Overblog
Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:56

 
STOLITË

( Les bijoux ) 

( Koment rreth një poezie të censuruar )
 
Ndër poezitë e ndaluara me vendimin gjyqësor të vitin 1857 të vëllimit poetik ‘Lulet e së Keqes‘ bën pjesë edhe poezia ‘Stolitë‘ (Les Bijoux), shkruar më  1842. Kjo poezi me vargje tetë të katërtat aleksandrinë, flet për një grua nudo dhe tepër sensuale. Duke lexuar poezinë në fjalë, mund të bëhen mjaft konstatime interesante të cilat ndihmojnë të kuptojmë se pse, si e për çfarë, për një gazetar të Figaro-së, ajo së bashku me pesë poezi të tjera, përbenin një ‘spital të hapur për çdo lloj idiotësie e fëlliqësie të shpirtit njerëzor’ dhe sipas vendimit të trupit gjykues ‘ofendim ndaj moralit publik’. Për këtë qellim, le të shohim së pari natyrën erotike dhe sensuale të tekstit në fjalë e, pastaj, gjendjen shpirtërore të poetit përballë asaj skene. Gruaja, të cilën përshkruan Bodleri, është në fakt subjekti bazë i krejt universit të poezisë së tij. Pra, poezia i kushtohet një gruaje, që Bodleri e donte shumë e të cilën natyrisht, ai nuk mundej që ta përcaktonte me emër. Kritiket thonë se, ajo mund të jetë Jeanne Duval, sepse sipas poetit, ‘ ... ishte ajo e cila i mbante flokët gjithmonë të lyera në ngjyrë të kuqërremtë në brun ( teint fauve et brun ). Sensualiteti i poezisë në fjalë pra, vjen prej Jeanne Duval, së dashures së tij të adhuruar e nuk është aspak, produkt i fantazisë së poetit, për vetë faktin se ajo femër ka qënë vërtet para tij, shtrire nudo në divan. Pra, krejt lakuriq e duke mos mbajtur mbi vete asgjë, përveç ‘stolive të saj’ ( ses bijoux ) …


Gustav Klimt - Danaé 1907 - Collection privée, Graz

STOLITË

(Les bijoux)  


E ëmbla ime qe shtrirë krejt nudo ashtu siç ma donte shpirti
e në trup s’kish lenë tjetër gjë veç stolive të saj tingëlluese
fort të çmuara që i jepnin një pamje e ajër tepër triumfues,
si ai i skllevërve të Morëve në ditët e tyre më të lumtura ....

E kur këto stoli tunden e hidhen  me një zhurmë tallëse
në një botë vezulluese plot dritë metali e zafiresh,
ndjej të ngjitem në ekstazë e të humbas në tërbim,
mes gjërash ku tingujt përzihen në dritë dhe harrim...


E ajo shtirë mbi divan dorëzuar në ledhka dashurie
qeshte krejt e lëshuar e hareshëm nga lumturia,
qeshte me dashurinë time, të thelle e të ëmbël si deti,
që ngjitej drejt saj vrullshëm si dallga mbi shkëmbinj...

Me pamje të përhumbur e ëndërrimtarë merrte poza lozonjare
me sytë e saj çpues ngulur mbi mua si një tigër i zbutur
më hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
dhe figura e saj naive e sensuale shkrihej plot nur e magji ...

E barku i saj e gjinjtë si dy fryte të virgjër erëmirë
dhe llërët dhe këmbët dhe kofshët dhe baseni,
të lëmuar si fildish, të kurbëzuar si qafë mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i pastër e plot dritë

Afroheshin e më përkëdhelnin si Engjëjt e së Keqes,
për të prishur qetësinë dhe prehjen e shpirtit tim,
për të më çoroditur e rrëzuar nga ai Shkëmb Kristal
ku ulur isha e prehesha i qetë dhe vetmitar ...

Shqipëroi: Simbad Detari

Partager cet article
Repost0
10 novembre 2007 6 10 /11 /novembre /2007 17:56

 PROCESI GJYQESOR I LIBRIT
 'LULET E SE KEQES'

 Sharl Bodler:
"Qysh në fëmijëri, unë ndjeva në zemrën time dy ndjenja krejt të kundërta: tmerrin dhe ekstazën e jetës"

