Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
22 décembre 2007 6 22 /12 /décembre /2007 23:12
Fichier hébergé par Archive-Host.com

'Ishulli i të Vdekurve' – nga Arnold Böcklin (1880)
Pikturë në vaj, përmasat 111 x 155 cm.
Bazel - Öffentliche Kunstammlung ( Kunstmuseum )


 
Nga Vasil QESARI

(E çmuar dhe e vlerësuar jashtëzakonisht prej Elisabetës, Perandores së Austrisë (Sissi), kjo tablo ka qenë një nga krijimet artistike më të adhuruara edhe për shumë personalitete të tjerë historikë. Diktatori gjerman Hitler, nuk e ndau atë kurrë, prej kabinetit të tij të punës. Lenini, lideri i revolucionit bolshevik e cilësonte si një nga veprat e artit që preferonte në mënyrë të veçantë. Shkrimtari dhe poeti zyrtar i fashizmit musolinian Gabriele D'Annunzio, magjepsej pas saj. Po ashtu, gazetari i shquar dhe burri i shtetit francez Georges Clemenceau, si edhe themeluesi i psikanalizës Sigmund Freud, mbanin në studiot e tyre, nga një riprodhim të saj )

Arnold Böcklin

Lindur në Zvicër, Arnold Böcklin (1827-1901) studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Düsseldorf (Gjermani). Pasi ndërmori një seri udhëtimesh studimi artistik, në Zvicër, Holandë e Francë, ai u instalua në Romë duke jetuar aty shtatë vjet. Ndërsa, gjatë viteve 1860-1862, ai dha mësime në Akademinë e Arteve të Bukura, në Weimar. I konsideruar si një piktorët më të mëdhenj të fundit të shekullit të XIX-të e, njëkohësisht, më pas i harruar, Arnold Böcklin u rizbulua gjatë viteve ‘20 të shekullit të kaluar, prej piktoreve surrealistë Giorgio De Chirico e në mënyrë të veçantë prej Max Ernst, të cilët u frymëzuan prej përfytyrimeve të tij fantastike me frymë mitologjike. Një tjetër piktor i madh që e adhuronte atë, ishte Salvador Dalí i cili e konsideronte si një ‘artist gjenial dhe ironik’. Tabloja e tij më e shquar është piktura ‘Ishulli i të Vdekurve’, si edhe autoportreti i tij ‘Vdekjen duke i renë violinës’ (1872). Së bashku me Ferdinand Hodler, Max Klinger dhe Lovis Corinth, Arnold Böcklin konsiderohet si përfaqësuesi kryesor i Simbolizmit gjerman, i cili shënoi ndarjen me pikturën akademike dhe natyralizmin e gjysmës së dytë të shekullit të XIX-të.
 
‘Ishulli i të Vdekurve’ ( Die Toteninsel )
 
Një ishull, në perëndim të diellit. Drejt tij, shket lehtë një varkë e vogël, me një ngarkesë. Mbi të, një njeri që u jep qetësisht remave. Para tij, një personazh misterioz qëndron në këmbë, mbështjellur kokë e këmbë me çarçaf të bardhe. Ky personazh misterioz (një i vdekur ?), ka hedhur shikimin drejt ishullit ku e pret varri i tij. Para këmbëve të tij, mbi bordin e varkës, duket një arkivol edhe ky, i mbështjellë me cohë të bardhë.
 
Në sfond, duket qartë ‘Ishulli i të Vdekurve’ (Die Toteninsel). Është një gjysmë rrethi shkëmbinjsh, të cilët bien pingul mbi det, të mprehtë sikur të jenë prerë me thikë. Mes tyre, lartësohen një grumbull qiparizësh të gjatë. Lart, në shpatet e thepisura, shquhen disa porta hyrjesh të gërryera në shkëmbej, një pjesë e të cilave, janë të muruar. Ato, janë portat e gurta të varreve, të cilat evokojnë imazhin e një grumbulli ‘folesh’ pëllumbash, ku fshihet një botë misteresh të errëta, të frikshme e të tmerrshme.
 
Këtë tablo, të pakrahasueshme për nga fryma  mistike si edhe nga fuqia e imagjinatës, Arnold Böcklin e pat punuar në pesë variante (mes viteve 1880 dhe 1886). E konsideruar si një ikonë e vërtete e simbolizmit europian, kjo pikturë ka njohur një përhapje mjaft të madhe, veçanërisht në fund të shekullit të kaluar, dhe konsiderohet si një nga tablotë më të njohura më të përhapura, më të kopjuara e të imituara, në historinë e pikturës.  


