Overblog
Suivre ce blog
Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
21 décembre 2008 7 21 /12 /décembre /2008 12:46

Eli-Rizo-Simbad.jpg

Rruga zhurmonte rreth e qark dhe nje diell përvëlues te digjte e te verbonte sytë. Ishte mesdite gushti e unë po kthehesha ne shtëpi. Ecja i trullosur nga vapa ne trotuar dhe shikimin e përhumbur e kisha hedhur diku larg. Pak hapa para meje, kalova pak djathtas, për ti u shmangur dy personave, te cilët po ecnin ne nje sens drejt meje. Ishin nje burrë e nje grua me supet zbuluar e nje kapele ne koke. Patjetër qe vinin nga plazhi. Nuk do tu kisha kushtuar vëmendje, por gruaja ecte dhe me shihte me sy depërtues. U zgjova. Ajo u ndal dhe pyeti : Mos jeni gjë Simbadi, ju ? Po, i thashë. Unë jam Eli Gjezo, u përgjigj ajo. Nuk ishim takuar ndonjëherë, nuk ishim pare as afër e as larg. Unë i dija vetëm emrin. U shtanga. Por si me njohe, e pyeta, teksa po bisedonim nxituar. Nuk e di, tha ajo, por po te shihja dhe thashë, ky do te jete Simbadi. Te kam pare, vetëm njëherë ne foto dhe te kam ngulitur ne mend. Dhe qeshi. E di ? shtoi ajo. Kam nje memorie fantastike te jashtëzakonshme, unë ! Nuk kishim kohe te rrinim me tepër dhe unë, e falënderova për takimin e papritur. Eli Rizo, hapi torbën qe kish ne krahë dhe me dhuroi nje CD me këngë te saj. Këto dy fjale qe shkrova për te, janë nje mbrese, nje homazh dhe falënderim  për atë takim te papritur e atë CD, me kënge te dhimbshme malli …


Simbad Detari


TALENT - PASION - PUNE

Eli Rizo (Gjezo) shpërtheu si një shkëndijë e zjarrtë e shumë premtuese në fillim të viteve '70. Vokali i pastër, i ëmbël e i fuqishëm, diapazoni i gjerë, intonacioni dhe diksioni perfekt si dhe temperamenti i saj përbënin thelbin e një talenti të ri e të sigurt dhe qe premtonte shumë për të ardhmen. PASIONI. Edhe pse e detyruar nga rrethana krejtësisht të veçanta e të pamerituara për të mos kënduar e shprehur vlerat e saj, pasioni për artin i strukur diku thellë në shpirtin e saj të trazuar por thellësisht artistik do ti jepte krahë kësaj artisteje,duke e bërë model të pasionit për artin e vërtetë. PUNA. Talenti e pasioni për këngën do të merrnin kuptimin e duhur vetëm në saj të një pune sistematike e këmbëngulëse, tipare të veçanta këto të karakterit impulsiv të Eli Rizos. REZULTATI. Qëllimi përfundimtar i çdo artisti është të depërtojë në mendjen e zemrat e artdashësve e të bëhet pjesë e jetës së tyre. Eli Rizo e meriton plotësisht këtë gjë.

Edmond Xhani
Kitarist - Muzikant
Dhjetor 2006


RANE KEMBANAT NE NJE KISHE NE NEW YORK ...

në momentet kur me familjen time i dhamë lamtumirën engjëllit tonë, RIRIKES, që u aksidentua në asfaltin e New Yorkut,e s'na u kthye dot më ... Zgjodha, të besoj se Zoti dhe Engjëjt e deshën për vete ... ! Një ëndërr e madhe, një tjetër talent që shpërtheu ... në botën e lirë, u shua !... Ndërsa shtrëngova plagën me thonj, përsëri mendoja muzikën ... edhe të shkruaj! ... Më pas, lexova rastësisht se Verdi i madh, 26 vjeçar, mbaroi operën 'Oberto', më 1839. Një vit më vonë, për dy muaj humbi gruan dhe dy fëmijët nga sëmundje e rëndë dhe shkruan:  "Isha i bindur se nuk do më punonte truri më për art". Nuk iu kthye operës deri në v. 1843. Jetoi 88vjet. Që aty, kuptova, pse kënga dhe vaji, s'i ndahen njeriut që i jetojnë në shpirt ... Duhet të dalin dikur. .. !!!

