Overblog
Suivre ce blog
Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
3 octobre 2008 5 03 /10 /octobre /2008 12:39
Dakota-Building-Photo-Qesari.JPG 
Dakota Building - Vendi ku u vra John Lennon ( Foto Vasil Qesari ) 
 

JOHN LENNON – PEACE & LOVE
( Me rastin e 30 vjetorit te vdekjes )
 

Nga Simbad Detari


Në ato dite të pakta që ndjenja në Nju Jork, nuk mund të rrija pa vizituar vendin, ku ishte vrarë John Lennon. Ishte kjo një ëndërr dhe njëkohësisht një homazh. Një obsesion, të cilin po të mos ta realizoja, vërtet do të më mbetej peng i madh. Ndaj, me ngutje pyeta disa prej miqve te mi, por ata se dinin saktësisht vendin se ku kish ndodhur ajo ngjarje. Me pas, ishte gazetari Ruben Avxhiu i cili më dha adresën e saktë dhe, pastaj miku im i vjetër Filip Gazulli, gjithmonë i papërtuar, me çoi në vendin që aq shumë po kërkoja …
 
John Lennon, themeluesi, këngëtari dhe kompozuesi i shumë këngëve të grupit të shquar Beatles, ishte dhe mbetet një idhull i pa përsëritshëm, për të gjithë ata që në vitet e largëta, të cilët unë shpesh e kam cilësuar ‘kohë e kolerës’, na mbajti shpirtin dhe mendjen gjallë, me zërin, tekstet dhe këngët e tij për lirinë, me dashurinë dhe shpresën për një botë më të mirë. Këngët e mrekullueshme të grupit Beatles ku ai qe lider, ishin dhe mbeten himne të pavdekshme veçanërisht për ne, një gjenerate të rinjsh të cilët aso kohe ëndërronin me kot të shihnin horizonte të tjera, krejt të ndryshme nga ato të cilat mbyllnin në terr, limonti e frikë, vendin më hermetik e të izoluar nga bota.

 
Ishte pikërisht ajo që mendoja, ndërkohë që makina po linte pas gjelbërimin e Central Park në Manhattan, duke iu afruar kryqëzimit ku ndodhej ndërtesa Dakota Building, ku Lennon kish banuar bashkë me të shoqen, Yoko Ono. Miku im, Filipi, pati vërtet fat që gjeti një vend për tu parkuar, ndërkohë që unë zbrita në trotuar dhe iu afrova portës së hyrjes. Një grup turistësh, kryesisht të rinj, po bënin fotografi, ndërkohë që përreth s’kish asnjë shenjë që të kujtonte mortin e dikurshëm i cili 30 vjet më parë, kish tronditur mbarë planetin. Para portës së lartë të Building - ut , një burrë me uniformë bënte roje, ndërkohë që një vajzë e lezetshme aziatike shikonte plot kureshtje lart mbi të, dy shandanë të mëdhenj metalikë ku flakëronin qirinj që lëshonin gjuhëza të ndritshme artificiale ...
 
Nxora dhe unë aparatin. Një foto, bërë në atë vend, do të mbetej sigurisht, një kujtim tepër trazues. Po ashtu, një homazh nostalgjie. Ishte, vërtet, diçka tepër trishtuese. Jeta vazhdonte, por ai s’ishte më. Lennon – idhulli. Ai qe vrarë, pak hapa larg vendit, ku unë po beja fotografi. Pothuajse, tridhjetë vjet më parë, më 8 dhjetor 1980. Ishte ora 23 e mbrëmjes, kur John dhe Yoko po ktheheshin nga studio e punës, në shtëpi. Pak metra larg hyrjes së Dakota Building, ata ndaluan. Sipas atyre që kalonin aty rastësisht, atyre u kish prerë rrugën një person. Pastaj ishin dëgjuar krisma. Këngëtari i madh, emblema verbuese e grupit Beatles ishte goditur për vdekje, me pesë plumba. Krimineli quhej Mark Chapman, një njeri i dezekulibruar. Pak orë më parë, Lennon i kish dhenë atij, një autograf. Ishte një vrasje mizore, një humbje që e qanë të gjithë. Atë natë dhjetori, njerëzimit do ti mungonte një emër i madh. Të nesërmen gjithë bota do të binte në zi …
     
Djaloshi i Liverpool – it, lindur nga prindër të divorcuar, ishte rritur te gjyshërit. I pasionuar pas letërsisë dhe muzikës, ai kishte natyre rebele dhe kundërshtuese. Studionte në akademinë e arteve dhe qe dashuruar pas këngëtareve të shquar të kohës: Buddy Holly, Chuck Berry, Little Richard, Gene Vincent, Elvis Presley. ( Shumë vite më pas, ai do të shprehej: Asgjë s’më kish bërë përshtypje gjer ditën që dëgjova për herë të parë Elvis. Në se Elvis Presley s’do ekzistonte, nuk do të kish as Beatles ). Donte edhe ai të këndonte si Elvis. Më 1957 u njoh me djaloshin Paul McCartney. Kështu, bashkë me të dhe dy të tjerë, lindi grupi i quajtur fillimisht 'Silver Beatles' e, pastaj, thjesht 'Beatles', (emër ky i cili s’kish të bënte fare me ‘brumbujt’, por me epokën e Beat Generation).
 
Vazhdimi i kësaj historie magjike dihet. Beatles –at u benë ikona e ndritshme e disa brezave. Këngët e tyre të pavdekshme dëgjohen e ridëgjohen, gjithmonë ‘inoksidabël’. Disqet e tyre janë më të shiturit në botë. Ato konsiderohen si ‘banda sonore’ e viteve ’60 dhe vazhdojnë të këndohen, kërcehen e të adaptohen në gjini të ndryshme muzikore, në jazz, salsa, muzikë klasike (simfonike) dhe baroke. Ishte një histori e bukur princash ajo, mes katër djelmoshave të cilët u ndanë si grup, në vitin 1970. Mbas ndarjes nga grupi Beatles, John bashkë me të shoqen Yoko Ono, u vendosën fillimisht në Californi e pastaj, në New York, në Manhattan. Në vitet që pasuan, ai krijoi dhe këndoi, duke iu përkushtuar shumë stileve, qoftë në veshje qoftë në ide nga më të ndryshmet: hippi, militant pacifist, narkoman, meditues ...

Lenon përveçse artist i madh, mishëron në vetvete njeriun ëndërrimtar. Ndofta ëndërrimtar, më tepër se sa mund të ëndërrohet. Ëndrra e tij, ishte paqja. Paqja e dashuria. Mirësia njerëzore. Ndaj edhe fjalët e tij, në këngën e njohur ‘Imagine’, ndër të tjera, thonë:
 
Imagine there's no countries ...
It isnt hard to do ...
Nothing to kill or die for ...
And No religion too ...
Imagine all the pople ...
Living life in peace ...
You may say I'm a dreamer
  

John-Lennon.jpg
Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article
2 avril 2008 3 02 /04 /avril /2008 20:58

 

DJEMTË E RRUGËS 'BRODUEJ' ...
 
... Dite te shkuara, kur lexova shkrimin me poshtë, i cili vijon pas këtij shënimit tim, ndjeva brenda vetes nostalgji e ngazëllim. Nga qe me Tiranen, kush me pak e kush me shume, ka te lidhur nje pjese te jetës apo qofte edhe nje kujtim te vetëm te tij. Unë si vlonjat, kujtimet e mia për Tiranen, i kam te lidhur kryesisht me jetën studentore, por ama jo vetëm me te. Por qe te hyj ne "teme", ju rrëfej se nder te tjera, ne kohen kur ne ishim ne fakultet, për çdo dite, fill pas leksioneve, merrnim ‘arratinë” e s'mbaronim se shëtituri kryesisht neper nje rruge qe aso kohe i binte rrotull qendrës se Tiranes e qe ne e quanim "Broduej". "Grupi" ynë, me Sami Y, Primo Sh, D. Mehmetin e ca te tjerë, për te mos prishur "xhiron" preferonim bile qe me mire te hanim nje pjate me fasule e nje gjysme panine te"Tymi", se sa ta linim atë pa e vazhduar gjer ne fund. Nuk ja vlente, ta prishje, atë “mrekulli”, atë parade vajzash te hijshme e te shkoje ne mensen e qytetit Studenti për nje pjate supe,(e për tu mbyllur pastaj, aty, ne godinën 14, ku ishte edhe konvikti ynë ).

Rruga e Barrikadave, te cilën shume nga çunat e gocat tiranase e quanin, nuk e di për ç'arsye "Broduej", ishte zakonisht vazhdimisht plot lëvizje e dyqane te ndryshme. Aty, ndodhej edhe MAPO e madhe e qytetit ku kishte disa reparte te ndryshme e cila bënte pjese ne "xhiron" tone edhe pse aty hynim kot e blenim rralle: ndofta vetëm paste dhembesh "Ylli", makine rroje "Dajti” apo brisqe"Astra". Po ne atë rruge, fill pas reklamave te kinemave, kishte edhe nje "peshore" pas se cilës qëndronte nje grua e cila flitej se ishte motra e Enver Hoxhës e qe kish nje vajze shtatlarte e shume simpatike. Me tej, vijonin disa kinkaleri e pastiçeri si edhe nje birrari e mire qe shume e quanin edhe atë "Tymi", ngjitur me kafene "Flora" te Enverit qe ishte kthyer ne librari. Po ashtu, pak hapa larg saj, ndodhej dyqani i vjetër i nje rrobaqepësi ( i cili çuditërisht kish mbetur privat) e qe mbante ne mur, ne kornize, nje diplome te zverdhur nga koha marre diku ne France a Itali ( ishte aty qe kishim qepur pantallonat tona "kauboj” te ngushta larte e te gjera poshtë, me "lende te pare" nje dok ngjyre ushtrie qe prodhohej ne vend e shitej 280 lek metri )...
 
... Ne Broduej, kalonin edhe vajzat e gjimnazit "Sami Frashri", te cilave shume prej nesh u bënin 'prite' aty, te kthesa ku kryqëzoheshin rrugët, pranë nje pastiçerie. Ne te kalonin edhe plot goca te bukura e te veshura hijshëm e aty nga viti 1970, teksa ne po mbaronim studimet e ne vend po frynte nje ere "liberalizimi", ne te shihje te kalonin dhe djem me flokë e favorite te gjate, tek-tuk edhe me pantallona blu-xhins e pse jo, edhe vajza me fustane mbi gju e sy te lyera me rimel. Kjo,"bote" me vete e shume tërheqëse, e cila ekzistonte vetëm ne Tirane e vetëm ne "Broduej", behej edhe me eksituese ne pranvere. Pikerisht, atëherë kur vajzat hiqnin  rrobat e dimrit e vishnin fustane basme te holla, duke vene ne dukje gjithë bukuritë e tyre trupore, përfshirë gjokset me"soutien gorge" ne forme "qepsheje" - mode kjo e marre nga televizioni italian ...
 
Pika "nevralgjike" e 'Broduejt' sidomos mbrëmjeve vone, ishte kthesa e restorant "Durrësi" -it, mbrapa se cilit, banonte siç thoshin "dashnorja e mbretit Ahmet Zog i I-re" (vajzën e se cilës e njihja) dhe trotuari i "Dyqanit te Luleve", ku zakonisht mblidheshin"ajka" e çunave me te pashëm e "moderne" te Tiranes. Pikërisht aty, shpesh, dukej te kalonte edhe Ismail Kadareja. Me se shumti ai shëtiste vetëm. Me pamje te trishtuar, i heshtur, me fytyre te ngrire e jakën e pardesyse ngritur lart - ai linte pas nje përshtypje misteri e ne te njëjtën kohe, nje ndjenje adhurimi. Aso kohe, Kadareja ishte bere mjaft i njohur e, për ne studentet e letërsisë, ishte pothuajse nje idhull ...
 
Simbad Detari


 
 
Përsiatje për nje kohe te paperseriteshme qe nuk kthehet kurrë me :
 
*ISMAIL KADARE
NE
DHE
'BRODUEJ'


"Nëse merremi vetëm me te kaluarën, na plas njeri sy, po nëse do te harrojmë te kaluarën, na plasin te dy".

Ne përfytyrimin tone Broduej i Tiranes, kurrsesi nuk mund te konceptohej pa Ismail Kadarenë. Shkrimtarin tone te madh edhe pse ndoshta asnjeri nga ne nuk kishte arritur ta kontaktonte, nga te gjithë konsiderohej i "shtëpisë". Pra i Broduejt, i rrugës tone te dashur, aq me tepër qe Kadareja pati edhe fatin ta vizitoi atë rruge te famshme te Nju Jorkut. Me 1971, OKB organizoi nje sesion te veçante te saj enkas kushtuar rinise. Dhe Kadareja ne atë sesion shoqëroi Rudi Monarin, sekretar i pare i BRPSH te asaj kohe. Madje, kur u kthye qe andej ai shkroi nje reportazh te gjate, qe vazhdoi ne disa numra te "ZP", rreshtat e te cilit ne i përpimë. Ne radhët e atij reportazhi Kadareja përshkruante me mjeshtri gjithçka kishte arritur te konstatonte ne ambientet e Broduejt, teatrot e shumte, libraritë, lokalet etj. Madje, bënte fjale nder te tjera edhe për pjesën e njohur teatrale "Flokët" (Hair), nje mjuzikell, qe beri buje ne ato vite, te cilin ai edhe e kishte ndjekur ne nje nga teatrot e Broduejt. Ky fakt sidomos për mua përbente nje përkim mjaft interesant, sepse me aq sa kisha arritur te merrja informacion për atë vepër, personazhi kryesor Xhorxh Berger, qe sakrifikoi për shokun, duke shkuar ushtar ne vend te tij ne Vietnam, ku edhe u vra, kishte te njëjtën moshe dhe te njëjtën ditëlindje me mua, me 11 tetor 1945.

Kështu pra, edhe pse ne rrahet e reportazhit te Kadaresë here pas here "ironizohej" regjimi dhe politika e shtetit imperialist amerikan, "armikut te betuar e te përbashkët te popujve te te gjithë botes, ne përpiqeshim te përfytyronim ne imagjinatën tone, atë çka kishte lenë për te nënkuptuar penda e Kadaresë, nden këto sulme te detyruara, qe i duhej doemosdoshmerisht te bënte ndaj shtetit me te fuqishëm e me demokratik te rruzullit tokësor, te cilët për ne nuk ishin asgjë tjetër vetëm se garnitura për te kaluar censurën. Por, veçmas kësaj ne kishim shume kohe, qe ishim ne kontakte te vazhdueshme me krijimtarinë letrare te Kadaresë. Madje, kujtoj se me Ismail Kadarenë, ne ishim njohur qe me vëllimin e tij te pare poetik, "Frymëzime djaloshare", kishim zënë "shoqëri" me vëllimin dinjitoz "Ëndërrime" e ishim bere "miq te ngushte" me vjershat e poemat e tij, vërtet tejet te avancuara për poezinë shqipe ne ato vite, qe edhe pse kishte evidentuar nje talent te madh si Migjeni, gjithsesi vijonte t?i mbetej ende strikt kornizave te vjetruara. Vëllimi tjetër poetik i tij "Shekulli im", ne atë kohe shënoi nje tjetër arritje për poezinë tone.
 
