... Dy dite mbasi kishim mberitur ne New York, mecenatia – ja jone Ana Kohen dhe i shoqi, Markus, na ftuan për darke. Por, Fat Velaj, nuk mundi te vinte. Siç dukej,
ishte me i lodhur nga unë, prej nderimit te orarit me Evropën dhe donte te flinte. Shkuam me makine, buze oqeanit. Këtu është një shëtitore e bukur ku ne, na pëlqen te vijmë shpesh. Ka shume
gjallëri si edhe restorante ku gatuhet mjaft mire – tha Anna. Dhe, ishte një vend vërtet tërheqës, ku dhjetëra restorante ruse ndiqnin njeri – tjetrin, te gjithë me pamje nga deti. Vij këtu,
sepse kjo shëtitore, me kujton atë te Vlorës, ne Ujë te Ftohte – shtoi e ngashëryer ajo. Mbasi u ulem, shikuam menytë dhe pastaj, Anna porositi duke folur rusisht. E di rusishten ti ? – e pyeta
unë i habitur. Po, unë e kam studiuar ne shkolle, ne Vlore, dhe e mbaj mend mire. E, përveç kësaj, kam qene nxënëse e shkëlqyer dhe gjuhet e huaja me pëlqenin – tha Anna duke qeshur, pa e fshehur
me te drejte krenarinë.
Nisem te shijonim, specialitetet ruse. Unë, si hyrje mora 'borsh', një supe emrin e se
cilës e mbaja mend qysh nga adoloshenca, atëherë kur kisha lexuar librin 'Vegjëlia ime' te Maksim Gorkit. Dhe, teksa darkonim, kalonim nga një bisede ne tjetrën edhe pse i shoqi i Anës, nuk dinte
shqip. Por, ajo bënte përkthyesin dhe biseda, ecte pa ndonjë vështirësi te madhe. Markus, është izraelit polak. Një tip i heshtur ne dukje, sqimatar, por tepër inteligjent dhe vëzhgues i mprehte.
Historia e familjes se tij është e dhimbshme, si shumica dërmuese e hebrenjve qe përjetuan shoah-un nazist, krimin me te pashembullt ne historinë e njerëzimit.
Prindërit e tij u zhduken ne kampet naziste te shfarosjes. Vete Markus kish shpëtuar vdekjes për
mrekulli. Ai, ishte i vogël kur gjermanet bastisnin shtëpitë dhe rrëmbenin çdo hebre, për ti çuan drejt vdekjes. Markusin e vogël e fshehu një familje polake. Nazistet erdhën dhe kontrolluan me
imtesi. Te zotet e shtëpisë e kishin vene atë, te flinte me fëmijët e tyre. Dhe vogëlushi i pafajshëm, Markus, shpëtoi. Pse ? Nga qe ishte biond. Nazistet, kur panë qe ata flinin ngjeshur njeri
pas tjetrit, te gjithë ne nje shtrat e kokëbardhë, menduan se ishin fëmijët e një familje. Por, vëllai i tij i cili ishte brun, nuk shpëtoi dot vdekjes. Ai u zhduk pa lenë gjurme, bashke me te
tjerët. Ne fytyrën, sytë e gjestet e Markus, edhe sot e kësaj dite, edhe pse kane kaluar dekada vitesh, fshihet e dukshme drama e asaj ngjarje te llahtarshme e te kobshme.
Anna Kohen me bashkeshortin, Markus
Pas darke, bëmë një shëtitje buze
oqeanit. Era e freskët dhe nata e ndriçuar nga një hënë e zbehte, te bënin te bije ne mendime. Nuk e kisha menduar kurrë se, një dite, do te mund ta takoja Annën. Me te, mbaja kontakte te
shpeshta nëpërmjet internetit e kjo gjë, me gëzonte se tepërmi. Dhe kisha arsye pse ta ndeja veten te gëzuar e bile edhe te privilegjuar. Kjo gjë, për shume arsye. Se pari e mbi te gjitha, sepse
jo vetëm qe jemi te dy vlonjate, por biles edhe nga një lagje. Te dy kemi lindur ne Vrenez, ne një prej lagjeve me te vjetra te Vlorës, ku jetonin një varg familjesh fisnike e mjaft te nderuara
te qytetit.
Kam qene ne moshe te vogël, por e mbaj mend fare
mire te bukuren Anna, vajzën e lagjes sime. E kujtoj mend si tani, atëherë kur dilte nga ‘Rrugica e Izraeliteve’, për te bere shëtitje nga Skela, bashke me shoqet e saj te gjimnazit e me pas, te
universitetit. Anna, ishte vajze e hijshme! Shtatlarte, veshur me shije, sy te zi e tërheqës, flokë te dredhura e tipare plot nur. Ajo dhe familja e saj e nderuar, jetonin ne një rrugice te
Vrenezit ku banonin shume familje izraelite. Ata ishin mjaft puntore, te sjellshem e te kulturuar. Për ne, origjina e tyre s'përbente asnjë problem, ndaj jetonim vëllazërisht me ta, ne dashuri,
ne harmoni te plote e respekt shembullor.