E çmuar dhe e vlerësuar jashtëzakonisht prej Elisabetës - Perandores së Austrisë (Sissi), tabloja ‘Ishulli i të vdekurve’ ka qenë një nga krijimet artistike më të adhuruara, për shumë personazhe historike. Diktatori gjerman Hitler, nuk e ndau atë kurrë, prej kabinetit të tij të punës. Lenini, lideri i revolucionit bolshevik e cilësonte si një nga veprat e artit që preferonte në mënyrë të veçantë. Mendimtari, shkrimtari dhe poeti zyrtar i fashizmit musolinian Gabriele D'Annunzio, magjepsej pas saj. Po ashtu, gazetari i shquar dhe burri i shtetit francez Georges Clemenceau, si edhe themeluesi i psikanalizës Sigmund Freud, mbanin në studiot e tyre, nga një riprodhim të saj. Dramaturgu, romancieri dhe poeti suedez  Strindberg e vuri atë tablo në sfondin e skenës finale të dramës së tij të njohur ‘Sonata e Spektrit’. Kjo pikture, pat frymëzuar kompozitorin e shquar rus Sergei Rahmaninov e, po ashtu edhe regjisorët e njohur të skenës Patrice Chéreau në Francë e Richard Peduzzi në Bejrut. Salvator Dali bëri një plagjiaturë të saj, ndërkohë që me tablonë në fjalë, regjisori amerikan Mark Robson, ndërtoi dekorin e një  filmi të njohur ‘horror’. Po ashtu, site dhe blogje të shumte në internet, i janë përkushtuar veprës artistike të Arnold Böcklin e, në mënyrë të veçantë, tablosë së tij të shquar ‘Ishulli i të Vdekurve’.
 
Si është komentuar, ç’është shkruar për këtë vepër ? Janë me qindra e qindra, interpretimet e saj. Në më të shumtët e tyre, mendohet se kemi te bëjmë me simbolin e Karon-it, lundërtarit stoik i cili çon në udhëtimin e tij të fundit, të vdekurin bashkë me qivurin- strehuesin e tij. Pikërisht aty, në ishullin e varreve monumentale. Duke vrojtuar tablonë, shohim se varka, e cila tashme është larguar shumë prej nesh, edhe pse s'ka mbërritur ende në breg, është duke përfunduar udhëtimin që ka nisur i cili është, padyshim, një rrugëtim pa kthim. E ndriçuar nga lart, prej rrezeve të fundit të një dielli në perëndim, figura misterioze e mbështjellë me çarçaf të bardhë, duket si një imazh i ‘ndarë në dysh’. E ndarë mes dy brigjesh, mes kontinentit dhe ishullit, mes ditës dhe natës së pafund. Mes botës së këndejme dhe asaj që ndodhet matanë. Ujërat e errëta që shohim në plan të parë, nuk janë gjë tjetër, veç limitet ndarëse të një kufiri. Ky moment, të cilin e perceptojmë si të ngrirë në këtë tablo, s’është gjë tjetër, veçse çasti i kalimit te këtyre dy kufijve. Varka, ngarkesa e lehtë dhe ‘pasagjeri’ i saj, janë tashmë të lidhur me bregun matanë, pra me ‘botën’ tjetër.

‘Lidhur me nocionin e Vdekjes, ne, njerëzit e gjallë, nuk dimë e as mund të shpjegojmë pothuajse asgjë - thekson, ndër të tjera, romancieri e poeti amerikan me orgjinë ruse, Nabokov-Kjo ndodh, nga që ne njohim vetëm gjysmën tjetër, pra njërën anë të ‘bregut’ - atë të jetës. Të ikësh prej saj, do të thotë të vdesësh dhe i vetmi e më i vërteti udhëtim, është pikërisht ai, i cili nuk ka më kthim ...’. Ndërsa filozofi francez Bachelard, në sprovën e tij ‘Uji dhe ëndrrat’ (L'eau et les rêves), parashtron një ide tjetër kur shkruan ndër të tjera se, vdekja, me sa duket nuk është ndofta i fundit (dhe eterneli udhëtim), por përkundrazi, i pari. Simboli i arkivolit, i lidhur me idenë të cilin ai e cilëson si ‘kompleksi i Karonit’, nuk është ne fakt e fundmja varkë që lundron drejt botës tjetër. Është e para ! E, ndofta, ne, jemi në agim e jo në perëndim të jetës !
 
