Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
4 décembre 2008 4 04 /12 /décembre /2008 12:58


... Një zarf i ardhur nga larg, mban emrin e Teki Gjonzenelit, vlonjatit të mirë e të respektuar, njeriut që vuajti shumë por që rezistoi dhe mbijetoi. E hap dhe brenda tij, gjej një audiokasetë, një shkrim të tij që denoncon krimet komuniste, botuar në ‘Illyria’ si edhe dy  kartolina, shkruar me dorën e tij, ku ai më shpreh ndjenja mjaft miqësore. Para syve të mi, më shfaqet portreti i tij, i të vëllait Muratit, i cili vuajti 18 vjet në burgjet e diktaturës, të familjes së tij martire që hoqi e vuajti  aq shumë tmerre, por që qëndroi gjithmonë kryelartë, e bashkuar dhe e nderuar, pa u përkulur kurrë ...

Është mjaft prekëse të përjetosh, një emocion të tillë, aq të fortë dhe të papritur ! Për më tepër që në atë audiokasetë, Tekiu, ka incizuar zërin e eruditit, atdhetarit, martirit dhe poetit, Kudret Kokoshi. Është vërtet një thesar i vërtetë, kjo audiokasetë; një dokument me vlerë tepër të madhe. E vendos atë në magnetofon dhe dëgjoj. Teki Gjonzeneli e ka incizuar Kudret Kokoshin, tre vjet para rënies së diktaturës, me besimin se do të vinte një dite që ajo kasetë do të përbënte një dokument të vyer për brezat; me dëshirën që zëri i Kudret Kokoshit duhej ruajtur, për të dëshmuar, për të na përcjellë jehonën e një jete prej martiri, zërin e një njeriu fisnik dhe të nderuar, vargjet e tij drithëruese plot dhimbje, vuajtje dhe përkushtim. Dëgjoj dhe drithërohem nga vargjet e recituara plot pathos, prej vetë Kudret Kokoshit ! Vargje kushtuar Toto Bolenës, luftëtarit heroik për çlirimin e Vlorës (1920), poezinë e njohur kushtuar nenës së tij thesar, të cilën nuk e pa dot në të gjallë, nuk mundi ti hedhë një grusht dhé mbi varr, sepse qe mbyllur në hapsanat komuniste...

Mbrëmë, teksa po dëgjoja zërin e poetit martir Kudret Kokoshi, përjetova dy ndjenja sublime njëherësh: atë të mirënjohjes për Teki Gjonzenelin i cili ka bërë nje gjest e vepër tepër të vyer si risjelljen në ndërgjegjen time të imazhit, kujtimit dhe nderimit për të paharruarin atdhetar, poet e erudit, Kudret Kokoshi ...

