Overblog
Suivre ce blog
Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
19 septembre 2013 4 19 /09 /septembre /2013 00:05

Tes mots sont ma maison, j'y entre. Tu as posé le café sur la table et le pain pour ma bouche. Je vois des fleurs dans la lumière bleue, ou verte. C'est exactement le paysage que j'aime, il a le visage de ta voix. La pluie rince finement une joie tranquille. Aucune barrière, aucune pièce vide. Désormais tout s'écrit en silence habité. De cette plénitude, je parcours la détermination des choses. L'arbre porte fièrement ses cerises comme une belle ouvrage. Il installe une trêve dans l'interstice des branches. Pas de passion tapageuse mais la rondeur du rouge. Un éclat. Des fleurs, encore lasses d'hiver, se sont maquillées depuis peu. Le soleil astique le cuivre des terres. Peut-on apprendre à reconnaitre l'existence ? La rivière miraculeusement pleine, inonde son layon. La carriole du plaisir est de passage. Des oiseaux aux poissons, les rêves quotidiens font bonne mesure. Tout est bien. 

 

Ile ENIGER

 

 

solar.jpg
Ile ENIGER

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article
22 novembre 2010 1 22 /11 /novembre /2010 13:43

14250194.jpg

 

Paris - Simbad avec l'ecrivain Ismail Kadaré

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article
6 mars 2009 5 06 /03 /mars /2009 17:11


Ky është reportazhi i ditës së shtunë
të cilin e xhirova me peshkatarët amatorë në Bégles
dhe që u transmetua po atë ditë,
në France 3 Television (Bordeaux)

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article
20 décembre 2008 6 20 /12 /décembre /2008 21:23
Heuresesfetes.gif
Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article
10 mai 2008 6 10 /05 /mai /2008 11:42
Tre-shkembenjte-Vlore.jpg

"Tre shkembenjte" - Uji i Ftohte - Vlore ( Foto - Simbad )



PLEPAT  PARA  BALLKONIT


Nga Simbad Detari

Përballë ballkonit, këtu në shtëpinë time në Talansë, fare pranë, aq sa mund t'i prekësh edhe me dorë, përkunden degët e një radhe plepash, të një lloji që ne Shqipëri i quajmë ‘kavakë’. Dimër e verë, ata janë aty; gjatë pranverës e verës të dendur e të gjelbër, në vjeshtë ngjyrë bakri në ar e gjatë dimrit gri, të thatë e të harlisur si gjymtyrë kafshësh të frikshme. Kur vegjetacioni i tyre është vërtet në kulm, puhia e freskët e gjetheve të tyre, hyn gjer në apartamentin tim. Dhe, atëherë, degët e plepave më ngjajnë me ca erashka të madha tropikale të cilat, bashkë me ngjyrën e klorofilit, oksigjenin e freskinë që fusin brenda, përzihen edhe me tingujt muzikorë, te cilët unë s'harroj t'i shpërndaj gjithandej, e të mbush me to gjithë mjediset, gjë e cila me krijon një gjendje relaksi të vërtete ...Prania e këtij vargu plepash aq pranë kangjellave të ballkonit tim, për këdo që vjen në shtëpi, kam vene re se provokon një surprize të këndshme. Jo rrallë, miqtë e mi sa hyjnë në sallon, nuk impresionohen as nga tablotë e pjatancat prej porcelani të orientit e as nga ‘terrakotot’ egjiptiane apo dekoracionet e udhëtimeve të Simbadit të cilat mbushin plot e përplot muret, por nxitojnë të afrohen pranë ballkonit e shumë prej tyre, nxitojnë të shprehet me fjalët:

- Oh ! Paskeni një kopsht të bukur këtu ! Nje oaz i vërtetë ! Kot qaheni që jetoni në apartament ... Vërtet, një pamje mjaft e këndshme ! Një kopsht para ballkonit ?!