Por, faktikisht ne u "betuam" për te mos u ndare kurrë prej tij, fill pasi kemi mbaruar se lexuari tregimin "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", qe për here te pare e pa dritën e botimit ne faqen letrare te "Zërit te Rinise". Ishte ky tregim pra, qe pati nje sukses te jashtëzakonshëm, i cili qe ne atë kohe i shërbeu atij si pikënisje për variantin e pare te romanit te njohur po me këtë titull, te cilin me pas ne botimin tjetër e pasuroi serish me ngjarje te tjera. Ndërkohë dua te them, se për ne djemtë e Broduejt, qe kur u njohëm me tregimin, ku behej fjale për nje gjeneral italian, qe kishte ardhur ne Shqipëri, ne baze te nje marrëveshje midis dy shteteve, për gjetjen dhe kthimin ne Itali te eshtrave te ushtareve italiane vrare ne Shqipëri gjate luftës se dyte botërore, kënaqësia ishte e dyfishte. Themi kështu, sepse na kishte rastisur ta vinim re jo pak here, pikërisht atë gjeneral për te cilin shkruante Kadareja.

Dhe kishim patur fatin ta shihnim jo nje, por disa here. Jo shpesh, por ne stinën e verës, sidomos ne orët e vona te mbrëmjes kur e linim Broduejn dhe vendoseshim ne bordurat, qe qarkonin monumentin e V.I.Leninit ne bulevardin "Dëshmoret e Kombit", saktësisht ne anën e djathte te hotel "Dajtit", qe i bie te këtë qene përpara Galerisë se Arteve sot. Aty na pëlqente te rrinim nden degët e atij Rrapi, qe është ende. Dhe pikërisht pati qene ajo periudhe, kur për here te pare na tërhoqi vëmendjen uniforma tjeterlloj e atij ushtaraku, qe zbriti nga nje veture "Varshava" ngjyre gri, qe ne ato vite quhej luksoze.

Nuk e harroj, ka qene nje mbrëmje fundshtatori, pyetem njeri tjetrin, por askush nuk qe ne gjendje te jepte nje përgjigje te sakte. Vetëm disa dite me vone mësuam, qe ishte nje gjeneral italian, qe kishte ardhur për te marre eshtrat e ushtareve te Duçes vrare ne vendin tone. Me pas nje shoku ynë ushtar, diku ne nje qytet te jugut (ne Tepelene a Përmet nuk me kujtohet) na foli për gërmimet, qe ishin bere nga disa te huaj ne fushën e futbollit te atij qyteti te vogël, (ku kryente ai shërbimin ushtarak), për gjetjen e eshtrave te ushtareve te vrare. Madje, edhe vete Kadareja pati deklaruar me vone, qe subjektin për atë tregim ia kishte dhenë miku i tij, poeti Drago Siliqi (vdekur me pas gjate nje katastrofe ajrore, duke u kthyer nga Kina. Drago Siliqi ishte bashkëshorti i mësueses tone te letërsisë ne gjimnazin "Sami Frasheri", te nderuarës, Drita Siliqi Shundi), i cili i kishte treguar, se ne nje restorant diku ne nje qytet te Shqipërisë kishte takuar nje gjeneral italian, qe i kishte thëne se kishte ardhur për te gjetur eshtrat e ushtareve te vrare. Dhe e kishte nxitur Kadarenë te shkruante nje tregim lidhur me këtë teme, pa e ditur qe pas kësaj letërsia shqipe, do te kishte nje nga veprat e saj me dinjitoze, qe do te bënte jehone neper bote.

* * *

Dhe fill pas botimit te këtij tregimi shkrimtari ynë i madh do t'i përkushtohej totalisht me gjithë potencialin e talentit te tij edhe prozës. Dhe qe disi befasues prezantimi i tij aq dinjitoz edhe ne proze, ngaqë deri ne atë kohe te gjithë ishim mësuar ta lexonim Kadarenë vetëm ne vargje. Pas kësaj thuajse çdo jave neper faqet e "Dritës"apo"Zërit te Rinise" do te gjeje tregime te shkurtra te tij, qe na tërhiqnin se tepërmi jo vetëm me trajtimin e temave te parrahura ende deri ne atë kohe, por edhe me stilin e te shkruarit, tek i cili ne gjenim te veçanen e patjetërsueshme si tek askush tjetër. Kujtoj me këtë rast tregime: "Nudo", "Sezoni veror i kafe Rivierës", "Qyteti i gurte" etj. Duke mbetur te stili i Kadaresë ne atë periudhe zëra dashakeqes peshperisnin për huazime e imitime te tij nga Remarku dhe Heminguej. Ndërkohë qe librat e këtyre shkrimtareve te mëdhenj, padyshim nga përfaqësuesit me tipike te "Brezit te humbur" kishin nisur te dilnin neper vitrinat tona. Madje, vete Kadareja edhe pse vite me pare e kishte kryer këtë gjë Vedat Kokona (ne mos u gabofsha), përktheu mjeshtërisht e botoi ne atë kohe tregimin e famshëm te Heminguejt "Plaku dhe deti". Ishin pra, disa pëshpërima bezdisëse, qe për ne përfaqësonin nje paradoks te vërtete, çka dëshmonte qarte, qe kjo kategori "vlerësuesish" nuk kishte ne vetvete asgjë tjetër veçse dashakeqësinë tok me cmiren, për nje talent te madh, qe kishte nisur rrugëtimin e tij, madje galopant ne letrat shqipe.

Për mendimin tone kjo sprove e Ismail Kadaresë nuk qe asgjë tjetër veçse proza e vërtetë moderne shqiptare, zanafilla e se cilës i kishte rrënjët qe nga Koliqi, Migjeni etj. Ndaj edhe ne djemte e Broduejt e thëthinim me nje pangopshmeri te pakrahasueshme, sapo e pikasnim ne faqet e shtypit. Peizazhit broduejan, Ismail Kadareja nuk i mungonte kurrsesi as paradite dhe as mbrëmjeve. Madje, vone teksa puhiza e natës e mbështillte Tiranen me krahët e saj, ia shquanim qe larg siluetën; me jakën e pardesysë ngritur, me duart e ngjeshura ne xhepa. Pa mburrje them se ia njihnim edhe kërcitjen e takave te këpucëve tek shkelte mbi pllakat e trotuarit.

“Po vjen Ismaili", i thonim njeri tjetrit. Ai shkonte pranë nesh si gjithnjë, duke na hedhur atë vështrimin e qete, qe për ne ishte e zakonshmja "natën e mire" e tija, po veçmas kësaj duhet thëne se ne brendësi atij vështrimi kurrsesi nuk i mungonte zhbirilimi i thelle e karakteristik, qe dinte ta bënte vetëm ai, tek cilido qe nguliste sytë. Faktikisht ne ato kohe, besoja se Kadareja duhej te ishte duke shkruar romanin"Përbindëshi", sepse nuk vonoi shume dhe ne faqet e revistës "Nëntori", ne e lexuam atë te uritur, ne variantin e pare si novele. Por, shume vone mësuam qe shkrimtari ynë, me atë novele kishte marre goditjen e pare nga partia shtet. Natyrisht qe ajo goditje kishte te bënte me urine, qe kishim treguar ne ne leximin e asaj novele, çka beri qe ai numër i revistës "Nëntori" te shitej si bestseller.

Dhe skish sesi te ndodhte ndryshe, tek shume nga personazhet e "Përbindëshit", sidomos tek Maksi e ndonjë tjetër, shume nga ne gjenin vetveten. Por, ndërkohë ne rrethet tona kishte filluar te përflitej sikur ai po shkruante nje roman për djemtë e Broduejt. Kishte nder ne edhe nga ata, qe pretendonin se kishin arritur te lexonin ne dorëshkrim disa kapituj. Dhe tek flisnin me aq entuziazëm nuk arrinin te fshihnim ndjenjën e krenarisë për te qenurit personazhe ne veprën e nje shkrimtari te madh, si Kadareja. Ishte pikërisht ajo kohe, kur emri i shkrimtarit tone, sapo i kishte kapërcyer kufijtë e Shqipërisë se vogël dhe qe bere i famshëm. Romani i tij "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", qe botuar ne France me mjaft jehone. Ndonëse edhe ne këtë rast cmirkeqinjte, si gjithnjë skeptike përpiqeshin ta shuanin këtë sukses, duke argumentuar serish me dashakeqësi qe elozhet këtij romani francezet ia bënin si kundërpeshë te filmit te suksesshëm "Beteja e Algjerit" (1966), qe regjisori italian Gillo Pontekorvo kishte realizuar për dështimin e pushtimit francez ne Algjeri. Gjithsesi nje argument i tille dashakeq dhe i pabazuar askerkund, nuk mund t'ia ulte kurrë vlerat e qenësishme kësaj vepre madhore, qe padyshim ka zënë vendin e merituar, ne fondin e arte te letërsisë shqipe.

Ndërkohë te njëjtën gjë nuk mund ta themi për nje vepër mediokre, si romani "Dasma", te cilin edhe vete shkrimtari me vone e pranoi, qe si veprën e tij me e dobët dhe premtoi, se do përpiqej te gjente kohen për t'i bere nje ripunim rrënjësor. Ndonëse ne kohen, kur u botua propaganda komuniste e cilësoi si nje nga kryeveprat e letërsisë se realizmit socialist, me teme punën dhe jetën e klasës punëtore. Madje, kinostudio nxitoi ne baze te motiveve te tij te xhironte filmin me titull "Perse bie kjo daulle". Gjithsesi, premtimin e dhenë shkrimtari e mbajti. Ne përmbledhjen e mëvonshme te novelave "Gjakftohtësia", veprën ne fjale e gjejmë, te transformuar ne novelën "Lëkura e daulles".

INTERMEXO PER ELENEN

Ne ato vite gazeta "Zëri i Rinise" zakonisht te shtunave përpos katër faqeve te zakonshme kishte edhe nje faqe te mesit (si suplementet e sotëm), te cilën nje jave e mbushte me materiale te karakterit shkencor dhe enciklopedik për te rinjtë, kurse javën tjetër ne atë faqe nen okeljon "Tribuna e letrareve te rinj", botonin krijimet e tyre te para shume nga penat e letërsisë shqipe sot. Për mua dhe për disa shoke te mi, dyert e asaj faqeje ishin te mbyllura përjetësisht, me drynin e luftës se klasave. Dhimbjen për mos botimin e krijimeve te mija ne faqet e kësaj tribune e mposhtja me kenaqesine, qe me jepnin krijimet e spikatura te talenteve te tille si Bilal Xhaferri, Hysni Bebeti, Faik Ballanca, Frederik Reshpja, Sulejman Mato, Xhevahir Spahiu, Teodor Laco, Shefqet Tigani etj. Por, ne mes te tyre here pas here tërhiqte mjaft me tregimet e saj interesante nje prozatore e re me emrin Elena Gusho.


Tregimet e saj "Vajza e kabinës nr. 13", "Xhelozia", "Vizatimet e tavanit", "Te parukjerja" etj, ishin me te vërtetë shume interesante e ishte krejt e natyrshme qe te tërhiqnin vëmendjen e te gjithë dashamirësve te letërsisë, jo vetëm se ne fushën e prozës shqiptare qe shfaqur nje talent i ri, por me se shumti ngaqë ajo ishte femër. Dhe mungesën e krijuesve te seksit te dobët letërsia jone kishte kohe qe e ndiente. Ndërkohë qe bota kishte evidentuar me kohe talente te tilla si amerikania Harriet Bicer Stou, autorja e romanit te famshëm "Kasollja e xha Tomit", francezet Zhorzh Sand (pseudonimi i shkrimtares Aurore Dypen), Elsa Triole (romani i se cilës "Trendafile me kredi", sapo qe shitur si betseller ne libraritë e Tiranes se asaj kohe), Fransuaze Sagan poetes ruse Ana Ahmetova, gjermanes Ana Zegers etj, tek ne ne ato vite nuk guxonte kush te përmendte emrin e Musine Kokalarit, te pares shkrimtare shqiptare, qe pasi kishte kaluar disa vite neper burgjet e diktaturës pastronte me fshese rrugët e Burrelit. Te tjera krijuese si, Ollga Qano, Selfixhe Broja (Kolomba), Adelina Mamaqi dhe ndonjë tjetër ia kishin përkushtuar krijimtarinë e tyre letërsisë për fëmije. Përjashtim bënte ne atë kohe midis tyre vetëm mësuesja jone e nderuar e historisë Eglantina Mandija. Ajo qe ne krijimet e para trajtoi vetëm temat e letërsisë për te rritur. Përpos stilit te veçante fraza e saj ishte e ngjeshur me mendim, ndaj tregimet: "Fustani najlon","Tregim për ty" etj, tërhoqën vëmendjen e lexuesve.

Por, duke u kthyer tek Elena Gusho duhet thëne, se e veçanta ne krijimet e saj qëndronte pikërisht ne kapjen dhe trajtimin me guxim te mjaft temave te palëvruara deri ne atë kohe ne letërsinë tone. Gjithsesi për këtë shkrimtare te re, qe po vinte ne letërsinë shqipe ne dinim vetëm kaq; qe ishte studente ne fakultetin Gjuhe - Letërsi dhe kishte ardhur nga Elbasani. Padyshim qe Elena binte ne sy ne atë kohe ne Tirane, aq me tepër nga qe ishte bionde dhe mjaft tërheqëse. Gërsheti i saj i trashe i thurur shkurt i rezononte midis shpatullave nen ritmin e ecjes teksa kalonte ne te rralle neper Broduej. Vetëm nje here na rastisi te gjendeshim afër me te, Dhe jo se bëme ndonjë heroizëm te madh, duke e mare ne nje fare mënyre ne mbrojte, ne atë rrëmuje qe u krijua ne natën e dyte te Festivalit te pare te këngës ne Radio (dhjetor 1962) përpara dyerve te hyrjes se ish teatrit te Operës e Baletit te asaj kohe (sot "Akademia e Arteve") madje i bëmë edhe vend, ne karriget e disa shokëve tanë, për te ndjekur vazhdimin e festivalit, qe për shkak te asaj qe kishte ndodhur qe ndërprerë për disa minuta.

Gjithsesi vlerësimi ynë për Elenën, padyshim i natyrshëm qe vetëm ne kuadrin e nje krijuese te talentuar, për te cilën kurrsesi nuk mund te mendonim, se do te ishte pikërisht ajo flokeverdhe interesante, qe do shkruante me vone romanin e pare shqiptar nga nje autore femër ("Nje lindje e vështire"). Gjithashtu nuk na kishte shkuar ndërmend, qe ajo vajze, e cila here pas here shfaqej si meteor vezullues neper trotuaret e Broduejit, kishte nisur nje letër intime ne adresën: Instituti i Letërsisë "Gorki", Moske, BRSS, ku siç dihej studionte kolosi i ardhshëm i letrave shqipe, Ismail Kadare. Por, gjerat rrodhen shpejt. Pas "divorcit" me sovjetiket, Kadareja u kthye ne Shqipëri dhe nuk vonoi shume. lidhja martesore e këtij çifti krijuesish te talentuar ne ambientet e te gjitha shtresave te popullatës u prit me dashamirësi, pa thëne qe me entuziastet ishim ne djemtë e Broduejt. Perkimi i kësaj martese ka edhe nje te veçante interesante. Ne konkursin e madh letrar te XX te vjetorit te çlirimit (1964), dy bashkëshortet fituan çmime te para ne gjini te ndryshme. Ismaili me vëllimin e famshëm poetik "Perse mendohen këto male", ndërsa Elena me novelën "Ikja", te cilën kur e botoi si libër ia ndryshoi titullin ne "Shuaje dritën Vera". Lidhur me këtë novele dua t'u them edhe nje mbrese timen thjesht për kuriozitet, sepse është me te vërtetë tepër e çuditshme. Them kështu, sepse përkimet janë jo vetëm interesante, befasues por edhe kapricoze.

