne
se ne brendësi atij vështrimi kurrsesi nuk i mungonte zhbirilimi i thelle e karakteristik, qe dinte ta bënte vetëm ai, tek cilido qe nguliste sytë. Faktikisht ne ato kohe, besoja se Kadareja
duhej te ishte duke shkruar romanin"Përbindëshi", sepse nuk vonoi shume dhe ne faqet e revistës "Nëntori", ne e lexuam atë te uritur, ne variantin e pare si novele. Por, shume vone mësuam qe
shkrimtari ynë, me atë novele kishte marre goditjen e pare nga partia shtet. Natyrisht qe ajo goditje kishte te bënte me urine, qe kishim treguar ne ne leximin e asaj novele, çka beri qe ai numër
i revistës "Nëntori" te shitej si bestseller.
Dhe skish sesi te ndodhte ndryshe, tek shume nga personazhet e "Përbindëshit", sidomos tek Maksi e ndonjë tjetër, shume nga ne
gjenin vetveten. Por, ndërkohë ne rrethet tona kishte filluar te përflitej sikur ai po shkruante nje roman për djemtë e Broduejt. Kishte nder ne edhe nga ata, qe pretendonin se kishin arritur te
lexonin ne dorëshkrim disa kapituj. Dhe tek flisnin me aq entuziazëm nuk arrinin te fshihnim ndjenjën e krenarisë për te qenurit personazhe ne veprën e nje shkrimtari te madh, si Kadareja. Ishte
pikërisht ajo kohe, kur emri i shkrimtarit tone, sapo i kishte kapërcyer kufijtë e Shqipërisë se vogël dhe qe bere i famshëm. Romani i tij "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", qe botuar ne France me
mjaft jehone. Ndonëse edhe ne këtë rast cmirkeqinjte, si gjithnjë skeptike përpiqeshin ta shuanin këtë sukses, duke argumentuar serish me dashakeqësi qe elozhet këtij romani francezet ia bënin si
kundërpeshë te filmit te suksesshëm "Beteja e Algjerit" (1966), qe regjisori italian Gillo Pontekorvo kishte realizuar për dështimin e pushtimit francez ne Algjeri. Gjithsesi nje argument i tille
dashakeq dhe i pabazuar askerkund, nuk mund t'ia ulte kurrë vlerat e qenësishme kësaj vepre madhore, qe padyshim ka zënë vendin e merituar, ne fondin e arte te letërsisë shqipe.
Ndërkohë te njëjtën gjë nuk mund ta themi për nje vepër mediokre, si romani "Dasma", te cilin edhe vete shkrimtari me vone e
pranoi, qe si veprën e tij me e dobët dhe premtoi, se do përpiqej te gjente kohen për t'i bere nje ripunim rrënjësor. Ndonëse ne kohen, kur u botua propaganda komuniste e cilësoi si nje nga
kryeveprat e letërsisë se realizmit socialist, me teme punën dhe jetën e klasës punëtore. Madje, kinostudio nxitoi ne baze te motiveve te tij te xhironte filmin me titull "Perse bie kjo daulle".
Gjithsesi, premtimin e dhenë shkrimtari e mbajti. Ne përmbledhjen e mëvonshme te novelave "Gjakftohtësia", veprën ne fjale e gjejmë, te transformuar ne novelën "Lëkura e
daulles".