Krahasimi them se është i vërtete dhe i goditur. Por, në fakt, kur nisa të shkruaja frazat e para të këtij shënimi, nuk kisha ndërmend të flisja për të. Ajo që më ka bërë te reflektoj jo pak e, të thellohem vërtet mbi konceptin emocional që përcjell në qenien time ekzistenca e plepave para ballkonit, nuk është as gjelbërimi, as freskia e hijes se tyre, as nocioni i ‘kopshtit para sallonit’, por diçka krejt tjetër. Gjë, e cila, me kalimin e kohës është bërë pothuajse një obsesion, një pike reference e diçkaje të shtrenjtë, një raport malli e nostalgjie me diçka të çmuar e tepër të rëndësishme për mua. Shkurt e thjesht, po ju rrëfej se gjelbërimi i plepave, ka lidhje me ardhjen e pranverës e më pas, të verës. Të stinës kur unë që këtu prej egzilit të largët, nis të përgatitem për të shkuar me pushime, aty mes këtij deti që shihni lart në foto, aty në Vlorë, në qytetin tim të lindjes ... Ja, vështroni, hidhni sytë përtej xhamave ! Ato sythe fare të vegjël, ngjyrë mjalti, të cilët mbushnin me mijëra degët e holla e të gjata të plepave, pak nga pak u mbufaten nga lëngu transparent e çudibërës që vjen thelle prej rrënjëve e tokës e tani janë bërë gjethe të mëdha e të bukura.

Dhe a e dini ? Thellë në qenien time, unë ndjej një dridhje rrenqethese gëzimi, tamam si prej fëmije. Me së fundi, tashmë dimri ka ikur e bashkë me të edhe ditët e ftohta e plot lagështi oqeani. Pranvera ka ardhur e, pas saj shpejt po afrohet vera - stina e ëndërruar e pushimeve të mia. Pas pak, do të nisin përgatitjet për të shkuar aty, ku me pret vendi e njerëzit më të shtrenjte të zemrës ...


Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article
9 avril 2008 3 09 /04 /avril /2008 13:04

 

 

   - Portreti i Adele Bloch-Bauer nga Gustav Klimt - 
 
 
IKONA E GUSTAV KLIMT

 
Buzët mishtore si një frut vere, mollëzat e faqeve të përkuqura si flladi i  pemëtoreve, qafa e bardhe dhe sensuale si e një mjelme - Adele Bloch-Bauer është një ikone madhështore e piktorit të shquar austriak Gustav Klimt - portret nga i cili hirësia mondane shpërndan një mirësi verbuese ngjyrë ari. Dy portretet e kësaj brune plot nur, Adele Bloch-Bauer I dhe Adele Bloch-Bauer II - vdekur në lulen e moshës më 1925, pikërisht gjashtë vjet pas vetë autorit të portreteve të saj, ishin qysh në kohën e luftës së dytë botërore ndër veprat me brilante të Österreichische Galerie, (Galerisë Kombëtare Austriake). Por, në ditët e para të shkurtit, këto dy portrete që kishin shkaktuar 'kaq e kaq telashe', u hoqën nga galeritë e Muzeut të Belvederes për tu dërguar në Kaliforni, tek pronarja e tyre legale, Maria Altmann, 89 vjeçe. Zonja në fjalë, më së fundi kish fituar - pas shtatë vjetësh gjyqe ndërkombëtare - me vendim të një gjykate amerikane, të drejtën për t'i u kthyer këto portrete, të cilat i qenë grabitur nga nazistet dajës së saj Ferdinand Bloch-Bauer, një koleksionist izraelit shumë i pasur, vdekur gjatë ekzilit të tij në Zvicër më 1945. Në shkurt të vitit 2006 qeveria austriake kish refuzuar t'i blinte këto monumente artistike, pasi kish gjykuar si ishin tepër të shtrenjte (300 mije dollarë). Por, së fundi, Ronald S. Lauder, koleksionist i shquar amerikan dhe trashëgimtar i perandorisë së prodhimeve kozmetike, bleu vetëm njërën prej tyre për 135 milion dollarë - rekord absolut ky për një tablo - shumë më tepër edhe se vetë ndonjë prej punëve të Picasso. Portreti magjik i Adele Bloch-Bauer I, do të vendoset në muzeun e tij të mrekullueshëm Neue Galerie të Nju-Jorkut.


