Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
3 octobre 2008 5 03 /10 /octobre /2008 12:39
Dakota-Building-Photo-Qesari.JPG 
Dakota Building - Vendi ku u vra John Lennon ( Foto Vasil Qesari ) 
 

JOHN LENNON – PEACE & LOVE
( Me rastin e 30 vjetorit te vdekjes )
 

Nga Simbad Detari


Në ato dite të pakta që ndjenja në Nju Jork, nuk mund të rrija pa vizituar vendin, ku ishte vrarë John Lennon. Ishte kjo një ëndërr dhe njëkohësisht një homazh. Një obsesion, të cilin po të mos ta realizoja, vërtet do të më mbetej peng i madh. Ndaj, me ngutje pyeta disa prej miqve te mi, por ata se dinin saktësisht vendin se ku kish ndodhur ajo ngjarje. Me pas, ishte gazetari Ruben Avxhiu i cili më dha adresën e saktë dhe, pastaj miku im i vjetër Filip Gazulli, gjithmonë i papërtuar, me çoi në vendin që aq shumë po kërkoja …
 
John Lennon, themeluesi, këngëtari dhe kompozuesi i shumë këngëve të grupit të shquar Beatles, ishte dhe mbetet një idhull i pa përsëritshëm, për të gjithë ata që në vitet e largëta, të cilët unë shpesh e kam cilësuar ‘kohë e kolerës’, na mbajti shpirtin dhe mendjen gjallë, me zërin, tekstet dhe këngët e tij për lirinë, me dashurinë dhe shpresën për një botë më të mirë. Këngët e mrekullueshme të grupit Beatles ku ai qe lider, ishin dhe mbeten himne të pavdekshme veçanërisht për ne, një gjenerate të rinjsh të cilët aso kohe ëndërronin me kot të shihnin horizonte të tjera, krejt të ndryshme nga ato të cilat mbyllnin në terr, limonti e frikë, vendin më hermetik e të izoluar nga bota.

 
Ishte pikërisht ajo që mendoja, ndërkohë që makina po linte pas gjelbërimin e Central Park në Manhattan, duke iu afruar kryqëzimit ku ndodhej ndërtesa Dakota Building, ku Lennon kish banuar bashkë me të shoqen, Yoko Ono. Miku im, Filipi, pati vërtet fat që gjeti një vend për tu parkuar, ndërkohë që unë zbrita në trotuar dhe iu afrova portës së hyrjes. Një grup turistësh, kryesisht të rinj, po bënin fotografi, ndërkohë që përreth s’kish asnjë shenjë që të kujtonte mortin e dikurshëm i cili 30 vjet më parë, kish tronditur mbarë planetin. Para portës së lartë të Building - ut , një burrë me uniformë bënte roje, ndërkohë që një vajzë e lezetshme aziatike shikonte plot kureshtje lart mbi të, dy shandanë të mëdhenj metalikë ku flakëronin qirinj që lëshonin gjuhëza të ndritshme artificiale ...
 
Nxora dhe unë aparatin. Një foto, bërë në atë vend, do të mbetej sigurisht, një kujtim tepër trazues. Po ashtu, një homazh nostalgjie. Ishte, vërtet, diçka tepër trishtuese. Jeta vazhdonte, por ai s’ishte më. Lennon – idhulli. Ai qe vrarë, pak hapa larg vendit, ku unë po beja fotografi. Pothuajse, tridhjetë vjet më parë, më 8 dhjetor 1980. Ishte ora 23 e mbrëmjes, kur John dhe Yoko po ktheheshin nga studio e punës, në shtëpi. Pak metra larg hyrjes së Dakota Building, ata ndaluan. Sipas atyre që kalonin aty rastësisht, atyre u kish prerë rrugën një person. Pastaj ishin dëgjuar krisma. Këngëtari i madh, emblema verbuese e grupit Beatles ishte goditur për vdekje, me pesë plumba. Krimineli quhej Mark Chapman, një njeri i dezekulibruar. Pak orë më parë, Lennon i kish dhenë atij, një autograf. Ishte një vrasje mizore, një humbje që e qanë të gjithë. Atë natë dhjetori, njerëzimit do ti mungonte një emër i madh. Të nesërmen gjithë bota do të binte në zi …
     
Djaloshi i Liverpool – it, lindur nga prindër të divorcuar, ishte rritur te gjyshërit. I pasionuar pas letërsisë dhe muzikës, ai kishte natyre rebele dhe kundërshtuese. Studionte në akademinë e arteve dhe qe dashuruar pas këngëtareve të shquar të kohës: Buddy Holly, Chuck Berry, Little Richard, Gene Vincent, Elvis Presley. ( Shumë vite më pas, ai do të shprehej: Asgjë s’më kish bërë përshtypje gjer ditën që dëgjova për herë të parë Elvis. Në se Elvis Presley s’do ekzistonte, nuk do të kish as Beatles ). Donte edhe ai të këndonte si Elvis. Më 1957 u njoh me djaloshin Paul McCartney. Kështu, bashkë me të dhe dy të tjerë, lindi grupi i quajtur fillimisht 'Silver Beatles' e, pastaj, thjesht 'Beatles', (emër ky i cili s’kish të bënte fare me ‘brumbujt’, por me epokën e Beat Generation).
 
Vazhdimi i kësaj historie magjike dihet. Beatles –at u benë ikona e ndritshme e disa brezave. Këngët e tyre të pavdekshme dëgjohen e ridëgjohen, gjithmonë ‘inoksidabël’. Disqet e tyre janë më të shiturit në botë. Ato konsiderohen si ‘banda sonore’ e viteve ’60 dhe vazhdojnë të këndohen, kërcehen e të adaptohen në gjini të ndryshme muzikore, në jazz, salsa, muzikë klasike (simfonike) dhe baroke. Ishte një histori e bukur princash ajo, mes katër djelmoshave të cilët u ndanë si grup, në vitin 1970. Mbas ndarjes nga grupi Beatles, John bashkë me të shoqen Yoko Ono, u vendosën fillimisht në Californi e pastaj, në New York, në Manhattan. Në vitet që pasuan, ai krijoi dhe këndoi, duke iu përkushtuar shumë stileve, qoftë në veshje qoftë në ide nga më të ndryshmet: hippi, militant pacifist, narkoman, meditues ...

Lenon përveçse artist i madh, mishëron në vetvete njeriun ëndërrimtar. Ndofta ëndërrimtar, më tepër se sa mund të ëndërrohet. Ëndrra e tij, ishte paqja. Paqja e dashuria. Mirësia njerëzore. Ndaj edhe fjalët e tij, në këngën e njohur ‘Imagine’, ndër të tjera, thonë:
 
Imagine there's no countries ...
It isnt hard to do ...
Nothing to kill or die for ...
And No religion too ...
Imagine all the pople ...
Living life in peace ...
You may say I'm a dreamer
  

John-Lennon.jpg

Partager cet article

Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article

commentaires

Aken 03/10/2008 14:43

Merci Simbad pour émettre et m'envoyer moi-aussi un bel éteincelle de peace and love à travers ce pélerin émouvant qui touche et embrasse des points forts de la vie du grand John Lennon dans trente ans tristes de sa disparition innocente...,
 
Bravo!
A bientôt

Simbad 03/10/2008 14:44


Merci Aken,
Tu es tres gentille de m'ecrire ce commentaire...
Bonne journée!
Simbad