RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

Prozë

Lundi 19 mai 2008
La-fille-nue-de-la-mer.jpg
 
VAJZA NUDO E DETIT


Shqipëroi Simbad Detari
 
‘Legjendat janë të nevojshme, nga që jeta është e shëmtuar. Një gënjeshtër e bukur, është me e besueshme se sa e vërteta më verbuese. Jeta e vërtetë, nuk është ajo që shohim, por ajo që kërkojmë të njohim'
 
Disa legjenda jetojnë në shekuj, pa humbur asnjë grimë, nga fuqia e tyre përgjithësuese. Kjo ndofta, ndodh nga që ato u japin përgjigje pyetjeve trazuese rreth sekreteve tona të fshehta, ose nga që në thelbin e tyre qëndron një e vërtetë e madhe. E tillë është ngjarja që përshkruhet në romanin ‘Një vajze nudo” të shkrimtarit grek, Nikos Athanasiadhis. Në të rrëfehet për dashurinë e një vajze me nje delfin, në ishullin Mitelin, në Greqi. Është një histori e bukur e cila kthehet në dramë, nga që një person i tretë që i nuk i njeh aspak misteret e detit, ndërhyn dhe e prish atë idil duke e kthyer në një tragjedi. Por, kjo është punë tjetër, nga ato punët e ngatërruara të dashurisë. Ajo çka është thelbësore në këtë roman,  qëndron në historinë e një dashurie pa kufij. Dashurisë mes një delfini dhe një qenie njerëzore, gjë e cila nuk na habit e as na bën të nënqeshim, por ta besojmë dhimbshëm, si të tillë.
 
Miqësia me kafshët është një nga ëndrrat dhe afeksionet më të mëdha të njerëzimit. Kjo, jo nga ideja e gabuar që shpesh na bën të besojmë se kafshët kanë ndjenja njerëzore, por për një arsye tjetër të vërtetë, ajo e cila e bën njeriun të thyhet para tyre, duke kaluar kufijtë e çdo iluzioni që na shtyn të besojmë se në thelb, kafshët nuk janë gjë tjetër veçse refleksi ynë i deformuar. Ta kalosh këtë iluzion, të biesh në dashuri me një delfin, kjo gjë kërkon së pari të harrosh botën ku jeton, të harrosh tokën, sterenë. Kjo është sigurisht, diçka që ngjall dyshime e që na fut frikën e luajtjes nga mendtë si edhe vajtjen e sigurtë drejt vdekjes.

Naiadat dhe Sirenat, këto krijesa që qëndrojnë mes botës së njerëzve e të ujërave kane mishëruar në shekuj, pikërisht mirazhet dhe rreziqet e përplasjes së dy botëve. Këngët, thirrjet, gjuha e tyre, janë sinonime të vdekjes. Ato i ndjellin njerëzit drejt një universi, i cili është i huaj dhe asfiksues për ta. Viktimat e Nerediave dhe Sirenave, fillimisht luajnë nga mendtë e më pas vdesin. Të vetmit që arritën ta mposhtin atë gjemë të pashmangshme, qenë ata që harruan fjalën e nisën të këndojnë. Arion, Orfe, me lirat e tyre i magjepsën delfinët dhe kafshët e steresë dhe arritën ti fusin të gjallë, ne mbretërinë e ndaluar të detit dhe vdekjes. Arion qe nga Mitilena dhe ishte pikërisht atje që një orakull zbuloi kokën e prerë të Orfeut, ruajtur mrekullisht nenë rërë. Mitilena, Lesbosi antik, vazhdon edhe sot e kësaj dite, të jetë një truall i privilegjuar legjendash, një vend martesash shekullore mes njeriut dhe detit ...