Simbad Detari

Commentaire: As tu déjà remarqué Simbad ? Chez Gustav Klimt l'utilisation des symboles de l'Antiquité. L'oeil de Pharaon, la spirale retrouvée dans le monde entier des Celtes à la Papouasie. La vrille est supposée naître de l'observation de la vigne ou la vrille du petit pois, des coquillages comme les amonites. ELLe rassemble le monde végétal et animal et donne le sens de la vie en s'ouvrant vers la droite et la gauche vers la mort, ici,Gustav Klimt les a liés. Le froissement de l'eau sur la robe d'Adèle ou bien le souffle du vent et toutes les formes géométriques de base qui forment les éléments mathématiques de la philosophie du nombre : triangle, carré, rond...Deviner en l'instant la force des 4 éléments dans cette femme. 'l eau, l'air, le feu, la terre, son Aura extraordinaire qui comble le vide, le manque d'où elle émerge comme une flamme qui ondule, enchaînée cependant aux mains et au cou. Prima Matera.Adèle pour une fois n'a pas de fleurs, elle est connaissance.Merci pour ces choix de textes précis en Français, ils me parlent.A bientôt Simbad

Claude Chatron-Colliet 
             
  
                                    

Fichier hébergé par Archive-Host.com

  Alfred de MUSSET (1810-1857)


... Gjithë burrat janë gënjeshtarë, të paqëndrueshëm, fallco, llafazanë, hipokritë, sedertarë dhe të poshtër. Gjithë gratë janë të pabesa, artificiale, vanitoze, kurioze dhe të shthurura. Bota është një gjiriz i pafund ku foka me forma nga më të çuditshmet hiqen zvarrë mes malesh prej lluce. Por ka në botë një gjë të shenjtë dhe sublime e cila është bashkimi i dy prej këtyre qenieve kaq mëkatare e të frikshme. Jemi zhgënjyer shpesh në dashuri, jemi plagosur e ndjerë shumë herë fatkeqë; por ama gjithmonë kemi dashuruar. E, kur ka ardhur koha të ndodhemi buze varrit, kemi kthyer kokën pas dhe i kemi themi vetes: “Kam vuajtur shumë herë, shpesh jam zhgënjyer, por megjithatë kam dashuruar. Jam unë ai që kam jetuar jetën time e jo një krijese e rreme krijuar prej sedrës dhe mërzitjes sime ” ...


Alfred dë Mysé
'S’behet shaka me dashurinë' / Akti II, skena 5 (1834)
 
                                                        

                          Fichier hébergé par Archive-Host.com

... Tous les hommes sont menteurs, inconstants, faux, bavards, hypocrites, orgueilleux et lâches. Toutes les femmes sont perfides, artificieuses, vaniteuses, curieuses et dépravées. Le monde est un égout sans fond où les phoques les plus informes rampent et se tordent sur des montagnes de fange. Mais il y a au monde une chose sainte et sublime, c'est l'union de deux de ces êtres si imparfaits et si affreux. On est souvent trompés en amour, souvent blessés et souvent malheureux; mais on aime. Et quand on est sur le bord de sa tombe, on se retourne pour regarder en arrière et on se dit : "J'ai souffert souvent, je me suis trompé quelquefois mais j'ai aimé. C'est moi qui ai vécu et non pas un être factice créé par mon orgueil et mon ennui ...



Ka njerëz të cilët e kanë zemrën aq të madhe sa që në të mund të hysh pa trokitur. Ka të tjerë që e kanë aq të brishtë sa që u thyhet me një të prekur ...

(Zhak Brel)

Il y en a qui ont le coeur assez grand, qu'on y entre sans frapper. Il y en a qui ont le coer si frêle, qu'on le brise d'un doigt.

(Jacques Brel)
 

 

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article
30 mars 2008 7 30 /03 /mars /2008 18:02

 

