Agim Sulaj, miku im i viteve te rinise, kohet e fundit arriti nje sukses tjetër. Ai u nderua me çmimin e dyte ne konkursin ndërkombëtar te karikaturës te quajtur "Le
Trophée du Crayon en Nord-2009", i cili zhvillohet për çdo vit ne qytetin Tourcoing, ne France. Për piktorin tone te mirënjohur Sulaj i cili banon ne Itali, ky eshte suksesi i tij i dyte ne këtë
veprimtari ndërkombëtare. Pikërisht, dy vjet me pare, ai u nderua me çmimin e pare me vizatimin e tij te spikatur "Emigranti". Tema e konkursit te këtij viti ishte "censura" dhe "politikisht
korrekt" (politiquement correct). Siç shihet edhe ne foton me lart, me këtë subjekt Agim Sulaj ka vizatuar thjesht dhe me nje metafore te gjetur mjaft bukur, kravatën e nje politikani te
shndërruar ne formën e nje kërbaçi. Ne konkursin e karikaturës "Le Trophée du Crayon en Nord-2009", u paraqiten 300 punime nga 66 autore nga 28 vende te ndryshme te botes. Nje ekspozite me veprat
e paraqitura ne këtë konkurs, do te beje nje turne ne vende te ndryshme te botes si ne: Algjeri, Gjermani, Australi, Shtetet e Bashkuara, Bullgari, Kine, Spanje, Iran, Turqi, Palestine, Katar
etj. Me këtë rast, i uroj mikut tim te vjetër, urime te mëtejshme …
Vasil QESARI



