INTERMEXO PER ELENEN
Ne ato vite gazeta "Zëri i Rinise" zakonisht te shtunave përpos katër faqeve te zakonshme kishte edhe nje faqe te mesit (si suplementet e sotëm), te cilën nje jave e
mbushte me materiale te karakterit shkencor dhe enciklopedik për te rinjtë, kurse javën tjetër ne atë faqe nen okeljon "Tribuna e letrareve te rinj", botonin krijimet e tyre te para shume nga
penat e letërsisë shqipe sot. Për mua dhe për disa shoke te mi, dyert e asaj faqeje ishin te mbyllura përjetësisht, me drynin e luftës se klasave. Dhimbjen për mos botimin e krijimeve te mija ne
faqet e kësaj tribune e mposhtja me kenaqesine, qe me jepnin krijimet e spikatura te talenteve te tille si Bilal Xhaferri, Hysni Bebeti, Faik Ballanca, Frederik Reshpja, Sulejman Mato, Xhevahir
Spahiu, Teodor Laco, Shefqet Tigani etj. Por, ne mes te tyre here pas here tërhiqte mjaft me tregimet e saj interesante nje prozatore e re me emrin Elena Gusho.
Tregimet e saj "Vajza e kabinës nr. 13", "Xhelozia", "Vizatimet e tavanit", "Te parukjerja" etj, ishin me te vërtetë shume
interesante e ishte krejt e natyrshme qe te tërhiqnin vëmendjen e te gjithë dashamirësve te letërsisë, jo vetëm se ne fushën e prozës shqiptare qe shfaqur nje talent i ri, por me se shumti ngaqë
ajo ishte femër. Dhe mungesën e krijuesve te seksit te dobët letërsia jone kishte kohe qe e ndiente. Ndërkohë qe bota kishte evidentuar me kohe talente te tilla si amerikania Harriet Bicer Stou,
autorja e romanit te famshëm "Kasollja e xha Tomit", francezet Zhorzh Sand (pseudonimi i shkrimtares Aurore Dypen), Elsa Triole (romani i se cilës "Trendafile me kredi", sapo qe shitur si
betseller ne libraritë e Tiranes se asaj kohe), Fransuaze Sagan poetes ruse Ana Ahmetova, gjermanes Ana Zegers etj, tek ne ne ato vite nuk guxonte kush te përmendte emrin e Musine Kokalarit, te
pares shkrimtare shqiptare, qe pasi kishte kaluar disa vite neper burgjet e diktaturës pastronte me fshese rrugët e Burrelit. Te tjera krijuese si, Ollga Qano, Selfixhe Broja (Kolomba), Adelina
Mamaqi dhe ndonjë tjetër ia kishin përkushtuar krijimtarinë e tyre letërsisë për fëmije. Përjashtim bënte ne atë kohe midis tyre vetëm mësuesja jone e nderuar e historisë Eglantina Mandija. Ajo
qe ne krijimet e para trajtoi vetëm temat e letërsisë për te rritur. Përpos stilit te veçante fraza e saj ishte e ngjeshur me mendim, ndaj tregimet: "Fustani najlon","Tregim për ty" etj, tërhoqën
vëmendjen e lexuesve.
Por, duke u kthyer tek Elena Gusho duhet thëne, se e veçanta ne krijimet e saj qëndronte pikërisht ne kapjen dhe trajtimin me
guxim te mjaft temave te palëvruara deri ne atë kohe ne letërsinë tone. Gjithsesi për këtë shkrimtare te re, qe po vinte ne letërsinë shqipe ne dinim vetëm kaq; qe ishte studente ne fakultetin
Gjuhe - Letërsi dhe kishte ardhur nga Elbasani. Padyshim qe Elena binte ne sy ne atë kohe ne Tirane, aq me tepër nga qe ishte bionde dhe mjaft tërheqëse. Gërsheti i saj i trashe i thurur shkurt i
rezononte midis shpatullave nen ritmin e ecjes teksa kalonte ne te rralle neper Broduej. Vetëm nje here na rastisi te gjendeshim afër me te, Dhe jo se bëme ndonjë heroizëm te madh, duke e mare ne
nje fare mënyre ne mbrojte, ne atë rrëmuje qe u krijua ne natën e dyte te Festivalit te pare te këngës ne Radio (dhjetor 1962) përpara dyerve te hyrjes se ish teatrit te Operës e Baletit te asaj
kohe (sot "Akademia e Arteve") madje i bëmë edhe vend, ne karriget e disa shokëve tanë, për te ndjekur vazhdimin e festivalit, qe për shkak te asaj qe kishte ndodhur qe ndërprerë për disa
minuta.