Vasil QESARI


prison.jpg

REQUIEM PER KUDRET KOKOSHIN


… Kudret Kokoshi, banonte së bashku me bashkëshorten, në të njëjtin pallat ku banoja  dhe unë. I kishin dhenë me qira një dhomë të vogël, në katin e parë, në një apartament  të  përbashkët me familjen e një peshkatari. Skish veç pak vjet që kish dalë nga burgu i gjatë mbi 20  vjeçar dhe, arrinte të mbijetonte në saje të një rroge tepër të vogël të gruas, e cila rropatej duke punuar nga mendjezi gjer në darkë, ullishtave të Ndërmarrjes Bujqësore "Vlora". Për të plotësuar sado pak " buxhetin" tejet të varfër familjar, Kudreti, arrinte  të  siguronte  ca të ardhura  modeste nëpërmjet përkthimeve letrare që bënte nga shqipja në italisht, për llogari të një shtëpie botuese në Tiranë.
     Historia e jetës së Kudret Kokoshit, ishte e dhimbshme dhe tragjike, ashtu si edhe e gjithë intelektualëve të tjerë "borgjezë". Ai rridhte nga një familje atdhetare vlonjate dhe studimet e larta i kish mbaruar për letërsi në Itali. Gjatë viteve të luftës antifashiste, Kudreti e kish kundërshtuar me forcë pushtimin e huaj e qe zgjedhur edhe përgjegjës  i  Rinisë Balliste Vlonjate. Ishte kjo arsyeja pse, fill mbas çlirimit, qe arrestuar e  qe dënuar  me pushkatim, dënim i cili më pas, i qe kthyer në burgim të gjatë 25 vjeçar. Por, fatmirësisht, Perëndia i kish  qëndruar  pranë, nuk e kish lenë të vdiste e, nga kalvari i  gjatë e plot peripeci, kish mundur të shpëtonte  gjallë. Qe futur në burg djalë i ri, dhe  kish  dalë që andej plak e me një koleksion sëmundjesh.
     Me kujtohet se, kur Kudret Kokoshi, mbas peripecish të shumta, pat mundur të fusë kokën në një dhomë të vogël 3 x 3 m, shumë militantë komunistë të pallatit, qenë ankuar në Këshillin e lagjes, Frontin Demokratik e gjetkë, duke kërkuar që ai të shporrej që  andej e të internohej diku larg, në ndonjë fshat të humbur. Se si kish shpëtuar nga ajo urrejtje dhe histeri, një Zot e di ! ...
    Pothuajse, asnjë prej banorëve të pallatit, nuk i fliste me gojë ‘armikut të popullit’, Kudret Kokoshi. Askush nuk i thosh kurrë qoftë edhe ‘Mirëmëngjesi’. Ai qëndronte  vazhdimisht i mbyllur brenda, e delte rrallë  herë jashtë  dhomës  së tij të vogël. Kështu, edhe pse në gjendje të ‘lirë’, jeta e tij vazhdonte të qe e njëllojtë, pra si në burg. Në  shtëpi, nuk  i  hynte askush. Me përjashtim të fare pak njerëzve të familjes, si edhe të A. Meçaj, një ish - mësues i  pushuar nga puna për shkak të ‘biografisë së keqe’, i cili  thuhej  se shkruante poezi mjaft të goditura. Pa dyshim, njerëzi e Sigurimit, e survejonin dhe e përgjonin edhe atë vazhdimisht  si  hiena ... 
  ... Kudreti banonte një kat më poshtë apartamentit ku banoja unë. Një dritë e zbehtë qëndronte vazhdimisht e hapur në dhomën e tij. Gjithë ditën e gjer natën vonë, ai përkthente e përkthente. Matanë dritares së tij me hekura, jetonte një njeri, një zemër, një shpirt. Më qëllonte ta shihja shpesh, sidomos në ditët e ftohta të dimrit, atëherë ku delte para shkallëve të pallatit për të ndezur  mangallin. U vinte flakën ca ashklave, hidhte mbi to qymyr dhe priste i vetmuar që ai të kthehej në prush.
      Era e ftohtë që  frynte nga Qafa e Koçiut  priste si brisk. I veshur me një xhaketë të hollë e të vjetër, i mbështjellur fort me shall, ai qëndronte aty për rreth një gjysmë ore  të  mirë. Gjithmonë,  me sy të përlotur nga tymi, duke fërkuar duart e përplasur këmbët, për të mos  ngrirë nga acari. E shihja shpesh ashtu, me shtatin e tij të vogël, të mpakur nga vuajtjet. Me fytyrë të rreshkur e të rrudhur, ku vetëm dy sy të larmë e plot gjallëri, tregonin se ai ishte endé  në jetë e nuk qe shuar. 
     Prushi mbi mangall bëhej e ai mbyllej përsëri brenda.
     Në ‘lirinë’ e tij prej të  burgosuri.
     Përkthente gjer vonë. Ulej në tavolinë pranë dritares. Shpesh herë, nenë dritën  e qiririt, jo vetëm për të kursyer energjinë elektrike, por edhe për të mos shqetësuar  gjumin e bashkëshortes, e cila duhej të ngrihej pa gdhirë. Me trupin mbështjellë me  batanije, herë - herë, ai ndërpriste shkrimin e niste një kollë të  thatë e mbytëse, pasojë  e  një bronshiti të vjetër kronik, i cili acarohej nga ajri i ftohtë i dhomës i cili nuk arrinte të  ngrohej kurrë nga ai grusht hiri mbi mangall.