E VEÇANTË

Isha ushtar ne nje qytet te vogël tepër te skajshëm, pranë kufirit me Greqinë, ne Leskovik. Nder librat e mi me te dashur, qe i mbaja nen jastëk perpos "Tre shoke te Remarkut, "Ushtarit te mire Shvejk" te Hashekut dhe "Vjershave e poemave" te Bernsit, ishte padyshim edhe vellimi i Kadaresë, "Perse mendohen këto male". Pikërisht ne atë kohe i entuziazmuar nga krijimtaria e tij, me lindi idea t'i shkruaja nje letër. Mendimin ia shpreha nje shokut tim piktor. Ai jo vetëm qe dakord, por me nxiti qe t'i shkruaja patjetër duke u angazhuar, se do te realizonte nje kopertine për novelën e Elenës "Shuaje dritën Vera". Dhe te gjitha u bene; unë shkruajta letrën ne emër te te dyve, ai realizoi kopertinën dhe ia nisem me adrese "Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve te Shqipërisë". Përgjigjen e asaj letre shkruar vete me dorën e tij nga Ismail Kadareja e ruaj edhe sot si nje nga relikte e mija me te çmuara.

Gjithsesi duke u rikthyer ne atë ç’ka kam marre përsipër t'u rrëfej dua te theksoj qe romanin "Dimri i vetmisë se madhe" ne e lexuam me nje fryme. Nuk kam pse ta fsheh, qe nje lloj sadisfaksioni fakti qe ne doza te vogla, Ismail Kadare kishte përfshirë ne faqet e tij paksa nga jeta jone e trotuareve te Broduejit te viteve 60 te. Pa e paragjykuar aspak shkrimtarin e madh them, se nuk jam aspak dakord vetëm me ato reminishenca anadollakesh sado te pakta, qe ai u ka veshur personazheve te tij. Ne vërtetë ndryheshim natën neper vatrat e ngrohta te shtepijave te ulta tiranse rrethuar me avlli qerpiçi, por ëndrrat e dëshirat tona sikundër kam pohuar ishin te përmasave te jashtëzakonshme. Madje, pse te mos themi (natyrisht pa mburrje) te avancuara për kohen qe jetonim. Shume nga ne ishin studente ne fakultete te ndryshme dhe nje pjese shume e vogël, nder te cilët beja pjese edhe unë, ishim te privuar për arsye biografie te arsimoheshim ne universitetet e nje shteti diktatorial komunist (!). Por, ama fale etjes për kulture e dije, ne mënyre autodidakte përpiqeshim te plotësonim boshllëqet, ndaj shokëve tanë te shtrenjte, qe kurrsesi nuk ia lejuan asnjëherë vetes te krijoheshin raporte inferioriteti mes nesh.

Dhe persa i përket personazheve te vajzave, qe ndërthuren ne roman ka nje fare mosperputhmerije me realitetin. Ne rastin konkret Kriza e Përgjithshme e Kapitalizmit, qe është njëra nga vajzat, te cilën shkrimtari e quan me këtë emër karikaturesk, huazuar nga kopertinat e revistës "Hosteni" te asaj kohe, kishte nje emër shume te bukur. Madje, qe nje emër i rralle dhe mbi te gjitha, atë e mban nje nga heroinat e njohura te historisë tone kombëtare. Ajo vajze pas përfundimit te gjimnazit u be e përhershme neper trotuaret e Broduejit tone, ngaqë nisi pune si arkëtare ne nje nga birraritë e Broduejt. Dhe vetëm nga fakti, qe ishte shume e gjate dhe e holle ne krahasim me shoqet e saj, veç me nje zemër te madhe ama, përkoi te kishte ngjashmëri me personazhin e nje filmi te asaj kohe, qe quhej Gizi. Aq u desh dhe mes nesh e quajtëm Gizi, po ndërkohë si padashje edhe filluam ta thirrisnim me këtë "emër" te ri.

Qofsha i gabuar nëse Ismail Kadareja emrin Giz, te përsëritur shpesh nga ne trotuareve e ka marre për Krize. Gjithsesi, ky hamendësimi im ne asnjë mënyrë nuk është ne shtratin e nje polemike me gjeniun e letrave shqipe. Ne atë kohe Kadareja jetonte me gruan ne nje apartament ne rrugën "Luigj Gurakuqi", po ama siç kam theksuar edhe me lart, e kishte gati te pamundur, po te mos kalonte te paktën vetëm nje here gjate ditës neper Broduejin tone. Nisur nga kjo dikush nga ne me te drejte shprehu mendimin: "Ne se rastis te ndërtohet përgjatë Broduejit ndonjë pallat, nuk diskutohet qe Ismail Kadareja do e zgjedhe apartamentin ne bash te vendit".Shoku ynë vërtet nuk qe profet, por parashikimi i tij erdhi nje dite e u vërtetua katerciperisht. Me ndërtimin e atij pallati modern përballë Mapo-s, ne mos gabofsha vepër e arkitektit e piktorit te njohur Maks Velo, shkrimtari ynë nga fundi i viteve 70 te u be përfundimisht banor i Broduejt. Nuk kam perse ta fsheh; e kisha zili, por gjithsesi nuk mund te rri pa e thëne, ngaqë ende edhe sot me bren kureshtja te di, nëse ishte vërtet ëndërr e Kadaresë te banonte ne Broduejn e Tiranes, ne rrugën tone te dashur te asaj kohe te paharruar?


* Marre nga libri ne dorëshkrim: "Broduej i Tiranes", shkruar nga Bedri Alimehmeti

Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article
18 mars 2008 2 18 /03 /mars /2008 17:53


DHE UNE KLITHA, KLITHA: ALINE ...

… Ishte vera e largët e vitit 1969, në plazhin e Vlorës, kur kam dëgjuar për herë të pare këngën 'Aline' të Christophe. Kish qenë pikërisht tre vite më parë që ai e kish paraqitur atë këngë me tekstin dhe muzikën e tij e, ajo kish hyrë në historinë e këngës franceze si nje 'tube' (sukses) i parë i saj. Në atë plazh të Vlorës ku, ne, një grup të rinjsh e të rejash, dëgjonim këngët e 'Un disco per l’estate', zëri i Christophe, sigurisht që vinte nga një planet tjetër. Të izoluar dhe pa asnjë mundësi kontakti me botën e huaj, ne as që ishim në dijeni të ngjarjeve që ndodhnin në botë.

Zëri melodioz i këtij këngëtari aq të adhuruar nga të rinjtë francezë, vinte tek ne, si jehona e një dhimbje dashurie të humbur e cila, në fakt, s’kishte asgjë të përbashkët me dhimbjen tonë edhe me të madhe e cila ishte krejt një sentiment tjetër. Ishte diçka, mes jehonës së dashurive tona platonike mbi rërën e nxehtë të plazhit pranë Ujit të Ftohtë dhe horizontit të detit që shtrihej para nesh dhe mbaronte përtej ishullit të Sazanit. Ishte ajo një ndjenjë sa e çuditshme, po aq edhe torturuese. Pikërisht në atë kufi, me atë horizont përtej detit blu, drejtonim sytë me idenë torturuese se atje, pas Sazanit, larg, ndodheshin brigjet e një vendi tjetër. Një vendi, ku ndryshe nga i yni, sipas gjykimit tonë djaloshar, kishte të pakën një liri krejt të veçantë të cilën ne e adhuronim, ndofta, më shumë se çdo gjë tjetër. Perceptimi i asaj lirie, shpesh e me së shumti ishte diçka e turbullt, e që shpesh konsistonte thjesht në trishtimin dhe revoltën e mungesës se lirisë për të kënduar lirshëm këngët e huaja e për të mbajtur veshje si të rinise se atij vendi ...

… Pikërisht, këto ndjenja i risolla ndër mend, krejt papritur, në një ‘supermarshe’ të një qyteti të vogël periferik të Girondes, në Saint Foy la Grande, ndërkohë që në ajer shpërndaheshin melodi e kënge të ndryshme franceze e kur, papritmas, unë dëgjova pas kush e di sa vjetësh (O, Perëndi, prej sa vjetësh !…) zërin e trishtuar të Christophe, në këngën e tij të paharruar, 'Aline' :

J’avais dessiné sur la sable
Son doux visage qui me souriait
Puis il a plu sur cette plage
Dans cet orage, elle a disapru
Et j’ai crié, crié Aline, pour qu’elle reveienne
Et, j’ai pleuré, pleuré, oh ! j’avais trop de peine …

… Unë pata mbetur për një çast si i ngrirë, me një dridhje të brendshme në trup e, fjalët e asaj kënge, të cilat më kthyen prapa në vite, më ngazëllyen e më bënë të përjetoj edhe një herë ato çaste të bukura djaloshare aty, dikur, në plazhin e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. Sa vite kishin rrjedhur që prej asaj kohe ?… Aline ?… Christophe ?… Ku ishte ai, këngëtari im i adhuruar, a këndonte ende, ç’moshë kish ?…

Në fakt, edhe pse, me një karrierë të çrregullt, me eklipse prej tetë gjer dhjetë vjet, Christophe nuk qe shuar por kish krijuar dy albume që ishin cilësuar si  'culte' : pikërisht 'Parajsat e humbura' (Les paradis perdes) dhe 'Fjalët blu' (Les mots bleues). Ai i qe përkushtuar pastaj muzikës elektronike dhe kish ndryshuar në një farë mënyre, krejt sensin dhe ritmin e melodive të tij të mëparshme. Por, megjithatë, nuk e di pse në ato çaste kur i përhumbur në një botë tjetër, po dëgjoja zërin e tij të ëmbël e dridhërues, për mua kish më tepër rendësi jo vetem fakti qe ai jetonte, por që këngët e tij në Francë vazhdonin të ishin të ‘gjalla’ në repertorin nostalgjik të kohës dhe, ato, jetonin, jetonin …
Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article
4 mars 2008 2 04 /03 /mars /2008 09:38

8216698-copie-1.jpg


Ishte një kënaqësi e veçantë që kujtimet e mia rinore, rreth këngëve italiane të viteve ’60 -‘70, mbledhur nënë titullin "Historia e Hit Parade" e që zënë vend të veçante në blogun AMARUS, u pëlqyen dhe u vlerësuan nga shumë lexues. Pikërisht, për atë, më erdhën shumë mesazhe përgëzues e, nder të tjera edhe një dërguar nga Remo Paulon, nje qytetar italian nga Trieste. Në shënimin e tij, publikuar këtu më poshtë, sigurisht flitet për një realitet krejt tjetër nga ai i vendit tonë por, megjithatë, ajo që të bën përshtypje është sinqeriteti i tij, bota e njëjtë shpirtërore e të rinjve pa dallim kufijsh e, padyshim, nostalgjia për vite që s’kthehen më ...


I dashur Simbad,

U ktheva në shtëpi sonte dhe nisa të lexoj shkrimin tënd të bukur "Historia e Hit Parade". Dhe shpejt e ndala atë nga që ndjeva të më pushtonte emocioni : nuk kisha menduar kurrë, se do të gjeja përsëri gjurmë nga "Il dicobolo", emisioni radiofonik me të cilin kam qenë tepër i dashuruar gjatë adoleshencës; sigurisht si edhe të tjerë të moshës sime, të paktën at6---Hit-Parade.jpga të cilët – ashtu si unë – ishin të pasionuar pas muzikës së lehtë aq shumë sa që në Trieste dyqanin e disqeve që frekuentohej nga ne të rinjtë quhej, edhe pse qe më i vogli në qytet, pikërisht, "Discobolo". Aso kohe, ishte diçka pothuaj e detyrueshme që, kur ishe i ftuar në nje "feste" (vallëzim në shtëpitë e shokëve, të organizuar në mënyrë 45-giri-nick-pagano.jpgrigoroze, vetëm pasditeve), të sillje me vete një disk 45 xhiro (aso kohe kushtonte 700 lira) dhe blihej përgjithësisht në "shoqëri",  pra, me të holla bashkuar me ndonjë shok tjetër të ftuar. Në se bëheshin bashkë tre a katër vetë, e kjo ishte edhe më mirë se, mund të blihej një disk 45 EP (Extended Play, 1.400 Lira), që përmbante katër këngë mjaft të kërkuara (edhe sot e kësaj dite prej koleksionistëve). Kjo nga që kopertina (me karton të ndritshëm) kish mbi të foton e këngëtarit, ndërkohë që kopertinat e disqeve 45 xhiro, ishin thjesht zarfe të hollë dhe vetëm me dy këngë, në dy anë (NP, Normal Play). Ato prodhoheshin nga e njëjta shtëpi diskografike, ishin pa ngjyra, dhe me një vrimë në mes. Ndërsa, disqet me fotografi mbi kopertina, ata të cilët quheshin 45 xhiro NP, u hodhën në treg, ca vjet më vonë (të ngjashëm si me atë të Marie Laforet …).4---Hit-Parade-copie-1.jpg
 
Në Trieste, ne të rinjtë, ishim më të avancuar se sa në qytetet e tjera italiane, përsa i përket muzikës së lehtë amerikane. Kjo për faktin se, qysh nga viti 1945 e gjer më 1954, ky qytet (mes kufirit të Italisë e Jugosllavisë) administrohej nga BUSZ-AMG-FTT (British United 7---Hit-Parade.jpgStates-Zone-Allied Military Government-Free Territory of Trieste), dhe bar-et e tij më të mirë qenë rezervuar për ushtaret amerikane e, për pasojë, rreptësisht të ndaluar për italianet (me përjashtim të "zonjushave"). Por,  ndërkohë, muzika amerikane përhapej në gjithë qytetin, pa vështirësi. Kur, më 1954, Triestja iu kthye Italisë, ushtarakët amerikanë e anglezë ikën por, shumë prej tyre që kishin krijuar lidhje të ngushta me qytetin (nëpërmjet martesave, fejesave, miqësive etj.), kërkuan të mbeten në bazat amerikane afër Triestes (në Itali, në Aviano e Vicenza) por dhe në Austri e Gjermani; kështu që ata vinin shpesh në qytet, për të kaluar kohen e tyre të lirë. Pas kesaj, bar-et e rezervuara për ta, u lejuan të lira për publikun e gjerë, ndërkohë që "juke-boxes" e tyre furnizoheshin direkt nga Shtetet e Bashkuara (me disqe amerikanë të cilët bile, mbërrinin në Trieste gjashtë muaj para se të hidheshin në tregun amerikan). Sot, siç e dimë të gjithë, disqet hidhen në treg, në NJE DITE dhe në gjithë botën. Kështu që, ne, adoleshentet, të rinjtë e Triestes, ndryshe nga të tjeret, ishim të mirinformuar, përsa i përket temës së disqeve amerikanë.
 