Gjithsesi vlerësimi ynë për Elenën, padyshim i natyrshëm qe vetëm ne kuadrin e nje krijuese te talentuar, për te cilën
kurrsesi nuk mund te mendonim, se do te ishte pikërisht ajo flokeverdhe interesante, qe do shkruante me vone romanin e pare shqiptar nga nje autore femër ("Nje lindje e vështire"). Gjithashtu nuk
na kishte shkuar ndërmend, qe ajo vajze, e cila here pas here shfaqej si meteor vezullues neper trotuaret e Broduejit, kishte nisur nje letër intime ne adresën: Instituti i Letërsisë "Gorki",
Moske, BRSS, ku siç dihej studionte kolosi i ardhshëm i letrave shqipe, Ismail Kadare. Por, gjerat rrodhen shpejt. Pas "divorcit" me sovjetiket, Kadareja u kthye ne Shqipëri dhe nuk vonoi shume.
lidhja martesore e këtij çifti krijuesish te talentuar ne ambientet e te gjitha shtresave te popullatës u prit me dashamirësi, pa thëne qe me entuziastet ishim ne djemtë e Broduejt. Perkimi i
kësaj martese ka edhe nje te veçante interesante. Ne konkursin e madh letrar te XX te vjetorit te çlirimit (1964), dy bashkëshortet fituan çmime te para ne gjini te ndryshme. Ismaili me vëllimin
e famshëm poetik "Perse mendohen këto male", ndërsa Elena me novelën "Ikja", te cilën kur e botoi si libër ia ndryshoi titullin ne "Shuaje dritën Vera". Lidhur me këtë novele dua t'u them edhe
nje mbrese timen thjesht për kuriozitet, sepse është me te vërtetë tepër e çuditshme. Them kështu, sepse përkimet janë jo vetëm interesante, befasues por edhe kapricoze.
E VEÇANTË
Isha ushtar ne nje qytet te vogël tepër te skajshëm, pranë kufirit me Greqinë, ne Leskovik. Nder librat e mi me te dashur, qe i mbaja nen jastëk perpos "Tre shoke te
Remarkut, "Ushtarit te mire Shvejk" te Hashekut dhe "Vjershave e poemave" te Bernsit, ishte padyshim edhe vellimi i Kadaresë, "Perse mendohen këto male". Pikërisht ne atë kohe i entuziazmuar nga
krijimtaria e tij, me lindi idea t'i shkruaja nje letër. Mendimin ia shpreha nje shokut tim piktor. Ai jo vetëm qe dakord, por me nxiti qe t'i shkruaja patjetër duke u angazhuar, se do te
realizonte nje kopertine për novelën e Elenës "Shuaje dritën Vera". Dhe te gjitha u bene; unë shkruajta letrën ne emër te te dyve, ai realizoi kopertinën dhe ia nisem me adrese "Lidhja e
shkrimtareve dhe artisteve te Shqipërisë". Përgjigjen e asaj letre shkruar vete me dorën e tij nga Ismail Kadareja e ruaj edhe sot si nje nga relikte e mija me te çmuara.
