Overblog
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
26 février 2009 4 26 /02 /février /2009 22:45

Agim-Sulaj_132.jpg



Agim Sulaj, miku im i viteve te rinise, kohet e fundit arriti nje sukses tjetër. Ai u nderua me çmimin e dyte ne konkursin ndërkombëtar te karikaturës te quajtur "Le Trophée du Crayon en Nord-2009", i cili zhvillohet për çdo vit ne qytetin Tourcoing, ne France. Për piktorin tone te mirënjohur Sulaj i cili banon ne Itali, ky eshte suksesi i tij i dyte ne këtë veprimtari ndërkombëtare. Pikërisht, dy vjet me pare, ai u nderua me çmimin e pare me vizatimin e tij te spikatur "Emigranti". Tema e konkursit te këtij viti ishte "censura" dhe "politikisht korrekt" (politiquement correct). Siç shihet edhe ne foton me lart, me këtë subjekt Agim Sulaj ka vizatuar thjesht dhe me nje metafore te gjetur mjaft bukur, kravatën e nje politikani te shndërruar ne formën e nje kërbaçi. Ne konkursin e karikaturës "Le Trophée du Crayon en Nord-2009", u paraqiten 300 punime nga 66 autore nga 28 vende te ndryshme te botes. Nje ekspozite me veprat e paraqitura ne këtë konkurs, do te beje nje turne ne vende te ndryshme te botes si ne: Algjeri, Gjermani, Australi, Shtetet e Bashkuara, Bullgari, Kine, Spanje, Iran, Turqi, Palestine, Katar etj. Me këtë rast, i uroj mikut tim te vjetër, urime te mëtejshme …


Vasil QESARI

Partager cet article
Repost0
19 janvier 2009 1 19 /01 /janvier /2009 14:18


Partager cet article
Repost0
4 juin 2008 3 04 /06 /juin /2008 19:05


NË PARIS
ME DHE PËR
ISMAIL KADARENË


Në Paris, kudo që të shkosh, ndeshesh me kuriozitete dhe befasira, të cilat të lenë mbresa të pashlyeshme. Kështu, më ndodhi edhe mua, ndërsa po zija vend në Hotel Brazil, ku do të qëndroja për tri netë, i ftuar nga Universiteti Paris X -Nanterë, për të marrë pjesë në kolokiumin ndërkombëtar të organizuar rreth veprës së shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare. Dhe mbeta i sugjestionuar kur mësova se pikërisht, në atë hotel, kish banuar për disa muaj edhe themeluesi i psikanalizës, Sigmund Freud (1856 -1939)


Nga dhjetori i vitit 1886 gjer në shkurtin e vitit në vijim, Freud, student i varfër e me një frëngjishte të çalë mundi të sigurojë një bursë dhe shkoi në Paris, ku u vendos në Hotel Brazil, Rue le Goff. Aty, ai ndoqi mësimet e psikiatrit francez J.M Charcot (neuropatologu më i njohur në atë kohë) si edhe konsultat e tij në spitalin Salpêtrière, lidhur me hipnozën dhe histerizmin. Sot, ne hyrje ne hotelit, ne kujtim të kësaj ndenjje, është vendosur një pllakë përkujtimore.

 


Po atë mbrëmje të instalimit tonë në Hotel Brazil, do të vijonte edhe një tjetër ngjarje e papritur, e rrallë, emocionuese dhe tepër e  këndshme. Takimi intim me shkrimtarin Ismail Kadare, në Brasserie Royal Louxembourg. Ambasadori ynë në Francë, shkrimtari Ylljet Aliçkaj, kishte lenë takim me të dhe ne u ulem për ta pritur, në një tavolinë, jashtë lokalit. Ishte një mbrëmje e ngrohtë dhe plot lëvizje. Parisi zhurmonte nga turistet e shumtë dhe qarkullimi i automjeteve. Kadare erdhi në bar për pak minuta dhe me të ndenjëm rreth një orë e gjysmë. Edhe pse të nesërmen, herët, ai do të shkonte në Londër, ku ishte ftuar për të marrë pjesë në promovimin e botimit të librit të tij, ‘Hamleti, ky princ i vështirë’, ai qëndroi mes nesh me kënaqësi të veçantë dhe pjesa më e madhe e bisedës së tij u përqendrua rreth Shqipërisë, letërsisë, botës artistike në Francë, shqetësimeve të intelektuale shqiptare për ecurinë e proceseve demokratike në atdhe, si edhe tema të tjera.

Ismail-Kadare-Vasil-Qesari.jpg 
    Shkrimtari Ismail Kadare dhe gazetari Vasil Qesari
- 29 maj 2008 - Brasserie Royal Louxembourg - Paris

 


Kolokiumi ndërkombëtar, i cili u zhvillua ditët e fundit, ishte organizuar nga qendra e Kërkimeve të Letërsisë dhe Poezisë së Krahasuar, në Universitetin Paris X Nanterrë. Në të morën pjesë 24 autorë të ndryshëm, pedagogë universitetesh, mjeshtër konferencash, përkthyes e studiues të Kadaresë nga Franca, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Australia etj. Kolokiumin e hapi, Claude Durand, president i Shtëpisë Botuese Fayard  e, pastaj, vijuan seancat e kumtesave dhe diskutimet rreth tyre. Kështu, Peter Morgan, profesor ne Universitetin e Western në Australi, mbajti temën ‘Shqiptarizmi, Modernizmi dhe Humbja te ‘Ura me Tri harqe’, ndërsa John K. Cox, profesor në North Dakota State University, SHBA temën ‘Mes Universales dhe së Zakonshmes : Mënyra dhe tema në evolucionin e idiomës së Kadaresë  lidhur me stalinizmin historik’. Ariane Eissen, mjeshtre konferencash në Universitetin e Puatje, temën : ‘Promethetë e Kadaresë : mjeshtëritë e te shkruarit’, Jean-Paul Champseix, doktor në HDR, INALCO - Lyon temën: ‘Zeusi, referencë totalitarizmi te Ismail Kadare’. Ndër referuesit shqiptarë, përmendim Ardian Marashin, mjeshtër konferencash në INALCO dhe drejtor i Institutit Albanologjik në Tirane, Ledia Dema, doktore në Universitetin Lyon 2, Alketa Spahiu, profesore në Strasbourg dhe Tirane, Ornela Todorushi doktore në Universitetin, Paris 3, Dashnor Kokonozi, shkrimtar, Vasil Qesari publicist etj.



Kolokium u organizua nene drejtimin e Veronique Gély, profesore e Letërsisë së Krahasuar në Universitetin e Paris X – Nanterre, në bashkëpunim me Jean-Paul Champseix, Arianne Eissen, Ardian Marashi dhe Qendrën e kërkimeve të Letërsisë dhe poezisë së krahasuar, me mbështetjen e ED LLS dhe UFR LLPhi …

 



Në foto : Shkrimtari i shquar Ismail Kadare, ambasadori i Shqipërisë në Francë Ylljet Aliçkaj me bashkëshorten, Vasil Qesari e Dashnor Kokonozi.



Partager cet article
Repost0
28 mars 2008 5 28 /03 /mars /2008 14:45
Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

 Në foto: Jusuf Vrioni ( i pari nga e majta ) në ditën e nderimit me dekoratën e lartë ‘Legjioni i Nderit’, përkrah me Jacques Lang, Luan Rama dhe François Deniau).

 

JUSUF VRIONI
OSE
'FANTAZMA' ELEGANTE

  ( vijon nga numri i kaluar )

 

PERKTHIME, PERKTHIME ...

 

Po tani? - pyet vetveten, J.Vrioni - Ç'do bëhet tani me mua ? I instaluar, bashkë me t'ëmen, në një fshat të Fierit e me 43 vjet mbi kurriz, ai përjeton një tjetër burg të dytë. Njerëzit përreth e shohin me urrejtje e dyshim. Arsyeja? Ai ka qenë në burg, ndërsa familja e tij qe armike. O Perëndi ? Si mund të shpëtonte nga ajo skëterrë? Të shkonte diku, në një vend tjetër ku njerëzit të mos ta shihnin me përbuzje e dyshim?! Për shembull, pse të mos shkonte përsëri në Tiranë ? Aty, mund të gjente edhe ndonjë punë ...

Dhe ja, duket se një dritëz optimizmi ringjallet e, shpresa për një jete normale rikthehet kur, fare rastësisht, në plazhin e Durrësit, ai njihet me një vajzë të re e të këndshme. Ajo quhej Agi dhe, fati do ta sillte që të bëhej gruaja e tij e ardhshme.

‘Tashmë, i lidhur me Agin, unë kisha një arsye më tepër të mendoja për transferimin tim në Tiranë. Pastaj, aty, të merresha me diçka. Ndofta, me përkthime... Gjatë udhëtimeve të shpeshta në kryeqytet isha njohur dhe me disa persona, të cilët më kishin propozuar të përktheja tekste historike e letrare. Në fakt, pak kohë mbas daljes nga burgu, kisha nisur të provoja përkthimin e poezive të Migjenit, më tepër për qejf se sa për të provuar aftësitë e mia. Më pas, kish qenë pikërisht kunati i Migjenit, Skënder Luarasi, i cili mbasi mësoi se unë kisha studiuar në Francë, më rekomandoi përkthimin e tij të plotë. Ai qe edhe përkthimi im i parë letrar edhe pse nuk pati fatin të botohej... Edhe Petro Marko kish shumë dëshirë t'i përktheja një roman. Petroja, ashtu si unë, kish qenë në burg, por qe ‘rehabilituar’ e shihej me sy të mirë nga autoritetet. Pak më vonë, historiani Kristo Frashëri më propozoi t'i përktheja një ‘Histori të Shqipërisë’, autor i së cilës qe ai vetë. Më pas më angazhuan në Shtëpinë Botuese, për përkthimin e përmbledhjes me novela "Kenga dhe pushka" të Dh. Shuteriqit. Kështu, për vetë rrethanat e kushtet në të cilat ndodhesha, punën e përkthyesit e shihja si të vetmen mundësi për të jetuar…’.

Pas ca muajsh, martesa me Agin, e cila banonte familjarisht në kryeqytet, i hap dritën jeshile, për t'u pasaportizuar në Tiranë.

‘Pikërisht, gjatë asaj kohe, pra aty rreth vitit 1963, më lindi ideja të përktheja romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Për atë libër, kisha lexuar një artikull shkruar nga Javer Malo, të cilin unë e çmoja si gazetar. Sipas tij, ai ishte i vetmi roman i kohës, i cili mund të ngjallte ndonjë interes të mundshëm për lexuesit e huaj. Ta konstatoje e ta shkruaje atë mendim publikisht, padyshim që ish një gjest mjaft kurajoz. Kështu, mendova t'i futesha punës, për përkthimin e tij. (…) Atëherë, unë nuk e njihja fare Ismail Kadarenë, edhe pse ai kish krijuar një farë emri. Si shumë të rinj, edhe Agi, ishte admiruese e atij autori. Ajo, bile, më kish bërë dhuratë edhe një përmbledhje të tij me poezi, të titulluar Shekulli im. Aso kohe, kish njerëz që thoshin se Kadareja qe një Hemiguej i dytë, të nisur ndofta nga fakti se ai kish preferencë të veçantë për atë autor, e kish përkthyer në shqip edhe novelën e tij Plaku dhe deti ".

Para se të niste përkthimin e romanit ai u takua me Kadarenë dhe i foli për projektin. Ismaili, s'mungoi të shfaqte kënaqësinë e tij të madhe. Aso kohe, ai nuk e kish famën e prestigjin e sotëm, por qe thjesht një autor i cili pëlqehej për frymën e re që sillte në poezi. Shumë e vlerësonin për stilin origjinal e, ca të tjerë, për devijimin nga realizmi socialist. Sa për Vrionin, ai qe thjesht një adhurues i Gjeneralit të ushtrisë së vdekur. Për të, ai roman, kish diçka krejt të veçantë: s'ngjante aspak me librat e tjerë që botoheshin në Shqipëri. Në këtë kontekst, është interesante të mësojmë se cilat qenë përshtypjet e para të Kadaresë, për Jusuf Vrionin. Në një nga librat e tij, ai e përshkruan kështu, njohjen me të:

... Ajo që pa dyshim më befasoi në takimin e parë me përkthyesin tim Jusuf Vrioni, ish jo vetëm eleganca e tij, nostalgjia për Francën e talenti i veçantë, por edhe 12 vjetët që ai kish vuajtur nëpër burgjet e llagëmet komuniste. Njohja jonë u bë në fillim të viteve '60. Shkova në dhomën e vogël, ku ai jetonte përkohësisht me të fejuarën, për të parë kapitullin e parë të  ‘Gjeneralit të ushtrisë së vdekur‘ të cilin ai kish nisur ta përkthente pa ndonjë shpresë për botim. Atëherë, unë s'dija frëngjisht, por lexoja pak anglisht. Duke parë përkthimin nga i cili, unë, natyrisht, nuk kuptoja asgjë, pyeta veten në se ai kish mundur ta mbante vallë të gjallë në vetvete gjuhën frënge, pas gjithë atyre që kish hequr nëpër hapsanat e errëta, transhetë e telat me gjemba. E ardhmja tregoi se, ai, prej saj jo vetëm që skish humbur asgjë, por përkundrazi, mes baltës e pisllëkut, frëngjishtja e tij e lëmuar prej vuajtjeve, qe bërë edhe më fine e më e përkryer…’ ( Ismail Kadare ).