1---Hit-parade.JPGPor, le të kthehemi tek emisioni "Il discobolo". Më tepër, se sa pritja e orës së transmetimit (ditëve të diela, në orën 15, për tridhjetë minuta, prezantoheshin 6 disqe, ndërsa në ditët e pushimeve, në oren 14 më duket, nje disk i vetëm) ishte pritja e ethshme e mengjesit të ditës së mërkurë, kur dilte revista  "Radiocorriere –TV" në atë kohë, e vetmja e përjavshme që kishte programet e Radio -Televizionit (pastaj pas saj, erdhën "Il musichiere" e pas saj, më 2---Hit-Parade.jpgduket, "Sorrisi e Canzoni TV"). Në "Radiocorriere" delte edhe lista e disqeve të reja, të cilët do të prezantoheshin gjatë javës. Mbaj mend dhe, kujtoj edhe sot e kësaj dite, pritjen e mëngjesit të së mërkurës. Unë ngrihesha që në orën gjashtë, jo për të përsëritur mësimet e shkollës, por për të ndjekur në radio, kurset e gjuhëve të huaja. Gjatë dimrit: anglisht (të hënë dhe të enjte), frëngjisht (të martë e të premte), gjermanisht (të mërkurë e të shtunë), ndërsa gjate verës, spanjisht dhe portugalisht, tri herë në javë. Mësimi i gjuhëve të huaja, ka qenë pasion i përhershëm në jetën time dhe kam studiuar pesë të tilla (sigurisht jo vetëm në radio, por edhe në shkollë, në universitet; është diçka të cilen e vazhdoj edhe sot) e shyqyr kështu, di ca gjuhë të tjera më shumë. Dëshira ime më e zjarrtë, aso kohe, ishte ti bija botës vërdallë e ndër të tjera, ishte edhe për këtë arsye që u regjistrova në Institutin e Lundrimit. Por, ka në këtë mes, diçka paradoksale ! Gjatë karrierës sime ushtarake, edhe pse kam udhëtuar në shumë vende të botës, i vetmi vend ku qëndrova më gjatë (gjithsej, pothuaj tre vjet, me intervale), ka 3---Hit-Parade.jpgqenë Shqipëria dhe shqipja është gjuha të cilën, për fat të keq, ende nuk di ta flas …
 
Por le të kthehemi përseri te pritja e së mërkurës në mëngjes, kur dilte revista "Radiocorriere" me tabelën e kengeve “Discobolo” (po të dërgoj një, bashkangjitur, atë të këngëve nga 2 tetori 1960, gjer në 30 korrik 1961). Aso kohe, jetonim vërtet, në një vend i qytetëruar ! Në orën gjashtë e gjysmë, jashtë te dera e shtëpisë, gjëja, për çdo dite : bukën e freskët, qumështin e freskët dhe gazetën e përditshme. Të mërkurave edhe revistën "Radiocorriere". Ndersa sot, nderkohë që jemi qysh prej disa vitesh, në mijëvje8---Hit-Parade.jpgçarin e tretë, në orën gjashtë e gjysmë, jashtë derës së shtëpisë, mund të gjej – ndofta – vetëm ndonjë të droguar, të vdekur gjatë natës. Qumështi i freskët s’përdoret më, atë tani e blen në sasi të mëdha, në kuti a shishe plastike dhe e ruan në shtëpi, për muaj të tërë; bukën e freskët para orës shtatë pa çerek, s’e gjen dot më e, kështu që përdoret ajo që ka mbetur qysh prej disa ditësh e ngrirë në frigorifer; gazetën e përditshme nuk ta bien në shtëpi edhe pse paratë i ke paguar e pastaj, lajmet lexohen në internet e po ashtu … edhe "Discobolo", nuk ekziston më … Ah, ç’botë e trishtuar !
 Përshëndetje nga:

Remo PAULON

P.S. Harrova diçka të vogël : edhe unë s’jam më 16 vjeç …

Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:42
 
 Nga Vasil QESARI

... Mike Bongiorno ( Majk Bonxhorno ) per ne qe e kemi ndjekur ate qysh atehere kur ishim shume me te rinj, ne ato pak aparate TV qe egzistonin aso kohe, ai eshte jo vetem nje nga pionieret e televizionit italian,  por dhe nje kujtim, nje mit...( Ne Vlore, aso kohe, kishte vetem tre maresa televizive (1968 ). Ishte pikerisht ne nje ekran fluoreshent, ne nje aparat te tille te prodhimit sovjetik "Record",qe une e kam pare per here te pare imazhin e ketij prezantuesi te njohur, pa permendur me pas prezantimet per disa vjet rresht te Festivalit te Sanremos, te cilat i ndiqnim nepermjet radios.Me zerin e tij te thyer e me aksent anglo-sakson, me shkathtesine ne te shprehur, kulturen e gjere enciklopedike si dhe shpejtesine e improvizimit, ai hyri me dinjitet e besueshmeri ne mbare "shtepite" e italianeve te asaj kohe e, pastaj, edhe ne te gjoren Shqiperi te izoluar e te "larget" nje prezence kjo, e cila si per çudi, vazhdon gjer ne ditet tona...
 
 Vertet qe eshte nje figure mitike ajo e Mike Bongiorno -s !... Bashke me Corradon e Enzo Tortora, ai krijoi aq e aq emisione, krijoi bile edhe personazhin e "drejtuesit televiziv", i cili gjer atehere nuk egzistonte ( ne kuptimin e sotem te fjales), e eshte merite e tij, ndofta, zbulimi i dhjetra e dhjetra personazheve te njohur te kenges,skenes e artit italian... Majk lindi para tetedhjete vjetesh ne SHBA, nga nje nene torineze e nje baba italo-amerikan. Ne Torino vazhdoi shkollen, gjimnazin dhe liceun e, ishte aty qe nisi te bashkepunoje pastaj, me shkrime te shkurtera informative, ne te perditshmen "La Stampa". Pastaj erdhi lufta e gjitheçka u nderpre. Ai burgoset ne San Vittore, ku mes te tjerash njihet edhe me gazetarin e njohur Indro Montanelli e, pas kesaj dergohet ne kampet e punes ne Gjermani, ku arrin te shpetoje fale nje "operacioni kembimi" mes te burgosurve nga SHBA dhe atyre gjermane.

Mbas lufte, ne Amerike, ai ai rifillon veprimtarine gazetareske ne kuptimin e vertete te fjales e, fale nje deshmie te Departamentit te Shtetit e cila i hap dyert kudo qe shkon, nis qe andej bashkepunimin me gazeten "La Stampa" ne Torino e, me vone hyn ne RAI, fale nderhyrjes se Vittorio Veltroni -it i cili i ben thirrje qe te kthehet ne Itali per t'a ndihmuar qe te filloje ate qe mund te quhej me te vertete edhe "aventura" e tij televizive... Programi i tij i pare debutues ishte “Mbritje e nisje "( Arrivi e partenze ) i cili nisi para çeljes zyrtare te televizionot italian, nderkohe qe emisioni i tij i pare i tij me 1955, mbante siglen "Lascia o raddoppia", ( frymezuar pak a shume nga imitimi i emisonit televiziv amerikan “Una domanda da 64 mila dollari”). Ishte ky nje sukses i madh, i papritur!...Aq popullor dhe i ndjekur, sa qe per te mos mbetur te shkreta, sallet e kinemave shtrengohen te transmetojne quiz -in e ketij emisioni pikerisht para seancave te filmit...Gjithe Italia "gozhdohet" para aparateve televizive per te ndjekur ate emison "suspense"...Nderkohe Mike behet edhe"pionieri" i rubrikes se reklamave te quajtur"Carosello", e cila shpejt u be edhe "fytyra" e ndryshimeve e "bum" -it ekonomik te atyre viteve ne Itali.
 
Me vone, Mike do te ishte prezantuesi i "Campanile sera" (1960), nje program lojnash me pjesmerjen e dy bashkepuntoreve te jashtem: Enzo Tortora e Renato Tagliani qe u zevendesua me pas nga Enza Sampò; pastaj "Fiera dei Sogni" (1963). Gjithmone e me popullor, Mike, mendon per nje program te ri ambicjoz dhe projekton e ve ne jete te njohurin "Rischiatutto". Eshte nje emision me pyetje-pergjigje i cili nis ne vitet '70 e qe behet nje fenomen tipik i asaj kohe per mbare shoqerine italiane. Ne te mund te fitohen shume para, por qe te arrihet kjo nevojitet nje pergatitje e vertete enciklopdike, pothuajse fenomenale. Emisioni vazhdoi nga java ne jave me fitues e te humbur dhe super-kampioni absolut ishte Massimo Inardi, nje fenomen i vertete ! "Sekreti" i emisionit ishte i thjeshte: fillohej me pyetje te rendomta ( siç ndodh sot ne France me emisionin "Chi veut gagner des millions" te Jean-Pierre Foucaud ) te cilat u drejtoheshin, ne te njejten kohe, tre konkuruesve e, pastaj, pyetjet beheshin gjithmone e me te veshira... Sa per anekdote, thuhet se ne nje emison te tille, Mike Bongiorno pat bere edhe pyetjen: Ku ndodhet nje krahine, emri i se ciles ne gjuhen italiane do te thote "Bongiorno"( Mirdita )... E, si per çudi, konkuruesi fenomenal e kish gjetur edhe ate: Ne Shqiperi ! - qe pergjegjur ai plot siguri ...

Me 1977 Mike Bongiorno njohet me Silvio Berlusconi i cili kish nuhatur prej kohesh se ne Itali, tashme, kish ardhur koha e hapjes se televizioneve private e ne hapin e pare qe ai ndermer per te vene ne jete ate ide, therret prane tij personazhet me me ze te televizionit RAI, nder te cilet: Corrado Mantoni, Raimondo Vianello, Sandra Mondaini e Mike Bongiorno. Mike Bongiorno, i cili tashme i njeh rregullat e marketingut dhe modelin e TV amerikane, eshte i pari qe ne emisionet e tij aktivizon sponsoret e kete gje e ben, pikerisht ne te parin TV privat ne Itali te quajtur "TeleMilano" ( ai qe ma pas do te behet i njohuri "Canale 5" ). Hapet keshtu nje kapitull i ri ne jeten e tij e, ne disa drejtime,edhe ne ate te vete Italise.Sukseset e emisoneve te tij,mbajne titujt "I sogni nel cassetto" (1980), "Bis" (1981), "Superflash" (1982-1985), "Pentatlon" (1985-1986),"Parole d'oro"(1987),"TeleMike"  (1987-1992) dhe "C'era una volta il Festival" (1989-1990). E kjo pervoje e autoritet i madh e shpien gjer aty sa qe, me 1990, ai behet zv/president i kanalit televiziv "Canale 5". 
Me 1989 Mike drejton me mjaft sukses emisionin "La ruota della fortuna", nje show lojnash te ardhur nga Amerika dhe arrin qe te realizoje me te rreth 3200 te tille ( puntata ). Ne karrieren e tij te gjate, ai ka prezantuar edhe njembedhjete festivale te kenges italiane ne Sanremo, ngjarja muzikore me e shenuar ne Itali, nderkohe qe me 1991 prezanton varietene "Bravo Bravissimo". Ai ka luajtur gjithashtu edhe ne disa filma, nder te cilet "Toto", "Lascia o raddoppia?" (1956), "Il giudizio universale" (1961), "C'eravamo tanto amati" (1974) dhe "Sogni mostruosamenti proibiti" (1983). Me 1 prill 2001 Mike, gjithmone i ri, njeri i tipit "inoksdidabel", niset nga Milano me nje ekspedite drejt Polit te Veriut, per te vezhguar nga afer efektet demtuese te kesaj zone nga ngrohja e vazhdueshme e tokes si rezultat i veprimeve jo ekologjike te shoqerise njerezore. Ekspedita e cila u pergatit per muaj te tere kushtoi dy miliard lira.Nderkohe, me rastin e tetedhjete vjetorit te lindjes, Presidenti i Republikes Italiane Carlo Azeglio Ciampi e ka dekoruar ate, me urdherin "Grande ufficiale dell' Ordine al merito della Repubblica".

Gezuar Ditelindjen Mike! Qofsh gjithmone "inoksidabel"! ... 
Allegria!... Allegria !...
 
Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:26
   - Historia e orendreqesit milanez i cili me pas u be kengetari mitik i Italise -
 
Nga Vasil QESARI
   
 

 













… Kisha zene vend ne nje tavoline, aty ne sallen e madhe te godines se fakultetit Histori - Filologji, pikerisht ne ate qe ndodhet mbi hollin e katit te pare e, ku shpesh zhvilloheshin leksione te perbashketa edhe me kurse te tjere. Nuk mbaj mend se ç'lende jepesh aty, ne ate salle te mbushur plot e perplot me studente, ndofta "Historia e PPSH"-se por, me kujtohet si tani qe isha strukur i vetmuar aty nga fundi, ne krahun e majte te saj e po veshtroja i perhumbur jashte dritares. Isha e njekohesisht s'isha aty. Aty, ne ate salle prej se ciles do te me mbeteshin mjaft kujtime te mira e te liga si, bie fjala: Nje mbledhje e zgjeruar ku do te kritikohej rende prof. Skender Luarasi. Me pas, nje tjeter ku do "demaskohej" shoku yne i kursit te letersise, kosovari Nezir Visha i cili akuzohej si "armik i socializmit e pushtetit popullor" ne Shqiperi e, me tej çastet e provimit te "tmerrshem" te "Sintakses" me prof. Mahir Domin e, pastaj, kujtime me te bukurat: puthjet e fshehta me Linden - te dashurin time e leksionet e "Letersise Moderne", te cilat na jepte Ismail Kadare.
 
Pra, isha strukur i vetmuar ne nje nga bankat e fundit dhe, siç thashe edhe me siper, po veshtroja jashte, nje dite dimri te ngrysur tiranase me shi te imte e te merzitshem. Pastaj, nuk di se qysh i shkeputa syte dhe i ula mbi banke, aty ku kish lloj - lloj mbishkrimesh, zhgaravinash e gervishjes te bera me laps, pene, stilolaps e mjete gervishese, maja gozhde e thike. Ato ishin "hedhur" njera mbi tjetren e mezi lexoheshin. Per t'u zbavitur me ate "rebus" qe kisha para si dhe per t'u shkeputur nga zeri monton i profesorit, ju kushtova asaj loje e nisa te "dekriptoja" fjale te tilla si: Parti- Enver, 20 shkurt - ditelindja, Te dua, M = D - sempre dhe per jete !, Gomar, mos shkruaj mbi banke! e, pak me tutje: Celentano - Il tuo baccio e come un rock… Ishte per here te pare qe, ne nje banke universiteti, po lexoja emrin e Celentanos si edhe titullin e panjohur te nje prej kengeve te tij...
 