    Shpesh, kur rastësisht e ndeshja jashtë, gjithmonë të përkulur para mangallit që nxirrte tym,  ndaloja dhe, me kujdes  për të mos renë në sy  të fqinjëve, shkëmbeja me të dy fjalë. Ishte, pikërisht gjatë atyre takimeve të shkurtra, që unë njoha Poetin. Sepse, Kudret  Kokoshi, ishte dhe kish lindur për të qenë poet. Çdo fjalë e tij kish një fuqi të çuditshme  mbërthyese e sugjestionuese. Pothuajse magjike !... Gjynah ! Ai njeri i vockël, i dobët, i  brishtë e me tiparet fisnike të  një  zotërie  të  kultivuar, të  sjellshëm  e  tepër human,  në rrethana të tjera, mund të kish qenë një nga estetët a poetët më të shquar të Shqipërisë...
    Pas ca kohësh, kur i tregova se edhe unë kisha studiuar për letërsi, ndjeva se ndrojtja e tij karakteristike iu largua plotësisht. Fytyra i buzëqeshi e iu  mbush me dritë. Më tha se, dy njerëz që kanë në zemër librat e adhurojnë letërsinë, mund të kuptohen bashkë shumë mirë. Më foli për vitet e studimeve të tij në Romë. Për poetët e mëdhenj italianë: Danten, Petrarkën, Ugo Foscolon e shumë të tjerë. Për botimet e tij të para në shtypin e atëhershëm shqiptar. Për poezitë që kish shkruar në burg. Për poemën ‘Toto Bolena’ që e kish shumë për zemër, e që ia kish kushtuar luftëtarit e komandantit  të shquar të Luftës së Vlorës (1920 ).
     Një herë tjetër, më recitoi me lot një poezi,  të cilën  ai e konsideronte si ‘kryeveprën’ e  tij e që ia  kish kushtuar nenës. Asaj, që e  kish  prurë  në atë botë e që e kish ndjekur  gjithë jetën, hap pas hapi nëpër burgje. Duke udhëtuar nëpër vite me trasta në duar. Hipur   mbi  kamionë, për orë e ditë të tëra. Asaj, që e kish lenë të re  të bukur e që, kur kish dalë  nga burgu, e pat gjetur plakë të kërrusur e të vyshkur nga vitet, varfëria dhe vuajtjet...
    Shpesh, e pyesja për intelektualët e viteve '30  e, veçanërisht, për disa gazetarë të njohur të asaj kohe. Më tregonte se, pjesa më e madhe e tyre qenë pushkatuar pa gjyq nga trupat speciale partizane, gjoja si kolaboracionistë. (Më fliste për Branko Merxhanin e Vangjel Koçën, idealistë e themelues të neoshqiptarizmës. Për Nebil Çikën, gazetar tepër i aftë, inteligjent, prodhimtar e me penë të hatashme. Për Aleks Mavraqin - kronistin e kudo ndodhur të oborrit mbretëror. Vasfi Samimin, aktorin e kinemasë të formuar në Stamboll, gazetar e poet etj.)
      Por, gjithë  ata emra, i përkisnin një të kaluare tepër të largët. Kohe të harruar prej të  gjithëve, por jo prej Kudretit. (O Perëndi, sa shokë, miq e të afërm ishin tretur  nëpër  burgje  e  nuk  u  diheshin varret ?!). Ndër ta, Kudret Kokoshi, kish  mbetur gjallë. E, për më tepër, i kish shpëtuar edhe internimit në pleqëri. Kësisoj, në aparencë, ai dukej se bënte pjesë në radhën e njerëzve me fat. Pra, që kish shpëtuar nga vdekja. Që kishte një bashkëshorte. Që ish në jetë e kish një dhomë ku të fuste kokën. Që mund të siguronte bukën duke përkthyer, paçka se në ‘anonimat’ e pa të drejtën e autorit. Paçka se, ajo që bënte ishte paradoks!...  (Poeti i anti - diktaturës, përkthente poetët e pro - diktaturës).
     Eruditi,  poeti dhe  intelektuali Kudret Kokoshi, vdiq në Agimin e Lirisë. Atëherë kur, të lodhur e të dëshpëruar, të gjithë  i  kishim  humbur  shpresat se një ditë, ajo edhe  mund  të vinte. Hoqi shpirt në paqe, pikërisht mbas heqjes zvarrë të monumentit të Diktatorit,  nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar. Kur mora vesh se po lëngonte, shkova dhe e takova  teksa  po bëhej gati të shkonte, për t'u  prehur  përjetësisht, aty  ku  ndodhej  edhe  nena  e  tij e shtrenjtë. I shtrirë mbi shtrat, mes çarçafëve me bardhësi verbuese, me fytyrë të zbehtë  e  sy  gjithmonë  të  ndritshëm,  ai kish marrë pamjen e një  Shenjtori.
     U ula pranë tij e i fola. I tregova një tufë poezish të lira. Të botuara pa frikë në gazetën e re Rilindja Demokratike. Pa censurë... Nuk kish fuqi të më thosh asnjë fjalë. Pashë vetëm që, nga sytë e tij gri në të kaltër, nisën të rridhnin disa pika lotë. Isha i bindur se, kësaj here ato qenë lotë gëzimi e jo dhembje…
Kauza, ideali, shpirti i tij, kishin triumfuar mbi të Keqen.
Poeti, me Idealin e tij e kish mposhtur Diktaturën.
Ëndrra e martirizuar e Kudret Kokoshit qe bërë  realitet.
Më së fundi, atdheu i tij i dashur, Shqipëria, qe ndarë njëherë e përgjithmonë nga Nata e Lëngata Totalitare...