Ata që e njohin këtë ishull do gjejnë atje, pa vështirësi, vendet ku qëndronte një vajze nudo: brigjet e shkreta ku Thomai dhe vajza e tij, Anxhela kishin ndërtuar kasollen e tyre, pyllin e shndërruar në gurë. Atje afër Sigrisë, ku prehen trungje pemësh shndërruar në shkëmbej. Por, megjithatë, këto vende sado pranë legjendave qofshin, nuk luajnë ndonjë rol të veçantë. Sepse, është deti, ai që përben personazhin kryesor të këtij libri. Është deti, kreshtat e tij, dantellat e shkumave, kreshtat e argjenda të delfinëve, miqve eternele të njerëzve. Dihet tashmë, jo më nga legjendat por nga studimet shkencore, rreth inteligjencës së delfinëve, kureshtjes dhe afinitetit të tyre ndaj njerëzve, rreth gjuhës së tyre prej së cilës zbulojmë mistere të mahnitshme. Angela, e dashuruar pas delfinëve qysh në fëmijëri, përpin çdo lloj rrëfimi e legjende që peshkatarët tregonin për ta. Një herë, një delfin kish shpëtuar një peshkatar dhe e kishte çuar të gjallë në beg, ndërkohe që ky i fundit qe duke renë pré e një peshkaqeni. Një tjetër delfin ish miqësuar aq shumë me një tjetër peshkatar, sa që çonte drejt rrjetave të tij, tufa peshqish pafund. Pikërisht, këto rrëfime, në kohë u transformuan dhe u plotësuan me të tjera histori. Por, kjo, s’ka rendësi. Rendësi ka që ky libër i cili i kushtohet një vajze e cila na hap portat e një imagjinate magjepsëse e të pafund, të një bote të re, asaj të detit. Ai rrëfen historinë e një miqësie të humbur, në terrin e kohërave e sot të rigjetur ...

 
Préface du roman 'Une jeune fille nue' de Nikos Athanassiadis



KOMENTE
 
SIMBAD

Ata që duan detin,duhet ta lexojnë patjetër,këtë libër. Është vërtet një vepër arti e bile unë nuk do ta ekzagjeroje te thosha, se behet fjale për Dashurinë ku Natyra e egër i kundërvihet natyrës ku njeriu ka venë dorë. Nga e para ka lindur e dyta, natyra, ku jeton njeriu te cilin e karakterizon cilivizimi e qe bie ne dashuri me origjinën e tij dhe dëshiron te beje atë te tijen. Origjina fshihet te Fillimi dhe fillimi, kërkon gjithmonë origjinën për ti dhenë e për ti kthyer asaj, energjinë e tij te posedimit duke i shkaktuar rrezikun e shkatërrimit. Thomaj është ne dileme mes Dashurisë për Elisen e zgjuar dhe Aristokrate e dëshiruar, Dashurisë për trupin, për fizikun, gjallërinë e Anxheles, dhe vajzës se detit qe njeh "gjithë skutat e botes ku yjet bien nga qielli, aty ne xhixhivallen e madhe ne fundin e detrave". Sepse, ne i përkasim detit e është ai qe i jep jete gjithçkaje. Kështu, deti dhe Anxhela, nuk janë gjë tjetër veçse i njëjti personazh. Thomaj gjen te Anxhela origjinën e tij, i cili është deti, ai e dashuron atë me gjithë shpirt por, është kafsha ajo qe behet rivali i pasionit te tij dramatik e qe do ti ndaje ata përgjithmonë dhe pse mes tyre, ekziston nje dashuri e thelle dhe e dyanshme. Thomaj, ne dëshirën e tij për ti rregulluar punët e universit te tij, preferon me mire te shkatërrojë se sa te dashuroje.
 
Për rrjedhoje duket se qytetërimi, me sa duket nuk ndodhet aty ku jetojnë njerëzit, por ne afrimin e krijesave te biosferës, biodiversitetit, si gjera qe bashkojnë njeri – tjetrën e janë te lidhura ne mënyrë te padukshme, prej ligjeve te Natyrës. Është pikërisht këtu qe e kap fillin e librit Nikos Athanassiadis, duke u bere përçues i kuptimit te mitit qe bashkon ne mënyrë te pashqitur lidhjet mes biosferës, biodiversitetit dhe sistemeve te tjera qe kane te bëjnë me to. Autori ve theksin ne mënyrë te veçante, ne respektin ndaj vetvetes e për te tjerët, gjë e cila bën te mundur hapjen e zemrës dhe shpirtit ndaj gjithçkaje qe përben origjinën tone. Është pikërisht, këtu, edhe shenjtëria e jetës.
 