Padyshim, kengetari italian Adriano Celentano, aso kohe ishte i degjuar dhe i "njohur" per shume nga ne. Natyrisht, jo per te gjithe studentet, por per nje pjese te kufizuar te tyre. Kryesisht per tiranasit e ata qe vinin nga qytete te medha si Shkodra, Durresi, Vlora etj. Kjo kish arsyet e veta sepse, se pari, jo te gjithe i ndiqnin emisonet e radios italiane e se dyti nga qe degjimi i kengeve te huaja, konderohej jo vetem tabu, por edhe shkelje e moralit, edukates e tradites politike famijare e cila, bashke me regjimin te qendronte si shpate mbi krye e te mesonte, me ngulm e per dite se, kenget tona ishin me te mirat ne bote e se, çdo gje qe vinte nga jashte ishte e teper e rrezikeshme e duhej flakur tutje pa hezitim. Celentano, bie fjala, ishte idhulli i shokun tim te ngushte te gjimnazit Llazar Basko e, ate e adhuroja edhe une, megjithse ato vite qeshe me teper i "lidhur" me zerin e kenget e disa autoreve te tjere, te cilet ndofta shkonin me mire me natyren time melankolike. Sepse, Celentano "susta", ( il molleggiato " – siç e quanin italianet nga qe, kur kendonte ne skene e perdridhte trupin si nje suste ), per mua qe disi i "harbuar" e rritmi i kenges  dhe kercimit te tij, sikur m'a prishte harmonine e melodive te qeta e romantike italiane…
 
... Shume e shume vite me pas, do te "takohesha" perseri me Celentanon. Kesaj here, ne tjeter kohe. Ne te tjera rrethana e ne tjeter sfond ngjarjesh. Sa kisha krijuar televizionin lokal "Teleblu" ne Vlore dhe ishim duke bere provat e para te shperndarjes se sinjalit, i cili shoqerohej vetem me nje sigel dhe muzike ne sfond. Tekniket italiane, po benin instalimet e fundit dhe pasi gjitheçka pat mbaruar, kerkuan te kalonin ne eter nje imazh çfardo pra, nje kasete me filmime te ndryshme, per shembell: nje film, nje koncert a nje pjese teatri. E, une as sot s'e di se si, pse e qysh, m'u gjend me vehte nje kasete VHS me regjistrimin e koncertit te fundit te Celantanos ( Concerto Live – Forum di Assago ). E vendosem ate ne magnetoskop dhe ne monitoret e regjise, u shfaq imazhi dhe zeri madheshtor i Adrianos. Trupin m'a pershkruan morrnica. Po plotesoja keshtu, nje enderr timen te pa imagjinuar kurre. Ne eter, pa frike e lirisht, po shperndanim kenget e nje kengetari te madh italian ...

BIOGRAFIA


...Te flasesh per Adriano Celentanon, nje prej miteve me te shquara te kenges italiane eshte mjaft e veshire, nder te tjera edhe per shkak te kundershtive te ndryshme qe egzistojne rreth personalitetit te tij. Por, se pari, le te njihemi me biografine e tij. A.Celentano ka lindur me 1938 ne Milano, ne te famshmen Via Gluck, numer 14. Prinderit e tij ishin puljeze ( nga Puglia ) transferuar ne veri te vendit per motive punesimi e, ishte ne ate qytet qe ai kaloi adoloshencen e pastaj, pasi braktisi shkollen, punoi ne profesione nga me te ndryshmet. Nder ato, ai i fundit dhe siç thuhet edhe me i preferuari, ishte ai i orendreqesit te cilin ai e ushtroi me perkushtim, gjersa ndodhi ajo ngjarje e cila do t'i ndryshonte atij krejt jeten. Kembengules, i talentuar dhe i pasionuar pas kenges, emri i tij u degjua per here te pare ne fund te viteve '50, pikerisht me 18 maj 1957.


Atehere, ishin vitet kur mbare te rinjte italiane ishin"infektuar" keqaz nga epidemia e rock - ut, nga ai vallzim amerikan i cili
per Italine ishte nje fenomen i ri, nderkohe qe ne Amerike kish tridhjete vjet qe luhej. Ne "Palazzo del Ghiaccio" zhvillohej festivali i pare italian i "rock and roll" - it dhe, djaloshi Celentano i cili gjer atehere kish kenduar vetem neper lokale nate u paraqit para 10 mije shikuesve, me kengen "Ciao ti dirò". I veshur me nje bluze te kuqe e pantallona blue-jeans, ai shoqerohej nga kompleksi "Rocky Boys" i cili perbehej nga Enzo Jannacci, Giorgio Gaber e Luigi Tenco e qe imitonte Elvis Presley e levizjet frenetike te kengetarit amerikan, Jerry Lewis. Ishte pra aty, ne ate festival qe kenga e Adrianos u shpall fituese dhe u cilesua si nje triumf i vertete ! Rruga e tij drejt karieres, tashme ishte e hapur .

Pas kesaj fitoreje, emri i tij nisi te degjohej gjithmone e me teper ne Itali. Nje vit me pas, me 1958, Adriano Celentano luan rolin e tij pare ne nje film te titulluar "I frenetici" e, me 1959 ne Ankona, ne nje konkurs kombetar fiton vendin e pare me "Il tuo bacio è come un rock" e cila, pastaj, behet nje sukses i bujshem dhe kalon shume shpejt ne krye te klasifikimit te shitjes se disqeve. Po ate vit, ai luan ne nje film tjeter dhe pikerisht ne "I ragazzi del Juke-Box". Nderkohe, viti 1960 shenon edhe nje kulm tjeter per te. Luan ne filmin "La dolce vita" te Felinit si edhe ne disa te tjere, nder te cilet veçojme, "Urlatori alla sbarra" me Mina dhe Joe Sentieri. Me 1961, nderkohe qe ishte duke kryer sherbimin ushtarak, Celentano kerkon te marre pjese ne Festivalin e Sanremos. E pamundur, pergjigjen eproret. Autori i kenges Piero Vivarelli, i shkruan leter Giulio Andreotti, ministrit te mbrojtjes se asaj kohe, i cili jep "viston". Adriano paraqitet keshtu per here te pare ne kete festival aq te dashur per italianet. Kenga e tij titullohej: "24.000 baci". Skena hapet dhe Celentano paraqitet para spektatoreve, jo si gjithe te tjeret, por mbrapsh, me kurriz. Nje gjest i papare, provokator, ofendues dhe i paparishikuar per organizatoret, jurine e publikun. Megjithate, si per çudi, kenga ze vendin e dyte dhe ishte nje triumf e, shume shpejt ne treg, prej sa u shiten mbi nje milion disqe 45 xhiro.
 
Pas kesaj, suksesi i tij s'njeh me ndalese. Me 1962, i frymezuar nga shembelli i Frank Sinatres, ai themelon te njohurin grup diskografik "Clan", ne te cilin bashkon miq e te aferm: kompozitore, kengetare, autore tekstesh ( Miki del Prete, Luciano Bereta, Don Backy, Ricky Gianco, Detto Mariano etj. ) e, mes tyre edhe te fejuaren e tij, Milena Cantù e quajtura "la ragazza del Clan". Celentano nis keshtu te mendoje per mjaft projekte e ide, nderkohe qe nga kritika cilesohet si nje nga zerat me premtues te kenges se lehte per kohen. Filmat, disqet, kenget, radioja, televizioni dhe turnete, e bejne ate nje artist gjithmone e me popullor. Fiton ne "Cantagiro" me "Stai lontana da mè" e, me pas me "Ora sei rimasta sola" ( te dy kenget, te shkruara nga Ricky Gianco ). Por, diçka jo e "kendeshme" ndodh me 1963. Ai ndahet nga e fejuara Milena Cantù e, ne naten e 14 korrikut 1963 ne menyre krejt sekrete, martohet me aktoren Claudia Mori, pikerisht ne kishen e San Francescos, ne Grosseto. Gjashte muaj me pas, çifti lind vajzen e tij te pare, Rositen.


... Viti 1965 shenon per Adriano Celentanon nje periudhe te veshtire mistike. Ne gazeta shkruhet se Celentano e "Clan" - i i tij, mblidhen mbremjeve e lexojne Biblen duke komentuar vargjet e saj. Nderkohe, ca nga kenget e tij te fundit,  per te cilat thuhej se kishin brenda tyre fryme fetare ( "E voi ballate", "Preghero" ), jane te merziteshme e nuk ecin ne unison me suksesin e madh te kengeve te epokes ku prijne grupe te tille mitike si Beatles, Rolling Stones ( per te cilet, per paradoks a mendjelehtesi, Celantano deklaron se nuk i pelqejne fare e tenton t'i vere ne loje me kengen "Tre passi avanti" ).

Si te mos mjaftonte me kaq, ne kete periudhe, filmi i xhiruar prej tij 'Super rapina a Milano', del nje ... "fiasko" e vertete. Edhe ne "Clan" punet nuk shkojne mire. Nisin ferkimet, kundershtimet, fjalet, grindjet. Kompleksi "Ribelli" largohet. Pas tij i zemruar keq edhe Don Backy. Por, Celentano eshte i zgjuar dhe ne fund, vendos te nderoje "kartat", pikerisht ne fushen e kenges, aty ku ndihet edhe me i forte. Me se fundi, ai vendos te ndertoje nje stil te ri, te frymezuar nga fenomeni me i madh i asaj kohe: pikerisht ne "folk-rock", nje gjini te cilen djaloshi Bob Dylan, me kitare ne dore, e perdor per te folur mbi Ameriken dhe problemet e saj sociale. Pra, Celentano vendos te ndjeke shembellin e tij duke perzier aspekte te biografise se vet teper te thjeshte, perzier me shqetesimin mbi urbanizmin e eger dhe "progresin", te cilet bejne perpara duke shkaterruar gjitheçka, jo vetem barin e livadhet, por edhe menyren e te jetuarit ..
.
 
1966.Celentano paraqitet perseri ne skenen e Sanremos si nje  "imperator" shoqeruar nga 50 vete, pjestare te kompleksit muzikor "Ribelli". Por, kenga dhe spektakli qe e shoqerojne ate s'pelqehet; ajo eshte diçka krejt e re dhe e papranueshme per Sanremon. Kenga e tij, 'Il ragazzo della via Gluck", eliminohet ne menyre te bujeshme e te papritur qysh ne mbremjen e pare te festivalit. "Clan" - i  shokohet e Celentano jep majtas e djathtas nje buzeqeshje fallco, thjesht per te mos t'a dhene vehten. Ne gjendje te tille eshte edhe opinioni publik i cili priste qe ajo te vleresohej ne vendet e para... Por, gjerat shume shpejt ndryshoje dhe, ku ?... Pikerisht ne "Hit Parade". Aty, kenga njeh nje triumf te vertete dhe shpejt prej saj shiten gjer ne nje milion disqe. E, jo vetem kaq por ajo, perkthehet e kendohet edhe ne 18 gjuhe te tjera. Me 1967, çifti  Adriano e Claudia marrin pjese ne "Cantagiro" me kengen "Siamo la coppia più bella del mondo". Ndersa me 1968 vazhdojne dy suksese te tjera te medha: kenga "Azzurro", shkruar nga djaloshi i panjohur Paolo Conte ( e qe eshte cilesuar si nje nga kenget me te bukura te viteve '60 ) e me pas "Chi non lavora, non fa l'amore" interpretuar me te shoqen Claudia Mori, kenge qe shkaktoi nje varg polemikash per shkak te tekstit te saj, i cili nuk pershtatej me kontekstin kohor kur levizja punetore ne vend ishte çeshtje e dites...      

                                                         
 ( 14 korrik 1964: Adriano dhe Claudia Mori martohen naten, ne sekretin me te madh )

 Celentano per Italine ishte nje fenomen i ri, nderkohe qe ne Amerike kish tridhjete vjet qe luhej. Ne "Palazzo del Ghiaccio" zhvillohej festivali i pare italian i "rock and roll" - it dhe, djaloshi Celentano i cili gjer atehere kish kenduar vetem neper lokale nate u paraqit para 10 mije shikuesve, me kengen "Ciao ti dirò". I veshur me nje bluze te kuqe e pantallona blue-jeans, ai shoqerohej nga kompleksi "Rocky Boys" i cili perbehej nga Enzo Jannacci, Giorgio Gaber e Luigi Tenco e qe imitonte Elvis Presley e levizjet frenetike te kengetarit amerikan, Jerry Lewis. Ishte pra aty, ne ate festival qe kenga e Adrianos u shpall fituese dhe u cilesua si nje triumf i vertete ! Rruga e tij drejt karieres, tashme ishte e hapur ...
 
Pas kesaj fitoreje, emri i tij nisi te degjohej gjithmone e me teper ne Itali. Nje vit me pas, me 1958, Adriano Celentano luan rolin e tij pare ne nje film te titulluar "I frenetici" e, me 1959 ne Ankona, ne nje konkurs kombetar fiton vendin e pare me "Il tuo bacio è come un rock" e cila, pastaj, behet nje sukses i bujshem dhe kalon shume shpejt ne krye te klasifikimit te shitjes se disqeve. Po ate vit, ai luan ne nje film tjeter dhe pikerisht ne "I ragazzi del Juke-Box". Nderkohe, viti 1960 shenon edhe nje kulm tjeter per te. Luan ne filmin "La dolce vita" te Felinit si edhe ne disa te tjere, nder te cilet veçojme, "Urlatori alla sbarra" me Mina dhe Joe Sentieri. Me 1961, nderkohe qe ishte duke kryer sherbimin ushtarak, Celentano kerkon te marre pjese ne Festivalin e Sanremos. E pamundur, pergjigjen eproret. Autori i kenges Piero Vivarelli, i shkruan leter Giulio Andreotti, ministrit te mbrojtjes se asaj kohe, i cili jep "viston". Adriano paraqitet keshtu per here te pare ne kete festival aq te dashur per italianet. Kenga e tij titullohej: "24.000 baci". Skena hapet dhe Celentano paraqitet para spektatoreve, jo si gjithe te tjeret, por mbrapsh, me kurriz. Nje gjest i papare, provokator, ofendues dhe i paparishikuar per organizatoret, jurine e publikun. Megjithate, si per çudi, kenga ze vendin e dyte dhe ishte nje triumf e, shume shpejt ne treg, prej sa u shiten mbi nje milion disqe 45 xhiro.
 
Pas kesaj, suksesi i tij s'njeh me ndalese. Me 1962, i frymezuar nga shembelli i Frank Sinatres, ai themelon te njohurin grup diskografik "Clan", ne te cilin bashkon miq e te aferm: kompozitore, kengetare, autore tekstesh ( Miki del Prete, Luciano Bereta, Don Backy, Ricky Gianco, Detto Mariano etj. ) e, mes tyre edhe te fejuaren e tij, Milena Cantù e quajtura "la ragazza del Clan". Celentano nis keshtu te mendoje per mjaft projekte e ide, nderkohe qe nga kritika cilesohet si nje nga zerat me premtues te kenges se lehte per kohen. Filmat, disqet, kenget, radioja, televizioni dhe turnete, e bejne ate nje artist gjithmone e me popullor. Fiton ne "Cantagiro" me "Stai lontana da mè" e, me pas me "Ora sei rimasta sola" ( te dy kenget, te shkruara nga Ricky Gianco ). Por, diçka jo e "kendeshme" ndodh me 1963. Ai ndahet nga e fejuara Milena Cantù e, ne naten e 14 korrikut 1963 ne menyre krejt sekrete, martohet me aktoren Claudia Mori, pikerisht ne kishen e San Francescos, ne Grosseto. Gjashte muaj me pas, çifti lind vajzen e tij te pare, Rositen.