Vasil QESARI ( nga libri ' Post-scriptum per diktaturen' )

Partager cet article

Published by Simbad - dans Refleksione
commenter cet article

commentaires

xhyheri hedie 25/11/2010 21:05



Mirembrema Zoti Qesari.


Une qe po ju shkruaj jam nje nder familjaret e te ndjerit dajo Kudretit. Personalisht nuk munda ta njihje, por babai im me ka folur dhe me flet shpesh per dajo Kudretin, per kete njeri te rradhe,
per kete patriot te cmuar. Me tregon edhe si ne vitet e fundit te jetes se tij shkonin shpesh dhe e vizitonin fshehurazi persona me perberje te mire politike dhe me pune te mire zyrtare. Dajo
Kudreti dinte rreth 12000 rreshta nga "DIVINA COMEDIA " di Dante, dhe i mahniste me komentet e tija. Ishte nje nder perkthyesit e librave te Kadarese ne italisht, si edhe te shkrimtareve te tjere
te realizmit komunist.    xhyheri hedie



Simbad 20/01/2011 14:11



Po,ju keni te drejte ...Ai ishte nje shpirt dhe idealist i madh.


Padrejtesisht,vuajti thelle gjithe tmerret e diktatures !


I paharruar kujtimi i tij !


Ju falenderoj per komentin ...



ardita 04/12/2008 23:46

Simbad, e lashe nje koment ketu me pare, po duket ka fluturuar gjetke. E kisha fjalen tek poshterimi dhe ndeshkimi qe i benin mendjeve te medha, atyre qe shqiperia sot do krenohej e krejt ndryshe do ishim ne syte e botes. Por sistemi na i krimbi trute e kokes dhe kjo ishte nje fatkeqesi e madhe. U prehte ne paqe Kudreti e atje te gjej qetesine.

ardita 04/12/2008 14:30

Nje mendje e madhe, te poshterohet dhe denohet ne kete menyre makabre. Atij sistemi, i duhen hequr dhe krimbat nga rrenjet, sepse dhe ata e kane faren ne bark. Paskemi qene populli me fatkeq. Nje figure kaq inteligjente, te shkaterrohet totalisht. Zot, i na fal mekatet dhe u prehte ne paqe Kudreti.

Simbad 05/12/2008 07:32


E dashur Ardita,
Kjo qe tregoj per Kudret Kokoshin,eshte vetem nje fragment,nga libri im"Post-scriptum per diktaturen"...Te falenderoj per komentin
Te perqafoj
SIMBAD