Muzika dhe Teksti:  Eli Rizo
Orkestroi dhe punoi ne studio: Edmond Xhani
CD e regjistruar ne Supreme Sound Studio ( West Paterson,NY)
Sound Engineer – Brian Csencsit. New York. 2006

Published by Simbad - dans Kengë plus
commenter cet article
27 juin 2008 5 27 /06 /juin /2008 19:50
Ma-siluhete-dans-la-nuit.JPG 

Siluheta ime naten (Foto nga Simbad)




Raphael - Je sais que la terre est plate


E DI QE TOKA
ESHTE E RRUMBULLAKTE


E di që toka e rrumbullakët është,
Që mbi të retë fluturojnë lart,
E di që pas vdekjes s’ka më jetë,
E di mëndë fare s’më kane lënë.

E di që të kam njohur qysh më parë,
Që nesër anija të dyve në port na pret,
Që kjo është shkruar diku më parë
Edhe pse për të s’dinim asgjë krejt.
E di që një ditë nga gjumi s’do ngrihem,
E që në mbrëmje në shtrat s’do bie më,
E pashë në cigaren time Marlboro Light,
Kur fjollat e tymit më hodhën fall.

E di një ditë në këtë botë s’do jemi më
E di që ty kurrë s’do te harroj,
E di që prapë nga fryma jote do ngjallem
Do vij në jetë ashtu siç e kam lenë.
E di që do të takohemi prapë,
Në këtë a qoftë në tjetër jetë,
Që e gjejmë fjalën magjike
Nga gjumi i rendë do na zgjojë.

E do martohemi me njerëz plot,
Me miq e shumë të ftuar përreth,
Yjet do na shohin plot mall e qejf.
E di e dashur ç’gjë ka rendësi në këtë jetë,
Ma ka mësuar e jotja gojë e sytë ndriçim ar …

(Raphaël)
Published by Simbad - dans Kengë plus
commenter cet article
8 mars 2008 6 08 /03 /mars /2008 18:06
Published by Simbad - dans Kengë plus
commenter cet article
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:43

Fichier hébergé par Archive-Host.com
      
Varri i Xhim Morison ne Per Lasheze - Fotografuar nga Simbad

         

                               ATY KU PREHET XHIM MORISON

 

Këtë fundjave isha në Paris e nuk di përse, dëshira ime e parë ishte ti bëja homazh një këngëtari të dashur të rinisë sime, pikërisht Xhim Morrisonit. Pra, shkova në varrezat Per Lashezë, aty ku prehet këngëtari i shquar, vdekur më 3 korrik 1971 nga një overdozë e cila i shkaktoi pushim zemre, (ndërkohë që ishte duke bërë banjë, në apartamentin e tij në rrugën Beautreillis, në lagjen Marais në Paris). Xhim Morrison, ky poet dhe këngëtar i shquar i grupit mitik “Doors”nga Kalifornia, për nga modernizmi i artit të këngës si edhe nga mënyra e jetesës, mishëroi një model absolut për mbarë brezin e viteve '60-'70. Varri i tij është kthyer prej kohesh, në një vend të ëndërruar pelegrinazhi për mijëra të rinj e të reja nga mbarë bota: më të shumtit anglo-amerikanë, Fichier hébergé par Archive-Host.comgjermanë e skandinavë, të cilët shkojnë aty për t'i bërë homazh idolit të tyre që mbeti simbol i madhërishëm i antikonformizmin ndaj traditave e sjelljeve sociale të kohës së vet ( të tilla si, kundërshtimi i luftës në Vietnam, tutelës prindërore, refuzimit ndaj shërbimit ushtarak, ligjit, familjes, moralit të kohës etj. ).