1970 - 1973.

Adriano realizon filmin "Serafino". Kritika e vlereson dhe e ngre lart interpretimin e tij. Gjate asaj periudhe, ai eshte me aktiv se kurre. Punon paralelisht ne shume drejtime. Kendon, merr pjese ne emisone televizive, luan dhe realizon filma. Ne çift me gruan, Caudia Mori, fiton Festivalin e Sanremos me kengen "Chi non lavora non fa l'amore" nderkohe qe me 1974 realizon filmin "Yuppi Du", i cili gezon nje sukes te madh e ku ai eshte njekohesisht edhe aktor, regjisor e produktor e qe kritika e cileson si filmin e tij me te mire. Prodhimi i tij diskografik nuk njeh nderprerje. Gjate viteve '70 - 2000, ai shkruan e interpreton kenge te natyres "predikuese" si: "L'ultimo degli uccelli", "L'albero di trenta piani", "Svalutation" dhe kenge nostalgjike si "Soli", "Il tempo se ne va", per te rradhitur me tej edhe kenge me motive te "lira" si: "Sotto le lenzuola", "Bellissima", "Susanna", etj.
 
Njeri pas tjetrit dalin edhe albumet e tij si "La pubblica ottusità" (1989), "Il re degli ignoranti" (1991) dhe "Quel punto" (1994) nderkohe qe ne tregun diskografik, vazhdojne te zene nje hapsire te konsiderueshme disqet e gjithe "katalogut" te tij krijues si edhe antologji te ndryshme me kenge te perzgjedhura. Me 1999, Adriano publikon nje tjeter CD te titulluar "Io non so parlar d'amore", ne bashkepunim me Mogol qe shkruan tekstet e Gianni Bella muziken. Ne vitin 2000 ai realizon ne bashkepunim me RAI ( televizionin publik italian ) programin "Francamente me ne infischio", ku fton dhe shume artiste te shquar italiane e te huaj e, ku tema kryesore qe trajtohej ishte ajo sociale. Ne nentorin te te njejtit vit, Celentano publikon nje tjeter album, po perseri ne bashkepunim me Mogol e Gianni Bella te titulluar "Esco di rado ( e parlo ancora meno )" nderkohe qe tre vjet me pas, del CD "Per sempre". Krijimi i fundit i Adrianos eshte albumi "C'è sempre un motivo" (2004) i cili permban edhe nje pjese te panjohur te Fabrizio De André te titulluar "Lunfardia", kenduar ne dialektin e Buenos Aires ( Argjentine ).

MINA  &  CELENTANO
 
                                          
              1999 - Nje CD me dhjete kenge te shkelqyera kushtuar Dashurise
 
 
... Dhjete kenge te shkelqyera, per te festuar dyzete vjetet e nje kariere te jashtezakoneshme: ate te Mines e Celentanos. Albumi, i cili permban keto dhjete kenge, ne menyre te thjeshte mban vetem emrat e tyre e nuk ka ambicjen te beje nje bilanc te kater dekadave e te sukseseve te tyre te medha. Eshte vetem, si te thuash, takimi i dy artisteve te medhenj, aq te ndryshem e njekohesisht aq te ngjajshem, te cilet me emrat e tyre kane neneshkruar historine e muzikes se lehte italiane. Fatet e tyre, jane pak a shume te ngjajshme. Ta dy debutojne ne vitin 1958 e, rruga e tyre artistike, pershkruan te njejten "trase". Qysh prej atyre koheve, ka "rrjedhur shume uje", plot dyzete vjet e Mina ka mbetur po ajo e, Celantano diçka me pak se Celentano i dikurshem. Ish "Tigri i Kremones" eshte ende nje interpretuese e fuqishme dhe magjike, edhe pse ne skene e publik nuk shfaqet me, nderkohe qe Adriano ka rene ne "qetesi "dhe shenjat e kohes se kaluar i ka me te theksuara e, per pasoje, s'eshte me ajo "susta" e dikureshme qe s'gjente rehat ne skene ...
 
Dhe ky takim fantastik, del nje disk i nje cilesie teper te larte. Ne dhjete kenget e mrekullueshme te ketij albumi, ka momente te nje intensiteti te madh, te nje pasioni superior, te nje interpretimi madheshtor. Ne te, Mina ka zgjedhur kompozimet e disa autoreve te rinj e te panjohur  ( Stefano Cenci dhe Paolo Audino ) perveç tre pjeseve te "Audio 2", nje grup i inkurajuar e mbeshtetur nga Mina. Pastaj, vijon nje pjese e shkruar nga Adriano, te cilen ai e kendon se bashku me Minen ne dialektin e Foggia-s. Nder pjeset e tjera muzikore eshte edhe nje krijim i Massimiliano Pani: nje kenge e madhe e cila interpretohet me nje perkushtim e pasion ta papare nga te dy "gjigandet": Celentano e Mina ).
 
Nder me te fundit albume te Adriano Celentano eshte edhe ai qe titullohet "Per sempre", fryt i bashkepunimit te tij me Gianni Bella e Mogol si edhe nje kenge qe mban firmen e Francesco Guccini, nderkohe qe tre te tjerat "Per sempre" “Mi fa male” dhe “Radio Chick” – luhen ne pianoforte nga i shquari i muzikes jazz, Chick Corea.Ky album ( CD ) eshte krijuar nga i njejti ekip ( Gianni Bella e Mogol ). Mbas diskut "Per sempre", CD e fundit eshte nje album me se dinjitoz si ne aspektin "aranxhues" edhe ne ate te gjinive, me pjese qe kalojne nga jazz ne blues, nga rock-u ne kengen popullore. Nder kenget e tij me te shenuara jane ato qe titullohen 'Marì Marì', 'L'ultima donna che amo' dhe 'Proibito'. Nder to ben pjese edhe nje kenge e interpretuar nga Fabrizio De André dhe kenduar ne nje dialekt argjentinas. Ndersa kenga 'Quel casinha', eshte nje version ne gjuhen kreole i se mirenjohures 'Il ragazzo della via Gluck', nderkohe qe 'Vengo dal jazz', eshte frymezuar nga kenget "blues" te viteve '30. Eshte, nje CD - album, i cili eshte pelqyer sidomos nga "fans"-at e tij, te cilet gjejne ne te aftesite interpretuese te Celentanos.(Celentano eshte kengetari italian i cili ka shitur me shume disqe ne bote, me teper se 80 milione. Disqet e tij njihen, degjohen dhe pelqehen ne shume vende te botes, nder te cilet : Shqiperia, Gjermania, Franca, Spanja, Portugalia, Anglia,Holanda,Greqia,Brazili,Venezuela, Argjentina, Japonia, Shtetet e Bashkuara, Rusia etj. )...


 
 
 






FILMOGRAFI


Adriano Celentano ka luajtur ne filmat :


 
"I frenetici" (1958)
"Urlatori alla sbarra" (1959)
"Ragazzi del juke-box" (1959)
"La dolce vita" (1960)
"Io bacio... tu baci" (1961)
"Canzone di oggi, canzone di ieri, canzoni di domani" (1962)
"Il monaco di Monza" (1963)
"Super rapina a Milano" (1964)
"Serafino" (1968)
"Er più: storia d'amore e di coltello" (1971)
"Rugantino" (1973)
"L'emigrante" (1973)
"Di che segno sei ?" (1975)
"Culastrisce nobile veneziano" (1976)
"Ecco noi per esempio" (1977)
"Geppo il folle" (1978)
"Sabato, domenica e venerdì" (1979)
"Mani di velluto" (1979)
"La locandiera" (1980)
"Il bisbetico domato" (1980)
"Asso" (1981)
"Innamorato pazzo" (1981)
"Bingo Bongo" (1982)
"Sing Sing" (1983)
"Segni particolari: bellissimo" (1983)
"Lui è peggio di me" (1984)
"Il burbero" (1987)
 "Jackpot" (1992 )



 Eshte skenarist i filmave:

"Geppo di folle" – 1978
"Joan Lui" - 1985
"Jackpot" - 1992


Dhe regjisor ne filmat :

"Super rapina a Milano" - 1964
"Yuppi du" - 1975
"Geppo il folle" -1978
"Joan Lui" – 1985


                                     
Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:24


 ( Andrano, Gusht 2004 – Koncert i Dik Dik. Foto Vasil Qesari ) 

Nga Vasil QESARI


... Ishte ketë vere qe shkoi qe u ndodha për pushime ne Santa Cesaria Terme te Salentos. Një vend i bukur turistik, jo me shume se 20 km. larg Santa Maria di Leuca e cila shënon edhe piken me jugore te "çizmes" se gadishullit italian. Isha ulur mbi një shkëmb, buze detit dhe po shijoja erën e detit dhe parfumet e tokës dhe ullishtave te Salentos e s'me besohej qe mëtane, përballe vendit ku ndodhesha unë, ishte Shqipëria. Ne dite dimri, kur ajri ftohej e behej transparent apo fill pas një shtrëngate shiu, ne i shohim si ne pëllëmbe te dorës malet e vendit tënd – kështu me kishin thëne, shume banore te fshatrave aty përreth, sapo merrnin vesh qe unë isha shqiptar... lur mbi shkëmb, fare pranë një kulle te rrënuar veneciane, e cila kish shërbyer si vend roje gjate pushtimit te Salentos nga osmanet, vazhdoja te kundroja detin me llamburitjen e tij verbuese e ngjyrën e thelle blu. Kisha vene kufjet ne vesh e dëgjoja muzike kur, spikeri i një radio lokale njoftoi se, ne një fshat aty afër, ne Andriano, te nesërmen e asaj dite de te jepej një koncert nga grupi i njohur muzikor i viteve '60 - '70, Dik Dik... Dik Dik ?... U hodha përpjete nga gëzimi dhe nuk u besova veshëve. 

Ata këndonin akoma e, rasti apo providenca, me sa dukej po me jepnin shansin t'i shihja ne koncert ?... Jo ?! Po kjo ishte mrekullia vete ! Te nesërmen, për ta verifikuar, i hipa veturës e shkova ne Andrano. Po! Ishte e vërtete!...Dik Dik do te vinte aty për një koncert, me rastin e festes se komunës. Ishte një tradite e bukur kjo qe, çdo vere ne fshatrat e bukura te Salentos, te zhvilloheshin festa popullore ku merrnin pjese mijëra vete, gjë e cila zbaviste natyrisht edhe turistet e shumte. Fshati, me rreth 2000 fryme, ishte zbukuruar me vargje te panumërt, te cilët mbanin mbi to llamba shumëngjyrëshe e mes tij, përbri bashkime e kishës, pashe qe ca punëtore po ngrinin skenën ku do te jepej koncerti i Dik Dik. Afishe te shumta me portretet e këngëtareve te këtij grupi mjaft te njohur ne Itali, qene vendosur gjithandej e atmosfera e pritjes se tyre ishte kudo mjaft e dukshme. Natyrisht, nuk mungova te beja disa foto, për ta fiksuar ketë ngjarje te rralle për mua   ...

Te nesërmen, ne mbrëmje, u nisem për ne Andrano me dy vetura. Ne njërën unë, ime shoqe Luçia, Franco e Anarita e,ne tjetrën miqtë tanë te ngushte: Isabella e Xhino. Rrugës, teksa po kalonim neper një ullishte, mendja m'u kthye prapa ne kujtime. Atëherë kur, ne moshe te re, çdo te premte kur vinte ora një e drekës, rendja për te dëgjuar emisionin "Hit Parade" te Lelio Lutazzi-t. Rruga gjarpëronte neper ullinj e drita e makinave çante errësirën duke ndriçuar muret e gurte përbri saj, gjë e cila me sillte nder mend ato te Bregdetit te dashur te Himarë. Pas çerek ore, arritëm ne hyrje te Andranos e pame qe rrugët ishin mbushur plot e përplot me njerëz e, nga sheshi qendror i fshatit, dëgjohej muzike e kënge. Me sa dukej koncerti kish filluar ...



O Perëndi – thashë me vete – nuk dua te humbas as edhe një kënge nga ky koncert i shumëpritur ! Dhe i lashë miqtë aty,ne hyrje te fshatit e vrapova drejt qendrës, duke shtyre majtas e djathtas, gjersa arrita pikërisht ne buze te podiumit, aty ku Dik Dik kish nisur nga koncerti... Ishte ajo, një nate "deliri", një nate e paharruar, aty mes qindra e qindra njerëzve te cilët këndonin me zë, tekstet e njohura te Dik Dik. Këndoja edhe unë bashke me ta, me sytë te njomur nga lotët ... O Perëndi ! Me se fundi po dëgjoja "live" një kompleks italian... Ata ishin aty ne skene dhe po këndonin "Viaggio di un poeta" e, mua m'u kujtua viti 1972, atehere kur isha mësues ne fshatin Backe te Skraparit e kur,çdo mbadite shkoja me një gjym teneqeje për te marre 2 litra qumësht ne magazinën e kooperativës. Zbrisja gërxheve, udhe pa udhe, me një transistor ne vesh e dëgjoja pikërisht atë kënge e cila qëndronte prej javësh ne krye te Hit Parade:
 
Tani dita ka zbardhur
E mes krahëve te mia
S'kam veç kujtimin tënd
Është vone,me duhet te rend
S'kam kohe për te vajtuar
.........................................
Është dite e par' e pranverës
Për mua është dita e humbjes tende
 
È quasi giorno ormai
e non ho tra le braccia
che il ricordo di te
ma è tardi devo correre
non c'è tempo per piangere
………………………………
È il primo giorno di primavera
ma per me è solo il giorno
che ho perso te
 
NGA SANREMO NE FESTIVAL - BAR, 
NGA KUBA NE KILI ...


Dik Dik, marrin pjese ne manifestimet me me zë te këngës italiane e, jo vetëm aty, por ne shume vende te botes. Nga festivali i njohur i Sanremos ata këndojnë ne Cantagiro e Festivalbar, e udhëtojnë për te dhëne koncerte ne gjithë Europen, ne Amerikën Latine e ne SHBA. Renzo Arbore, ne kujtimet e tij, i njeh Dik Dik meritën qe arriti te shpërndaje, me profesionalitet te larte e fuqi te madhe interpretuese, tendencat e reja muzikore italiane te atyre viteve, tendenca këto te përziera me "sound" – in e Kalifornisë. Historia e Dik Dik është ne te njëjtën kohe edhe historia e"fansave" te tyre, te cilët aso kohe ishin djem njëzetvjeçare e qe u rriten bashke me ta, duke dëgjuar disqet e tyre, duke mbetur gjithmonë te rinj ne shpirt. Me këngët e Dik Dik e komplekseve te tjera italiane te viteve '60 -'70, u rriten edhe një pjese  e madhe te rinjsh shqiptare, te cilët ne kushtet e renda te sistemit totalitar, arritën te "mbijetojnë", te mbajnë te gjalle lirinë e tyre te brendshme e te ruajnë te pastra e fisnike, sentimentet me te bukura njerëzore ...
 

             ( Gusht 2004 - Vasil Qesari me Peppen, një nga tre pjestaret e grupit Dik Dik )


ATA U RRITEN NE NJE LAGJE ...