NJË MIJË E NJË NETË




Një Mijë e Nje Netë eshte nje permbledhje perrallash arabe me orgjine persiane
(arabisht: كتاب ألف ليلة وليلة Kitāb 'Alf Layla wa-Layla dhe persisht, هزار و یک شب Hezār-o Yak Šab). Ne shekullin e VIII -te, nje liber perisht i titulluar Hezar Afsane ose Nje Mije legjenda u perkthye ne arabisht nene titullin 'Nje Mijë e Nje nete' (Elf leïla wa leïla ). Ai eshte nje ansambel perrallash, te lidhura per nga kuptimi, me njera-tjetren. Brendia e tyre shtjellohet pak a shume kështu : Kalifi Shâriyâr nje dite kthehet ne pallat me herët se zakonisht dhe bindet se gruaja e tij e tradhtonte me nje burrë tjetër. I egërsuar ne kulm, ai e vret te shoqen bashke me rojet e saj dhe vendos te hakmerret. Ne ç’menyre? Duke u martuar ne çdo darke me nje femer e duke e vrare ate ne mengjes. Shéhérazade, vajza e Vezirit te Madh, del vullnetare te martohet me kalifin dhe vendos qe ta ndaloje masakren ne fjale. Ajo i premton kalifit se per çdo nate, do ti tregoje nje histori te tille qe ai se ka degjuar kurre e qe  vazhdimin do ta beje te nesermen ne mengjes. Kalifi i terhequr nga ankthi i pritjes se vazhdimit te historise, nuk vendos dhe e shtyn perdite, vrasjen e vajzes. Keshtu, pak nga pak, Shahrazâd fiton besimin e kalifit dhe ai beson s’e ka gjetur me ne fund, nje grua besnike. Disa nga perralat e Nje mije e Nje Neteve, te treguara nga Shéhérazade jane bere teper te njohura. Te tilla jane, per shembull: Shtate udhetimet e Simvad detarit, Ali Baba dhe 40 hajdutet, Aladini dhe llamba magjike etj. Përmbledhja e njohur e përrallave arabe u njoh ne perëndim, vetëm ne vitin 1704 ne saj te adaptimit qe u beri atyre ne frëngjisht, Antoine Golland. Ndërkohë, shume versione te asaj përmbledhje here pas here i janë larguar origjinalit qe qarkullon ne Orient dhe ne Perëndim. Përrallat ne fjale, kane nje vazhdimësi kronologjike e ndryshe nga shume te tjera qe qarkullojnë ne boten arabe te cilat kane efekt moralizues, ato kane thjesht karakter zbavitës.

 

 

 


HISTORIA E
SIMBAD DETARIT
 



Simbad Detari është nja nga personazhet e përrallave 'Një Mijë e Nje Netë'. Thuhet se historitë e udhëtimeve, ai ua tregonte nje grupi miqsh te mbledhur në banesën e tij të pasur në Bagdad, në epokën e Kalifit Harun al-Rashid. Tregtar i pasur, Simbad Detari u shty të bënte udhëtime e tregëti me anije, në vende që lagen nga Oqeani Indian, i shtyrë me sa duket jo vetëm nga dëshira për t'u pasuruar, por edhe nga shpirti i aventurës e endja për të ndërmarrë udhëtime të gjate nëpër detra. Por, sa herë që udhëtonte anija e tij fundosej e, shpesh i ndarë nga shokët, përjetonte ngjarje të jashtëzakonshme. Shume prej këtyre ngjarjeve kanë analogji të çuditshme me ato të Odisesë e disa prej tyre te kujtojnë episodin e Polifemit dhe atë të Circes.

Ka mundësi që hipoteza sipas së cilës, autori i tregimeve të Simbad Detarit të jetë mbështetur në tregimet e Odisesë, nuk është krejt e përjashtuar. Ngjashmëri me Odisenë, ka dhe në aspekte të tjera të ngjarjeve të tij si: dashuria për vendlindjen dhe njerëzit e tij të dashur, keqardhja ndaj gabimeve të përsëritura, kërkimi këmbëngulës ndaj së panjohurës, etja për përvoja e ngjarje të paprovuara etj. Ashtu si Odiseja i Homerit edhe Simbadi, ndeshet ndaj rreziqeve me një ndjenjë frike, qan e dëshpërohet kur bie pré e tyre, por nuk dorëzohet. Gjithmonë, gjen forca e kurajo e mendja e tij e zgjuar arrin ta nxjerre atë nga çdo situate e vështirë. Ai arrin të verboje ciklopin i cili e mbante rob, i shpëton gjarprit gjigant e arrin te çlirohet nga nje varr që e mbante të mbyllur fort, brenda mureve të tij ku qe varrosur ish gruaja e tij.

