Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
8 novembre 2008 6 08 /11 /novembre /2008 19:27
Nga Vasil QESARI

Simbad-Anna-Kohen.JPG                   Vasil Qesari dhe Anna Kohen, ne shtepine e saj ne Woodstock


... Dy dite mbasi kishim mberitur ne New York, mecenatia – ja jone Ana Kohen dhe i shoqi, Markus, na ftuan për darke. Por, Fat Velaj, nuk mundi te vinte. Siç dukej, ishte me i lodhur nga unë, prej nderimit te orarit me Evropën dhe donte te flinte. Shkuam me makine, buze oqeanit. Këtu është një shëtitore e bukur ku ne, na pëlqen te vijmë shpesh. Ka shume gjallëri si edhe restorante ku gatuhet mjaft mire – tha Anna. Dhe, ishte një vend vërtet tërheqës, ku dhjetëra restorante ruse ndiqnin njeri – tjetrin, te gjithë me pamje nga deti. Vij këtu, sepse kjo shëtitore, me kujton atë te Vlorës, ne Ujë te Ftohte – shtoi e ngashëryer ajo. Mbasi u ulem, shikuam menytë dhe pastaj, Anna porositi duke folur rusisht. E di rusishten ti ? – e pyeta unë i habitur. Po, unë e kam studiuar ne shkolle, ne Vlore, dhe e mbaj mend mire. E, përveç kësaj, kam qene nxënëse e shkëlqyer dhe gjuhet e huaja me pëlqenin – tha Anna duke qeshur, pa e fshehur me te drejte krenarinë.

Nisem te shijonim, specialitetet ruse. Unë, si hyrje mora 'borsh', një supe emrin e se cilës e mbaja mend qysh nga adoloshenca, atëherë kur kisha lexuar librin 'Vegjëlia ime' te Maksim Gorkit. Dhe, teksa darkonim, kalonim nga një bisede ne tjetrën edhe pse i shoqi i Anës, nuk dinte shqip. Por, ajo bënte përkthyesin dhe biseda, ecte pa ndonjë vështirësi te madhe. Markus, është izraelit polak. Një tip i heshtur ne dukje, sqimatar, por tepër inteligjent dhe vëzhgues i mprehte. Historia e familjes se tij është e dhimbshme, si shumica dërmuese e hebrenjve qe përjetuan shoah-un nazist, krimin me te pashembullt ne historinë e njerëzimit.

Prindërit e tij u zhduken ne kampet naziste te shfarosjes. Vete Markus kish shpëtuar vdekjes për mrekulli. Ai, ishte i vogël kur gjermanet bastisnin shtëpitë dhe rrëmbenin çdo hebre, për ti çuan drejt vdekjes. Markusin e vogël e fshehu një familje polake. Nazistet erdhën dhe kontrolluan me imtesi. Te zotet e shtëpisë e kishin vene atë, te flinte me fëmijët e tyre. Dhe vogëlushi i pafajshëm, Markus, shpëtoi. Pse ? Nga qe ishte biond. Nazistet, kur panë qe ata flinin ngjeshur njeri pas tjetrit, te gjithë ne nje shtrat e kokëbardhë, menduan se ishin fëmijët e një familje. Por, vëllai i tij i cili ishte brun, nuk shpëtoi dot vdekjes. Ai u zhduk pa lenë gjurme, bashke me te tjerët. Ne fytyrën, sytë e gjestet e Markus, edhe sot e kësaj dite, edhe pse kane kaluar dekada vitesh, fshihet e dukshme drama e asaj ngjarje te llahtarshme e te kobshme.

Markus-Anna.jpg                                            Anna Kohen me bashkeshortin, Markus

Pas darke, bëmë një shëtitje buze oqeanit. Era e freskët dhe nata e ndriçuar nga një hënë e zbehte, te bënin te bije ne mendime. Nuk e kisha menduar kurrë se, një dite, do te mund ta takoja Annën. Me te, mbaja kontakte te shpeshta nëpërmjet internetit e kjo gjë, me gëzonte se tepërmi. Dhe kisha arsye pse ta ndeja veten te gëzuar e bile edhe te privilegjuar. Kjo gjë, për shume arsye. Se pari e mbi te gjitha, sepse jo vetëm qe jemi te dy vlonjate, por biles edhe nga një lagje. Te dy kemi lindur ne Vrenez, ne një prej lagjeve me te vjetra te Vlorës, ku jetonin një varg familjesh fisnike e mjaft te nderuara te qytetit.

Kam qene ne moshe te vogël, por e mbaj mend fare mire te bukuren Anna, vajzën e lagjes sime. E kujtoj mend si tani, atëherë kur dilte nga ‘Rrugica e Izraeliteve’, për te bere shëtitje nga Skela, bashke me shoqet e saj te gjimnazit e me pas, te universitetit. Anna, ishte vajze e hijshme! Shtatlarte, veshur me shije, sy te zi e tërheqës, flokë te dredhura e tipare plot nur. Ajo dhe familja e saj e nderuar, jetonin ne një rrugice te Vrenezit ku banonin shume familje izraelite. Ata ishin mjaft puntore, te sjellshem e te kulturuar. Për ne, origjina e tyre s'përbente asnjë problem, ndaj jetonim vëllazërisht me ta, ne dashuri, ne harmoni te plote e respekt shembullor.