Pietruccio (Pietro Montalbetti) e Lallo (Giancarlo Sbriziolo) banonin ne një lagje pikërisht ne rrugën Stendhal dhe ishin ne te njëjtën klase ne shkollën fillore. Me vone ata u njohën me Pepe -n ( Erminio Salvaderi ) e midis tyre nisi një miqësi e sinqerte, e bukur dhe e pandare e cila vazhdon edhe sot. Para se te lindte kompleksi muzikor Dik Dik, te tre djemtë u bashkuan dhe formuan grupin Dreamers e, pastaj, Squali. Ishin vitet e para te dekadës '60 dhe ata japin shfaqje neper festat studentore e ne lokale te ndryshme. Ishte koha kur, ne Itali, nene shembullin e grupeve te dëgjuara muzikore Beatles e Rolling Stones po lindnin shume grupe te tille, te cilët quheshin "komplekse". Ishin te rinj te pasionuar pas kitarës,djem qe kalonin ore te tera duke dëgjuar disqe me rock'n'roll e, tek ata, lindi një dëshirë e flakte për t'i u përkushtuar këngës.



Qe ne ato rrethana qe ata vendosin t'i japin grupit te tyre emrin Dik Dik, një lloj gazele ( antilope ) afrikane, me pikësynimin qe te bënin hapa përpara ne boten e këngës, duke u përshpejtuar me hapin dhe zhdervjelltesine e asaj kafshe te shpejte e te zgjuar. Dhe ja dolën mbanë...Hap pas hapi, nisen nga puna e krijojnë personalitetin e tyre duke pasur si idhull muzikën e Beatles-ave. Me plot kurajë dhe ambicie për te bere përpara, arrijnë te sigurojnë një seance dëgjimi tek Shtëpia Diskografike Ricordi ku, gjate një prove te vogël, takohen edhe me një djalosh me emrin e panjohur Lucio Battisti i cili edhe ai, ndodhej aty për te bere një prove. Bashke me te, tre djemtë miq te pandare, arritën te marrin "viston" për një bashkëpunim e, për ketë qellim, u propozohet te bashkëpunojnë me te shquarin autor tekstesh e aranxhues: Mogol ( Giulio Rapetti ).

DISKU I PARE

Disku i tyre i pare prezantohet nga Gianni Boncompagni ne emisionin radiofonik "Bandiera Gialla". Dhe është një fillim i mbare. Zyrtarizohet kështu lindja e një kompleksi te ri,formuar nga Sergio Panno ( ne bateri ), Mario Totaro ( ne tastiere ), Lallo ( Giancarlo Sbriziolo – solist dhe kitarist ) dhe Pepe ( Erminio Salvaderi ( zë i dyte e kitarist ). Miqësia e tyre me Battisti -in dhe Mogol zgjat kështu për shtate vjet rresht, një periudhe e frytshme qe lindi mjaft suksese këngësh te bukura si "Sognando California", "Il mondo è con noi, "Guardo te e vedo mio figlio", "Il vento, "Vendo casa", "Dolce di giorno", "Se io fossi un falegname", "Io mi fermo qui", "Il primo giorno di primavera", "Senza luce". Pas kesaj përvoje dhe këtij suksesi, Dik Dik lidhen me Maurizio Vandelli dhe shkruajnë e interpretojnë këngë te tjera te suksesshme si "Isola di Wight", "Viaggio di un poeta", "Storia di periferia", "Help me" e duke u bere kështu, një nga komplekset italiane me me shume këngë ne garën e klasifikimeve "Hit parade" 

  
Dik Dik duke kenduar "Sognando California"

Me këngën e dëgjuar "Sognando California" version i "California dreamin" kënduar fillimisht nga "Mamas & Papas" e me pas përshtatur e përpunuar nga Lucio Battisti për Dik Dik, grupi hyri përfundimisht, me emër dhe popullaritet te madh ne boten diskografike e ne garën e klasifikimeve "Hit parade", duke qëndruar për jave e jave te tera ne krye te saj, se bashku me këngën e njohur "Strangers in the night" te Frank Sinatres.  

Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:20
                   THE 'ROKES'
 
Nga Vasil QESARI
 
... Po dëgjoja një CD me këngë të zgjedhura nga kompleksi italian i viteve ’60 -’70, The 'Rokes', të cilin ma dto ditë një mik nga Italia e që më verën e vitit 1967, atëhere kur sa kisha mbaruar maturën e pata fatin e rrallë të shihja për herë të parë një imazh televiziv. Aso kohe, si kudo në Shqipëri dhe në Vlorë, televizorë, ndofta dy-tre dhe, të kishe fatin të shihje diçka të tillë, ish një privilegj e kënaqtë cilën, natyrisht, nuk e kishte kushdo. Në lagjen tonë themi në formë këndi, jetonte një djalë i hijshëm dhe i turpshëm si vajzë. Ai quhej Nini Pazolli e ish dy-tre vjet mëgjuar diku, nuk e di se qysh e në ç’rrethana se, ai kish një televizor në shtëpi e, qe pikërisht ky motivi pse bëra të pamundurë. E, kjo gjë, për fat, s’pat qenë e vështirë sepse ime motër, ishte në një klasë me motrën e tij.
 
Pra, shumë shpejt zura miqësi me Ninin dhe herë pas here, kur dilnim shëtitje, ai më tregonte për televizorin e tij të cilin e pat sjellë me vete i ati, ushtarak, fill pas studimeve në Bashkimin Sovjetik. Por, për disa kohë televizori kish renë në defekt dhe qe vendosur në një kënd të zgjedhur të shtëpisë si stoli e çmuar. E, për fat të keq, pa magjinë e tij për të cilën flitej, pra, pra “pa sy e pa gojë” nenë ofshamat dhe ankesat e të atit që s’pushonte së u qari pambarim, sepse e kishte blerë , me kursimet e viteve studenteske. Për më keq akoma, askush s’dinte t’a rregullonte e, natyrisht, askush nuk donte ta blinte në gjendje të prishur e me çmimin marramendës që ofronte pronari i tij. Por, së fundi, atij halli të madh i kish dhenë zgjidhje e televizorin kish mundur ta vinte në punë mjeshtri i shquar i riparimeve radio - elektronike, Dhimitër Doga, i cili ishte nga Vlora por jetonte në Tiranë.
 
Atë behar që u njoha dhe u shoqërova me Ninin, ai më tregonte se gjatë dimrit nuk arrinin të shihnin asgjë e vetëm në verë, atëhere kur sinjali i cili vinte që përtej Adriatikut bëhej i fortë, ata mund të ndiqnin emisione, programe, koncerte e filma të ndryshëm. Ndër të tjera, ai më fliste edhe për emra artistësh që i kisha njohur nëpërmjetradios italiane: e sidomos për këngëtarë të cilët i kisha dëgjuar sa e sa herë e që, natyrisht, s’i kisha parë kurrë në televizor...
 
Një herë, Nini më premtoi se ndonjë ditë do përpiqej të më fuste në shtëpi për të shikuar në televizor por, ama, me një kusht. Ajo gjë mund të bëhej e mundur, vetëm atëhere kur të mos kish njeri. Prindërit i’a kishin ndaluar rreptësisht të sillte ndonjë shok brenda, sidomos për të parë në televizor. Bile edhe vetë televizorin nuk e prekte kush me dorë. Atë mund t’a hapte vetëm i ati, tjetër njeri, në asnjë mënyrë. Ky qe urdhër i prere. Urdhër ushtarak. Por Nini e shkeli atë dhe e mbajti premtimin qe me kish dhëne. Një mbasdite, kur prindërit e tij kishin shkuar në Berat, e takova jo larg shtëpisë së tij, afër xhamisë, në rrugën para shkollës “Ali Demi”. Ku je ? - më tha - S’kam lenë vend pa të kërkuar. Vajta edhe nga nëna jote, pyeta, po kishe dalë ... Hajde! Do vemi në shtëpi për të parë televizor. S’kam njeri e rast si ky, t’a dish, s’ka për të ardhur kurrë ... E, duke nxituar, sikur prindërit e tij të ktheheshin nga minuta në minutë, të dy së bashku, shpejtuam hapat drejt shtëpisë së tij.
 
Ishte shtëpi e bukur ajo e Ninit !... Një hyrje e mobiluar hijshëm. E pastër e me shumë gjëra të cilat në shtëpinë time as që mund të imagjinoheshin: frigorifer, sobe, mobilje, bibliotekë me dru arre, divanë, perde të renda, tapete të butë e, mbi të gjitha ishte, ai, i bekuari: televizori. O, Perëndi !... Ç’farë emocione !... Ndërkohë që rrija si i shushatur në korridor, gjëja e parë që doja të shihja me ngulm qe ai, televizori. Oh! Do shihja një imazh televiziv? Po, kjo, ish një mrekulli !...Nini më çoi në dhomën e pritjes, dritaret e së cilës binin nga bulevardi e më tregoi një kolltuk. U ula me ndrojtje e, nene vete, ndjeva butësinë e tij. Ishte për herë të parë ne jetën time që ulesha në një kolltuk.
 
Televizori ishte aty, përballë meje. Një aparat misterioz, magjik. Me gërmat e praruara cirilike “Znamia“ në reliev, një ekran vezullues fosforeshent e ca butona si të radios. Nini shtypi butonin e ndezjes. U dëgjua një kërcitje e lehtë e, pastaj, në qendër të ekranit u duk një pikëz drite verbuese. Pas pak, ai u mbush plot me grimca të ndritshme, të bardha, gri e të zeza. ( Ato, të cilat më pas, ne do t’i quanim në zhargonin popullor “ miza “ ). Tani do t’i vë antenën - tha ai - Por, nuk di në se do kemi fat apo jo, sepse varet si do te jete sinjali. Ka ditë që ai vjen mirë, por ka të tjera, kur figura mezi duket. Ndërkohë që ai po vendoste kabllin e antenës diku pas televizorit, ndjeja të më rrihte zemra fort e u luta të kisha fat qe të shihja diçka, sepse një rast i tillë për të parë në televizor, isha i sigurtë se nuk do të më vinte më ...
 
Dhe ja !.. Figura pak nga pak nisi të vijë. Herë me shkëputje, herë e plotë. Pastaj, ajo u prish përsëri e nisi të rrotullohej me vërtik si një karuzel marramendës. Për fat, më pas ndaloi. Ishte një imazh bardh’ e zi që shihej fare qartë. Mes një skene ndriçuar nga prozhektorë të fortë, qëndronte një djalosh i veshur bukur, i rrethuar nga djem e vajza me sy të gjallë e të qeshur. Ata kishin zënë vend ulur rreth tij, në formë gjysmë rrethi. Me sa dukej, spikeri drejtonte një emision për mosha të reja.
 
Zemra nisi të më rrahë fort e adrenalina m’u ngrit në kulm. Shikoja imazhet, dëgjoja fjalët e, gjithë kjo, më dukej si një ëndërr e bukur. Them ëndërr, sepse e quaja mrekulli faktin se, s’arrija të kuptoja se si ato pamje mund te vinin nëpërmjet eterit nga një vend i largët e të mbrinin gjer aty, në atë “kuti magjike“, aty në një shtëpi të rrugës Vlorë -Skelë. E, pastaj, natyrisht, nga që kisha fatin të shihja një botë të panjohur, krejt të largët e të ndryshme nga ajo e jona. Për një çast, mes duartrokitjeve e klithmave të gocave, spikeri ftoi në skenë një kompleks mjaft të njohur muzikor e, pastaj, thirri me zë të lartë :
 
- Ed adesso, gli invitati della serata !... The Rokes !...
 
The 'Rokes' ?... Kompleksi që kisha dëgjuar sa e sa herë në radion italiane ? Vërtet qe isha me shume fat ! The 'Rokes' ?... Ata, katër djemtë anglezë që kishin braktisur liceun në Londër, për të zbarkuar në Itali në mesin e viteve ’60 dhe që e benë atë atdheun e tyre të dytë. Ata që kishin “shpërthyer“ me këngët “Che colpa abbiamo noi“ dhe “E’ la poggia che va“, të cilat pastaj kishin pushtuar vendet e para në klasifikimin e disqeve më të shitura. Ata, katër djemtë e hijshëm, me xhinse, këmishe me frudulla e flokë të gjatë : Mike, Bon, Shel e Johny. Ata ishin në skenë. Tre prej tyre mbanin në duar kitara elektrike e, i katërti, kish zënë vend në bateri. Dhe nisën të nisën të këndojnë:
 
E la notte cade su di noi,
La gente non sorride piu,
Vediamo un mondo vecchio
Che ci sta crollando addosso,
Ma che colpa abbiamo noi ...
 
The 'Rokes' ishin aty para meje e, unë, po i shihja me sytë e mi. Qenë aq pranë sa me dukej se mund t’i prekja me dorë. Ata, këngët e të cilëve i doja shumë. Siç adhuroja po aq edhe komplekset e tjerë të asaj kohe : Equip’84, Dik-Dik, Camelonti ... Këto kujtime më kaluan vetëtimthi në mend, teksa po dëgjoja një CD me këngët më të mira
Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:18
 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Patty Pravo
 

PO HUMBA TY 

Çfarë do bëj po humba ty
Unë e vetmuar s’di të jetoj.
Do të kërkoj e do të vajtoj
Si një fëmije e frikësuar.

Më mësove të të dua shumë
Jetën time deshe, ja e jotja jam.
Por tani po deshe, pra mësomë
Të të braktis e të iki larg.

Po humba ty, po humba ty
Ç’farë do bëj me ketë dashuri,
Që do mbetet dhe do të rritet
Edhe pse ti më s’do të jesh …

Shqipëroi : Simbad Detari

***

SE PERDO TE 

Se perdo te cosa farò
io non so più restare sola
ti cercherò e piangerò
come un bambino che ha paura

M'hai insegnato a volerti bene,
hai voluto la mia vita: ecco, ti appartiene
ma ora insegnami, se lo vuoi tu
a lasciarti, a non amarti più

Se perdo te, se perdo te
cosa farò di questo amore
ti resterà, e crescerà
anche se tu non ci sarai


Nicoletta Strambelli (Patty Pravo) de son vrai nom Nicoletta Strambelli, est une chanteuse italienne née à Venise le 9 avril 1948. Elle débute sa carrière dans les années soixante, se faisant un nom dans une célèbre discothèque romaine, le “Piper Club”. En 1966 elle enregistre son premier 45 tours “Ragazzo triste” qui est un succès immédiat. Suivront d’autres chansons fameuses comme “Se perdo te”, “La bombola” (La poupée - une chanson gravée sans trop de conviction, vendu dès le début 9 millions de copies et se trouve en première place dans les palmarès en Italie et en France, en Espagne, au Japon, en France, en Allemagne et en Amérique du Sud), “Sentimento”, "Qui e là", "Tripoli '69" ou "Il paradiso" (écrite par Lucio Battisti). Enormes succès aussi dans les années '70 avec "Pazza idea" (1974) e “Pensiero stupendo” (1978). Patty Pravo propose sa musique directement au public, en montrant de savoir déjà faire des choix précis, en dehors des canons, en s’entendant bien avec le besoin de s’exprimer d’une certaine façon. Elle prend tout le monde au dépourvu en présentant un tour de chant où elle danse aussi, en entamant des spectacles alternatifs et en expérimentant, la première, des technologies les plus avancées ; elle réunit des artistes formées de façons les plus différentes et elle devance les formes multimédias. Elle se transforme de superbe jeune fille en interprète sublime de chansons raffinées. Les chansons des Beatles, de Jacques Brel, Léo Ferré, Vinicius de Moraes et Neil Diamond deviennent avec son interprétation des véritables perles de musique. Elle connait un passage à vide dans les années 80. Après avoir posée nue pour Playboy, elle crée un mini scandale en publiant des photos où elle exhibe ses fantasmes sexuels, préfigurant en cela Madonna. En 1997, elle renoue avec le succès grâce à “E dimmi che non vuoi morire”, que lui écrit Vasco Rossi. Dans les années 80, après avoir triomphé avec des chansons telles que "Pazza Idea" (Folle intention) et "Pensiero Stupendo" (Idée Superbe), avec de la musique rock trop avancée pour l’Italie de la période, Patty Pravo s’éloigne de la culture musicale italienne "kleenex" et du langage télévisé qu’elle n’aime pas et en attendant un changement elle part aux Etats-Unis. Personnage fascinant, chanteuse à la voix très particulière, Patty Pravo est un mythe culturel italien.