I shndërruar në një vend takimi ndërkombëtar e, disa herë i kërcënuar edhe për profanim nga individë të rrezikshëm e me probleme psiko-mendore, varri i tij ruhet me kamera të fshehta e vëzhgohet ditë e natë nga roje të posaçme, gjë e cila ka bërë që survejimi të jetë special dhe i përhershëm. Për shkak të fluksit të madh të njerëzve, përreth varrit, shpesh ndodhin edhe incidente. Individë të ndryshëm nuk mungojnë t'a bëjnë të pavdekshme prezencën e tyre, duke shkruar graffiti në varrin e idolit të paharruar, duke derdhur mbi varr shishe me alkool apo duke tymosur hashash e mariuhanë. Grupe të tjerë bien në delir të vërtetë ndërkohë qe pjesa më e madhe e adhuruesve, kënaqen duke vendosur pranë banesës së fundit të artistit të madh, thjesht një pakete cigare, lule apo mesazhe shkruar mbi copa letre. Unë, personalisht, u ndjeva i lumturuar që munda të bej këtë foto në vendin më të vizituar në Paris (i katërti për nga radha) të cilën e shihni, këtu më lart ...

Nga Vasil Qesari

Fichier hébergé par Archive-Host.com

                                                         1943 - 1971


Published by Simbad - dans Kengë plus
commenter cet article
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 11:07
Nga Vasil QESARI

( Dyzetë e dy vjet pas vdekjes, Edith Piaf - këngëtarja e famshme dhe sinonim i dhembjes, mbetet një legjende. Jeta e saj përmblidhet ne një aksiome tragjike: te këndosh ose te vdesësh )
 
Ndofta shumëkujt prej nesh, shqiptareve, do t’i këtë mbetur ende e gjalle ne memorie ndonjë note, refren apo pjesëz e se vetmes këngës te Edith Piaf 'Hymne à l’amour' ( Himn dashurisë ) e cila pat qene bere e njohur qysh nga koha kur Radio Tirana transmetonte te 'famshmin' emision sipas kërkesave te degjonjesve. Mua, personalisht, me kane mbetur shume e, mes atyre kujtimeve te se shkuarës, s’mund te mos sjell nder mend njërin. Atë te një mbrëmje te laget vjeshte, fill pas rrëzimit te diktaturës atëherë kur, i ftuar nga profesor Viktor Lami – frankofil e njeri gjithmonë i qeshur e zemërflori – ndodhesha i ftuar ne një klase te shkollës se mesme 'Halim Xhelo', ne Vlore. Aty, mes nxënësve te një mature, pata organizuar një mbrëmje kushtuar këngëtares se shquar franceze. E ndërkohë qe një video-kaseta kushtuar jetës se Edith Piaf, kalonte imazhet e jetës se saj ne një ekran televizori, mendoja se patjetër ky gjest, duhej te ishte edhe një Homazh për te, një ndjenje mirënjohje e nisur nga një vend i largët, i izoluar dhe i vuajtur, ndaj kujtimit drithërues te një artisteje te shquar botërore. Një imazh a mendim i cili nisej, plot mall e dhembje për gjithçka qe për ne ishte e ndaluar dhe e mallkuar, pikërisht aty, drejt atdheut te saj, Francës. Aty, mes rrugëve te zhurmshme te 'Qytetit Drite', ku "hija" dhe fluturimi i "zogut te dhembjes" ishte gjithmonë prezent, i gjalle dhe i pavdekshëm.
 
