Teatri i Operas ne Bordo
... Eshte fundjava e "Trashegimnise kulturore" ne France dhe sot isha per xhirime ne Teatrin e Operas te Bordose, i cili ishte i hapur e pa pagese per shume vizitore te shumte. Ne kete kuader, ne sallen emblemtike e ketij qyteti u dha nje koncert simfonik nene drejtimin e drejtorit te ri atistik dhe muzikor Kwamé Ryan. Ne program ishin arie te Benjamin Britten dhe te Tchaïkovskit. Teatri i Madh i Operas eshte ndertesa me e bukur e e Bordose. Ai eshte projektuar nga arkitekti i shquar parizien Victor Louis (1735 - 1800), autor i Pallatit Mbreteror dhe i "Comédie Française" ne Paris. I ndertuar ne vitet 1773 - 1780, kjo kryeveper neo - klasike madheshtore eshte frymezuar nga arti greko - romak
Kwamé Ryan ka lindur ne Kanada dhe eshte rritur ne Trinidad Tobago ku edhe nisi studimet e tij muzikore. Ne moshen 14 vjeç, ai u pranua ne "Oakham School" ne Angli, ku ai studioi per drejtim orekstre, piano, kenge, violine dhe kontrabas. Me 1991 ai behet asistent i Lothar Zagrosek ne Operan e Shtutgartit, ndersa ne vitet 1999 gjer me 2003, ai emerohet drejtor muzikor ne Operan e Fribourgut. Ne vitet 2004 - 2005, drejton koncerte ne orkestren "Berliner Sinfonie-Orchester" , ne "Deutsche Kammerphilharmonie" te Bremen, ne "Scottish Chamber Orchestra", ne orkestren simfonike ne Birmingham, ne "Royal Scottish National Orchestra" dhe ne orkestren simfonike te Baltimores. Ne vitet 2005 - 2006 ai prezanton ne "English National Opera" ku dirigjon operan "Salomé" te Strauss. Me pas, drejton orkestrat simfonike ne Baltimore, Detroit, Dallas, Indianapolis, New Jersey dhe MDR de Leipzig etj.
Pas xhirimeve dhe nje interviste te realizuar me drejtorin e orkestres Kwamé Ryan,
ja dhe nje autograf i tij, si kujtim per reportazhin tone televiziv:
" For SIMBAD with best wishes ! "