Ca pika uji te kripur.
Kush e di, ndofta janë lotët e detit ato qe derdhim kur ne qajmë, apo ndofta djersa e trupit tone nene diellin përvëlues te ishujve apo bluja e pafund qe ngjyen qiellin me reflekset e saj ?
 
Origjina fshihet tek Fillimi …
 
Te përqafoj me emocionin e leximit te kësaj parathënie.
 
Vajza e Detit - CCC



Lumieres-sur-mer.jpg


UJE DHE DRITA

Foto nga Claude Chatron-Colliet


Par Simbad
Ecrire un commentaire - Voir les 0 commentaires
Mercredi 5 mars 2008

Fichier hébergé par Archive-Host.com


'... Ndodhi që të jem lindur pikërisht atëherë, kur sapo pati nisur udhë gjysma e dytë e Shekullit të Njëzetë. Lindje fatale, në mes një shoqërie mizore. Im atë, fare i ri, me kërshërinë e Dantes trokiti në portat e Ferrit, ndonëse i ishte ofruar atij Parajsa Komuniste. Eci kështu ai nëpër dekada, së bashku me shokët e tij, herë shtigjesh të përflakur, herë të shkrumbuar, duke pritur ankthshëm mbërritjen time. Dhe unë s'vonova e beha një ditë. U pamë rrallë, tek rrokulliseshim poshtë, humnerave të pafund. Më pas, ne e humben njeri - tjetrin përgjithmonë. Sot, tek endem nëpër Paris, Londër e New -York, shpirtrat e tyre të linçuar, më faniten përmes ndriçimit të rremë të Qytetërimit ...'.

(Shënim i kopertinës së pasme të romanit 'Gjuetia e Pëllumbave' të Henrik S.G.) 


"GJUETIA E PELLUMBAVE" 
NJE ROMAN 'NDRYSHE' ...

Nga Simbad DETARI

 ... Nuk e di pse, kur u ndamë me Henrik S.G. në La Rochelle, e kur ai më la në duar një qese katrore prej letre, me dy romanet e tij të fundit brenda saj, ndjeva si të mbaja diçka, me peshë të rendë plumb. Edhe sot e kësaj dite, e kam të gjallë atë ndjenjë të çuditshme, rrëqethëse, ndërkohë që ata ishin vetëm dy romane voluminozë, por gjithsesi jo aq sa për të më tronditur keqas; njëlloj si të kisha mbi krye një barrë sfilitëse, tamam si Guri i Sizifit. Më pas, për fatalitet, për dreq, për providencë a diçka tjetër të pashpjegueshme, kuptova se ajo qese letre që ai  më kish lëshuar në duar, ishte vetë jeta e tij. Por, jo një jetë sidokudo, e jo thjesht ajo e një individi, në kohë e rrethana të caktuara. Ishte diçka, shumë më tepër, e cila pasi kish torturuar keqas të zotnë, po vepronte tashmë, po me të njëjtin efekt, tek unë. Pastaj, ky sentiment, më shoqëroi edhe në njëzetë a tridhjetë faqet e para e më pas, më mbajti mbërthyer, gjer në fund të leximit të tij.

Pse ta mohoj, ishte diçka e cila fillimisht, (siç na ndodh rëndom kur lexojmë krijime që dalin jashtë së zakonshmes e na shtyjnë të mendojmë, vepra e autorë të mëdhenj), herë - herë më kujtonte romanin 'Pavijoni i kancerozëve' të Solxhenicin por, gjithsesi, jo me realitetin, logjiken dhe filozofinë e të shkruarit të tij. Ky ishte gjë tjetër, një roman 'ndryshe'; ishte pikërisht ai i Henrik S.G. dhe krahasimet, nuk shkonin hiç. Ishte një kalvar, ta lexoje atë ! Rrëqethës, vrasës, poshtërues dhe lavdërues. Sa hyjnor po aq edhe diabolik. Me të Keqen e pashmangshme dhe të Mirën universale njerëzore. Dhe, ishte pikërisht duke e lexuar atë gjer në fund, që unë mësova se kush ishte 'misteriozi' Henrik S.G. Dhe fola me të. Jetova, vuajta, bisedova, u tmerrova, u ngazëlleva, qava e qesha. Tamam sikur ta kisha njohur në vite. Sikur të qemë rritur në të njëjtën rrugicë lagjeje, si të kishim vuajtur bashkë, si të kisha qenë dhe unë, në mos me të -me hijen e tij- aty në kampin e përqendrimit në Spaç, te 'Kumbulla'.