Edith Piaf ! Kam para syve një fotografi te saj. Me atë grumbull flokësh te zinj mbi ballin e saj te larte, me atë trup te thyer nga vitet, atë fytyre me plot gjurme lotësh te harruar, me atë buzëqeshje plot ankth, me atë shikim te zbehte. Ne moshën 48 vjeç, pak para vdekjes, ajo nuk ishte veçse një hije mes te gjallëve. E, ndërkohë, sot e kësaj dite, koha nuk ka mundur ne asnjë mënyrë te na heqë nga memoria imazhin dhe zërin e saj mitik. Edith Piaf, mbetet përherë mes një aureole te ndritshme lavdie e, për me tepër e hijshme dhe plot nur, si kurrë ndonjëherë tjetër. Dhe ja, ka plot dyzetë e dy vjet qe ajo ka ikur nga kjo bote, ne një dite vjeshte gri e te trishtuar plot "spleen". Ka ikur ajo grua e mpaket nga trupi e cila ishte një monument i vërtete, ajo vashëz eternele për te cilën Cocteau ( i cili vdiq veç disa ore pas saj ) pat thënë : Edit është si një bilbil, zëri i saj do te trondite boten ne shekuj ...
 
Jeta e Edith Piaf është legjende e vërtete. Ajo është si një roman ku varfëria përballet me friken e, dëshpërimi, me mrekullitë me te çmendura. Piaf është një epoke e tere. Ajo është vete kujtesa e Parisit, i cili s’e harron kurrë. Hija e saj vazhdon te endet  mes kalldrëmeve qe bashkojnë Belleville me Pigalle. "Nuk është faji i saj - shkruante Françoise Giroud - qe ajo ishte pjelle e mjerimit e mbeti përgjithmonë me shenjat e dhembjes ne trup. Ajo beri gjithçka qe mundi për te dale nga hijet e zeza qe e rrethonin".
 
Megjithe vitet qe kane shkuar, Piaf nuk është harruar. “Qyteti Drite” ( Ville Lumière ) nuk do ta harroje kurrë atë. S’do harrohet kurrë ajo grua e mpaket e veshur ne te zeza, ajo mrekulli përrallore e bekuar qe e beri atë fëmije rrugësh mbretëreshe te një mbretërie pa fund e qe do te vazhdoje te ushqeje ëndrra nga me te marrat. Eh, çfarë fati i qe parathënë asaj fëmije, lindur nga një baba shtrembak e plot ngërçe dhe një nene italiane, shitëse ambulante sheqerkash e po ashtu këngëtare ne kafene rrugicash e qe i fali asaj vetëm një dhurate – por çfarë dhurate se – pikërisht zërin e saj. Një jete e nisur si ato te fëmijëve plot mjerim, ne romanet e  zi te Çarls Dikensit dhe e përfunduar po ashtu, mes zisë, dëshpërimit e lotëve.
 
Vitet e para te jetës se saj qene te erret e te frikshëm. Mes një gjyshe alkoolike e te atit i cili sillej vërdallë shtëpisë si kloun e qe me te shumtën e kohës, behej tape. Ne moshën 10 vjeç ajo doli ne rruge për te kënduar, ndërkohë qe i ati dergjej ne shtrat. Këndonte te vetmen kënge qe dinte: 'Marsejezen'  ( Marseillaise ). Dhe njerëzit qe kalonin pranë, i hidhnin monedha me shumice. Ndofta nga qe prej shtatit te saj shëndetlig, prej gjoksit te vockël si i një kukulle, dilte një zë magjik, patetik, një lume i vërtete dhembje. Ajo qe francezet do ta quanin me pas “La Mome” ( çupa ) kish lindur. Dhe ishte pas 5 vjetësh, pra kur sapo kish mbushur 15 vjet qe "çupa" do ta braktiste familjen e saj te shprishur e do delte për te kënduar ne rruge, se bashku me Momonen, motrën e saj lypsare. Ne rruge, duke e kaluar natën ne streheza shtëpish te braktisura e neper trotuare. Te uritura, mes te ftohtit e lukunive te minjve. Një jete miserabel !
 