Mbas shumë sorollatjesh e hezitimesh, më në fund, libri tashmë i përkthyer, u botua më 1967. Me pas, fati e solli që ai të dërgohej jashtë së bashku me ca libra të tjerë, të cilët aso kohe ishin botuar në Tiranë. ‘Një ditë, Helena, gruaja e Ismailit, më tha se kishin takuar një akademik francez qe e kish pëlqyer shumë përkthimin tim. Më vonë, mësova se Gjenerali i ushtrisë së vdekur do të botohej nga një shtëpi botuese franceze e quajtur Albin Michel’. Botimi i romanit në Francë qe një sukses i madh. Për Jusuf Vrionin hapej kështu rruga që përkthimi të bëhej jo vetëm mjet mbijetese, por edhe profesion, paçka se emri mbetej vazhdimisht anonim. Mbas botimit të romanit në Francë, Kadare ndërhyu tek Fadil Paçrami, (në atë kohë sekretar i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës) e pas kësaj, Jusufi mundi të gjejë një vend pune në shtëpinë botuese Naim Frashëri.”Ish pikërisht në atë periudhë, pra në vitin 1966, gjatë punimeve të Kongresit të V - të të PPSH, që unë nisa përkthimin e teksteve politike. (...) Materiali i parë që më dhanë qe raporti që Enver Hoxha do të mbante para kongresit”. Përkthimet e materialeve politike, bëhen objekti i vetëm i punës së tij intensive. Duke filluar nga raportet e fjalimet e E. Hoxhës, buletinet e Komitetit Qendror, dhjetëra e dhjetëra materiale të tjera të Partisë, e gjer tek Veprat e librat e ndryshme të diktatorit …


‘... Për çdo tekst zyrtar isha vigjilent gjer në kopjen e fundit të përkthimit. Korrigjoja, korrigjoja e përsëri korrigjoja. Kjo punë zgjati për pothuajse 20 vjet. Por, ajo, qe vetëm një anë e medaljes. (...) Në kuadrin e punës që bëja në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri (e cila më vonë u pagëzua në 8 nëntori ), përktheva vetëm romanet "Dimri i madh " e ‘Ura me tri harqe’. Përsa i përket veprave të tjera, ato i kam përkthyer të gjitha jashtë orarit zyrtar. Çdo mbrëmje, ulesha në tavolinën time pranë dritares, në një dhomë të vogël në katin e parë të shtëpisë, e cila për një farë kohe pat qenë e djalit. Me tekstin në shqip nga njëra anë e, makinën, nga ana tjetër... Që nga viti 1963 e gjer para pak kohësh, kam punuar me të njëjtën makinë shkrimi, të cilën ma kish dërguar dajo Xhemili nga Italia. E shtrenjta makinë, shoqja ime besnike!... E ndjej që duhet t'i bëj homazhe asaj makine të markës Triumph, me të cilën isha lidhur   fort, ashtu si dikur me lopatën me të cilën punoja nëpër kampet e burgjet e mia. Bashkë me të bëra ‘karrierë’ e, ish falë saj që lexuesit frankofonë mundën të lexojnë ‘Gjeneralin e ushtrisë së vdekur’ e shumë vepra të tjera të Kadaresë. Asnjëherë, ajo s'më la në mes të rrugës. Për besnikërinë e saj, ruaj gjithmonë një ndjenjë të thellë mirënjohje ose, më saktë, një sentiment të veçantë dashurie. Të gjithë, bile edhe më ekspertët në daktilografi, thoshin se ajo qe shumë më superiore se të tjerat, si në lehtësinë ashtu dhe në butësinë e shtypjes. Habiteshin me ndjeshmërinë në goditjen e germave; nga qe ajo i përgjigjej me besnikëri edhe kontaktit më të lehtë, pa i ngatërruar kurrë shkronjat. Edhe kthimi i karelit bëhej me lehtësi. Kështu, nëpër vite e në çdo situatë, ajo u bë jo vetëm shoqja por edhe artizania e ekzistencës sime …”.

Por, puna në Shtëpinë Botuese, për Vrionin nuk qe aq e lehtë sa dukej në aparencë. Vërtet, shumë njerëz e respektonin, po kish edhe që e shihnin shtrembër. Ndër ta, disa bënin punën e informatorëve të Sigurimit. Kolektivi ku punonte, këshillohej herë pas here që të mos i bënte shoqëri, e të mos harronte kurrë origjinën e tij klasore si edhe të kaluarën, si ish i burgosur politik. E, Erioni s'harron të tregojë për takimet me shefin e administratës, ish-gazetar i një reviste ushtarake, i cili plot mllef, i përsëriste herë pas here kërcënimin:

- Mos harro, se ti je armik e këtë do ta paguash!

Gjatë periudhës që punonte për përkthimin e materialeve të ndryshme të PPSH-së, Jusuf Vrioni bashkëpunoi edhe me një person të quajtur Nils Anderson, një marksist-leninist suedez, i cili merrej me botimin e përhapjen e Veprave të E. Hoxhës në botë. Në kujtimet e tij, ky i fundit, shkruan: …Takimet e mia me Vrionin, gjatë përkthimit në frëngjisht të Historisë së Partisë së Punës, ishin të rregullta e miqësore. Unë i vlerësoja dhe i konsideroja ato si momente të këndshme diskutimi, jo vetëm për punën që bënim së bashku, por edhe më gjerë. Por, shumë shpejt kuptova se afrimi im me të, nuk shihej me sy të mirë nga disa kolegë, të cilët shpesh më kishin venë në dukje se ata dyshonin për saktësinë e përmbajtjes ideologjike të përkthimeve të tij. Sipas tyre, Vrioni, mund të qe vërtet njohës i përkryer i frëngjishtes, por skish edukatë e formim marksist, gjë që rrezikonte të bënte edhe gabime ideologjike. (Nils Anderson ‘Celui par qui Kadare est arrivé’ - Les temps modernes - Fevrier 1996)

Megjithatë, një ditë tetori të vitit 1980, J.Vrionit i dorëzuan një ekzemplar të librit Hrushovianët ku autori, pra, Enver Hoxha, me anë të një autografi e përgëzonte atë për punën cilësore si përkthyes. Ngjarja bëri bujë. Vërtet, ai, i Madhi, i Pari, Kreu i Partisë dhe i vendit, i kish dhuruar atij një libër me dedikim ?! ”Natyrisht, shumë njerëz e ndjenin veten të fyer nga ajo ‘fitore’ relative, e u munduan ta kalojnë ngjarjen pa i dhenë rendësi dhe duke e harruar. Ndërkohë, kuptova se, për njerëzit e Sigurimit, fakti qe unë përktheja Enver Hoxhën, nuk ndryshonte asgjë përsa i përkiste shkallës sime të "rrezikshmërisë". Megjithatë viti 1980 shënoi një farë kthese relative ndaj gjendjes sime personale. Fakti që, puna ime qe çmuar aq lart, krijonte për mua një atmosferë disi të veçantë, po të kihej parasysh origjina familjare dhe e kaluara si i burgosur politik ...

(Jo vetëm gjatë viteve të fundit, por dhe sot e kësaj dite, lidhur me veprimtarinë e Vrionit si përkthyes, janë shfaqur opinione nga më të kundërtat. Një pjesë e ish -të dënuarve e persekutuarve politikë, e akuzojnë atë se i ka shërbyer me devocion diktaturës e se, për rrjedhim, ai nuk ka të drejtën morale t'i përkasë së njëjtës ‘kategori’ me ta. Një pjesë tjetër, e kjo është, besoj, edhe më e madhja në opinionin publik shqiptar, e gjykojnë si diçka normale dhe të pa evitueshme, punën e tij si përkthyes i veprave politike. Ndërkohë, me ‘kategorinë’ e të parëve, çuditërisht, bashkohen edhe disa individë, një pjesë e të cilëve intelektualë të diasporës, të cilët thonë se,’mëkati’ më i madh i Vrionit nuk ka qenë  përkthimi i veprave të Hoxhës, por ai i librave të... Kadaresë. (?!) Por, le të ndalemi pak te gjykimi i atyre që e akuzojnë Vrionin si ‘kolaboracionist’ me regjimin enverist. Në fakt, për të qenë realistë, është vështirë të mendosh një qëndrim tjetër, për një njeri që pat vuajtur galerat komuniste e që rrezikonte të rifutej përsëri në to. A mund ta refuzonte ai një rrugë dalje, një mënyrë adaptimi të tillë për të mbijetuar?... Sa qenë ata, të cilët në atë kohë refuzonin që kulturën e dijet të mos i vinin në shërbim të sistemit, pikërisht për të gjetur një status quo që mund t'u siguronte ekzistencën e një qetësie relative në shoqërinë totalitare?... Ky qëndrim i komplikuar, i imponuar nga frika, ushtrimi i dhunës, terrori e indoktrinomi sistematik, kishin përfshirë, ne fakt, gjithë inteligjencien shqiptare të kohës. Atëherë, si mund t'i rezistonin atij presioni, individë të tillë si Vrioni, të cilëve, në një farë mënyre, u jepej "shansi" i rrallë të shihnin pakëz "dritë" në tunelin e frikshëm të jetës totalitare ?... ( Shënim im –Vasil Qesari )

Rehabilitimi i Vrionit u bë shkak i mjaft pëshpëritjeve në qarqe e mjedise të ndryshme të shoqërisë së asaj kohe. Veçanërisht nga armiqtë e tij të betuar për vdekje. Dhe vërtet, duket se, vdekja po i vinte rrotull, por nga një drejtim tjetër. Një infractus i pa pritur e çon në buzë të varrit, por autoritetet japin alarmin, duke ngritur gjithë mjekësinë shqiptare në këmbë. Partia s'e dëshironte vdekjen e tij. Ai, duhej të jetonte, për të vazhduar përkthimin e Veprave të shokut Enver !...

Nica, motra e tij, e cila jetonte në Itali, e alarmuar, i shkruan një letër Enver Hoxhës për ta lejuar që të kurohet pranë saj. Letra bie në duart e Nexhmijes, e cila është e interesuar që Vrioni të shërohet sa më shpejt. Pas kësaj, drita jeshile, hapet. Formalitetet bëhen me urgjencë. I jepet pasaporta për jashtë, i akordohet viza e, ai nuk u beson syve, kur avioni ulet mbi pistën e aeroportit të Fiumiçinos në Romë.

Ishte mars i vitit 1985... Përveç shmalljes me motrën, mbas vitesh ndarje që s'mbahen mend, përveç kujdesjeve e kurave për rikthimin e shëndetit, ai ndjen ta pushtojnë ndjenjat e nostalgjisë për vitet e rinisë dhe kujtimet e paharruara të saj. Por, tashmë ai gjen një Itali tjetër e ndryshimet nuk i ndjellin veçse keqardhje. I shëruar, Jusuf Vrioni, kthehet në atdhe ku e presin ngjarje të reja. Enver Hoxha ka vdekur dhe drejtimin e Partisë e ka marrë Ramiz Alia. Shumë shpejt, Vrionit i duhet t’i përvishet punës për përkthimin e librit të tij Enveri ynë. Më pas, më 1987, një tjetër lajm i mirë. Mbas shume hezitimesh, jepet aprovimi për përkthimin e romanit Koncert në fund të dimrit të Kadaresë, i cili gjer atëherë, konsiderohej pothuajse një libër i ndaluar.

E ja, pak më vonë, ndodh mrekullia... Ministria e Jashtme franceze e fton në kremtimet e 200 vjetorit të Revolucionit Francez. “... Një nga gjërat e para që bëra sapo mbërrita në Paris, ishte të shkoja e të shihja vendet ku kisha kaluar vitet e mia të rinisë, aty në avenynë Victor Hugo. Qysh prej 50 vjetësh, për mua aty fshiheshin kujtimet më të bukura të jetës. Shkova në shtëpinë ku kishim banuar e, me ndrojtje u ngjita gjer në katin e tretë, aty ku dikur qe një korridor i gjerë, në faqet e të cilit kisha bërë kushedi sa vizatime. Ai tashmë ish transformuar e qe ndarë në apartamente të veçantë. Kush banonte tani aty ?... S'i rashë asnjë zileje e, meqenëse poshtë më prisnin, zbrita shkallët me dhembje e me sytë mbushur plot lotë …“.

Parisi !... Nostalgjia hap portat e ai vrojton, shikon, kujton. Ndryshe nga imazhet e femijnisë, qyteti i duket i bardhë e me më tepër dritë. Ndërtesat e dikurshme të nxira nga shekujt, i gjen më të pastra, më të reja, më të ndritshme. Ai përfshihet në jetën e tij plot gjallëri. Takime me miq të vjetër. Lotë e emocione. Pritje të ngrohta. Ndër të tjera edhe me Claude Durand, drejtorin e Shtëpisë Botuese Fayard...

Pas një viti, me 1990, e pret përsëri një udhëtim tjetër, po në Paris. Aty takohet me Liri Begenë, kineasten e njohur me orgjinë shqiptare. Merr pjesë në Kolokiumin Ndërkombëtar të Përkthyesve në Arles. Përsëri takime plot mall. Me miq e shokë të rinisë. E përsëri kthim në Shqipëri. Vendin e gjen në tension. Në gjendje të nderë. Pritet të ndodhë diçka. Mbas gjysme shekulli shtypje, dukej se po vinte shpërthimi. Ngjarjet precipitojnë për ditë. Ambasadat e huaja sulmohen e pushtohen nga mijera vetë. Me 25 shtator 1990, Ismail Kadare, kërkon strehim politik në Francë. ‘... Isha në shtëpi kur dëgjova lajmin e dhenë nga radioja. Jehona e atij veprimi ishte shumë e fortë në mbarë vendin. Në princip, unë e konsiderova të drejtë vendimin e Ismailit, sepse në atë mënyrë ai distancohej nga regjimi totalitar, ndërkohë që diktatura vazhdonte të ishte endé kërcënuese. Por, për mendimin tim, Kadareja iku në një moment kur prestigji i tij personal qe mjaft i madh, jo vetëm në letërsi por edhe më tepër…’.

Ngjarjet e asaj vjeshte tronditëse, ndjekin njëra-tjetrën me vërtik. Lejohet praktikimi i riteve e hapen objektet fetare. Hiqen statujat e Stalinit e Leninit. Lëvizja studentore bëhet vatra e revoltës kundër regjimit komunist. Në sheshin Skenderbej, demonstruesit rrëzojnë e heqin zvarrë statujën e Enver Hoxhës. Shqipëria flak tutje, me neveri e guxim, dyzetë e ca vjet frikë, vuajtje e terror të pashembullt.

‘Dy - tre muaj pas ikjes së Ismailit, në shtëpi më erdhën Preç Zogaj e Pirro Misha. Më pyetën në se pranoja të paraqitesha si kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste. U thashë se e vlerësoja propozimin e tyre por s'kisha ndërmend t'i përkushtohesha karrierës parlamentare. Mendoja se kish edhe mënyra të tjera për t'i shërbyer ngjarjeve në zhvillim. Ndërkohë, në vijim të ngjarjeve të vitit 1991, u kooptova në Komitetin e Mbrojtjes të së Drejtave të Njeriut.

Rruga e Vrionit drejt Perëndimit, tashmë është plotësisht e lirë. Në vjeshtën e vitit 1990 ai merr pjesë në manifestimin La fureur de lire, në Paris. Më 1993, dekorohet nga qeveria franceze me Urdhrin e Letërsisë e Arteve. Më 1994, merr çmimin Halperine Kaminsky, për përkthimet e tij në frëngjisht. E së fundi, si për t'i u kthyer gjer në detajet më intime jetës e viteve të shkuara, në pranverën e vitit 1995, në shoqëri me ambasadorin francez në Tiranë, bën një vizitë në ishullin e Korfuzit, aty ku edhe kish lindur 79 vjet më parë.

 

Para tij, shpalosen përsëri, kujtime të largëta.
Çdo gjë përreth ka ndryshuar.
Pjesa më e madhe e njerëzve të njohur kanë vdekur.
Ndërsa, ai ?
Ai është gjallë.
I shpëtuar për fat e mrekulli, nga vorbullat e përgjakura të kohëve.
Por, ndërkohë, është vonë.
Tepër vonë, për ta ndjerë veten, tërësisht e thellësisht të lumtur !

... E, megjithatë, teksa mbi gjinjtë e vegjël e të bardhë të ishullit helen bie bryma ngjyrë trëndafili e mëngjesit e, një varkë me vela nis të rrëshqasë duke u përkundur lehtë-lehtë mbi detin vaj, ai bindet se jeta e njeriut s'ka fund dhe se, ngjarjet, kujtimet, ndjenjat e emocionet të cilat e shoqërojnë përjetësisht atë, nuk mund t'i përkasin kurrë Harresës dhe Vdekjes ... 