Gjithsesi duke u rikthyer ne atë ç’ka kam marre përsipër t'u rrëfej dua te theksoj qe romanin "Dimri i vetmisë se madhe" ne e
lexuam me nje fryme. Nuk kam pse ta fsheh, qe nje lloj sadisfaksioni fakti qe ne doza te vogla, Ismail Kadare kishte përfshirë ne faqet e tij paksa nga jeta jone e trotuareve te Broduejit te
viteve 60 te. Pa e paragjykuar aspak shkrimtarin e madh them, se nuk jam aspak dakord vetëm me ato reminishenca anadollakesh sado te pakta, qe ai u ka veshur personazheve te tij. Ne vërtetë
ndryheshim natën neper vatrat e ngrohta te shtepijave te ulta tiranse rrethuar me avlli qerpiçi, por ëndrrat e dëshirat tona sikundër kam pohuar ishin te përmasave te jashtëzakonshme. Madje, pse
te mos themi (natyrisht pa mburrje) te avancuara për kohen qe jetonim. Shume nga ne ishin studente ne fakultete te ndryshme dhe nje pjese shume e vogël, nder te cilët beja pjese edhe unë, ishim
te privuar për arsye biografie te arsimoheshim ne universitetet e nje shteti diktatorial komunist (!). Por, ama fale etjes për kulture e dije, ne mënyre autodidakte përpiqeshim te plotësonim
boshllëqet, ndaj shokëve tanë te shtrenjte, qe kurrsesi nuk ia lejuan asnjëherë vetes te krijoheshin raporte inferioriteti mes nesh.
Dhe persa i përket personazheve te vajzave, qe ndërthuren ne roman ka nje fare mosperputhmerije me realitetin. Ne rastin
konkret Kriza e Përgjithshme e Kapitalizmit, qe është njëra nga vajzat, te cilën shkrimtari e quan me këtë emër karikaturesk, huazuar nga kopertinat e revistës "Hosteni" te asaj kohe, kishte nje
emër shume te bukur. Madje, qe nje emër i rralle dhe mbi te gjitha, atë e mban nje nga heroinat e njohura te historisë tone kombëtare. Ajo vajze pas përfundimit te gjimnazit u be e përhershme
neper trotuaret e Broduejit tone, ngaqë nisi pune si arkëtare ne nje nga birraritë e Broduejt. Dhe vetëm nga fakti, qe ishte shume e gjate dhe e holle ne krahasim me shoqet e saj, veç me nje
zemër te madhe ama, përkoi te kishte ngjashmëri me personazhin e nje filmi te asaj kohe, qe quhej Gizi. Aq u desh dhe mes nesh e quajtëm Gizi, po ndërkohë si padashje edhe filluam ta thirrisnim
me këtë "emër" te ri.
Qofsha i gabuar nëse Ismail Kadareja emrin Giz, te përsëritur shpesh nga ne trotuareve e ka marre për Krize. Gjithsesi, ky
hamendësimi im ne asnjë mënyrë nuk është ne shtratin e nje polemike me gjeniun e letrave shqipe. Ne atë kohe Kadareja jetonte me gruan ne nje apartament ne rrugën "Luigj Gurakuqi", po ama siç kam
theksuar edhe me lart, e kishte gati te pamundur, po te mos kalonte te paktën vetëm nje here gjate ditës neper Broduejin tone. Nisur nga kjo dikush nga ne me te drejte shprehu mendimin: "Ne se
rastis te ndërtohet përgjatë Broduejit ndonjë pallat, nuk diskutohet qe Ismail Kadareja do e zgjedhe apartamentin ne bash te vendit".Shoku ynë vërtet nuk qe profet, por parashikimi i tij erdhi
nje dite e u vërtetua katerciperisht. Me ndërtimin e atij pallati modern përballë Mapo-s, ne mos gabofsha vepër e arkitektit e piktorit te njohur Maks Velo, shkrimtari ynë nga fundi i viteve 70
te u be përfundimisht banor i Broduejt. Nuk kam perse ta fsheh; e kisha zili, por gjithsesi nuk mund te rri pa e thëne, ngaqë ende edhe sot me bren kureshtja te di, nëse ishte vërtet ëndërr e
Kadaresë te banonte ne Broduejn e Tiranes, ne rrugën tone te dashur te asaj kohe te paharruar?
* Marre nga libri ne dorëshkrim: "Broduej i Tiranes", shkruar nga Bedri Alimehmeti