Anna bashke me familjen, ikën nga qyteti ynë i përbashkët, ne korrik te vitit 1966. Kur makina po
ngjitej lart, mes ullinjve, ne Qafen e Bestroves – thote Anna – une qaja me ngasherim. Nuk doja te ikja nga Vlora. Aty po lija, vertet, zemren time. Dhe, ajo e gjithë familja, s'e harruan kurrë
Vlorën. Anna i la studimet qe kish nisur përgjysmë. Ajo ishte studente ne fakultetin e stomatologjisë ne Tirane e me pas, fill mbas largimit nga Vlora, u diplomua shkëlqyeshëm jashtë, fillimisht
ne Greqi e pastaj ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës ku edhe u njoh me Markus, me te cilin u martua. Por largimi i saj nga Shqipëria, nuk e shkëputi atë kurrë atë nga vendlindja. Sepse, ajo kaloi
ne qytetin bregdetar, vitet me te bukura te rinise duke përjetuar aty, kujtime te paharruara. Ndaj ajo, perhere, thotë me krenari: Unë jam, Anna, vajza e Vlores ...
Anna Kohen - gjimnasiste ne Vlore (1966)
Doktoresha dentise, Anna Kohen jeton ne New York. Kabineti i saj i
punes ndodhet ne qender te Manhattan –it. Emeri i saj është bere një emër mjaft i njohur, ne mbare diasporën shqiptare ne Amerike, pikerisht nga ndihma dhe mbeshtetja qe ajo u ka dhene
shqiptareve, pa dallim. Nderkohe, prej dhjete vjetesh, ajo eshte është ne krye te organizatës se njohur AAWO ( Organizata e Grave Shqiptaro – Amerikane ) e cila mban emrin ‘Motrat Qiriazi’. Me
dashurinë e saj te rralle për Shqipërinë, me përkushtimin e saj për mbrojtjen e pavarësisë se Kosovës (gjate konfliktit te fundit e me pas ajo ka dhënë një ndihme te palodhur për përballimin e
krizës si edhe për ndihmën ndaj emigranteve te ardhur nga trojet shqiptare), me ndihmën pedagogjike e materiale qe ka dhënë here pas here ndaj Universitetit Shtetëror ne Tirane, si edhe me
angazhimin e saj te palodhur ne një varg organizmash e nismash proshqiptare ne Amerike, ajo është bere nder personalitetet me te njohur ne mbare boten shqiptare, brenda dhe jashtë saj.
Ish-presidenti i Republikës se Shqipërisë, zoti Alfred Moisiu e ka dekoruar atë, me medaljen ‘Për merita te larta civile’, ndërsa Vlora, qyteti i saj i lindjes, dy vjet me pare e ka nderuar me
titullin e larte: ‘Qytetari Nderi’.
Por, me Annën, ndërkohë, mua me lidhnin edhe përkushtime te
tjera. Ajo,është një nder veprimtaret me te spikatura për mbrojtjen e qytetit te Vlorës nga ndotja dhe dëmtimi ekologjik. Pikerisht, ate mbremje qe kaluam ne restorantin rus, ajo me tregonte:
‘Qysh kur isha e vogel, aty ne plazhin e Ujit te Ftohet, vizatoja shpesh perendimin e djallit mbi Sazan. Pastaj, mbi detin blu shtoja edhe dy anije, te cilat mbanin dy flamure. Njera ate shqiptar
e, tjeta, ate izraelit. Ato vizatime, me kane mbetur ne memorie. Tani qe perfytyroj ate kohe dhe ato simbole, them se deshira ime ishte qe nje dite, ne Vloren tone turistike, te mund te vinin
shume turiste nga Izraeli. Dhe, une me kenaqesi, do ti shoqeroja ata e do ti çoja te ‘Rruga e Izreeliteve’, do t’iu tregoja vendin ku arriten israelitet ne mesjete, athere kur u ndoqen nga
Spanja etj.
... Anna eshte nje grua plot shpirt, ndjenje e sinqeritet te spikatur. Ne shume raste e me mënyra te
ndryshme, ajo me dashurinë e saj te pashembullt për vendin e lindjes (gjë e cila do te bënte, ndofta, te skuqej çdo shqiptar indiferent), ka dale gjithmonë ne mbrojtje te qytetit buze Adriatikut.
Unë dhe shume te tjerë e kemi mbështetur atë, sepse Vlora nuk duhet te lejohet te kthehet ne një qytet-mynxyre ! Me det dhe qiell te piste, me njerëz qe do thithin ajër te ndotur e me një breg qe
do bjere ere naftë. Vlora duhet mbrojtur gjer ne fund nga qe e meriton, për vete historinë, bukuritë dhe pasuritë e saj turistike. Pikërisht, këtë apel, bën sot edhe Anna. Dikush, ne bisede
e siper, gjate çeles se ekspozites sone fotografike ne Manhattan, e pyeti ate:
- Anna, si spjegohet qe ti e do kaq shume Vloren ?
Dhe ajo, me buzeqeshjen e saj te embel, iu pergjegj:
- Po, eshte e vertete qe e dua ! Dhe bej shume per te, sepse brezat qe do vijne, kur te
pyesin se pse vlonjatet nuk e mbrojten ashtu siç duhet qytetin nga ndotjet, une nuk do te doja ta ndieja veten fajtore ...



























