
GriSHjE PëR uDHëTiM
Bija ime, motra ime
Oh sa bukur është,
Atje ku do të shkojmë
Të jetojmë në të dy:
Aty ku për qejfin
Tonë do udhëtojmë.
Për t'u dashur si askush,
Për t'u dashur e për të vdekur
Në atë vend që ngjan me ty !
Aty ku diejt e lagur
Të qiejve të trazuar,
Kanë për shpirtin tim,
Magjinë misterioze
Të syve të tu tradhtarë
Që mes lotësh ndrisin.
Aty ku do vemi ne të dy
Ka përsosmëri e bukuri,
Luks, epsh e qetësi.
Dhoma jonë aty
Do jetë stolisur,
Me mobilje luksi,
Lëmuar nga vitet.
Lulet më të rralla
Do bëhen tufa-tufa
Në aroma rezinë.
Tavanet plot ar
Pasqyrat të thella,
Shkëlqimi oriental,
Gjithçka aty do flasë
Në thellësi të shpirtit,
Me gjuhën e lindjes.
Atje ku do vemi ne të dy
Ka përsosmëri e bukuri,
Luks, epsh e qetësi.
Pa shiko kanalet plot ujë
Ku përgjumen ato barka
Me syrin e tyre endacak;
Ato vijnë nga anë e anës
Dëshirat e tua të kënaqin.
Diejt që japin shpirt
Prarojnë fushat,
Kanalet, gjithë qytetin
Plot tulipanë, lila e ar.
Është një botë që përgjumet,
Pështjellë me dritëz të vakët.
Atje ku do vemi ne të dy
Ka përsosmëri e bukuri
Luks, epsh e qetësi.
Shqiperoi: Simbad Detari



