Dënimi për përdorim fjalori të turpshëm si edhe fyerje të moralit publik i shkaktoi vëllimit poetik ‘Lulet e së Keqes’ ( Les Fleurs du Mal ) të poetit të shquar francez Sharl Bodler ( Charles Baudelaire ) pothuajse të njëjtën famë e zhurmë dyshimi, me atë ndodh jo rrallë herë edhe në ditët tona, ndaj krijimeve të ashtuquajtura pornografike. Poeti Artyr Rambo ( Arthur Rimbaud ) thoshte për Bodlerin se ‘... ai qe vetë Perëndia ! ... ndërkohë që gjykatësit e Napoleonit të III - të shihnin tek ai vetë Djallin. Ata e dënuan të hiqte prej vëllimit në fjalë, gjashtë poezi, nenë akuzën se ato paraqisnin pamje të turpshme e fjalor të ndyrë të cilat fyenin rendë moralin shoqëror. Por, Bodleri nuk e pranoi akuzën dhe këmbënguli e protestoi, duke kërkuar që libri duhej gjykuar në tërësinë e tij dhe, jo në poezi të veçanta dhe se blasfemitë e tij i drejtoheshin qiellit e jo Zotit, por më kot ...

Në fakt, procesi ndaj përmbledhjes së famshme ‘Lulet e së Keqes’, një nga kryeveprat e poezisë franceze dhe botërore, kishin nisur fill dhjetë ditë pas botimit të saj të parë në 1.300 ekzemplarë, pikërisht më 5 korrik 1857. Në një artikull të gazetës së njohur ‘Le Figaro’ ndër të tjera, ishte shkruar se: '… është e palejueshme që një person si autori i librit, i cili i ka kaluar të tridhjetë vjetët, të shkruajë një vepër të tillë monstruoze ... Ka momente bile, të cilat të bëjnë të dyshosh edhe për vetë gjendjen e tij mendore ... Kurrë s’kemi parë kaq shumë puthje e kafshime gjoksesh, kaq shumë demonë, djaj, kufoma, mace e krimba ... Ky libër është një spital i hapur për çdo lloj idiotësie e fëlliqësie të shpirtit njerëzor ‘. Pas kësaj, Ministria e Brendshme e hodhi librin në gjyq e, ndërkohë, gazeta ‘Le Figaro’ e vazhdoi edhe më tej fushatën kundër Bodlerit.

Dhjetë ditë pas procesit, Viktor Hugo që prej ishullit Guernesey ku ndodhej në egzil, në një letër drejtuar Bodlerit, ndër të tjera i shkruante: ‘Lulet tuaja të së Keqes vezullojnë e rrezatojnë si drita e yjeve ( ... ) Pa dashje, regjimi, ju ka dhenë atyre një prej dekoratave të tij më të çmuara. Drejtësia, ju dënoi në emër të atij të cilin ajo e quan Moral e, kjo, është edhe një medalje tjetër më tepër për ju ...’.

Më 1924, botuesit, të cilët kishin edhe të drejtën e autorit i publikuan për herë të parë edhe poezitë e dënuara, por libri u hoq përsëri nga qarkullimi. Vetëm 92 vjet më pas, më 31 maj 1949, Gjykata e Kasacionit në Paris e anuloi vendimin e procesit të zhvilluar më 1857, duke rehabilituar kështu për herë të parë dhe përfundimisht, të gjashtë ‘Poezitë e Mallkuara’. 


                                   POEZITE E  CENSURUARA
 

... Duke shkruar përmbledhjen poetike ‘Lulet e së Keqes‘ (Les Fleurs du mal), Bodleri s’kish ndërmend të hartonte një libër i cili do cilësohej si tmerr, llahtar e produkt i së keqes. Megjithatë, vepra e tij u gjykua mjaft ashpër e disa poezi të vëllimit, u censuruan për arsye se përmbanin pasazhe e shprehje të cilësuara ‘të turpshme e imorale’. Ndërkohë, poezitë e tjera nuk u censuruan, pasi ato u gjeten më pak imorale, në krahasim me gjashtë poezitë e ndaluara.  ( Gjashtë poezitë e censuruara ishin: Lesbos, Femmes Damnées, Le Léthé, A Celle qui est trop gaie, Les Bijoux, Les Métamorphoses du Vampire, të cilat u botuan më pas në Belgjikë por jo në Francë, më 1866, në një vëllim të titulluar ‘Epaves’). Këto poezi, veçanërisht ato me titull ‘Lesbos’ e ‘Femmes Damnées’, për pjesën më të madhe të lexuesve dhe shoqërisë së asaj kohe, shfaqnin hapur sensualizmin, erotizmin, dëshirën seksuale, mahnitjen dhe shtysën drejt trupit të femrës. Por, ndërkohë, në atë vëllim kishte edhe poezi të tjera, të cilat mund të shkaktonin shqetësime dhe reagime prej autoriteteteve fetare. Te tilla ishin ato qe titulloheshin: ‘A une Charogne’ (Një kërmë) dhe ‘Les Litanies de Satan’, (Litanitë e Satanit) të cilat nuk ishin censuruan prej gjykatës ...