(Në Francë, me të nderuarin Vrioni, pata fatin e rrallë të shkëmbej dy - tri letra e të bisedoj disa herë në telefon. Për herë të fundit i telefonova pikërisht një muaj para vdekjes. Ish i sëmurë e tejet i lodhur, por asnjëherë pesimist. Megjithatë, teksa e uroja për një shëndet të plotë e pa probleme, më falënderonte duke më thënë se në, jetë fati e kish ndjekur ca si tepër për mirë por, kësaj radhe me sa dukej, s'do të qe përsëri me të ... E vërtet, pas ca kohësh, Jusuf Vrioni dha shpirt në moshën 85 vjeçare. Ai vdiq të premten e fundit të majit 2001 në Paris duke mbajtur endé detyrën e ambasadorit tonë në UNESCO. Amaneti i fundit i shqiptarit dhe intelektualit erudit, evropianit të shquar të shekullit që sa kaloi, njeriut që ia doli mbanë të kalonte nga Sharibda në Shilla, mjeshtrit të talentuar të gjuhës së Balzakut e Bodlerit, përkthyesit të madh të Kadaresë, ish të prehej përfundimisht në vendin e tij, në Shqipëri, aty pranë varrit të së ëmës, e cila e kish dashur aq shumë ... ( Shënim im – Vasil QESARI )

 

Partager cet article
Repost0
6 février 2008 3 06 /02 /février /2008 19:17

441.gif

MJEKU DHE DIKTATORI


Maj 1979. Një avion i Air France lë aeroportin e Parisit dhe fluturon në drejtim të Beogradit. Në bordin e tij, mes të tjerësh, ndodhet edhe një kirurg i njohur i spitalit Broussais, shoqëruar nga disa "diplomatë". Destinacioni i udhëtimit të tij : Tirana, kryeqyteti i diktaturës më të izoluar në botë. Misioni i tij : të ekzaminojë Enver Hoxhën, liderin e Shqipërisë. Është pikërisht, për ketë ngjarje që rrëfen sot, profesor Pouliquen, duke na dhenë përshtypjet dhe kujtimet e tij lidhur me takimin e atij që për shumë njerëz vazhdon të mbetet ende një ' hije ' e që përbente kreun e një regjim grotesk, dhuna e të cilit u zbulua vetëm pas rënies se tij. Kureshtar të zbulojë misterin Hoxha, mjeku nuk dyshon në atë çka fshihet pas pamjes së tij të jashtme prej babaxhani dhe frankofilisë së shenuar. Por, a mund të kujdesesh si mjek për nje xhelat, ndërkohë që urren tiraninë ?

Autori

Yves Pouliquen. Kirurg. An
ëtar i Akademisë Franceze. Ka drejtuar shërbimin e oftalmologjisë në spitalin Hôtel-Dieu në Paris. Ky është libri më i fundit i tij. Ka botuar edhe vepra të tjera, si: Transparenca e syrit (La Transparence de l'oil), Një okulist në shekullin e Dritës (Un oculiste au siècle des Lumières), Gjesti i shpirtit (Le Geste et l'Esprit), Zonja Sévigné dhe mjekësia e Shekullit të madh ( Madame de Sévigné et la médecine du Grand Siècle).


Titulli: Mjeku dhe diktatori
Autor : Pouliquen
Botues : Odile Jacob
Dale në : Janar 2008
Faqe : 174
Çmimi : 23 euro
Partager cet article
Repost0
26 novembre 2007 1 26 /11 /novembre /2007 16:17

Fichier hébergé par Archive-Host.com 
- Kartolina e parë shqiptare kushtuar aktit të Shpalljes së Pavarësisë -


Kjo foto, të cilën ma dërgoi këto ditë Dionis Qirixidhi nga Athina, është pamja e një kartoline zbuluar kohët e fundit prej tij e që rezulton të jetë e panjohur më parë. Siç më shkruan Dionisi, sipas të gjithë gjasave, realizuar në gjininë e grafikës, ajo duhet të jetë bërë nga një artist austriak, i cili ka qenë frymëzuar prej aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, në Vlorë. Në të paraqitet pikërisht atmosfera në fjalë. Në pamje, shihet një tip ballkoni, në të cilin qëndrojnë gjashtë vetë. Në qendër, nenë flamurin kombëtar është Ismail Qemaili i cili në një dorë, mban fjalën e shkruar me rastin e lajmit të madh e, me tjetrën përshëndet popullin mbledhur me atë rast. 

Sipas studiuesit Bardhosh Baçe, pranë Ismail Qemalit, zëne vend dy klerikë : në të majtë Haxhi Muhameti dhe djathtas prifti Marko Moçka. Dihet historikisht se në kuvendin kombëtar që shpalli pavarësinë krahas tyre, kanë qenë edhe Dom Nikollë Kaçorin e Baba Selimi i Tepelenës pra, aty kanë qenë të pranishëm dhe kanë bekuar Flamurin Kombëtar, përfaqësuesit e gjithë komuniteteve fetare. Kjo kartoline ( tip carte postale ) ka të shkruar në shqip fjalinë : Shpallja e Vetëqeverimit të Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912. Ajo është shkruar me germa të alfabetit shqip të shoqërisë atdhetare ‘Drita’ të Bukureshtit si edhe në gjuhen gjermane. Pulla postare e vendosur mbi të, është nga ato të emisionit të parë të pullave shqiptare, të cilat i hodhën në qarkullim Postat Shqiptare të Qeverise së Përkohshme. 

Në qendër të saj, është vulosur me bojë të zezë shqiponja me dy krerë e, lart saj, mezi shquhet një gjysme hëne e vogël me yll. Kjo, për arsye se, pullat e para shqiptare, ne fakt ishin pulla turke të stampuara me shqiponjën dykrenore. Po ashtu, vula që ndodhet mbi të, është e vendosur nga Posta e Vlorës, dhe mban datën e janarit 1913 ( dita është e padukshme ). Tani për tani, nuk dimë hollësira se kush është autori i kësaj grafike, e cila paraqet skenën e mësipërme e që ka qarkulluar si kartolinë. Po ashtu, ku është shtypur ajo si dhe në ç’mënyrë është shpërndarë etj. Por, mendoj se kjo duhet të jetë edhe kartolina ( carte postale ) e parë, e njohur gjer më tani kushtuar  shpalljes së pavarësisë, të cilën me sa duket një qytetar austriak ia dërgon nga Vlora familjes së tij në Vjenë, shoqëruar me një tekst të shkurtër në gjermanisht, me të cilin njofton për ngjarjen e madhe kombëtare shqiptare …

 


Nga Vasil QESARI
Partager cet article
Repost0
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:39

Zherar Alba ose ... 'la passion albanaise'

 Nga Vasil Qesari

Atë e njoha për herë të parë këtu e katër vjet të shkuara, në festivalin "Les nuits atypiques" i cili zhvillohet për çdo verë në qytetin Langon, në Sud-Ouest të Francës. Atëherë, ai shoqëronte grupin popullor polifonik të Vranishtit i cili ishte ftuar në atë manifestim të madh muzikor, një nga me të njohurit ne Francë, për të prezantuar e përfaqësuar folklorin shqiptar ose më saktë këngën polifonike labe. I qetë e i vëmendshëm, diskret dhe i thjeshtë, ky ish-mësues e njëkohësisht edukator i adoleshenteve në vështirësi i cili banon diku mes pyjeve pafund të Landeve të Gaskonjes, ish bërë njësh me grupin duke i shoqëruar ata qytet më qytet e fshat më fshat, kudo ku jepnin koncerte ...
 
Zherar Alba (mbiemri i të cilit, për rastësi por edhe për çudi, është i njëjtë me rrënjën e emrit të vendit tonë në gjuhë të huaj) e pat njohur Shqipërinë qysh kur ishte fëmijë, atëherë kur mblidhte e bënte koleksion flamujt e shteteve të ndryshëm e, më pas në rini, kur ndiqte Radio-Tiranen e "mahnitej" nga ato që dëgjonte prej propagandës totalitare. Pastaj, në vite, kërshëria për të njohur atë vend ish bërë për të një obsesion i vërtetë gjer atëherë kur më në fund, më 1995 kish zbritur me traget nga Italia në portin e Durrësit. Ëndrra e tij për të njohur vendin "misterioz" qe bere realitet e, për tre muaj ai kish shëtitur qyteteve, fshatrave e rrugëve të saj, duke u mrekulluar nga bujaria e mikpritja e njerëzve të cilët e prisnin francezin mjekerrosh krahëhapur e plot dashuri, tamam sikur të njiheshin prej vitesh ...
 
Me torbën hedhur krahëve e një bllok shënimesh në xhep, Zherar Alba, udhëtonte e zbulonte plot kërshëri të rralle universin shqiptar e, ndërkohë, nuk mungonte të shkruante shprehje e fjalë shqipe, mbresa udhëtimi e refleksione mbi njerëzit që takonte e njihej; shënime të cilat do t’i shërbenin më pas për shkrimin e librit me përshtypje udhëtimi "S'ka problem !". Me shumë prej atyre që takoi, ai lidh i miqësi të forta. Në Lushnjë u njoh me prozatorin Halil Jacellari i cili do të behej një mik i ngushtë e, më pas në Vlorë, rastësia e solli që të takohej me një grup polifonik të këngës labe ose me saktë, me disa autorë e këngëtarë të njohur të saj nga Vranishti dhe Lapardhaja me të cilët pastaj, do të niste edhe një bashkëpunim tepër të ngushtë e interesant ...

Por, të gjitha këto, nuk mjaftuan për të shuar atë që ai, me krenari e quan: La passion albanaise (Pasioni shqiptar). Zherar Alba do të niste kështu një ‘jetë’ tjetër të dytë me nevojën e këndshme e te domosdoshme të prezencës në atdheun e tij të dytë. Ai do të vinte në Shqipëri për çdo vit, jo vetëm për të takuar miqtë e tij e për te thelluar njohuritë në kulturën, gjuhën shqipe e këngën labe (në shtator 2000, ai do të ndiqte edhe Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës, bashkë me tre muzikantë të njohur francezë), por dhe për të dhënë ndihmë konkrete në binjakëzim shkollash, ndihma në materiale shkollore e shëndetësore, specializim të një grupi mjekësh shqiptare në Bordo, sjelljen e grupeve polifonike në Francë etj.
 
Zherar Alba, në mënyrë të veçantë, është i dashuror pas këngës polifonike labe. E ka dëgjuar atë me endje dhe i magjepsur në fshatrat e Lumit të Vlorës e Gjirokastrës, në dasma, dreka e darka, në shoqëri mes miqsh e në pijetoret buzë rrugës. Bashkë me Patrick Lavaud, ai është bashkautor i prodhimit të diskut CD ‘Vranisht - kënge polifonike’, i cili është hedhur në tregun francez këto ditët e fundit, nëpërmjet distributorit të njohur në Evrope ‘Harmonia Mundi’. Disku, i cili përmban 17 këngë të zgjedhura polifonike, ( interpretuar nga këngëtaret e njohur, Nazif Çela, Rrapo Çelolesakaj, Nikolin Likaj, Teki Kanani, Lavdosh Shkurtaj, Muhamet Tartari e Arjan Hasanlliu ), është prezantuar nga muzikologu i njohur Bernard Lotart - Jacob, drejtor i seksionit të etnomuzikologjisë në "Muse d’Homme" ( Paris ), i cili në kopertinën e tij, mes të tjerash shkruan:
 
"Trimëria dhe Vaji" ( ... ) Mund të themi se, forca e këngës labe mbështet tërësisht mbi ketë kontrast i cili, në ketë CD, shprehet nga ustallarë të këngës, nga zërat e shkëlqyer të Vranishtit e Lapardhasë. Fjalët dhe tingujt e tyre të përziera bashkë, evokojnë ndër të tjera trimëritë e bëmat e së shkuarës e, në të njëjtën kohë, dhimbjet e brengat e saj. Kënga e tyre e alternuar, herë e butë e herë e fortë, tregon universin e saj plotësisht polifonik e përçon emocione të tilla, të cilat i këpusin shpirtin jo vetëm dëgjuesit por edhe vetë asaj... ". Në faqet e brendshme të CD-së, krahas shënimeve për çdo kënge e fotove të këngëtareve, janë paraqitur edhe mbresa të Patrick Lavaud, drejtor i festivalit "Nuits atypiques" si edhe shënimi "Aktualiteti i polifonisë labe", shkruar nga Zherar Alba.

Tashmë, Zherar Alba, s'vjen vetëm në Shqipëri. Ai, në një fare mënyre, është bërë ambasador i organizimit të udhëtimeve turistike në ketë vend. Pa as më të voglin interes fitimi e pa mendimin për të çelur një agjenci turistike. Kësisoj, ai është, ndofta, organizatori i parë i huaj i vizitave të grupeve turistike nga Franca. Verës që shkoi, ai solli dy grupe të cilët marshuan nëpër Lumin e Vlorës dhe Bregdetin e Himarës e, gjatë këtij muaji, do të vijë me dy grupe të tjerë (të tipit ‘touriste-voyageur’). Është ky një lloj turizmi i veçantë, ku mplikset kureshtja për një vend për të cilin shpesh ne mediat e huaja "flitet keq", për njohjen e historisë se tij e cila, megjithatë, në Ballkan rrezaton tradita, zakone e ngjarje mjaft interesante. Për atdheun e Ismail Kadaresë, të cilin e njohin nëpërmjet librave të shumtë të botuara në Francë e, përzier herë - herë, dhe me ndjenjat e nostalgjisë së dikurshme, për kohën kur Shqipëria ishte ‘fanar ndriçues’ në Europë ...
 
Por, ndërkohë, Zherar Alba, ka ‘strategjinë’ e tij origjinale për një qëllim e organizim me të studiuar të grupeve turistike. Ai, ndër të tjera thotë se ‘ ... përveç stimulimit të mëtejshëm të këmbimeve njerëzore e kulturore, ideja ime është që të favorizohet turizmi rural ku, veç shëtitjeve në zonat malore, të huajt, krahas ushtrimit të pasionit të tyre të udhëtimeve, të ndikojnë me të ardhurat që sjellin në zhvillimin e artizanatit lokal, hotelerisë rurale, blegtorisë, kultivimit të perimeve e frutave, gjë e cila do të sjelle edhe gjallërimin e këtyre zonave të cilat janë ‘gërryer’ keqaz nga fenomeni i emigracionit. Por, cila e reja më e fundit rreth ‘la passion albanaise’ të Zherar Alba -se? Pikërisht, libri i tij ‘Autobusi blu’, botuar para një muaji nga shtëpia botuese "Ora" në Tiranë. Një përmbledhje tregimesh të shkurtra, tepër emocionues, në shqip dhe në frëngjisht ( përkthimi i tyre në shqip është bërë nga Nasi Lera) ku, nëpërmjet karakteresh, tipash e situatash të ndryshme, rrëfehet për aktualitetin kompleks shqiptar...
Partager cet article
Repost0
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:13
HAJDE, MORE RRAPO HEKALI !
Ne nuk e çpikmë patriotizmën shqiptare, por e gjetmë !