Pra, ishte nëpërmjet atij romani që unë kisha mundur të dekriptoja jo vetëm veprën letrare si të tillë, por gjithë tragjedinë, personazhet dhe filozofinë e tij, duke gjetur kështu çelësin, për të hyrë në një portë të fshehtë, ku do të zbuloja personalitetin e njeriut - shkrimtar. Dhe, keshtu, përgjigjen e pyetjes sime të hershme, se kush qe pra, ai, ‘misteriozi’ Henrik S.G., ç’të veçante kish, ku, në ç’forcë e në ç’mendje fshihej ajo mrekulli të shkruari, e mora, prej vetë heroit të tij kryesor i cili duke folur për veten, diku, thotë:

'...Tek AI, butësia e shpirtit dhe ndjenjat delikate, ndërthureshin me vrazhdësinë e karakterit të tij, me hovin e papritur, të papërmbajtur. Foshnja e ëmbël, brenda tij, shpesh binte në gjumë e i linte vendin burrit të vrazhdë e arrogant. Ndonëse dukej i qetë me heshtjen e tij të gjatë e të thellë, një luftë e pashuar flakëronte brenda tij. AI që godiste aq hidhur e pa mëshirë të ligën, dinte të ledhatonte aq ëmbël mirësinë. Dashurohej dhe jepej, me gjithë forcën e shpirtit të tij, ndaj njerëzve të ndershëm, të vendosur për ta jetuar jetën vetëm me një fizionomi, atë të çiltrën. Njerëzit që e jepnin dashurinë e sakrificën aq thjeshtë e pa pompozitet ... AI ishte plot ëndrra e imagjinatë. Shpesh, e tërë qenia e tij largohej nga realiteti i sëmurë e merrte arratinë, duke fluturuar me krahët e fuqishëm të ëndrrës, në qiej të kaltër e të freskët, krejt ndryshe nga zagushia mbi rruzull. Fluturonte në transparencën e asaj hapësire të pamatë që ishte një kontrast i madh me turbullirën e jetës njerëzore ... dhe ndjente se nuk kish më dëshirë të kthehej në Tokë ... I tillë ishte AI, që në fëmijërinë e tij të hershme ...'.

E, teksa po mbylla fletën e fundit te romanit, thashë me vete se janë të paktë, të numëruar me gisht, ata shkrimtarë të Lindjes Komuniste (e, bashkë me ta dhe psikoanalistët, sociologët e filozofët) të cilët kanë mundur të eksplorojnë, të zbresin poshtë në honet, në rrathët flakërues dhe vrimat e pafund të gulageve komunistë në përgjithësi e, të atyre shqiptarë, në veçanti. E pra, Henrik S.G., ky njeri i cili bashkë me familjen, e kish kaluar jetën internimeve, kampeve famëkeqe e burgjeve, për mendimin tim, kish arritur të krijonte mrekullisht (jo thjesht, për shkak të fatkeqësisë së tij, vetjake), një nga veprat më perfekte, më tronditëse, më sinjifikative, të ushtrimit ekstrem të dhunës dhe poshtërimit human. Dhe këtë e kish  kryer, me një forcë mahnitëse artistike e psikologjike, jo thjesht duke bërë autopsinë e fatit tragjik të një kombi e as të një epoke të caktuar, por duke hetuar me syrin e një vëzhguesi fantastik, të lindur të tillë, atë çka është për të, më esenciale: pikërisht, ekzistencën, transformimin, përçudnimin, fatin e individit, jo vetëm në hetuesi, burgje e kampe përqendrimi, por në universin totalitar në përgjithësi e, në subkoshiencën dhe sjelljen e tij, në veçanti.