Anna bashke me familjen, ikën nga qyteti ynë i përbashkët, ne korrik te vitit 1966. Kur makina po ngjitej lart, mes ullinjve, ne Qafen e Bestroves – thote Anna – une qaja me ngasherim. Nuk doja te ikja nga Vlora. Aty po lija, vertet, zemren time. Dhe, ajo e gjithë familja, s'e harruan kurrë Vlorën. Anna i la studimet qe kish nisur përgjysmë. Ajo ishte studente ne fakultetin e stomatologjisë ne Tirane e me pas, fill mbas largimit nga Vlora, u diplomua shkëlqyeshëm jashtë, fillimisht ne Greqi e pastaj ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës ku edhe u njoh me Markus, me te cilin u martua. Por largimi i saj nga Shqipëria, nuk e shkëputi atë kurrë atë nga vendlindja. Sepse, ajo kaloi ne qytetin bregdetar, vitet me te bukura te rinise duke përjetuar aty, kujtime te paharruara. Ndaj ajo, perhere, thotë me krenari: Unë jam, Anna, vajza e Vlores ...


Anna-Kohen.jpg                                              Anna Kohen - gjimnasiste ne Vlore (1966)

Doktoresha dentise, Anna Kohen jeton ne New York. Kabineti i saj i punes ndodhet ne qender te Manhattan –it. Emeri i saj është bere një emër mjaft i njohur, ne mbare diasporën shqiptare ne Amerike, pikerisht nga ndihma dhe mbeshtetja qe ajo u ka dhene shqiptareve, pa dallim. Nderkohe, prej dhjete vjetesh, ajo eshte është ne krye te organizatës se njohur AAWO ( Organizata e Grave Shqiptaro – Amerikane ) e cila mban emrin ‘Motrat Qiriazi’. Me dashurinë e saj te rralle për Shqipërinë, me përkushtimin e saj për mbrojtjen e pavarësisë se Kosovës (gjate konfliktit te fundit e me pas ajo ka dhënë një ndihme te palodhur për përballimin e krizës si edhe për ndihmën ndaj emigranteve te ardhur nga trojet shqiptare), me ndihmën pedagogjike e materiale qe ka dhënë here pas here ndaj Universitetit Shtetëror ne Tirane, si edhe me angazhimin e saj te palodhur ne një varg organizmash e nismash proshqiptare ne Amerike, ajo është bere nder personalitetet me te njohur ne mbare boten shqiptare, brenda dhe jashtë saj. Ish-presidenti i Republikës se Shqipërisë, zoti Alfred Moisiu e ka dekoruar atë, me medaljen ‘Për merita te larta civile’, ndërsa Vlora, qyteti i saj i lindjes, dy vjet me pare e ka nderuar me titullin e larte: ‘Qytetari Nderi’.

Por, me Annën, ndërkohë, mua me lidhnin edhe përkushtime te tjera. Ajo,është një nder veprimtaret me te spikatura për mbrojtjen e qytetit te Vlorës nga ndotja dhe dëmtimi ekologjik. Pikerisht, ate mbremje qe kaluam ne restorantin rus, ajo me tregonte: ‘Qysh kur isha e vogel, aty ne plazhin e Ujit te Ftohet, vizatoja shpesh perendimin e djallit mbi Sazan. Pastaj, mbi detin blu shtoja edhe dy anije, te cilat mbanin dy flamure. Njera ate shqiptar e, tjeta, ate izraelit. Ato vizatime, me kane mbetur ne memorie. Tani qe perfytyroj ate kohe dhe ato simbole, them se deshira ime ishte qe nje dite, ne Vloren tone turistike, te mund te vinin shume turiste nga Izraeli. Dhe, une me kenaqesi, do ti shoqeroja ata e do ti çoja te ‘Rruga e Izreeliteve’, do t’iu tregoja vendin ku arriten israelitet ne mesjete, athere  kur u ndoqen nga Spanja etj.

... Anna eshte nje grua plot shpirt, ndjenje e sinqeritet te spikatur. Ne shume raste e me mënyra te ndryshme, ajo me dashurinë e saj te pashembullt për vendin e lindjes (gjë e cila do te bënte, ndofta, te skuqej çdo shqiptar indiferent), ka dale gjithmonë ne mbrojtje te qytetit buze Adriatikut. Unë dhe shume te tjerë e kemi mbështetur atë, sepse Vlora nuk duhet te lejohet te kthehet ne një qytet-mynxyre ! Me det dhe qiell te piste, me njerëz qe do thithin ajër te ndotur e me një breg qe do bjere ere naftë. Vlora duhet mbrojtur gjer ne fund nga qe e meriton, për vete historinë, bukuritë dhe pasuritë e saj turistike.  Pikërisht, këtë apel, bën sot edhe Anna. Dikush, ne bisede e siper, gjate çeles se ekspozites sone fotografike ne Manhattan, e pyeti ate:

- Anna, si spjegohet qe ti e do kaq shume Vloren ?
Dhe ajo, me buzeqeshjen e saj te embel, iu pergjegj:
- Po, eshte e vertete qe e dua ! Dhe bej shume per te, sepse brezat qe do vijne, kur te pyesin se pse vlonjatet nuk e mbrojten ashtu siç duhet qytetin nga ndotjet, une nuk do te doja ta ndieja veten fajtore ...

Partager cet article
Repost0

commentaires