 … Vazhdoj të dëgjoj kasetat me fjalën e Fan S. Nolit e nuk shkruaj, nuk bëj asnjë koment… Komentin e bën vetë Fan S. Noli dhe shihni e lexoni më poshtë se ç'koment i rrallë është: " (…) Thonë se shqiptarët s’kanë pasur patriotizëm. Gjë më e gabuar se kjo s’ka ! Hapni "Bletën Shqiptare" të Eftim Mitkos botuar më 1878, ku ai ka mbledhur kengë popullore të cilat disa janë të shekullit të 18-të e, ca të shekullit të 19 -të. Dua t’i u them një nga këto vjershat popullore e cila është në "Bletën Shqiptare" e që provon katërcipërisht se shqiptaret kanë patur një patriotizem të thellë përpara se të fillonte ajo që e quajmë Lëvizja Moderne Shqiptare e që nis nga koha e Kristoforidhit, më 1875.
     Vjersha popullore që do t’i u dekllamoj tani, është shkruar më 1850 kur u bë Kryengritja e Labërisë, në kohën e Tanzimatit. Turqia donte të impononte Tanzimatin, një kanun të përgjithshëm për të gjitha viset e Turqisë. Domethenë që edhe ca të drejte të pakta qeverisëse që kishin shqiptarët, do t’u marrte e kështu vend të robërohej fare. Populli u ngrit. Kryetarët e kësaj lëvizje qenë Rrapo Hekali, Hodo Nivica dhe Gjoleka. Kenga që do t’i u thom tashti, është kenga e Rrapo Hekalit. Eshtë vetëm njëmbëdhjetë rradhë. Do t’u a thom, se m’a kujton Faiku, i cili gjithmonë e mbante në gojë dhe e dekllamonte. Dhe pastaj do t’u a analizoj prapë :

Hajde, more Rrapo Hekali,
Kur thërret sa tundet mali !
Hajde, more Rrapo o lule,
Lumthi ti bilbil që zure,
Një pasha me shtatë tuje,
Topi bam e ti po tutje,
Plumbat të binin mbi supe,
As u trembe as u tute.
Se Hodo Nivica shkoi,
Kofshën derrit ja dërmoi,
Ngriti flamurin te kroi.
Pse lëfton, o derëzi ?
As për mua, as për ti,
Po për gjithë Shqipëri !


      Hapni "Bletën Shqiptare" të Thimi Mitkos që të gjeni këtë kengë, të shkruar jo me vonë se 1850. Ato tri rradhët e fundme tregojnë se cili ish qëllimi i asaj kryengritje. Ish për tërë Shqipërinë. Tashi do t’u bëj një analizë të parë që të shikoni se kjo vjershë, me këto njëmbëdhjetë rradhë, është një kryevepër e vertetë të cilën mund t’a shkruante një nga poetët e parë të botës. Shikoni, tashi, se si e përshkruan Rrapo Hekalin. Në kohën e tij s’kishte telefona. Edhe Rrapo Hekali, kur thërriste labërit të mblidheshin për të bërë luftë, i vetmi telefon që kish ishte zëri i tij. Edhe shikoni sa bukur e përshkruan :

Hajde, more Rrapo Hekali,
Kur thërret sa tundet mali !


       Kur bërtiste : E,e,e,e, or shokë ?! Edhe tundej mali, të tërë labërit e dëgjonin dhe që të gjithë mbëlidheshin. Tri rradhët e pastajme :

Hajde, more Rrapo, o lule,
Lumthi ti, bilbil që zure,
Një pasha me shtatë tuje.


       Pra, pashai që zure ti, kishte shtatë tuje. Tujet ishin tamam si ato yjet që mbajnë gjeneralët e Amerikës. Kemi gjeneralë me një yll, gjeneralë me dy yje, me tre yje dhe me katër yje. Përmbi katër yje, s’ka gjeneralë ! Gjithashtu edhe në Turqi, kishte pashallarë me katër tuje, por jo pashallarë me shtatë tuje. Po vjershëtori do të thotë se çfarë pashai zuri. Ay pasha qe dy herë sa pashallarët e tjerë, domethënë gjenerali më i mirë i Turqisë. Edhe këtë, e shtypi Rrapo Hekali !... Shikoni tashi, ato tri vargjet që vijnë pas. Ç’farë strategji, ç’farë taktike mbajti Rrapo Hekali që e shtypi këtë gjeneral të dorës së parë të Turqisë?

Topi bam po ti po tutje,
Plumbat të binin mbi supe,
As u trëmbe, as u tute.


      Domethenë me një trimëri të thjeshtë dhe asnjë zanat, asnjë mjeshtëri tjatër. Tashi, ç’gjë e ndizte, ç’gjë e shkaktoi këtë hov të pathyer të shqiptarëve ? Vjershëtori na i thotë përsëri me tri rradhë :

Se Hodo Nivica shkoi,
Kofshën derrit ja dërmoi,
Ngriti flamurin te kroi.


Ai derri të cilit Hodo Nivica ja theu kofshën ishte turku.  Flamuri te kroi, ishte flamuri i kryengritjes, flamuri i lirisë. Edhe më në fund, qëllimi për të cilin bëhej e tërë kjo luftë ? Prapë, përsëri në tri rradhë t’a thotë vjershëtori. Ustai i madh nuku humbet shumë fjalë. Dy-tri, mjaftojnë për të :

Pse lëfton, o derëzi ?
As për mua as për ti,
Po për gjithë Shqipëri !


… Kështu që ne nuk e inventuam, nuk e çpikmë patriotizmën shqiptare, por e gjetmë. E vetmja gjë që bëmë është që atë patriotizmë që egzistonte midis shqiptareve, u përpoqmë t’a organizojmë, t’a kanalizojmë. Vetëm atë gjë bëmë ! Tashi, arsyeja për të cilën na vajti puna mbarë, ishte se kishim një popull me të vërtetë i cili e deshte Shqipërinë. Një popull i cili jo vetëm kish patriotizmë, virtutën e patriotizmës por që kish edhe disa virtuta të tjera, nga të cilat do të numëroj vetëm një që na i kanë thënë që të gjithë të huajtë që kanë vizituar Shqipërinë. Kur hyri Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, përfaqesonjësi i Hindit i cili aherë rastisi të ish një muhamedan, Muhamed Aliu, bëri këtë lëvdatë për shqiptarët:
       Sot, tha, bëmë punën më të bukur që qasmë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Sikur të studjoni historinë e gjithë kombeve që janë çliruar, nuk do gjeni asnjë shëmbëll si këtë që shohëm sot në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend në të cilin tri fe të ndryshme, pasanikët e të cilave kudo gjetkë, therren me njëri-tjatrin, janë bashkuar për të krijuar një shtet indipendent. Ky është i vetmi në botë, në të cilin, muhamedanë, orthodhoksë e katolikë janë lidhur që të gjithë e kanë bërë një shtet indipendent. Edhe ky vend, nga sa di, është i vetëmi vend që ka një shumicë muhamedane dhe na dërgon këtu, si përfaqësonjës, një peshkop orthodoks.
     Shumë nga tanët thonë që Shqipërinë e krijoi një pakicë. Shumë e vërtetë ! Po, kjo është historia e gjithë kombeve të botës. Merrni, për shëmbëll Hindin, me 400 qind miliunë. Kush e çliroi ? Mahatma Gandi. Edhe, Mahatma Gandi, ç’thoshte kur nisi lëvizjen e tij ?! E para e punës: Pa armë do t’a marr, pa luftë ! Edhe e morri. Pra e fitoi lirinë e Hindit pa armë. Dhe me sa veta, thoni ? Ai thosh : Më mjafton të kem 25 mijë njerez si ushtarë të cilët të bëjnë pikërisht ashtu siç u thom. Edhe aq kish, nuk kish më tepër !... Dhe me ata e bëri Hindin ! Pa luftë. Pa shkrehur dyfek. Atë bëmë edhe ne. Ishim të pakët këtu. Numëroheshim me gishtërinj…".


"MESELE" TE  RREFYERA NGA HIRESIA E TIJ,
përkthyesi i Omar Khajamit…


… Edhe pse s’kish bindje të thella e të forta fetare, Noli u dorëzua prift më 1908 dhe ish qysh atëhere që ai filloi luftën e tij kembëngulëse për shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga kisha greke duke bërë shërbesa shqip, duke shqipëruar libra fetare etj. Kjo gjë për atë kohë, kish rëndësi politike sepse i priste udhën synimeve të shoveniste greke te shqiptarët me besim kristian ortodoks e më gjerë. Por pikërisht, nga fjala e tij, unë që e kam lexuar e adhuruar jo pak Nolin, kuptova edhe një herë tjetër se përse ai, autori i përkthimit të përkryer në shqip të Rubairave të Omar Khajamit, në thelb nuk kish qenë vërtet njeri i përkushtuar fanatikisht pas Zotit e se veprimtaria e tij kishtare kish patur në rradhë të parë qëllime kombëtare.
     Ja pse, në 80-vjetorin e lindjes, themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare, normalisht nuk do të ish as e udhës, as "protokollare" që t'i lejonte vetes të tregonte "mesele" të tilla, si këto më poshtë. Por, kjo gjë ka ndodhur jo rastësisht e, peshkopi, do të qeshte bashkë me pjesmarrësit në sallë me historitë e rrëfyera prej tij, duke bërë kështu që Zoti pa dyshim, të mos shihte në personin e tij një shërbëtor të përdëllyer …     
    " Si klerik - rrëfen Noli - do të nis me përrallën e një prifti. Një prift, njëherë, shkoi me popullin për të shpënë të vdekurin në varret. Udhës, pranë një pylli, prifti tha : Qëndroni një minutë këtu se kam një punë! Arësyeja për të cilën ay qëndroi nuk u marr vesh dhe, njerëzia, po çuditeshin si e la të vdekurin atje. Kur, pas pak, prifti u kthye nga kisha me një dyfek dhe u tha: Heshtni! Dhe ja krisi pushkës. Ja këtë punë kisha që ju thashë të prisni këtu, i sqaroi pastaj ai njerëzit. Aman, or uratë! Po na le të dekurin ne mes të sheshit që të vraç një ljepur ?- i thanë ata. Budallenj, u a ktheu ay, i vdekuri pret, ljepuri nukë pret …"
     Ja një tjetër mesele po për priftërinjtë të cilën, siç thotë Noli në fjalën e tij, ja pat treguar Luigj Gurakuqi :
     " Një prift i ri, vajti në malësi të bënte meshën e tij të parë. Natyrisht, me që ish sermoni i tij i parë, ndenji tërë natën i shkreti dhe e shkrojti, e zografisi atë dhe e bëri që lere mos e nga, të çuditej dunjaja. Edhe, pasi e qëndisi, në fund kjo ishte konkludja e tij, konkludja e sermonit : Nëqoftese i bëni këto që u them të gjitha, nuk do të shkoni në ferr, në xhehnem, por do të shkoni në xhenet! Ky ishte fundi i fjalës. Po, pa arrirë në gjysmën e fjalës, një nga malësoret u ngrit e i tha : Dom Nikolla, të paçim uratën, aman mbaroje atë fjalë se na u dogj fërliku. ( Fërliku është mishi i pjekur në hell ). Prifti i shkretë kur e dëgjoi atë, u ngatërua edhe e shkurtoi fjalën duke shkurtuar kështu edhe predikimin. E në vend që të thoshte, po të beni këto nuk do shkoni në ferr po në parajsë, u tha: Nëqoftëse i bëni keto jam i sigurtë se do të shkoni që të gjithë në ferr, në xhehnem. Të lumtë goja ! - i tha një nga malësorët - Se je i pari prift që na thua të vërteten ! …"           

"KOMBI" U MBAJT NDEZUR  
nga Zjarri i Shenjtë …


    … Gazeta "Kombi" e Sotir Pecit, më çon me kujtime larg, në rininë time. Më kujtohet kur shkoja te miku im i vjetër Sotir Koçi, te i paharruari "Bukinisti Mendel" ( i cili vdiq para një viti në moshë relativisht të re nga një sëmundje banale ). Qe pikërisht aty që kam parë për herë të parë koleksionet e gazetave "Drita" ( 1901-1908 ) qe ish botuar në Sofje nga Shahin Kolonja si dhe "Kombi" të Sotir Pecit e "Dielli" të Kosta Çekrezit, në Shtetet e Bashkuara. Si kishin mbëritur ato koleksione të vyera gjer te ateljeja e Bukinistit Mendel? Kjo gjë ish një mister, diçka tepër e fshehtë por, me sa dukej, burimi i tyre duhej të ishte biblioteka e shquar e eruditit vlonjat Eqerem Bej Vlora, e cila qe një ndër më të vyerat në Ballkan e që pas çlirimit u trajtua shumë keq e "firoi" andej-kendej, nëpër vite. Por, le të vijmë përsëri te fjala e Nolit e te kujtimet e tij për gazetën "Kombi" e cila ish nena e "Diellit", gazetës që ndriçoi për vite të tëra mendjet e zemrat e shqiptarëve të Amerikës…