 


    

 
UDHETIMET E SIMBADIT

Udhëtimet e Simbad Detarit (në arabisht: Asfar Sindibad). Në përmbledhjen e shquar tëpërrallave arabe Një mijë e nje netë përfshihet edhe një kapitull i cili, ndofta, duhet të ketë qenë më vete dhe i shkëputur prej tyre. Ai përbehet nga një prolog e shtatë përralla. Në kohën e mbretërimit të Harun El Rashid, në një ditë me diell përvëlues, një hamall i lodhur nga pesha e ngarkesës u ndal para portës së një pallati madhështor në Bagdad, duke mallkuar jetën e tij plot vuajtje. I zoti i pallatit e ftoi të hyjë brenda; i dha për të pirë e ngrëne dhe hamalli (Simbadi) nis dhe i tregon, mrekullitë e historive të shtatë udhëtimeve të tij detare, plot të papritura e peripecia, në saje të të cilëve u bë mjaft i pasur. Në ato udhëtime, Simbadi, nisej i shtyrë nga ndjenja e aventurës dhe zbulimit të pasurive. Fillimisht, ai u pajtua në një anije tregtare e cila gjatë një stuhie u mbyt e Simbadi shpëtoi duke përfunduar, në një ishull të shkretë. Pikërisht aty nis edhe odiseja e tij.

Bashkë me shokët e mbetur pas mbytjes së anijes, ai bie rob i një ciklopi me një sy, i cili nis ti gllabëroje një edhe nga një, por që në fund verbohet nga Simbadi. Një herë tjetër, ai rrëmbehet e ngrihet lart në qiell nga kthetrat e një shpendi gjigant, i cili pastaj e ul atë në Luginën e Diamanteve ku, falë mençurisë se tij ia del mbanë të shpëtojë. Një tjetër aventurë e çon atë në ishullin e njerëzve lakuriq, të cilët u japin shokëve të tij një ushqim që i transformon në kafshe e që pastaj shpëtohen nga vetë Simbadi, duke iu dhenë nga një lugë me piper.

Vijojnë, pastaj, histori të tjera ku rrëfehet se si ai, behet dhëndri i një mbreti e shpëton për mrekulli të varroset i gjallë sipas zakoneve të atij vendi, bashkë me bijën e mbretit që ish duke dhenë shpirt. Por, fatkeqësitë dhe rreziqet e Simbadit, kanë gjithmonë një fund të lumtur. Detari Simbad sa herë që kthehet në shtëpinë e tij, është i mbushur me ar e gurë të çmuar. Shumë episode të aventurave të tij, të kujtojnë çuditërisht ato të Odiseut të mitologjisë greke. Ngjashmëria është aq e madhe, sa qe është ngritur edhe hipoteza se ka ekzistuar në gjuhen arabe, një version ne proze i poemës homerike.

Rrëfimet e tjera, bëjnë pjese në trashëgiminë e përrallave dhe magjive, të cilat janë tipike në kulturën e lashtë të popujve arabe. Në thelb, aventurat e Simbad Detarit paraqesin një vërtetësi historike, në kuptimin e ekzistencës së aventurave të tregtareve të njohur arabë dhe udhëtareve të tyre të guximshme, pikërisht në vendeve që lagen nga Oqeani Indian. Vuhet re gjithashtu se, në burimet apo origjinat e aventurave të Simbadit, qëndron edhe ekzistenca e nje libri kujtimesh mbajtur nga kapiteni i një anije persiane gjatë shekullit të X-të, ku përshkruhen histori aventurash që enden mes së vërtetës e fantazisë. Redaktimi përfundimtar i kujtimeve të Simbad Detarit, me sa duket, është bërë nga një autor i panjohur dhe nuk e kalon shekullin e XII-të.

 

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article
21 mars 2008 5 21 /03 /mars /2008 09:57

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article
17 février 2008 7 17 /02 /février /2008 23:30

1.JPGL.JPG
Foto e bërë sot në qytetin La Rochelle - Francë ( Nga Simbad Detari )

Kosova është e lirë !

 

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article
13 février 2008 3 13 /02 /février /2008 21:15

Saint---Valentin-copie-1.jpg


 Nje dite para dites se te dashuruarve Google Earth sjell nje sere imazhesh qe flasin ne menyre origjinale per temen e dashurise. Ne foto nje ishull ne brigjet kroate.

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article