Vendredi 22 janvier 2010
5
22
/01
/2010
14:56

SANGUINE
Zinxhiri i fustanit shkau poshtë gjer në ije
Dhe e madhërishmja stuhi e trupit tend të dashuruar
Shpërtheu papritur në mes të errësires …
E fustani ra poshtë mbi parketin e lëmuar
Në tapet si një levozhgë portokalli e qëruar
Dhe nenë kembët tona
Farat plasën si xhevahirë të kuq
Sanguine
Frut i bukur
Thithkë e gjirit tend
Një shenjë tjetër fati shkroi
Mbi pëllembën e dorës sime.
Sanguine
Diell nate
Frut i bukur
(Jacques Prévert, Spectacle, 1951)
- Shqipëroi Vasil Qesari -
Par Simbad
-
Publié dans : Poetë dhe Poezi
0
Vendredi 15 janvier 2010
5
15
/01
/2010
22:06

Goutes de pluie sur le vitre
(photo de Vasil Qesari)
Ismail Kadare
MALL
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".
Në ç'endërr kemi renë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Poezi nga Ismail Kadare
Shtëpia botuese Onufri
Par Simbad
-
Publié dans : Poetë dhe Poezi
0