Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
30 novembre 2008 7 30 /11 /novembre /2008 16:12

Primo-Shllaku-Foto-Vasil-QESARI.jpg

Primo Shllaku në librarinë 'Mollat' - Bordeaux  ( Foto Vasil Qesari)  

Me Primo Shllakun, mikun tim të vjetër, u takuam para disa ditësh, këtu në France. Ishte i ftuar në një takim me studente të letersisë, në universitetin e Toulouse-s dhe më morri në telefon e më tha se do të vinte patjeter, të më takonte. U gezova shumë. E prita te stacioni i trenit, në Gare St. Jean dhe kaluam së bashku një mbrëmje të gjatë në shtepi dhe të nesërmen, një mëngjes të shkurtër. U çmallëm, aq sa ç'mund të çmallen për aq pak kohë të kufizuar,  dy miq të vjetër që s’janë parë qysh prej dhjetë vjetësh. Pra, fare pak. Por, ama, me premtimin se do të takohemi në Romë, për Krishtlindjet që po afrojnë. Primo, ndër të tjera, më la edhe një cikël poezish orgjinale, një pjesë përkthyer nga Adrian Marashi e të tjerat,  përkthyera nga ai vetë në frengjisht. Më duhet të interesohem të gjej një botues. Dhe, kjo pune, duhet berë me çdo kusht e  mënyrë, sepse ai është vertet një poet i rrallë, një nga zërat me të fuqishëm e të veçante, të poezisë post-komuniste. Dhe, këto ditë, ishte një dëshire e imja që tri nga poezitë e tij, ti publikoja me kënaqësi, ketu në blog-un tim ...

Vasil QESARI

Je-t-aime.jpg

TË KAM DASHTË

Të kam dashtë ...
Dashunia nuk ka te tashme
Dashunia nuk ka të ardhshme
Ajo ka vetëm të kaluemen.
Të kam dashtë.

Dashunia asht e lirë si dorë mbi ranë
Dashunia asht e verbët e zhvoshkun nga lëkura
Dashunia asht e çmendun si dorë mbi mish
Dashunia vdes kur i mbarohen fjalët
Dashunia vdes kur i shërohen plagët
Dashunia fillon
prapë prej fillimit.

Dashunia i beson të glitha
Dashunia i shpreson t.ë gjitha
Dashunia i 'ha' të gjitha
Dashunia i fal të gjitha
Dashunia banon te duert ...

Të kam dashtunue ...
Dashunia nuk ka të tashme
Dashunia nuk ka te ardhshme
Ajo ka vetëm të kaluemen.
Të paskam dashtë pra ...

1986

sang-de-mon-coeur.jpg 


NJË PLAGË

Qe, ky ishte gjaku im.
Nji çast ma parë ai më vraponte nëpër zemër.
Merre ket gjak dhe vene në qiellin tand
si diell.
Në s'ban,
vene si hanë.
Në prap nuk ban, vene siç asht, si gjak
 
që disa çaste ma parë vraponte në zemrën time
dhe ndoshta atje i pa,
n'errsinën e kuqe,
sytë e tu plot dritë.
 
1983

ADDIO

Nuk të kam dashtë kurr e dashun,
As ateherë para se me të njoftë
Na bashkoi ky jastëk,
Kjo lule e qëndisun
E negativi i saj mbi faqe.

1997

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Poetë dhe Poezi
commenter cet article

commentaires