Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
13 décembre 2008 6 13 /12 /décembre /2008 10:03

Traboini-Itaka-Grua.jpg
Kopertina e librit 'Itaka - Grua' e Kolec Traboinit


I dashur Kolec, para disa ditësh mora një dërgesë me postë, pikërisht librin tënd të fundit me poezi ‘Itaka – GRUA’. Të falënderoj pa masë ! Them se libri është ndofta dhurata më e çmuar se çdo gjë tjetër. Të falënderoj, së pari që më mban në radhën e miqve të tu të afërt e së dyti, për kenaqesine që ky vëllim i ri më solli që larg, aty prej Nouvelle-Angleterre, ku ndodhesh, jeton e frymëzohesh. Jo vetëm botimi luksoz ( kështu do ta cilësoja me plot gojën ) realizuar nga shtëpia OMBRA ( ky është mendimi im, për vete konceptim modern e estetik te edicioneve te saj, te cilët janë më të mirët në Shqipëri  ), por për bindjen time se ‘Itaka – Grua’ shënon një rritje kulmore, një sensibilitet e pjekuri të dukshme e të padiskutueshme, në poezinë tende tashmë te njohur e të konsoliduar artistikisht e estetikisht. Pa mëdyshje, do të thoja se ti, tashmë, bën pjesë në radhën e poetëve më të mirë bashkëkohorë shqiptarë. Duke të uruar miqësisht, kam kënaqësinë të publikoj këtu, tri poezi shkëputur nga vëllimi në fjalë ...
Përshëndetje dhe urime !

Vasil Qesari.

   
Marie-Laforet.jpg

MARIE LAFORET

 
Forever !
 
Vazhdo ta duash, miku im Simbad, ta duash
Marie Laforet është diç më shumë se dashuri
është një karusel ëndërr pas së cilit varemi
e kalamendemi tërë jetën si fëmijë.
 
mendo për një çast të mos kishte Marie,
përtej së tashmes do të kish veç pikëllim
çdo mëngjes më me gëzim zgjohemi
kur shpresojmë me Marien të kemi takim ...
 
tundimet për të bukurën shpesh shfaqen si Itakë
udhëtimi drejt së cilës, kurrë nuk ka mbarim!
ti do ta kesh Marien në krahë,
nëse kurrë s' lodhesh në kërkim ...

 
Boston, janar 2008 

  

  Sensation.jpg


SISËT E ANAVE
 
Plasa t'i bind miqt e mi piktorë
se shqiptarka e Italisë
ka sisët më të bukura në botë
e se Udha e Qumështit
zë fill në thithkat e saj ...
 
e ndoshta, gjithnjë sipas gjykimit tim
për të ka zgjedhur për të rrojtur Firencen
se atje është Davidi lakuriq
më i bukuri mashkull i Botës ...
 
plasa t'i bind miqtë
por edhe vetë shqiptarkën Ana Sali t'a bind
e, nëse ajo ma mohon bukurinë e gjinjëve
do të kaloj Pirinejt
t' a shoh Atllantikun nudo,
pa fustanin e kaltër
e atje të trokas në gjoksin e portugezes
Ana Tampado ...
 
më shkoi jeta duke parë ëndrra nudo
duke thithur sisë Anash si bebe
herë të një shqiptarke e herë të një portugezeje ... 
 

EPAKRYER

 
... Na u kthye jeta
paçka se në tërë aeroportet e botës njeri-tjetrin kërkuam
kurrkund nuk më pe e kurrkund nuk të gjeta.
 
për ne të dy kjo jetë qenka e mbushur me pengje
pasione endacake metamorfuar në brenga
që do na mbinë si shkurre mbi varr
fole për zogjë të mardhacakë
që pa dashuri u shkon jeta .
... edhe në u takofshim edhe mos u takofshim
tanimë që u thinjëm, është barabar!
 
Tiranë, 22 Tetor 2007


Partager cet article
Repost0

commentaires