Dashnori i saj i pare quhej Lui i vogël. Me te do te bënte një fëmije. Një vajze, Cecilen e cila, si një litani kobi vdiq pa i mbushur dy vjetet, nga meningjiti. Ishte pas kësaj dhembje qe Edith Piaf do te fillonte te jetonte kryesisht netëve, duke kënduar neper salla vallëzimi, ne kinema e me tepër neper rruge, mes prostitutash e djemsh te përdalë. E, mes asaj lloj jete, u ndodh një njeri qe t’i ndryshonte asaj fatin e se ardhmes. Ai quhej Louis Leplée – padron i një kabareje te shquar ne Paris. E pat dëgjuar atë duke kënduar ne rruge fare rastësisht. Dhe ish një mrekulli e zbritur nga qielli, ajo qe e beri atë te bindej se zëri i asaj vajze me fytyre te zbehte qe këndonte plot dhembje e përvuajtje, qe zëri i një gjeniu te ardhshëm. E, ishte pikërisht, përsëri Leplée, ai qe do t’i vinte asaj edhe emrin e artit. Një emër qe ish një mrekulli e qe do ta çonte zërin e saj, përtej çdo kufiri e qe do pushtonte pastaj mbare planetin.
 
Aty ne kabarenë e shquar te Parisit, Edith Piaf u njoh me Raymond Asso, një personazh kyç i jetës se saj, te cilin do ta donte vuajtshem ne një dashuri te pamundur. Sepse, dashuria për te ishte dhe mbeti gjer ne fund vete jeta, ekzistenca e saj. Mbas viteve te kaluara ne mizerje dhe varfëri te plote, ajo do t’i kushtohej gjithmonë e me tepër këngës. Dhe do te këndonte me te njëjtën force, dashuri, pasion, dhimbje. Ne vitet e lavdisë, jeta e saj nuk do te qe veçse diçka qe do te endej pikërisht mes këtyre sentimenteve ndjekur nga shpresa te marra e lënguese. Duke kaluar nga një lidhje te tjetra, me një rradhe burrash me te cilët ajo flirtoi e qe i dhanë asaj aq shume fuqi sa qe e bene edhe te veçante ne te gjithë llojin e vet.
 
Ah, burrat ! Burrat qe ajo njohu e qe here i flakte tej me një lloj stuhie te brendshme zemërimi e, here te tjera, duke i hedhur poshtë si diçka tepër te "përdorur" si vete lodrat qe ajo nuk i pat kur ish fëmije. E, mes tyre, do te kish adhurues te tille si : Paul Meurisse, Yves Montand ( një nga te paket i cili i përkiste "racës" se saj, pra nga shtresat popullore ), Marcel Cerdan ( pa dyshim, një nga dashuritë  e saj me te mëdha, fundi tragjik i se cilës ndodhi kur ajo qe ne kulmin e lavdisë, e qe bënte pjese ne legjendën e saj te "zeze" ). Pastaj, André Pousse, Toto Gérardin, Jacques Pills, Georges Moustaki, Charles Dumont e ne fund, dashuria e madhe për Théo Sarapo pak para vdekjes, e cila do te qe edhe gëzimi e ngashërimi i saj i fundit ...
Atë lloj jete, ishte vete ajo qe e "zgjodhi". Gjithçka ndodhi, pike se pari nga qe jetoi gjer ne fund me idenë e një femijenie e cila i qe mohuar brutalisht, shoqëruar pastaj me një ndjenje te marre për te qeshur pafundësisht e për te harruar gjithçka. Ajo qe e bindur gjer ne fund se, lumturia e saj pat veshur kostumin e një iluzioni te kote. Ne një jete, te përjetuar mes mallkimit dhe fatalitetit, përzier me alkool e droge, përkundur e nanurisur here nga vete çmenduria. Atë lloj "loje" ajo do ta luante gjer ne fund, gjer ne vdekje. E atë gjë do ta bënte pa as me te voglën keqardhje, bile gjer ne mizori ndaj vetes. Ajo do ta bënte atë gjersa te jepte frymën e fundit. Gjersa trupi i konsumuar i asaj gruaje, te lodhur sa s’kish me, te drobitur e te tronditur, te shuhej një here e mire. Tamam, siç shkruan dhe një biografet e saj: "Fataliteti nuk e pat qëlluar Piaff - in vetëm ne femijeni. Me pas, ajo u be fataliteti i vete vetes. E, teksa ndodhej shtrire ne shtratin e vdekjes, ajo i pat thënë infermieres se saj :  I pagova shenjte gjithë marrëzitë e mia ! Dhe kish te drejte !".
 