( … ) Kombi-n e themeloi Sotir Peci edhe u gëzova shumë që dëgjova nga miku ynë Antoni Athanas që e përmendi atë. Sotir Peci hapi këtu edhe e nisi gazetën Kombi në qershor 1906. Nja dy muaj pas kësaj, i dërgova atij një fjalë që kisha mbajtur në një mbledhje shqiptare edhe ai e botoi atë e pastaj më shkroi një letër që nëqoftëse s’ke atje ndonjë punë, eja këtu që të përpiqemi tok t’a botojmë këtë gazetë, se më duhet një ndihmë. Unë kisha punë, por një punë e cila nuk më pëlqente, punë në fabrikë të dërrasave. Kështu që e lashë me gëzim të madh fabrikën e ardhçë këtu në Boston për të bërë një punë e cila më përshtatej me tepër, sipas qëllimit që kisha për të bërë diç për çështjen kombëtare.
        Edhe, i pari mision që me ngarkoi Sotir Peci, ndjestë pastë, ishte të dilja kollonive e të mblidhnja pajtime. Vajta në Mançester, mblodha një pajtim. Pastaj vajta në Konker, Nju Hemsher dhe atje s’mblodha asnjë pajtim, se aty një shqiptar ishte e ai kish paguar. Pastaj vajtëm me Tilin tok në Penibuk. Aty s’bëmë asnjë. As kishte ndonjë pajtimtar, as bëmë ndonjë të ri. Hynim në një konak dhe konakun e gjenim të zbrazur. Hynim në një tjatër konak, prapë të zbrazur. Po këtu, s’ka shqiptarë ?... Jo, ore, ka! - na thanë - Po iknë, vanë në avlli posa dëgjuan që po afroheshim.
       Pastaj vajtem në Bidiford. Atje pata një sukses shumë të madh. Mblodha dy pajtime. Pastaj në Ogastamejn. Atje mblodha një pajtim edhe më në fund në  Rollandmej një pajtim. Që të gjitha, më duket u mblodhnë nja 24 dollarë a 25, nga të cilat më tepër se gjysma shkuan udhës. I solla kusurin Sotir Pecit dhe konkludja qe kjo : E po bëhet, ore, punë kështu ? – tha ai. Sikur të thashë unë se bëhet ? As bëhet, as është për të bërë ! Kjo puna jone, s’ka as nisje as fund… Kështu e gjetmë çështjen shqiptare aherë. Asnjë organizatë ! Kishte vetëm një, dy a tre persona, të cilët nxirrnin nga ana e tyre disa gazeta. Kishim Shahin Kolonjën që nxirte "Dritën" tok me Kristo Luarasin. Kristo Luarasi ishte shumë i zoti si shtypës. Kish një shtypëshkronjë e qe i zoti i punës. Good bussinesman, jo se e ndihmonin shqiptarët …
     Ishte Faiku, i cili, si rronte ? Faiku rronte se kish një xhaxha shumë të pasur në pallatin e sulltan Hamitit. Edhe kështu shakaja, i gjyshi punonte për sulltan Hamitin dhe përkrahte Faikun i cili punonte kundër Dovletit, për të krijuar Shqipërinë e lirë. Si pajtohet, kjo gjë e çuditëshme ? Ay i shkreti s’kishte djem, kish vetëm çupa. Faiku harxhonte më tepër se ç’kish edhe çdo muaj i dërgonte billin xhaxhait. Xhaxhai menjëherë çekun. Dhe kështu dilte gazeta atje. Pastaj ardhën xhonturqit dhe e vrane xhaxhanë edhe u mbarua puna e Faikut. Mori fund ! Edhe ardhi këtu në Amerikë që të rrojë me ne.
     Sidoqoftë, pas atij ardhi Peci. Ardhi Peci dhe nisi një gazetë, jo se kish ndonjë përkrahje nga populli. Puna e shqiptarëve ishte kjo: Naum Cerja thosh nje shaka shume të bukur. Kishin një mbledhje dhe, në atë mbledhje foli Faiku e folë të tjerë. Edhe, kur mbaroi mbledhja e pyeti Faiku Naim Cerjen, e i tha : Si t’u duk kjo mbledhja ? Ore, kur ti the një fjalë dhe kër…kër…më rrodhnë lotët. Po pse u mallëngjeve ? pyeti ai. Po, u mallengjeva, ore, kur the se me shqiptarë si ju, jemi të sigurtë se puna do na vejë mbarë. Epo, s’është e vërtetë kjo ? Jo, mor - tha - si e vërtetë ? Shqiptarë, ti edhe unë ishim, ne të dy - tha. Ata të tjerët ishin sehirxhinj - tha. U hynte nga njëri vesh e u dilte nga tjetri. Andaj më zunë lotët - tha.
     Mirpo, bukuria është që ndonse e nismë me aq pak vetë, puna na vajti mbarë. Pse ? Se ata të pakët që e nisnë e kishin zjarrin e shenjtë, siç thote frëngu, "le feu sacré". Kishin zjarrin dhe arrinë që ate zjarr t’a kishin një pakicë e vogël. Edhe pakica e vogël, nëqoftëse ka një fushë ku të punojnë, mbarojnë punë. Edhe fusha ishte, sikundër u thashë, se shqiptarët ishin patriotë shumë më përpara, nuk i bemë ne patriotë. Ishin. Dhe ishin të zotët dhe ishin trima. Deshën vetëm udheheqës edhe perëndia u dha ca udhëheqes për rilindjen e tyre e keshtu u vajti puna mbarë ".

QE "DIELLI" TE VAZHDOJE TE NDRIÇOJE
edhe pa rekllama …


" … E nismë Kombin dhe pastajza, pas tre vjetësh Sotir Peci shkoi. Këtu, tha s’bëhet punë, unë do shkoj në Shqipëri. Edhe shkoi për Kongresin e Manastirit ahere e pastaj mbeti në Shqipëri. Pastaj vajti në Shkollën Normale, siç e dini edhe me ne fund, u bë një nga pjesëtarët e Këshillës së Regjencës. Po sido qoftë, nga Kombi lindi Dielli. Kur shkoi Sotir Peci, na la këtu një shtypshkronjë. Ajo shtypshkronjë ish në 100, Hapson Street, në një katua. ( … ) Aty bënte shumë fohtë, kishim një sobë e cila nuk na ngrohte por vetëm na tymoste. Si e shtypnim Diellin ne? E rradhitnim vetë dhe më vjen keq që nuk ndodhet ketu, Thimaqi, që ishte kryeradhitësi e nga i cili mësova edhe unë zanatin e rradhitjes së shtypit. Me atë tok e rradhitnim e pastaj, në mashinën me të cilën e shtypnim vetë, me këmbë. Amerika s'kish përparuar aq shumë aheraj, sa të përdorej elektriku në mashinat.
       Shkurt, si shkoi Sotir Peci mashinat mbetën të gjitha atje siç ishin, të pa paguara. Edhe u mbluadhtin ca nga djemtë që kishin dhenë paratë, pagesën e parë kur i bleu dhe thanë: Ç'do t'i bejmë këto? Ca thanë që t'i shesim, ca thanë jo të mos i shesëm, po të vazhdojmë gazetën vetë. Të nxjerrim një tjatër gazetë. Se s'mund të nxirnim Kombin pa lejen e editorit. Por që të mundnim të nxirnim një tjatër gazetë, duhej të pagunaim një herë mashinat, të cilat ishin të papaguara. Kështu që u mbluadhnë nënë kryesinë e Kristo Qirkës, ndjestë pastë edhe të Misto Millonait i cili mblodhi disa nga dardharët, Kristo Qirka mblodhi ca prej korçarëve si edhe Dhima e Goni Pitërson dhe këta i paguan të gjitha këto e thanë: Ja ku i keni mashinat, hajdeni nxirrni gazetën!
      Dhe kështu nismë Diellin, pikërisht me atë methudhë me të cilën nxirnim edhe Kombin e Pecit. E rradhitnim unë tok me Thimaqin edhe pastaj e shtypnim në atë katuan e mbytur me tym, duke punuar me këmbët. Po ishim djem aherë, shumë trima, shumë të shëndoshë. Kjo gazetë e nisur me tërë ato varfërira e me tërë ato mundime, nisi më 15 të shkurtit 1909. Më 5 nëndor 1915 u bë e përditëshme. Më përpara dilte një herë në javë, pastaj dy herë në javë, pastaj tri herë në javë e pastaj dolli e përditëshme kur ishte direktor, ndjestë pastë, Kostë Çekrezi, i cili midis vyrtutave të tjera kish vyrtutin që ishte një punëtor i rrallë. Ndoshta punëtori më i madh që ka nxjerrë Përlindja Shqipëtare.
       Tani duhet të kini përpara sysh një gjë: Dielli përparoi e arriu të bëhet e përditëshme e vazhdoi disa vjet kështu. Pastaj botimi i tij u rrallua sepse gjysma, më tepër se gjysma e shqipëtarëve më të mirë që kishim këtu u sulnë si bagëtia, si kope edhe u kthyen në Shqipëri, posa që u hap vendi. Dhe kjo e sakatosi lëvizjen kombëtare të këtushme. Vanë atje dhe kujtonin se kur të ktheheshin do t'a gjenin përsëri derën hapët. Kur u mejtuan që të ktheheshin këtu, dera ishte mbyllur e s'vinin dot.
         Por, sidoqoftë, me gjithë ato mundime, Dielli vazhdoi. Po si vazhdoi ?... Këtë duhet t'a kini gjithënjë përpara sysh. Dielli nuku mund të mbahej vetëm me pajtime. Po të pyeç mirë, asnjë gazetë në botë nuku përmbahet vetëm me pajtime. Përmbahet me rekllama. Edhe ne, rekllama nuk kemi natyrisht pse, ai publik që e këndon është shumë i limituar e askush nuk rekllamon pa pritur që të marrë fitime nga ajo rekllame. Kështu që s'duhet të dëshpërohemi, kur shikojmë se nga koha në kohë Dielli ngec e pret ndihmën tonë. Tashi, ç'mund t'u thom për vazhdimin e Diellit? E vetmja gjë që mund t'u thom është kjo. Kështu siç bëmë këtë mbledhje të bukur sot, që mblidhemi nga të gjitha anët e Amerikës e piqemi e çmallemi, do të ish mirë që të mblidhemi çdo tre vjet e kështu të ndihmojmë edhe Diellin. Se ka edhe një tjatër qëllim kjo mbledhje. Nuk jemi më djema dhe ngadalë e ngadalë hesapi ynë po shkurtohet e mbyllet. Kështu që është mirë të piqemi çdo dy a tre vjet. Se kush e di se kur piqemi prapë ! ( … )

… Unë nuk e di në se, sot, shqiptarët e Amerikës piqen ashtu siç uronte e dëshironte Noli, në çdo dy a tre vjet. Nuk di në se Dielli del pa pengesë e pa patur nevojë për "rekllama". Nuk di, në se ata për të cilët flet Fan S.Noli, pra, ata  "…miq shumë të çmuar, dorëhapur, të cilët kanë bërë pllane që të shigurojnë përjetësinë e Diellit edhe të Vatrës…", jane ende gjallë e vazhdojnë të mbrojnë kauzën e saj dhe gazetën në fjalë. Por, ndërkohe di se, mbas këtij takimi jubilar ku u mbajt fjalimi i fundit publik i rilindasit tonë të madh ku ai la, si të thuash, Testamentin e Tij, Noli vdiq. Ai u shojt pas tre vjetësh, atje në shtëpinë e tij modeste, në Fort Lauderdale të Floridës, më 13 mars 1965....

Komentet nga Vasil QESARI
Partager cet article
Repost0
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:11


( Shenime rreth dy audiokasetave me fjalën e Fan S. Nolit mbajtur në 80 - vjetorin e lindjes së tij  )


Nga Vasil QESARI

KUR  RINGJALLEN IDOLET,
e bashkë me to edhe Njeriu ...


…Mbremë, gjer nga ora tre e mengjezit, kam qenë në një gjendje shpirtërore pothuaj surealiste. Kam ndenjur pranë Fan S.Nolit. Po…Po ! Pranë vetë Hirësisë së Tij, Fan S.Noli ! Po si ndodhi vallë ? Raimonda Moisiu në SHBA, më bëri kohët e fundit një të papritur të veçantë. Më dërgoi dy audiokaseta ku qenë regjistruar fjala e Fan S.Nolit me rastin e 80-vjetorit të lindjes, 50-vjetorit  të themelimit të Vatrës si edhe e një konference për shtyp dhenë po prej tij, në anglisht. Rregjistrimi i kësaj ceremonie mbajtur në vitin 1962, është një dokument i panjohur gjer tani e, nuk dihet se në ç’rrethana e nga kush është bërë. Cilësia e tij është mjaft e pastër dhe është ruajtur gjer në ditët tona nga atdhetari i njohur, 76 vjeçari shqiptaro - amerikan, i nderuari Thanas Laskaj.

    Pra, siç thashë, po dëgjoja zërin e Nolit në atë shirit të bekuar magnetik dhe krahas emocioneve, shumë gjëra më befasuan ! Së pari, nga që nuk më besohej se isha duke dëgjuar vërtet, për herë të parë në jetën time, zërin e tij. Sepse, ka disa gjëra në jetë të cilat njeriu i përfytyron përgjithmonë të humbura, të shuara, të pamundura për t’u ringjallur e që, natyrisht, as që mendon kurrë se mund të ndodhë edhe e kundërta. Ka disa gjëra, të cilat konsiderohen e kujtohen si të ngrira në kohë ( diçka e tillë e ngjajshme na ndodh, bie fjala, kur shohim bustet apo monumentet e njerëzve të shquar, ndërkohë që ata hedhin atë vështrimin e  tyre të ftohtë, të ngrirë, indiferent, të metaltë apo të mermertë e, nga ai vështrim, kujtimi i vetëm që na mbetet është jehona e jetës së tyre ). Shkurt muhabeti, është e pamundur që i vdekuri të ngrihet nga varri e të na fanepset para syve, por ja që mua atë natë, m’u ngjall e më doli përpara vetë hirësia e tij, Fan S. Noli !...

… Po dëgjoja pra, i përhumbur, zërin nga magnetofoni e vetja m'u duk sikur isha në shtëpizën e tij të thjeshtë në Fort Lauderdale, aty ku në muzgun e një jete vërtet të jashtëzakonshme, ai kalonte muajt e dimrit e, njëkohësisht, fundin e tij. E dëgjoja e, para sysh m'u shfaq imazhi që më kish ngelur i pashlyer qysh nga vitet '80, kur Noli ish shfaqur për herë të parë i "gjallë", në një copëz filmi dhjetë sekondëshe të cilin televizioni shqiptar i asaj kohe, nuk di se ku e në ç’rrethana e pat gjetur dhe e pat dhenë në një emison kushtuar jetës së tij.

     Aso kohe, ajo sekuencë e shkurtër filmike pa zë, e cila paraqeste Nolin në kopësht para shtëpisë, më kish lenë pothuajse pa frymë. Ato kuadro filmi të xhiruara padyshim nga një amator, patën lenë te unë një efekt të mrekullueshëm ngazëllyes e, në të njejtën kohë, pothuajse hyjnor. Pamja e  gjallë e rilindasit e atdhetarit të madh, idolit tim të bindjes se si një shqiptar i vërtetë duhej të punonte për kombin; e mjeshtrit dhe eruditit të shquar, shkrimtarit, historianit e studjuesit të rrallë, kish marrë në mendjen time dimensione të reja. Qe krijuar kështu një imazh i ri, i ndryshëm nga pamjet e fotove të tij të zverdhura nga koha si dhe nga shkrimet që kisha parë qysh kur isha adoloshent në faqet e gazetës Kombi, të cilat i ruante plot fanatizëm në një baule të vjetër, miku im i femijnisë Sotir Koçi. Ai, të cilin e quaja ndryshe "Bukinisti Mendel", nga që ish vërtet i fandaksur pas kërkimit të librave e botimeve të paraçlirimit …

  … Qe pra pothuajse në të aguar që shtrirë në divan, larg Shqipërisë e kujtimeve djaloshare aty në shtëpinë time në Avenue de l’Université të Bordosë, po përjetoja sërish, pothuaj të njëjtat ndjenja e emocione si ato që kisha provuar kur kisha parë për herë të parë imazhin e tij të lëvizshëm filmik. Dhe e ndjeva veten edhe një herë gjimnazist si atëhere kur, një foto të Nolit të cilën e kisha grisur fshehurazi nga një album i 60-vjetorit të pavarësisë, e kisha ngjitur me zamkë në faqen ballore të tekstit tim shkollor të Historisë së Letërsisë. Si atëhere kur, në një ditë marsi të vitit 1965, zemra e tij kish pushuar së rrahuri larg, në dhé të huaj e kur mësuesi ynë i letërsisë, në shenjë homazhi e zie, na kish komentuar poezinë "Anës lumenjve" ...