                                                                                              ***
Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:17
( Marre nga libri doreshkrim "Kur degjonim kenget italiane ..." )

Nga Vasil QESARI



Sa kujtime me sillnin kenget e Albanos ! Ai ishte nje prej kengetareve te dashur te rinise sime. Disa episode dhe histori te asaj moshe, kishin lidhje edhe me melodite dhe permbajtjen e teksteve te tij muzikore. Njezet e ca vjet perpara, mikja ime nga Malta, Antoinette Xerri me kish derguar nje fotografi te Albanos dhe une e ruaja ate si nje kujtim mjaft te cmuar. Ne ate kohe, Antoinette preferonte sidomos kengen e tij "Duke menduar per ty" ( Pensando a te ) e, une sa here qe kisha rast t'a degjoja kujtoja jo vetem ate, por edhe detin blu, plazhin dhe ditet e nxehta te veres ne Vlore. Ne ato vite tashme te shkuara, te mbledhur grumbull aty mbi reren e nxehte te plazhit te Ujit te Ftohte, e vetmja kenaqesi e madhe e jona, ishte te degjonin emisionet muzikore italiane.

Ne ate rrip te ngushte bregdeti te cilin vlonjatet e quanin "Plazhi i Ri", bashke me kaltersine dhe klithmat e pulbardhave, perziheshin edhe qindra tinguj muzikore e motive te fshehta dhe gjithe kjo atmosfere, dukej sikur i perkiste nje planeti tjeter. Degjimi i kengeve te huaja ishte natyrisht i ndaluar dhe i denueshem por aty, cuditerisht, ajo kishte nje "qytetari" te plote. E kjo gje ishte bere problem. Disa here, ne mbledhjet e tyre grupet e kontrollit te rinise kishin ngritur shqetesimin se ne plazhet e qytetit, te rinjte degjonin kenge te "degjeneruara" borgjeze. Bile, disa here ishin organizuar edhe aksione per kapjen dhe demaskimin e atyre qe guxonin te mbanin radiot ne stacione te huaja, por kjo gje nuk kish dhene rezultate.

Ne periudhen pas Pleniumit te IV-te te PPSH kunder shfaqjeve te huaja (1974), grupet e kontrollit te rinise u zevendesuan me patrulla policesh te cilet inspektonin neper plazhet e qytetit per ndalimin e degjimit te kengeve huaja, por edhe ajo mase nuk pat dhene rezultatet e pritura per autoritetet. Ne fakt, ish e vertete qe patrullat e policise kishin kapur ca grupe te rinjsh dhe u kishin thyer ne vend tranzistoret ( radiot e dores me bateri ) m’u perpara turinjve. Po ashtu, ishin bere edhe shume "flete - rrufe" ne qender te qytetit si edhe qene thirrur prinderit e tyre ne Komitetin e Partise te rrethit, por prape fenomeni ne fjale, nuk qe ndaluar. Kenget e huaja e, sidoms, ato italiane, vazhdonin te degjoheshin neper plazhet e Vlores ...

Keshtu qe nene cadrat e diellit, te vjetra e te dala boje, ( buze te njejtit det qe vetem 80 milje me larg lagte brigjet e nje vendi tjeter krejt ndryshe nga ai i yni ) vinin nepermjet eterit, degjoheshin e mesoheshin permendesh melodite dhe kenget e "Disqve te veres" ( Un disco per l'estate ) me kenget e paharruara te Mines, Celentanos, Morandit, Albanos, Ekip '84, Dik - Dik, Fausto Lealit, Rita Pavones, Bobby Solos e shume te tjereve... .

.. Keto kujtime mbliksen pastaj, me ato te viteve te jetes studentore atehere kur guxonim te mbanim pak favorite dhe floke te gjate e kur enderronim te ndiqnim moden e huaj, te cilen e shihnim nepermjet televizionit italian. Atehere kur kenga e Albanos dhe e te tjereve, ishin bere pasioni dhe ngushellimi i brezit tone. Diteve te premte ne oren trembedhjete, salla e leksioneve te kursit tone te letersise, pothuajse pergjysmohej nga qe shume prej nesh rendnin nder miq, ta aferm apo ne konvikt per te ndjekur emisionin "Hit parade" te Lelio Lutazzi-t. Ndersa ne 3 netet e festivalit te Sanremos, i cili mbahej ne cdo fund viti, ne mblidheshim fshehurazi ne dhomen 32 te godines 14 te qytetit "Studenti" per te ndjekur netet e tij magjike. Ishin skena hareje, te papershkruara e njekohesisht "ilegaliteti", te cilat mund ti paguanim shtrenjte e qe na kujtonin degjimin e fshehte te BBC-se, gjate viteve te luftes se II -te boterore ...

Vera e vitit 1987. - Ne Shqiperine staliniste dhe te izoluar krejtesisht nga bota, ne menyre te heshtur e pa buje, ne Sarande "hyn" papritur nga Korfuzi, kengetari i njohur italian Albano Carisi - Albano kish ardhur ne Shqiperi ! Ky lajm nuk ish dhene as ne emisionin qendror te lajmeve te radiotelevizionit e, sigurisht, as ne faqet e gazetave zyrtare te kohes. Jo! Ishte dhene fare shkurt ne nje kronike te filmuar, ne "Rubriken sportive" ( ? ). Nje kinezeri tipike e kohes, por njekohesisht edhe dicka e pabesueshme. E c'kuptim kish valle nje lajm i tille ne nje emision sportiv? Pse dhe cili ishte nenteksti i tij? Punet, me sa dukej, kishin rrjedhur keshtu: Gjate veres se vitit 1987, kengetari i njohur italian Albano Carisi, qe duke kaluar pushimet se bashku me familjen ne ishullin e Korfuzit, ne Greqi.

Se bashku me ate ndodhej edhe i ati i cili, gjate luftes italo - greke kish qene ushtar ne Shqiperi. Per atin e Albanos qe pa vullnetin e tij, kish kaluar disa vite te rinise ne rradhet e ushtrise fashiste ne Shqiperi, ishte dicka e rralle ne se mund te vizitonte malet e Kelcyres e Permetit, aty ku ne luftime te ashpra me greket, kishin rene shume nga shoket e batalionit te tij. Per ate, kjo gje nuk ishte thjesht nostalgji, por edhe nje deshire e vjeter e parealizuar kurre. Por, ne Shqiperine e asaj kohe, nga jashte vendit s’mund te hynte as "miza". Ishte me lehte te enderroje te shkoje ne Hene, se sa te mund te kaperxeje kufijte e atij vendi misterioz dhe te izoluar krejtesisht nga bota. Ne te s’mund te hynte askush. As vete Nene Tereza shqiptare e cila qe nderuar me cmimin e larte Nobel, e lere pastaj, i ati i Albanos ! Megjithate, Albano krejtesisht jashte "realitetit" te vendit perballe Korfuzit, e kish marre mundimin t’a bente nje tentative.

Pra, vete Albano ( i cili mbante ate emer jo rastesisht por, pikerisht nga qe i ati kish dashur te perjetesonte nepermjet tij, vitet e dhembeshme te aventures shqiptare ), pat telefonuar direkt e ne ambasaden tone ne Athine. Kjo e fundit, e corientuar plotesisht nga kerkesa e tij per te hyre ne territorin shqiptar e per te kryer aty nje vizite private, qe lidhur urgjent me ministrine e jashtme ne Tirane. Ne raste te kesaj natyre, te cilet edhe ndodhnin njoftimi ishte formal por, per cudi nga ministria lajmi qe cuar gjer tek Ramiz Alia i cili, perfundimisht, kish dhene "viston"qe Albano i shoqeruar me te atin, te lejohej te hynte ne territorin shqiptar ( vetem ata te dy e askush tjeter nga familja ! ) dhe te kryente keshtu nje vizite disa oreshe, ne zonen e Sarandes, Gjirokastres e Permetit.

Sic me ka treguar aso kohe, vete drejtuesi i "Rubrikes sportive" ne radio Ahmet Shqarri, i cili realizoi edhe kroniken e shkurter mbi ardhjen e Albanos ne Shqiperi, ai ato dite ndodhej ne Sarande per te realizuar nje emision per kampionatin kombetar te notit. Ishte mbasdite, kohe pushimi kur, nga redaksia e tij ne Tirane, i kishin telefonuar urgjentisht per te pergatitur nje kronike te shkurter, rreth vizites se Albanos ne ate qytet. Por, c’ishte ajo vizite e nje kengetari italian, ne Shqiperi ? Si valle mund te lejohej kjo? Mos valle, ky sinjal donte te thoshte se kishim te benim me nje shenje zbutje ne politiken e jashtme te vendit ? Nje sinjal per ndryshime ? Nje tentative per t’u hapur ? Nje politike si ajo e "ping-pongut" te kinezeve ? Jo !... Arsyeja ishte gjetke !

Ne fakt, vetem dy - tre muaj me pare, kish ndodhur nje skandal i madh i cili i kish hapur Shqiperise mjaft telashe diplomatike. Nje ushtar i rojeve bregdetare te kufirit ne Ksamil, kish qelluar me bresheri kallashnikovi mbi nje motoskaf, i cili u qe afruar pa dashje brigjeve shqiptare. Per pasoje, nje turist francez kish mbetur i vrare dhe « incidenti » ne fjale kish bere buje te madhe. Mediat perendimore, pas shume vitesh heshtje, pas kesaj ngjarje ishin kujtuar ti benin jehone realitetit shqiptar duke e percaktuar ate si vend barabar, plotesisht e mbyllur ne vetvete e me nje popull te shtypur nga nje regjim tiranik stalinist. Me pas, kishin vijuar disa nota te ashpra ne ministrine e jashtme shqiptare e marredhenjet e "vjetra" me Francen qene acaruar jashte mase.

Keshtu qe, kerkesa e Albanos per te vizituar Shqiperine, kish qelluar pikerisht ne ate klime shqetesuese dhe, autoritetet shqiptare per t’i dhene botes nje "imazh" tjeter, ishin bere cuditerisht "zemergjera", me shpresen se kjo gje do ndikonte disi ne permiresimin e imazhit te vendit. Kjo u be e mundur pra, edhe vizita e pare e Albanos dhe atit te tij ne Shqiperi, ngjarje e cila u pasqyrua ne televizion me nje interviste nje minuteshe, ku te dy shprehnin kenaqesine qe ndodheshin ne kete vend te panjohur i cili ndodhej aq afer vendit te tyre, Italise. Por, a ish valle nje paradoks apo rastesi qe, pikerisht dy vjet para se ne Tirane te hiqej zvarre monumenti i tiranit dhe diktatura te jepte shpirt, ne kryeqytetin shqiptar te lejohej pikerisht nje koncert i Albanos me bashkeshoreten e asaj kohe, Rominen ? Shume njerez pyesnin te habitur :

Si ishte e mundur kjo ? Qe enderr apo e vertete ? Si mund te lejoheshin kengetare e kenge, te cilet gjer ne ate kohe, ishin anatemuar egersisht nga regjimi ? Kenge te cilat ishin ndaluar se bashku me ndjekjen e vete programeve te televizionin italian si edhe te cdo gjeje tjeter qe vinte nga perendimi ? Nje koncert ne qender te Tiranes, ne zemren e « keshtjelles » se vetme socialiste ne bote, perkundrejt betimit se ne vend s’do lejoheshin kurre te hynin "derra e dosa", sic kish thene edhe vete shoku Enver ? E cfare do kendonte Albano ne ate koncert ? Kenge dashurie ? Asaj ndenje qe ne Shqiperi s’i kendohej kurre Po ! Albano e Romina do te jepnin nje koncert ne Tirane. E, njerezit vrisnin mendjen te gjenin nje hamendje, nje shpjegim. Mos valle, pushteti po provonte ta "leshonte" pak litarin ?

Por, vendimi per te lejuar nje gje te tille, me sa dukej kishte disa arsye. Se pari, per te krijuar per boten e jashtme imazhin se, Shqiperia nuk ishte nje bunker i rrethuar me tela me gjemba. Perkundrazi, qe nje vend ku njerezit jetonin "normalisht", te qete e te lire. Nje vend, ku u kendohej lirisht ndenjave me intime njerezore, perfshire edhe dashurine e, pervec kesaj ajo qe ishte me e rendesishme, me nje veprim te tille i hidhej nje "kocke" edhe brezit te ri, e cila po shfaqte hapur shenja rebelimi… Asaj rinie te percelluar e mpakur nga dielli i aksioneve dhe era e ftohte e zboreve ushtarake. Asaj rinie qe per dekada te tera i kishin mohuar e vrare ndenjat, i kishin vrare vete jeten.

Asaj rinie e cila nuk duronte dot me, por priste rastin te shperthente, te bente dicka ose, ndryshe, te vdiste pergjithmone. Pra, ata, donin qe keshtu t’i hidhnin nje "kocke" apo nje "sheqerke" asaj, rinise se mrekullueshme shqiptare.T’i a hidhnin dhe ti thoshnin ne menyre tinzare : Per kete, ke enderruar gjithe jeten, ti ? Per nje koncert me kenge ne mes te Tiranes. Nje koncert "dal vivo" ? Per nje kengetar rock apo pop ? Ah, po kjo s’eshte fare problem ! Ja ku po u a sjellim. Po, pse, xhanem, s’na keni thene qysh me pare ? … Por, kur ne stadiumin "Qemal Stafa" te mbushur plot e perplot si kurre ndonje here tjeter, Albano dhe Romina dolen ne skene e nisen te kendoje kengen rrenqethese "Liberta" e, ne shkallet e tij u ngriten ne kembe njeheresh me mijra e mijera vete te cilet, te ndezur nga entusiazmi kishin djegur e valvitur kemishat e tyre te perflakura duke e kthyer keshtu koncertin ne nje manifestim e shperthim politik, atehere autoritetet ndofta e kishin kuptuar perfundimisht se, pertej kengeve se Albanos, pertej kengeve aq te dashura italiane, pertej melodise dhe kushtrimit te saj, njerezit donin mbi gjithecka ate, te bekuaren, ta adhuruaren, te shumeprituren, te enderruaren, magjiken : LIRI …
Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article