Ajo i pagoi shtrenjte, sigurisht, por nder te tjera ai qe edhe çmimi i triumfit. Sepse ne profesionin e saj te "show-biz", sekreti i Piaf - it qe i thjeshte : me tepër se një imazh i stisur nga ingranazhet e skenës dhe publicitetit, ajo qëndroi gjithmonë ajo qe ish ne te vërtete, me ato qe ndjente ne zemër e shpirt. Një grua me zemrën plage e plot pezm ne shpirt. Me një vogëli pa dashuri e pa një fjale te mire. E, për rrjedhoje, pa dyshim është kjo edhe arsyeja pse nuk ka një mit Piaf. Pikërisht sepse nuk ka pasur një mister Piaf.
 
Nuk ka pasur një mit Piaf e, megjithatë, ajo s’është harruar kurrë nga asnjë gjenerate. Sot e kësaj dite, fytyra e saj  e zbehte si një maske prej qiriri, s'na ndahet e sa here qe e shohim na kthehet ne makth. Sot e kësaj dite, zëri i saj qe na vjen nga larg, na ngazëllen. Ai zë qe s’krahasohet me kerkend e qe i bënte zemrat te qanin e, bashke me to, edhe "gurët e rrugës" ( siç thuhet nga anët tona ). "Sa here qe këndonte – thosh Cocteau – them se ajo shqyente dhe e nxirrte zërin e saj nga thellësia e kraharorit, tamam sikur pas kësaj do te jepte shpirt". Ja, pse Piaf na bën te përlotemi me jetën dhe zërin e saj. Nga qe ajo kish një shpirt te thjeshte. Nga qe këngët e saj kishin brenda tyre balsam e nga qe zëri i saj, ngjante me një "organo te dhembjes", prekur thelle nga ajo "sëmundje" prej se cilës nuk përjashtohet te mos këtë vuajtur askush. Zëri i dhembjes ! Gjer ne fund, atëherë ku ajo s’qe veçse hija e vetvetes, atëherë kur ajo mezi mbahej ne këmbe e qe ish vërtet një mrekulli qe arrinte te mbahej ne skene, ( ndërkohë qe mund te binte për toke nga çasti ne çast ), nga kraharori i saj i thate e i mpaket, zëri i saj shpërthente, digjej flake e rritej si stuhi.
 
E, është për këtë arsye qe, ndërkohë qe aty lart mbi kulmet e çative te qytetit ku ajo lindi, nis te zbardhe agimi; ndërkohë qe njerëzit zgjohen e te përgjumur vene xhezven mbi furnele a makinën e kafesë mbi gaz; ndërkohë qe çarçafët e bere lëmsh vuajnë akoma gulçet e dashurisë; ndërkohë qe rrugët janë ende gri e gjethet e vjeshtës era i mbledh ne cepat e trotuareve, jeta e saj, dashuritë a saj te humbura e mbi te gjitha zëri i saj, na zgjojnë e na bëjnë te vibrojmë thellësisht, për te ndjere qe jemi gjalle e vërtet jetojmë. Sepse Piaf, me tepër se kurrë, mbetet si askush tjetër, vete pasqyra e frikshme e tmerreve tona. Zëri i saj, qëndron ne shpirtrat tanë si një klithme e nxjerre nga vete kraharori ynë, i cili vjen nga pezmi i saj, nga shpirti i një njeriu qe pasi kish dhëne për te tjerët aq shume, pasi kish dhëne për ta gjithçka, ju desh te ndeshej e te luftonte pa prere me vetminë dhe helmin e saj, aty pas kuintave te skenës, fill mbas koncerteve te saj te bujshme e triumfues ...
 