Pikërisht këto ishin arsyet pse, Sharl Bodler dhe botuesi i librit, Poulet - Malassis, u thirrën në gjykatën korrektuese të Senës. Bodleri morri për mbrojte një avokat te ri e pa përvojë, Maître Chaix d'Est, me te cilin se bashku nisën punën për përgatitjen e dosjes. ( Dosje, ku gjenden edhe shprehjet e tij, tashmë të famshme: Libri im, pra, duhet të gjykohet në bashkësinë e vet, në tërësinë e tij estetike e pas kësaj del edhe morali i tij i ‘tmerrshëm’. (…) Në, fakt, ka shumë lloje moralesh. Kemi moralin pozitiv dhe praktik, të cilit duhet që gjithë bota t’i bindet por, ka edhe një Moral të Artit. Ky i fundit është krejt i veçantë e, atë, Arti e ka përjetuar qysh prej fillimit të jetës njerëzore. Sepse, ka edhe disa lloje lirish, ka liri për Gjenitë e ka edhe një liri të kufizuar për Njerëzit e Mbrapshtë ‘.

Procesi u zhvillua në Dhomën Korrektuese, ku zakonisht gjykoheshin mashtrues, vjedhës e prostituta. Seanca gjyqësore u mbajt në 20 gusht 1857. I pari që foli kundër librit të Bodlerit qe zv/prokurori Pinard, i cili një vit më parë kish drejtuar procesin ndaj romanit ‘Zonja Bovari’ të Gustav Flober. Ai morri në mbrojtje moralin fetar të shoqërisë dhe insistoi që, libri në fjalë përveç të tjerash, përmbante edhe krimin e fyerjes së moralit publik. Pastaj, ai këmbënguli që autori të dënohej dhe goditi ashpërsisht jo vetëm krijimet e Bodlerit, por edhe të gjithë ‘tendencave të tilla në rritje, kësaj etheje të sëmurë, të mbrapshtë e të ulët e cila i shtyn njerëzit të pikturojnë e të shkruajnë ç’ti u vijë në mend, sikur morali publik të mos ekzistonte fare ...’.

Procedura gjyqësore u bë shpejt e me tepër ngut, pra sa për të thënë, sepse nga Ministria e Brendshme vërejtjet dhe komentet, kishin ardhur të egra e të padiskutueshme. Procesi i drejtuar nga zv/prokurori Pinard, u zhvillua pak a shume kështu : U cituan disa fragmente e pasazhe nga poezitë e vëllimit, për t’i provuar trupit gjykues se, me përmbajtjen e tyre të turpshme, ato ishin në kundërshti të plotë me moralin publik e fetar. Mbrojtja u bë prej avokatit të Bodlerit, Maitre Chaix d’Est-Ange, i cili zuri në gojë edhe vepra të tjera të njohura që kishin njohur akuza të tilla, por që nuk ishin dënuar kurrë. Por ky arsyetim as që mundi të ndryshojë gjë. Në fund u dha dënimi: 300 franga gjobë për poetin, 200 franga për botuesin, heqjen e gjashtë poezive nga botimi si edhe privim nga të drejtat e tyre civile. Verdikti ishte i rendë edhe pse trupi gjykues hoqi dorë nga akuza për ofendim të moralit fetar. Në tekst u theksua se përsa i përket fyerjes së moralit publik dhe normave të shoqërisë, dënimi ishte marrë për faktin se libri përmbante pasazhe të turpshme si edhe shprehje imorale.

Përfundimisht, trupi gjykues urdhëroi ndalimin e poezive të mëposhtme: Les Bijoux ( Stolitë ), Métamorphoses du Vampire ( Metamorfozat e Vampirit ). Le Léthé ( Leteja ), A celle que est tres gaie ( Asaj, të lumturës ), Femmes damnées ( Gratë e mallkuara ) dhe Lesbos ( Lesbos). Bodleri, autori i poezive ‘Lulet e së Keqes’, teksa po dilte nga salla e audiencës, iu përgjigj kështu një mikut të tij, i cili e pyeti në se priste që gjoba edhe mund ti falej : Të më falin ?... Përkundrazi !... Unë pres dhe dua që nderi im të vihet në vend !…

 

Partager cet article
Repost0