 …Pra qeshë kthyer prapa në kohë, pikërisht në vitin 1962 e po dëgjoja Nolin, tamam si të ndodhesha dhe unë aty, në atë sallë të madhe ku komuniteti shqiptar i Amerikës ish mbledhur e kremtonte 80-vjetorin e tij të lindjes. Dëgjoja zërin e tij e mendoja : Si qe e mundur që ai, të ish zëri i një njeriu aq të moshuar? Sepse ish zë energjik, kumbues, plot timbër, me shumë djalëri brenda.  Zë i cili nuk t'a jepte aspak përshtypjen e një 80 vjeçari. Me diksion prej aktori. Herë i fortë e me tone të lartë, herë i ulët e me tone të butë. Me një të qeshur e cila i delte thellë nga shpirti, shoqëruar me një tingëllim të çiltër, të ngrohte e, njëkohësisht,  tepër fisnik…

     Po ligjërimi, fjala e fjalori i tij i mrekullueshëm ?! Një gjuhë me nuanca të bukura, paksa të përafërt me të folmen korçare-kolonjare, shoqëruar shpesh me pauza të shkurtra. Gjuhë e pastër shqipe ! Nga frazeologjia e thjeshtësia e fjalës, nga menyra e të rrëfyerit e argumentimit të ideve, kuptova edhe një herë qe ish plotësisht e vërtetë se Noli i Madh, oratori i shquar, e kish pasur forcën e fjalës pikërisht te thjeshtësia e saj. Tek aftësia magjike për të komunikuar me çdo lloj dëgjuesi, pavarësisht nga shkalla e intelektit. Nga ajo veti e rrallë, për të bërë për vehte shpirtërat e njerëzve. E, pastaj, humori i tij i hollë ! Ai humor, gjithmomë popullor, i mbrujtur nga jeta, përvoja dhe ngjarjet e përjetuara nga vetë ai apo i dëgjuar e i treguar nga të tjerë. Humor që përbën, ndofta, një nga vetitë më pak të njohura të Nolit, për të cilin është shkruar shumë si Akademik i Rilindjes e Kulturës Shqiptare, por fare pak për aspekte të tij intime. Pra, për Njeriun. Për një njeri tepër modest, të thjeshtë e popullor…

VATRA E DIELLI:
In gloriam !


… Pas kalimit të emocioneve e dëgjimit "horizontal", me ngut e si i babëzitur të shiritave magnetikë, i thashë vetes t'i dëgjoja edhe herë të tjera, për vetë faktin se rregjistrimi ish bërë në menyrë të çrregullt e kjo gjë e bënte të vështirë renditjen e tij kronologjike. Pra, ju vura punës të "zbardh" kasetat, idetë e komentet, fjalët e replikat duke i hedhur ato, shënim pas shënimi në letër. E duke kryer këtë punë, vetja m’u duk si një antropolog i cili pas kërkimesh të shumta, arrin të gjejë një copë eshtër të lashtë e, pastaj i vihet studimit dhe me laps në dorë, nis të skicojë së pari kafkën e pastaj gjithë skeletin e një qenje njerëzore që ka jetuar mijra vjet më parë.

… Që në fillim të fjalës, ( i cili me sa dimë është edhe fjalimi i fundit publik që Noli ka mbajtur tre vjet para vdekjes në mars të vitit 1965), të bën përshtypje fakti se, edhe pse ceremonia në fjalë qe organizuar për 80-vjetorin e lindjes së tij, ai i shmanget çdo lloj lëvdate e glorifikimi duke u bërë jehonë vetëm ngjarjeve më të rendësishme të lëvizjes sonë kombëtare. Në fjalën e tij të gjatë e cila, për nga evokimet e porositë për të ardhmen e Vatrës i ngjan një Testamenti, ai vlerëson së pari pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve në atë jubile i cili nuk qe vetëm i tij, por edhe i shumë ngjarjeve të tjera të shënuara historike. Ai e fillon fjalën e tij kështu:

 " … Sivjet rastis që të kemi nja katër aniversarë të ndryshmë. Aniversari i parë është aniversari im. Aniversar tjatër është ai i kllasit të dymbëdhjetë (1912), kllas shumë i madh në Harvard University me njerëz që janë bërë shumë të dëgjuar. Nuk do përmënd shumë emëra, po mund t’u thom që i ati i presidentit të sotëm, ( Xhon Kenedi - shenim im ) ishte një nga shokët e kllasit tonë... Tashi, nga një anë, është një gjë e çuditëshme që të rroç tetëdhjetë vjet aq sa kam rrojtur unë, se tamam tetëdhjetë jam tani. Nga një anë është trimëri, po nga ana tjatër është një mjerim. Një mjerim i cili mund të përshkruhet shumë bukur me atë meselenë e Luigjit të 14 -të të Francës. Ai qe një nga mbretërit më të dëgjuar po, në fundin e mbretërisë së tij, pati shumë mjerime. Edhe disa nga luftërat e tij, në fund, i humbi. Një herë, një nga ata gjeneralët që humbi luftën me të fundme, vajti që ti bëjë një raport dhe, i shkreti, s’dinte si t’a niste për të treguar mjerimin që pësoi ushtria frënge. Luigji i 14 -të i tha : Urdhëro, thuaji, sado lajme të hidhura që të jenë se, në vërsën tonë, s’ka lajme të mira. (…) I treti aniversar është aniversari i Vatrës që është krijuar në qershor 1912. Aniversari tjatër është ai që do të na vijë më 28 nëndor, pra aniversari i indipendencës shqiptare …"

      Pastaj, ai evokon e ngre lart rolin që luajti Vatra në historinë e shqiptarëve të Amerikës dhe të vetë Shqipërisë:

"… Vatra, në qershor të vitit 1909 themeloi gazetën Dielli që jeton qysh prej 53 vjetësh. S’ka asnjë gazetë tjatër shqiptare që të ketë  një jetë kaq të gjatë. ( ...) Para e gjatë luftës së I-rë botërore, Vatra luajti rolin e një qeverie shqiptare në mërgim. Delegatët e mbrojtjes së çështjes shqiptare në Evropë, Konica e Turtulli, kur fati i egzistencës së saj ishte në rrezik të madh, i mbajti Vatra. E jo vetëm ata, por edhe përfaqësuesit e tjerë të kolonive shqiptare. Më 4 korrik 1918, ish Vatra që e përfaqësoi Shqipërinë përpara presidentit amerikan Willson, duke fituar kështu një nga miqtë më të mëdhenj, i cili e shpëtoi atë nga coptimi i armiqve.

      Në Kongresin e Lushnjës, Vatra s’kish delegatë, por ç’ngjau ? Fryma e saj ishte atje. Ca nga njerëzit që zgjodhi ai kongres, ishin njerëz të Vatrës përsëri. Kongresi i Lushnjes bëri një Këshillë të Regjencës dhe, një nga pjestarët e tij qe doktor Turtulli, delegat i Vatrës. Kur formuan kabinetin, ministri i punëve të jashtëme ishte Mehmet Konica, përsëri delegat i Vatrës. Pas Kongresit të Lushnjës ngjau lufta heroike për të dëbuar italianet nga Vlora. Fryma e Vatrës qe atje. Edhe kenga "Vlora, Vlora" sikunder e dini, është bërë nga një përfaqësonjës i Vatrës që e kemi këtu në mes tonë. Ja dini emërin, për ata që s’e dinë, do t’a thom : profesor Thoma Naçi.

      Pasi u çlirua Vlora, u nisa edhe unë të veja në Shqipëri, diç të bënja atje dhe, me çfarë pasaportë shkova? A ka ndonjë njeri që e mban mënd këtu ? Nuk besoj, veç nja dy a tre. Me pasaportë që m’a ka dhënë Çekrezi si përfaqësonjës i Vatrës në Washington. Në Gjenevë, kur u pranua Shqipëria si pjesëtare e Lidhjes së Kombeve më 17 të dhjetorit 1921, kryetari i dërgates ishte përsëri një përfaqësonjës i Vatrës, besoj që e njihni ! ( Fan S. Noli - shënim im).

    Tashi, dy fjalë për ish kryeministrin e Shqipërisë që e keni këtu - thotë me humor Noli -
S’është fjala që të lëvdohem për veten time, po dua t’u thom këtë gjë : A ka shumë kombe në të cilët shumica të jenë muhamedanë e të zgjedhën për kryeministër një prift të krishterë ? Kjo më duket është  lëvdata më e madhe që mund t’u bëjmë shqipëtarëve. (…) Vatra, pastajza, ka bërë një punë të lavdëruar duke botuar libra. Libra tashi botohen shumë dhe kjo s’ju duket ndonjë gjë me rendësi. Por librat që botoi Vatra ishin libra që botoheshin për herën e parë shqip.

     (…) Këto janë ca nga shërbimet e Vatrës në kohën e shkuar. Shërbimet e Vatrës në kohën e tanishme mund të përmblidhen me fare pak fjalë. "Dielli" vazhdon e ndriçon opinionin publik të shqiptarëve edhe u jep atyre një tribunë ku të çfaqin e të këmbejnë mejtimet për punet e Shqipërisë. Edhe, mos e kujtoni se "Dielli" e "Vatra" e kanë jetën të shkurtër. Kemi ca miq, ca miq shumë të çmuar, dorëhapur, të cilët kanë bërë pllane që të shigurojnë përjetësinë e Diellit edhe të Vatrës…".


SHQIPERINE, TE MIRE A TE LIGE, NE E BEME !
Dhe ju a lamë të tjerëve që ta mirësojnë ...


… Tashi, çdo të bëjë Vatra këtu e tutje ? - pyet Noli, duke vijuar më tej me nevojën e vlerësimit të veprës së personalitetit të shquar të rilindjes, mikut të tij Faik Konica e duke ja lenë amanet këtë punë, intelektualit e publicistit të njohur, Qamil Panariti A ka ndonjë punë për të bërë Vatra ? Po, ka ! Disa punë që mund të bëjë, do t’u a numëroj. Vatra ka punë për të bërë në fushën e botimeve. Për shembëll, në Harward, kemi koleksionin e gazetës Albania të Faik Konicës, ndjestë pastë ! ( Albania e nisi botimin më 1897 dhe u mbyll më 1909 - shenimi im ). Botimi i një përmbledhje të këtij koleksioni të çmuar, do kish rendësi të madhe, sepse siç shprehet Noli: "… historia e Rilindjes Shqiptare mund të gjëndet vetëm në Albanian e Faikut ".

    Dhe më tej, ai, vazhdon:
   " Tjetër gjë që mund të bëjë Vatra është ribotimi i disa librave që sot s'gjenden më, për shëmbëll "Kalendari" i Vatrës. Nëqoftëse nuk mund të botohet i tërë, të botohet një përmbëledhje, një broshurë. Puna më e madhe që mund të bëjë tashi Vatra është të vëmë përsëri Qerimin ( Panariti ) e të na bënjë një përmbledhje të materialit i cili ndodhet në koleksionin e Diellit. Atje ka një thesar për historinë e Shqipërisë. Përpiquni që këto libra t’i botoni edhe i thoni Qerimit, të mos shkojë në xhenet, përpara se të mbaronjë këto libra. Kjo është këshilla ime ! ".

… Dhe, është ndërkohë që përfundon t'a quajmë "pjesën" e parë të fjalës së tij që Noli, në të vetmin rast të ligjëratës jubilare, ngre tonet e zërit të tij dhe ankohet. Qarja në fjalë, sipas tij, bën pjesë në "temën e ditës". Por, edhe pse ai nuk i drejtohet kurkujt direkt, nuk zë emra në gojë e nuk vë dorën mbi "plagë", mendoj se kjo ankesë ka të bëjë ndofta me sulmet që atij i qenë bërë disa herë si drejtues i kishës ortodokse, si person apo si kryetar i Vatrës, lidhur me të ashtuquajturin "kult" të lëvdatave apo me heshtjen qe kish mbajtur ndaj disa çështjeve politike. Aso kohe, në Vatrë, Noli kish edhe kundërshtarë e armiq e, në fjalën e tij, sqaron më poshtë shumë gjëra. Në rradhë të parë faktin që ai, ( për mendimin tim me plot të drejtë ), e vë veten në rradhët e Rilindasve e jo në atë të politikanëve "modernë" të shqiptarëve.

     Si rilindas i fundit ende i gjallë, ai bëhet kështu zëdhënesi i gjithë atdhetarëve të shquar që në programin e madh të punës së tyre, në kuadrin e angazhimit në lëvizjen tonë kombëtare, si kryefjalë të saj kishin bërjen e Shqipërisë. Në këtë drejtim, e vetmja meritë vetiake për të cilën Noli bën aluzion e shprehet direkt, është përmbushja me sukses e një tjetër misioni specifik të tij: "bërjen" e Kishës Autoqefale Shqiptare, merita për themelimin e konsolidimin e së cilës është në mënyrë të pa diskutueshme, vepër e tij.
     Ja, si shprehet ai, më tej:

"… Tashti të vijmë në themën e ditës. Shumë nga shqipëtarët na qahen me këtë mënyrë : Ore, ç’keni bërë që lëvdoheni kaq shumë ? Edhe, kur t’a thonë në këtë mënyrë është, natyrisht, sikur të presin gjuhën. Se s’kemi lënë kusur, i kemi bërë që të gjitha pothuajse ç’kishim në program të bënim !... Kishim në program të bënim një Shqipëri indipendente, e bëmë ! Të mirë a të keqe, e bëmë ! Nuk mund të presim nga foshnja që t’i ketë të gjitha mirësitë. Foshnjës duhet t’i jepet kohë të rritet e të tregojë se ç’është. Si mund t’i qortosh prindërit e tu thuash : Ç’keni bërë me këtë foshnjë këtu ? Duhet të presësh sa të rritet foshnja e të tregojë se ç’lule është. Shqipërinë kishim në program t’a bëjmë, e bëmë !  Kishim në pllan që të bënim një kishë autoqefale të Shqipërisë, e bëmë ! Të mire a të ligë, e bëmë ! U a lamë si barrë të tjerëve që ta mirësojnë. Po ne e bëmë ! ( ... )

BIÇAKXHINJTE DHE KALEMXHINJTE
ose Noli pacifist …


… Tjetër gjë, e cila më la jo pak përshtypje gjatë dëgjimit të audiokasetave në fjalë, qenë idetë e tij pacifiste. Dihet se Noli, gjatë gjithë jetës së tij e veçanërisht kur u angazhua në veprimtari politike ( gjer sa arriti të bëhej edhe kryeministër i Shqipërisë ), nuk u njojt kurrë për veprime violente e as për politikë force e dhune. Pikërisht ky shpirt e kjo veçori e karakterit dhe personalitetit pacifist, shprehet edhe në fjalën e mbajtur prej tij. Por, ndërkohë të mos harrojmë se kjo fjalë, ky rregjistrim i përket vitit 1962, pra një kohe kur a) Makartizmi, b) Lufta e Ftohtë dhe 3) Kriza e Karaibeve ( konflikti i instalimit të raketave sovjetike në Kubë ) ishin ne kulmin e tyre. Bota kërcënohej nga një luftë tjetër e re, kësaj rradhe me rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore…

      Qysh në nentor të vitit 1962, në bazë të zbulimit ajror, presidenti amerikan Kenedi pat qenë informuar për nismën sovjetike mbi instalimin e raketave me mbushje bërthamore në Kubën e Fidel Kastros. Ishte për herë të parë pas luftës së dytë botërore që një krizë e tillë mund të çonte drejt një konfrontimi dhe përdorimi të armëve atomike mes dy superfuqive. Kjo ngjarje plot tension, u përjetua plot panik nga popullata amerikane e cila i trëmbej kërcënimit sovjetik prej vendosjes së raketave fare afër, disa qindra kilometra larg vendit të tyre. Ngjarja në fjalë, përveç kësaj, ndezi edhe më shumë atmosferën e lëvizjes pacifiste në botë e cila u karakterizua nga organizimi i manifestimeve e protestave të fuqishme në shumë vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.    