Ishulli i cili është në epiqendër të kësaj tabloje, nuk është sidokudo. Ishujt, përgjithësisht, nuk kanë qenë vetëm simbole të Rinisë së Përhershme apo Ngrehina të Utopisë. Thjesht ishuj të Fatit a të Robinsonëve. Në ishuj të tillë, në tregime të tilla aventurash si ‘Ishulli i thesarit’ apo ‘Ishulli misterioz’, heronjtë nuk përballen veçse me fatin tragjik të mbytjes së anijeve, sigurisht duke u ndeshur me dhjetëra e dhjetëra rreziqe të ankthshme. Në raste të tjera, ishujt paraqiten si vende tepër të frikshëm. Bie fjala, ‘Ishulli i doktorit Moro’, e shkrimtarit britanik H.G.Wells apo ‘Shpikja e Morelit’ e romancierit argjentinas Bioy Casares, ishujt paraqiten shpesh me pamjen e fenomenit të asaj që eruditi, eseisti dhe poligloti argjentinas Alberto Manguel e quan ‘dystopie’, domethënë, imazhi i kundërt dhe i frikshëm i një Utopie.
 
Vijojmë më tej, me simbolikën e tablosë në fjalë. Hyrja në mbretërinë e të vdekurve, gjiri i një ishulli nekropol, është në të njëjtën kohë Portë e Harresës, vendi ku shpirtrat e shuara, të cilat Virgjili i përshkruan duke ‘pirë lëngun e harresës’, enden buze ujërave të lumit Léthé. Kur Sigmund Freud, në veprën e tij ‘Interpretimi i Ëndrrave’ (Traumdeutung), përshkruan një ëndërr të vetën (personale), duke pasur parasysh ‘tablonë e Arnold Böcklin’, logjika e përshkrimit të tij asociativ e çon atë jo vetëm drejt Anglisë, një vendi i cili për të ishte gjithmonë i dashur e ku jetonin njerëzit e familjes së tij, por gjithashtu edhe drejt Ishullit të Djallit, i cili kërcënon me harresë e terr, pikërisht këtë kujtim delikat. Pra, një ishull i tillë, na dënon me ëndje me sensin e harresës, me ndëshkimin e kujtesës, me atë që quhet ‘damnatio memoriae’(dënim me harresë). E, ndërkohë, detyra jone, detyra e të gjallëve që rrojmë në këtë ‘anë të bregut’, është të kujtohemi, të ruajmë imazhin e atij që ikën, të lidhemi me kohën e të vdekurve, në se një dite ne vetë, dëshirojmë që të shpëtojmë vetë.
 
Ai personazh misterioz, me arkivolin mbi varkë, është gati të largohet përjetë. Dhe është ndaj nesh që kjo ikonë melankolike mban distancë. Jemi ne, ata, të cilëve ajo u thotë ‘lamtumirë’ duke u larguar, duke na fundosur në zi të pafund. Dhe jemi pikërisht ne, që figura e fashuar me qefin të bardhë kokë e këmbë, na thotë ‘jo’, duke mos na treguar kurrë fytyrën e tij. Ajo, s’po shkon drejt zhdukjes apo një katastrofe kërcënuese. Jo, ajo ikën nga një katastrofë që tashmë ka ndodhur e që na i lë neve. Duke shkuar drejt banesës së tij funebre, ky personazh edhe pse i vdekur, qëndron në këmbë. Nga që ai nuk ka mbërritur ende në të madhin e të fundmin udhëtim të tij. Nuk e ka gjetur akoma prehjen nenë qiparisa apo banesën e tij të fundit në zgavrat e nekropolit.

... Apo, ndofta, ai, nuk do të arrije kurrë t’i afrohet gjer në breg ishullit, të verë këmbë mbi të. Duke qenë i paaftë për të vdekur plotësisht e duke u endur si ‘çifuti në shkretëtirë’. Të mbetesh i vdekur i pa kallur, pa gjetur prehje në një varr, ky është dënimi më i rendë, kobi më i madh. Sepse që të vdesësh, duhet të kesh jetuar. ‘Në se ne, nuk arrijmë të vdesim dot, shkruan filozofi dhe shkrimtari francez, Maurice Blanchot, në se është e pamundur që të japim shpirt, kjo ndodh jo vetëm se jemi në jetë, por nga që nuk kemi jetuar e kemi vdekur për së gjalli’. Pikërisht, këtu, qëndron edhe çështja. Tek pyetja enigmë: A kemi rrojtur vërtet ? ...

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Art - Kulturë
commenter cet article

commentaires