MACES SIME
Hajde, macja ime e hijshme,
Hajde në zemrën time të dashuruar.
Vuri putrat e buta mbi gjoksin tim
E lërmë të zhytem në sytë e tu të bukur
Plot ngjyrë metali e gurë zefiri ...
E teksa duart e mia dehen në përkëdheli
Mbi kokën dhe shpinën tende elastike,
E dora ime dridhet nga volupteti
Mbi pellushin tënd te bute e elektrik
Unë ndjej ne to trupin e së dashurës sime.
Shikimin e saj që është si yti, o kafshe e bekuar,
I thelle e i ftohtë, çpues e i mprehtë si kamë !
Ndjej përreth meje nga këmbët gjer tek koka,
Të lehtë e kërcënues, një parfumi trullosës
Qe endet si opium përreth trupit të saj brun ...
Les Fleurs du mal ( XXXIII )
Shqipëroi Simbad Detari