Fjalët e saj te fundit
 
"Unë s’kam frike nga vdekja. Sepse, s’besoj t’i kem bere keq ndokujt e s’kam pse t’i frikësohem ndëshkimit. Natyrisht, ne jete te gjithë kane pak a shume sjellje te mira, ashtu si edhe jo te mira por, unë mendoj se po qe se ato i shoqërojmë me veprime dhe sinqeritet, kur te vije koha te vemi para Gjykatësit te Plotfuqishëm, po qe e kemi shpirtin te qete s’kemi pse te trembemi. Unë s’kam qene kurrë e ç’gënjyer nga dashuria. Dashnoret e mi me kane dhëne një përvoje te madhe. Nuk me vjen keq për asgjë qe kam bere, për asgjë qe kam provuar dhe po te ish se do te kisha një jete te dyte unë do t’i beja ato përsëri. Unë falënderoj Perëndinë qe me dha këtë jete, këtë mundësi te jetuari, sepse e kam jetuar atë qind për qind e s’me vjen keq për asgjë". 
 
***
Published by Simbad - dans Kengë plus
commenter cet article
22 mai 2007 2 22 /05 /mai /2007 22:16

 


ANIJET E VOGELA

Përse kjo kohë që ikën
Na prish e keq na thyen,
Përse ti nuk ri me mua
Përse larg meje ikën ?
 

Perse jeta dhe anijet
Me ngut e vrap ikin
Me krahët fluturim ?
Përse avionët fluturojnë
Më lart se vetë zogjtë ?
Përse miliarda yje,
Aty lart varur rrinë,
Përse qielli është larg
Përse më thuaj përse ?

 

Një tjetër ditë mbaroi,
Koha ikën me nxitim
E pas jo s’kthehet më.
Dhe një ditë tjetër iku,
Në këtë të shkurtër jetë
Ku s’dua vdekje në mërzi.

 

Era fryn e merr gjithçka,
Me anijet që ikin larg.
Edhe gjërat më bukura në botë :
Gazin e të qeshurat e fëmijëve.
Përse edhe retë vetë
Këtu s’duan të rrinë ?
Përse bashkë me to
Do ja mbathja edhe vetë !

 

Një tjetër ditë mbaroi,
Koha ikën me nxitim
E pas jo s’kthehet më.
Dhe një ditë tjetër iku,
Në këtë të shkurtër jetë
Ku s’dua vdekje në mërzi.

 


2005 "Caravane"

 
Shqipëroi: Simbad Detari

 

Published by Simbad - dans Kengë plus
commenter cet article
3 janvier 2007 3 03 /01 /janvier /2007 23:09



Raphael & Jean-louis Aubert - Në rrugë ...


Natasha St.Pierre: Një engjëll troket në portën time



St-Pier Natasha - S'kam gjë tjetër veç shpirtit



Olivia Ruiz - Vij rrotull kot ...




Manu Chao - Klandestini



Manu Chao - Më quajnë Kaje  !

Published by MeaCulpa - dans Kengë plus
commenter cet article
3 janvier 2007 3 03 /01 /janvier /2007 23:06




Renaud - Anais Nin




Michel Polnareff - Letër Francës




Françoise Hardy - Miku im trëndafil  ...




Alain Souchon - Askush 
Published by MeaCulpa - dans Kengë plus
commenter cet article
3 janvier 2007 3 03 /01 /janvier /2007 23:01




Alain Souchon - Që poshtë minifundeve ...




Alain Souchon - Jeta nuk vlen hiç gjë...





Alain Souchon - Bregu i majtë 




Francis Cabrel - Ajo është gjetkë

Published by MeaCulpa - dans Kengë plus
commenter cet article
3 janvier 2007 3 03 /01 /janvier /2007 22:51


Published by MeaCulpa - dans Kengë plus
commenter cet article