     Dhe, është pikërisht në këtë kontekst social - politik që Noli në këtë fjalë, shpalos pikëpamjet e tij për këtë çështje e më tej. Prej mendimeve e ideve të tij kuptojmë se ai gjer në fund të jetës, mbeti një njeri me botëkuptim të theksuar social-demokrat. Por, siç thamë edhe me lart, të mos harrojmë gjithashtu se aso kohe në Perendim egzistonte një lëvizje mjaft e fuqishme pacifiste e cila mbështetej nga shumë personalitete të shquar të kulturës botërore që ishin përgjithësisht, me ide të majta e siç duket Noli, ishte plotësisht nenë ndikimin e ideve e pozicionimit të tyre …

     Përveç kësaj, Noli, i cili me sa dukej dëshironte që t’a mbante Vatrën larg përçarjeve e konflikteve të brendëshme që vazhdonin të mbeteshin vazhdimisht rreziku i parë e kryesor i shuarjes së saj, nuk u prononcua as rreth gjendjes në Shqipëri, lidhur me pyetjen se ç’duhej të bente Vatra për këtë qëllim edhe pse, në fakt, ndihet që nga të pranishmit në sallë pritej një gjë e tillë. Por, Noli, i cili qe në korrent të konjukturave ndërkombëtare shpalos thjesht e bile me humor, pikëpamjen e tij: "theorinë" siç e quan ai të dy shkollave apo të dy rrymave që egzistonin aso kohe në politikë: asaj të një lufte të mundëshme mes dy kampeve kryesore në botë, atij kapitalist dhe komunist. Pra, nga një anë, të konfrontimit të mundshëm me armë bërthamore dhe nga ana tjetër, të zgjidhjes paqësore të problemve, për një bashkëjetesë mes popujve pavarësisht nga sistemet dhe ideologjite e tyre.

    Noli shpalos ashiqare pikpamjet e tij mes këtyre dy rrymave të kundërta. Mes atyre të cilet ai i quan "biçakxhinj" e të tjerëve që i cilëson si "kalemxhinj". Nga fjala e tij mësojmë se pa asnjë rezervë, ai, linte të kuptoje se bente pjesë në rradhët e pacifistëve e jo të mbështetësve të luftës. Por, shtrohej pyetja: në këtë kontekst politik, ç'mund të bëhej për Shqipërinë? Për Shqipërinë e cila, për fat të keq ish vendosur prej vitesh në kampin tjetër, pra në atë komunist, fati i saj sipas Nolit, ishte tragjikisht i lidhur me atë të kampit ku ajo bënte pjesë:

     " Ç’mund të bëjmë ne sot për Shqipërinë ? - pyet ai - Tashi, përpara se të  bisedojmë këtë problem duhet të dimë një gjë, të cilën pothuaj që të gjithë e harrojmë ose s’i japim rendësi të mjaftë. Problemi i Shqiperisë nuk është një problem që t’a zgjidhën shqiptarët sot. Edhe kur thom këtë nuk dua që të poshtëroj shqiptarët se nuk janë si kombet e tjera. Asnjë komb sot, nuk mund t’i zgjidhë problemet e tij vetëm. Çdo problem i çdo kombi në këtë botë sot që është bërë një është problem, vetvetiu, ndërkombëtar që në krye gjer në fund. Problemi i Shqipërisë do të zgjidhet, kur të zgjidhen të gjitha problemet e botës. Tashi, për këtë çështje sot janë pothuajse që të gjithë të një mendje : që problemi i çdo kombi është problem kryesisht ndërkombëtar me një posibilitet fare të vogël për njerëzit e vendit brenda. Ndahemi që të gjithë kur vijmë në zgjidhjen e këtij problemi. Qysh do t’a zgjidhim atë ? "

      Dhe Noli, pa dhënë ndonjë përgjigje konkrete lidhur me fatet e Shqipërisë e cila lëngonte nenë tiraninë komuniste, vazhdon me insistim gjykimin e tij se në atë kohë për zgjidhjen e fateve të kombeve egzistonin dy zgjidhje, dy shkolla. Ajo e "bixhakçinjve", pra e atyre që besonin në zgjidhjen e problemeve të popujve me përdorimin e jataganit ( violencës, luftës) dhe shkolla tjetër e "kalemxhinjve", e atyre që mendonin t’i zgjidhin problemet me anë të kalemit ( penës, kulturës, dijes, shkencës, logjikës e diplomacisë ). "Pra kemi luftën nga njëra anë e paqën nga ana tjetër. Zgjidhja e jataganit është të presësh koka. Dhe ai nuk do të rrijë rehat gjersa të presë edhe kokën e fundit të njeriut. Atë zgjidhje jep jatagani. Sikur të kemi një luftë tjetër, s'do të mbetet njeri i gjallë. Kështu që s’mbetet veçse një zgjidhje dhe ajo është zgjidhja paqësore " - përfundon Noli lidhur me këtë çështje…

( fund i pjeses se pare )
Partager cet article
Repost0
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:09
( pjesa e dytë )


PERKTHIME, PERKTHIME ...

 
  Po tani? - pyet vetveten, J.Vrioni - Ç'do bëhet tani me mua ? I instaluar, bashkë me t'ëmen, në një fshat të Fierit e me 43 vjet mbi kurriz, ai përjeton një tjetër burg të dytë. Njerëzit përreth e shohin me urrejtje e dyshim. Arsyeja? Ai ka qenë në burg, ndërsa familja e tij qe armike. O Perëndi ? Si mund të shpëtonte nga ajo skëterrë? Të shkonte diku, në një vend tjetër ku njerëzit të mos t'a shihnin me përbuzje e dyshim?! Për shembëll, pse të mos shkonte përsëri në Tiranë ? Aty, mund të gjente edhe ndonjë punë ...
 
Dhe ja, duket se një dritëz optimizmi ringjallet e, shpresa për një jete normale rikthehet kur, fare rastësisht, në plazhin e Durrësit, ai njihet me një vajzë të re e të këndshme. Ajo quhej Agi dhe, fati do t'a sillte që të bëhej gruaja e tij e ardhshme.
 
”Tashmë, i lidhur me Agin, unë kisha një arsye më tepër të mendoja për transferimin tim në Tiranë. Pastaj, aty, të merresha me diçka. Ndofta, me përkthime... Gjatë udhëtimeve të shpeshta në kryeqytet isha njohur dhe me disa persona, të cilët më kishin propozuar të përktheja tekste historike e letrare. Në fakt, pak kohë mbas daljes nga burgu, kisha nisur të provoja përkthimin e poezive të Migjenit, më tepër për qejf se sa për të provuar aftësitë e mia. Më pas, kish qenë pikërisht kunati i Migjenit, Skender Luarasi, i cili mbasi mësoi se unë kisha studiuar në Francë, më rekomandoi përkthimin e tij të plotë. Ai qe edhe përkthimi im i parë letrar edhe pse nuk pati fatin të botohej... Edhe Petro Marko kish shumë dëshirë t'i përktheja një roman. Petroja, ashtu si unë, kish qenë në burg, por qe " rehabilituar " e shihej me sy të mirë nga autoritetet. Pak më vonë, historiani Kristo Frashëri më propozoi t'i përktheja një "Histori të Shqipërisë", autor i së cilës qe ai vetë. Më pas më angazhuan në Shtëpinë Botuese, për përkthimin e përmbledhjes me novela "Kenga dhe pushka" të Dh. Shuteriqit. Kështu, për vetë rrethanat e kushtet në të cilat ndodhesha, punën e përkthyesit e shihja si të vetmen mundësi për të jetuar…". 
 
Pas ca muajsh, martesa me Agin, e cila banonte familjarisht në kryeqytet, i hap dritën jeshile, për t'u pasaportizuar në Tiranë.
 
”Pikërisht, gjatë asaj kohe, pra aty rreth vitit 1963, më lindi ideja të përktheja romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Për atë libër, kisha lexuar një artikull shkruar nga Javer Malo, të cilin unë e çmoja si gazetar. Sipas tij, ai ishte i vetmi roman i kohës, i cili mund të ngjallte ndonjë interes të mundshëm për lexuesit e huaj. T'a konstatoje e ta shkruaje atë mendim publikisht, padyshim që ish një gjest mjaft kurajoz. Kështu, mendova t'i futesha punës, për përkthimin e tij. ( … ) Atëhere, unë nuk e njihja fare Ismail Kadarenë, edhe pse ai kish krijuar një farë emri. Si shumë të rinj, edhe Agi, ishte admiruese e atij autori. Ajo, bile, më kish bërë dhuratë edhe një përmbledhje të tij me poezi, të titulluar Shekulli im. Aso kohe, kish njerëz që thoshin se Kadareja qe një Hemiguej i dytë, të nisur ndofta nga fakti se ai kish preferencë të veçantë për atë autor, e kish përkthyer në shqip edhe novelën e tij Plaku dhe deti ".
 
Para se të niste përkthimin e romanit ai u takua me Kadarenë dhe i foli për projektin. Ismaili, s'mungoi të shfaqte kënaqësinë e tij të madhe. Aso kohe, ai nuk e kish famën e prestigjin e sotëm, por qe thjesht një autor i cili pëlqehej për frymën e re që sillte në poezi. Shumë e vlerësonin për stilin origjinal e, ca të tjerë, për devijimin nga realizmi socialist. Sa për Vrionin, ai qe thjesht një adhurues i Gjeneralit të ushtrisë së vdekur. Për të, ai roman, kish diçka krejt të veçantë: s'ngjante aspak me librat e tjerë që botoheshin në Shqipëri. Në këtë kontekst, është interesante të mësojmë se cilat qenë përshtypjet e para të Kadaresë, për Jusuf Vrionin. Në një nga librat e tij, ai e përshkruan kështu, njohjen me të:
 
 ... Ajo që pa dyshim më befasoi në takimin e parë me përkthyesin tim Jusuf Vrioni, ish jo vetëm eleganca e tij, nostalgjia për Francën e talenti i veçantë, por edhe 12 vjetët që ai kish vuajtur nëpër burgjet e llagëmet komuniste. Njohja jonë u bë në fillim të viteve '60. Shkova në dhomën e vogël, ku ai jetonte përkohësisht me të fejuarën, për të parë kapitullin e parë të " Gjeneralit të ushtrisë së vdekur " të cilin ai kish nisur ta përkthente pa ndonjë shpresë për botim. Atëherë, unë s'dija frëngjisht, por lexoja pak anglisht. Duke parë përkthimin nga i cili, unë, natyrisht, nuk kuptoja asgjë, pyeta veten në se ai kish mundur ta mbante vallë të gjallë në vetvete gjuhën frënge, pas gjithë atyre që kish hequr nëpër hapsanat e errëta, transhetë e telat me gjemba. E ardhmja tregoi se, ai, prej saj jo vetëm që s'kish humbur asgjë, por përkundrazi, mes baltës e pisllëkut, frëngjishtja e tij e lëmuar prej vuajtjeve, qe bërë edhe më fine e më e përkryer… » ( Ismail Kadare ).  
 
Mbas shumë sorollatjesh e hezitimesh, më në fund, libri tashmë i përkthyer, u botua më 1967. Me pas, fati e solli që ai të dërgohej jashtë së bashku me ca libra të tjerë, të cilët aso kohe ishin botuar në Tiranë. "Një ditë, Helena, gruaja e Ismailit, më tha se kishin takuar një akademik francez qe e kish pëlqyer shumë përkthimin tim. Më vonë, mësova se Gjenerali i ushtrisë së vdekur do të botohej nga një shtëpi botuese franceze e quajtur Albin Michel" . Botimi i romanit në Francë qe një sukses i madh. Për Jusuf Vrionin hapej kështu rruga që përkthimi të bëhej jo vetëm mjet mbijetese, por edhe profesion, paçka se emri mbetej vazhdimisht anonim. Mbas botimit të romanit në Francë, Kadare ndërhyu tek Fadil Paçrami, ( në atë kohë sekretar i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës ) e pas kësaj, Jusufi mundi të gjejë një vend pune në shtëpinë botuese Naim Frashëri.  ”Ish pikërisht në atë periudhë, pra në vitin 1966, gjatë punimeve të Kongresit të V - të të PPSH, që unë nisa përkthimin e teksteve politike. ( ... ) Materiali i parë që më dhanë qe raporti që Enver Hoxha do të mbante para kongresit”. Përkthimet e materialeve politike, bëhen objekti i vetëm i punës së tij intensive. Duke filluar nga raportet e fjalimet e E. Hoxhës, buletinet e Komitetit Qendror, dhjetra e dhjetra materiale të tjera të Partisë, e gjer tek Veprat e librat e ndryshme të diktatorit …
 
 ”... Për çdo tekst zyrtar isha vigjilent gjer në kopjen e fundit të përkthimit. Korrigjoja, korrigjoja e përsëri korrigjoja. Kjo punë zgjati për pothuajse 20 vjet. Por, ajo, qe vetëm një anë e medaljes. ( ... ) Në kuadrin e punës që bëja në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri (e cila më vonë u pagëzua në 8 nëntori ), përktheva vetëm romanet "Dimri i madh " e "Ura me tri harqe". Përsa i përket veprave të tjera, ato i kam përkthyer të gjitha jashtë orarit zyrtar. Çdo mbrëmje, ulesha në tavolinën time pranë dritares, në një dhomë të vogël në katin e parë të shtëpisë, e cila për një farë kohe pat qenë e djalit. Me tekstin në shqip nga njëra anë e, makinën, nga ana tjetër... Që nga viti 1963 e gjer para pak kohësh, kam punuar me të njëjtën makinë shkrimi, të cilën ma kish dërguar dajo Xhemili nga Italia. E shtrenjta makinë, shoqja ime besnike!... E ndjej që duhet t'i bëj homazhe asaj makine të markës Triumph, me të cilën isha lidhur   fort, ashtu si dikur me lopatën me të cilën punoja nëpër kampet e burgjet e mia. Bashkë me të bëra " karrierë" e, ish falë saj që lexuesit frankofonë mundën të lexojnë "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur" e shumë vepra të tjera të Kadaresë. Asnjëherë, ajo s'më la në mes të rrugës. Për besnikërinë e saj, ruaj gjithmonë një ndjenjë të thellë mirënjohje ose, më saktë, një sentiment të veçantë dashurie. Të gjithë, bile edhe më ekspertët në daktilografi, thoshin se ajo qe shumë më superiore se të tjerat, si në lehtësinë ashtu dhe në butësinë e shtypjes. Habiteshin me ndjeshmërinë në goditjen e germave; nga qe ajo i përgjigjej me besnikëri edhe kontaktit më të lehtë, pa i ngatërruar kurrë shkronjat. Edhe kthimi i karelit bëhej me lehtësi. Kështu, nëpër vite e në çdo situatë, ajo u bë jo vetëm shoqja por edhe artizanija e ekzistencës sime …”.       
    