I tillë është pra, romani i dytë i Henrik S.G, me titullin 'Gjuetia e Pëllumbave' (Ombra GVG – 2001), i cili përshkruan pikërisht, fatin tragjik të atyre që jetuan në Ferr. Por, në një Ferr, 'ndryshe' nga ai që kemi njohur gjer tani, nëpërmjet botimeve të ndryshme ku kryesisht, flitet për përvoja biografike, emra, njerëz e vende. Sigurisht edhe për vuajtje, tortura e privacione të llahtarshme. Në të, më tepër se sa për Flakët e Ferrit, autori shkruan për perversitetin njerëzor në kampet e përqendrimit, për metamorfozat shpërfytyruese të banorëve të tyre, për potenciale shkatërrimtarë të tillë si: urrejtja dhe poshtërsia të cilat, qenia njerëzore i ka në gen, shpesh duke i manifestuar në mënyrën më të ndyrë e të poshtër. Dhe këtu, në këtë optike pikërisht, mendoj se qëndron e veçanta e shkrimtarit në fjalë. Pikërisht, për vështrime, analiza e refleksione të kësaj natyre, të cilat i ndeshim qysh në fillim të romanit, në fjalët e personazhit – autor, ku ndër të tjera, thotë se:

' ... Ishte perversi, fizionomia e pështirë e tij që la gërvishtje të thellë në koshiencen time. Është tronditës fakti, që kjo fizionomi bie shumë më poshtë se ajo e xhelatit. Është poshtëruese për historinë e Gulagut që i burgosuri pervers e urren të burgosurin e ndershëm, gjë të cilën xhelati nuk e bën. Shëmtia e Gulagut, nuk mishërohet në rreckat e banoreve të tij, as në fizionomitë e mjeruara të tyre, por në sytë e paturpshëm dhe Shkëlqimin e Perversit. Tragjedia dhe mjerimi, nuk ndihen aq në rënkimet e vuajtjet, sa në të qeshurën, lodrat dhe humorin e tyre (...) Kundrejt kësaj tabloje, mbetet në hije ajo e cila duhet të triumfojë: Mirësia. Ajo ecën qosheve, për t’i lenë bulevardin Paradës së Perversitetit. Ajo struket e qëndron e heshtur, e tronditur, kur shikon shkëlqimin e Turpit. Mirësia, vishet me petkun e lypsarit dhe perversi i kalon pranë, për t’i ofruar pak lëmoshë. Lëmosha është të lënurit të qetë në qoshen e saj, për të mos e fyer, luftuar, spiunuar për krimet e saj, për të mos e shtyrë atë, në vetëvrasje. Mirësia vështron me sy te përlotur, triumfin e Perversitetit, ndërsa ky i fundit ndodh qe ta mëshirojë atë ...’.

Këto janë, në përgjithësi, esenca, thelbi, bërthama, ato që përbejnë edhe vetë filozofinë e romanit në fjalë. Kjo është, pikërisht ajo farë e stërmadhe e së Keqes (jo e bardhë si vezë struci, por e zezë dhe e pistë), si vetë perversiteti njerëzor. Asaj, së cilës autori, me një bisturi që dhemb e lëshon vazhdimisht gjak kuterbues e qelb të verdhë, i heq asaj një edhe nga një, lëvozhgat pa fund. Duke shpalosur, nëpërmjet tablosh e rrëfimesh drithëruese, mes personazhesh të këqij e të mirë, krenarë e zvarranikë, të lartë moralisht e të ndyrë në kulm, për të gjetur me ngulm, më në fund, një grimë materie me vlerë. Për të gjetur, pikërisht atë që quhet MIRESI e që përbën shpresën e vetme dhe të fundit njerëzore, per te besuar se ekziston një e vetme mundësi, për të shmangur Katastrofën ...

Par Simbad
Ecrire un commentaire - Voir les 0 commentaires

Publicité

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
Créer un blog sur over-blog.com - Contact - C.G.U. - Rémunération en droits d'auteur - Signaler un abus