 Por, puna në Shtëpinë Botuese, për Vrionin nuk qe aq e lehtë sa dukej në aparencë. Vërtet, shumë njerëz e respektonin, po kish edhe që e shihnin shtrembër. Ndër ta, disa bënin punën e informatorëve të Sigurimit. Kolektivi ku punonte, këshillohej herë pas here që të mos i bënte shoqëri, e të mos harronte kurrë origjinën e tij klasore si edhe të kaluarën, si ish i burgosur politik. E, Erioni s'harron të tregojë për takimet me shefin e administratës, ish-gazetar i një reviste ushtarake, i cili plot mllef, i përsëriste herë pas here kërcënimin:
 
 - Mos harro, se ti je armik e këtë do t'a paguash!
 
Gjatë periudhës që punonte për përkthimin e materialeve të ndryshme të PPSH-së, Jusuf Vrioni bashkëpunoi edhe me një person të quajtur Nils Andersson, njëmarksist-leninist suedez, i cili merrej me botimin e përhapjen e Veprave të E. Hoxhës në botë. Në kujtimet e tij, ky i fundit, shkruan: Takimet e mia me Vrionin, gjatë përkthimit në frëngjisht të Historisë së Partisë së Punës, ishin të rregullta e miqësore. Unë i vlerësoja dhe i konsideroja ato si momente të këndshme diskutimi, jo vetëm për punën që bënim së bashku, por edhe më gjerë. Por, shumë shpejt kuptova se afrimi im me të, nuk shihej me sy të mirë nga disa kolegë, të cilët shpesh më kishin venë në dukje se ata dyshonin për saktësinë e përmbajtjes ideologjike të përkthimeve të tij. Sipas tyre, Vrioni, mund të qe vërtet njohës i përkryer i frëngjishtes, por s'kish edukatë e formim marksist, gjë që rrezikonte të bënte edhe gabime ideologjike.. ( Nils Anderson "Celui par qui Kadare est arrivé " - Les temps modernes - Fevrier 1996)
 
Megjithatë, një ditë tetori të vitit 1980, J.Vrionit i dorëzuan një ekzemplar të librit Hrushovianët ku autori, pra, Enver Hoxha, me anë të një autografi e përgëzonte atë për punën cilësore si përkthyes. Ngjarja bëri bujë. Vërtet, ai, i Madhi, i Pari, Kreu i Partisë dhe i vendit, i kish dhuruar atij një libër me dedikim ?! ”Natyrisht, shumë njerëz e ndjenin veten të fyer nga ajo "fitore" relative, e u munduan ta kalojnë ngjarjen pa i dhenë rendësi dhe duke e harruar. Ndërkohë, kuptova se, për njerëzit e Sigurimit, fakti qe unë përktheja Enver Hoxhën, nuk ndryshonte asgjë përsa i përkiste shkallës sime të "rrezikshmërisë". Megjithatë viti 1980 shënoi një farë kthese relative ndaj gjendjes sime personale. Fakti që, puna ime qe çmuar aq lart, krijonte për mua një atmosferë disi të veçantë, po të kihej parasysh origjina familjare dhe e kaluara si i burgosur politik ...
 
 ( Jo vetëm gjatë viteve të fundit, por dhe sot e kësaj dite, lidhur me veprimtarinë e Vrionit si përkthyes, janë shfaqur opinione nga më të kundërtat. Një pjesë e ish -të dënuarve e persekutuarve politikë, e akuzojnë atë se i ka shërbyer me devocion diktaturës e se, për rrjedhim, ai nuk ka të drejtën morale t'i përkasë së njëjtës "kategori" me ta. Një pjesë tjetër, e kjo është, besoj, edhe më e madhja në opinionin publik shqiptar, e gjykojnë si diçka normale dhe të pa evitueshme, punën e tij si përkthyes i veprave politike. Ndërkohë, me "kategorinë" e të parëve, çuditërisht, bashkohen edhe disa individë, një pjesë e të cilëve intelektualë të diasporës, të cilët thonë se,"mëkati" më i madh i Vrionit nuk ka qenë  përkthimi i veprave të Hoxhës, por ai i librave të...Kadaresë. ( ?! ) Por, le të ndalemi pak te gjykimi i atyre që e akuzojnë Vrionin si "kolaboracionist" me regjimin enverist. Në fakt, për të qenë realistë, është vështirë të mendosh një qëndrim tjetër, për një njeri që pat vuajtur galerat komuniste e që rrezikonte të rifutej përsëri në to. A mund ta refuzonte ai një rrugë dalje, një mënyrë adaptimi të tillë për të mbijetuar?... Sa qenë ata, të cilët në atë kohë refuzonin që kulturën e dijet të mos i vinin në shërbim të sistemit, pikërisht për të gjetur një status quo që mund t'u siguronte ekzistencën e një qetësie relative në shoqërinë totalitare?... Ky qëndrim i komplikuar, i imponuar nga frika, ushtrimi i dhunës, terrori e indoktrinomi sistematik, kishin përfshirë, ne fakt, gjithë inteligjencien shqiptare të kohës. Atëherë, si mund t'i rezistonin atij presioni, individë të tillë si Vrioni, të cilëve, në një farë mënyre, u jepej "shansi" i rrallë të shihnin pakëz "dritë" në tunelin e frikshëm të jetës totalitare ?... ( Shenim im –Vasil Qesari )  
 
Rehabilitimi i Vrionit u bë shkak i mjaft pëshpëritjeve në qarqe e mjedise të ndryshme të shoqërisë së asaj kohe. Veçanërisht nga armiqtë e tij të betuar për vdekje. Dhe vërtet, duket se, vdekja po i vinte rrotull, por nga një drejtim tjetër. Një infractus i pa pritur e çon në buzë të varrit, por autoritetet japin alarmin, duke ngritur gjithë mjekësinë shqiptare në këmbë. Partia s'e dëshironte vdekjen e tij. Ai, duhej të jetonte, për të vazhduar përkthimin e Veprave të shokut Enver !..
 
Nica, motra e tij, e cila jetonte në Itali, e alarmuar, i shkruan një letër Enver Hoxhës për t'a lejuar që të kurohet pranë saj. Letra bie në duart e Nexhmijes, e cila është e interesuar që Vrioni të shërohet sa më shpejt. Pas kësaj, drita jeshile, hapet. Formalitetet bëhen me urgjencë. I jepet pasaporta për jashtë, i akordohet viza e, ai nuk u beson syve, kur avioni ulet mbi pistën e aeroportit të Fiumiçinos në Romë.
 
Ishte mars i vitit 1985... Përveç shmalljes me motrën, mbas vitesh ndarje që s'mbahen mend, përveç kujdesjeve e kurave për rikthimin e shëndetit, ai ndjen ta pushtojnë ndjenjat e nostalgjisë për vitet e rinisë dhe kujtimet e paharruara të saj. Por, tashmë ai gjen një Itali tjetër e ndryshimet nuk i ndjellin veçse keqardhje. I shëruar, Jusuf Vrioni, kthehet në atdhe ku e presin ngjarje të reja. Enver Hoxha ka vdekur dhe drejtimin e Partisë e ka marrë Ramiz Alia. Shumë shpejt, Vrionit i duhet t’i përvishet punës për përkthimin e librit të tij Enveri ynë. Më pas, më 1987, një tjetër lajm i mirë. Mbas shume hezitimesh, jepet aprovimi për përkthimin e romanit Koncert në fund të dimrit të Kadaresë, i cili gjer atëhere, konsiderohej pothuajse një libër i ndaluar.
 
E ja, pak më vonë, ndodh mrekullia... Ministria e Jashtme franceze e fton në kremtimet e 200 vjetorit të Revolucionit Francez. “... Një nga gjërat e para që bëra sapo mbërrita në Paris, ishte të shkoja e të shihja vendet ku kisha kaluar vitet e mia të rinisë, aty në avenynë Victor Hugo. Qysh prej 50 vjetësh, për mua aty fshiheshin kujtimet më të bukura të jetës. Shkova në shtëpinë ku kishim banuar e, me ndrojtje u ngjita gjer në katin e tretë, aty ku dikur qe një korridor i gjerë, në faqet e të cilit kisha bërë kushedi sa vizatime. Ai tashmë ish transformuar e qe ndarë në apartamente të veçantë. Kush banonte tani aty ?... S'i rashë asnjë zileje e, meqenëse poshtë më prisnin, zbrita shkallët me dhembje e me sytë mbushur plot lotë …“.
 
Parisi !... Nostalgjia hap portat e ai vrojton, shikon, kujton. Ndryshe nga imazhet e femijnisë, qyteti i duket i bardhë e me më tepër dritë. Ndërtesat e dikurshme të nxira nga shekujt, i gjen më të pastra, më të reja, më të ndritshme. Ai përfshihet në jetën e tij plot gjallëri. Takime me miq të vjetër. Lotë e emocione. Pritje të ngrohta. Ndër të tjera edhe me Claude Durand, drejtorin e Shtëpisë Botuese Fayard...
 
     Pas një viti, me 1990, e pret përsëri një udhëtim tjetër, po në Paris. Aty takohet me Liri Begenë, kineasten e njohur me orgjinë shqiptare. Merr pjesë në Kolokiumin Ndërkombëtar të Përkthyesve në Arles. Përsëri takime plot mall. Me miq e shokë të rinisë. E përsëri kthim në Shqipëri. Vendin e gjen në tension. Në gjendje të nderë. Pritet të ndodhë diçka. Mbas gjysme shekulli shtypje, dukej se po vinte shpërthimi. Ngjarjet precipitojnë për ditë. Ambasadat e huaja sulmohen e pushtohen nga mijra vetë. Me 25 shtator 1990, Ismail Kadare, kërkon strehim politik në Francë. 
 "... Isha në shtëpi kur dëgjova lajmin e dhenë nga radioja. Jehona e atij veprimi ishte shumë e fortë në mbarë vendin. Në princip, unë e konsiderova të drejtë vendimin e Ismailit, sepse në atë mënyrë ai distancohej nga regjimi totalitar, ndërkohë që diktatura vazhdonte të ishte endé kërcënuese. Por, për mendimin tim, Kadareja iku në një moment kur prestigji i tij personal qe mjaft i madh, jo vetëm në letërsi por edhe më tepër…”.
 
Ngjarjet e asaj vjeshte tronditëse, ndjekin njëra-tjetrën me vërtik. Lejohet praktikimi i riteve e hapen objektet fetare. Hiqen statujat e Stalinit e Leninit. Lëvizja studentore bëhet vatra e revoltës kundër regjimit komunist. Në sheshin Skenderbej, demostruesit rrëzojnë e heqin zvarrë statujën e Enver Hoxhës. Shqipëria flak tutje, me neveri e guxim, dyzetë e ca vjet frikë, vuajtje e terror të pashembëllt.
 
“Dy - tre muaj pas ikjes së Ismailit, në shtëpi më erdhën Preç Zogaj e Pirro Misha. Më pyetën në se pranoja të paraqitesha si kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste. U thashë se e vlerësoja propozimin e tyre por s'kisha ndërmend t'i përkushtohesha karrierës parlamentare. Mendoja se kish edhe mënyra të tjera për t'i shërbyer ngjarjeve në zhvillim. Ndërkohë, në vijim të ngjarjeve të vitit 1991, u kooptova në Komitetin e Mbrojtjes të së Drejtave të Njeriut”.
 
Rruga e Vrionit drejt Perendimit, tashmë është plotësisht e lirë. Në vjeshtën e vitit 1990 ai merr pjesë në manifestimin La fureur de lire, në Paris. Më 1993, dekorohet nga qeveria franceze me Urdhërin e Letërsisë e Arteve. Më 1994, merr çmimin Halperine Kaminsky, për përkthimet e tij në frëngjisht. E së fundi, si për t'i u kthyer gjer në detajet më intime jetës e viteve të shkuara, në pranverën e vitit 1995, në shoqëri me ambasadorin francez në Tiranë, bën një vizitë në ishullin e Korfuzit, aty ku edhe kish lindur 79 vjet më parë.
 
Para tij, shpalosen përsëri, kujtime të largëta.
Çdo gjë përreth ka ndryshuar.
Pjesa më e madhe e njerëzve të njohur kanë vdekur.
Ndërsa, ai ?
Ai është gjallë.
I shpëtuar për fat e mrekulli, nga vorbullat e përgjakura të kohëve.
Por, ndërkohë, është vonë.
Tepër vonë, për ta ndjerë veten, tërësisht e thellësisht të lumtur !
... E, megjithatë, teksa mbi gjinjtë e vegjël e të bardhë të ishullit helen bie bryma ngjyrë trëndafili e mëngjesit e, një varkë me vela nis të rrëshqasë duke u përkundur lehtë-lehtë mbi detin vaj, ai bindet se jeta e njeriut s'ka fund dhe se, ngjarjet, kujtimet, ndjenjat e emocionet të cilat e shoqërojnë përjetësisht atë, nuk mund t'i përkasin kurrë Harresës dhe Vdekjes ...  
 
( Në Francë, me të nderuarin Vrioni, pata fatin e rrallë të shkëmbej dy - tri letra e të bisedoj disa herë në telefon. Për herë të fundit i telefonova pikërisht një muaj para vdekjes. Ish i sëmurë e tejet i lodhur, por asnjëherë pesimist. Megjithatë, teksa e uroja për një shëndet të plotë e pa probleme, më falënderonte duke më thënë se në, jetë fati e kish ndjekur ca si tepër për mirë por, kësaj radhe me sa dukej, s'do të qe përsëri me të ... E vërtet, pas ca kohësh, Jusuf Vrioni dha shpirt në moshën 85 vjeçare. Ai vdiq të premten e fundit të majit 2001 në Paris duke mbajtur endé detyrën e ambasadorit tonë në UNESCO. Amaneti i fundit i shqiptarit dhe intelektualit erudit, europianit të shquar të shekullit që sa kaloi, njeriut që i'a doli mbanë të kalonte nga Sharibda në Shilla, mjeshtrit të talentuar të gjuhës së Balzakut e Bodlerit, përkthyesit të madh të Kadaresë, ish të prehej përfundimisht në vendin e tij, në Shqipëri, aty pranë varrit të së ëmës, e cila e kish dashur aq shumë ... ( Shenim im – Vasil QESARI )

Fund





                                     








Partager cet article
Repost0