Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:56

 
STOLITË

( Les bijoux ) 

( Koment rreth një poezie të censuruar )
 
Ndër poezitë e ndaluara me vendimin gjyqësor të vitin 1857 të vëllimit poetik ‘Lulet e së Keqes‘ bën pjesë edhe poezia ‘Stolitë‘ (Les Bijoux), shkruar më  1842. Kjo poezi me vargje tetë të katërtat aleksandrinë, flet për një grua nudo dhe tepër sensuale. Duke lexuar poezinë në fjalë, mund të bëhen mjaft konstatime interesante të cilat ndihmojnë të kuptojmë se pse, si e për çfarë, për një gazetar të Figaro-së, ajo së bashku me pesë poezi të tjera, përbenin një ‘spital të hapur për çdo lloj idiotësie e fëlliqësie të shpirtit njerëzor’ dhe sipas vendimit të trupit gjykues ‘ofendim ndaj moralit publik’. Për këtë qellim, le të shohim së pari natyrën erotike dhe sensuale të tekstit në fjalë e, pastaj, gjendjen shpirtërore të poetit përballë asaj skene. Gruaja, të cilën përshkruan Bodleri, është në fakt subjekti bazë i krejt universit të poezisë së tij. Pra, poezia i kushtohet një gruaje, që Bodleri e donte shumë e të cilën natyrisht, ai nuk mundej që ta përcaktonte me emër. Kritiket thonë se, ajo mund të jetë Jeanne Duval, sepse sipas poetit, ‘ ... ishte ajo e cila i mbante flokët gjithmonë të lyera në ngjyrë të kuqërremtë në brun ( teint fauve et brun ). Sensualiteti i poezisë në fjalë pra, vjen prej Jeanne Duval, së dashures së tij të adhuruar e nuk është aspak, produkt i fantazisë së poetit, për vetë faktin se ajo femër ka qënë vërtet para tij, shtrire nudo në divan. Pra, krejt lakuriq e duke mos mbajtur mbi vete asgjë, përveç ‘stolive të saj’ ( ses bijoux ) …


Gustav Klimt - Danaé 1907 - Collection privée, Graz

STOLITË

(Les bijoux)  


E ëmbla ime qe shtrirë krejt nudo ashtu siç ma donte shpirti
e në trup s’kish lenë tjetër gjë veç stolive të saj tingëlluese
fort të çmuara që i jepnin një pamje e ajër tepër triumfues,
si ai i skllevërve të Morëve në ditët e tyre më të lumtura ....

E kur këto stoli tunden e hidhen  me një zhurmë tallëse
në një botë vezulluese plot dritë metali e zafiresh,
ndjej të ngjitem në ekstazë e të humbas në tërbim,
mes gjërash ku tingujt përzihen në dritë dhe harrim...


E ajo shtirë mbi divan dorëzuar në ledhka dashurie
qeshte krejt e lëshuar e hareshëm nga lumturia,
qeshte me dashurinë time, të thelle e të ëmbël si deti,
që ngjitej drejt saj vrullshëm si dallga mbi shkëmbinj...

Me pamje të përhumbur e ëndërrimtarë merrte poza lozonjare
me sytë e saj çpues ngulur mbi mua si një tigër i zbutur
më hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
dhe figura e saj naive e sensuale shkrihej plot nur e magji ...

E barku i saj e gjinjtë si dy fryte të virgjër erëmirë
dhe llërët dhe këmbët dhe kofshët dhe baseni,
të lëmuar si fildish, të kurbëzuar si qafë mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i pastër e plot dritë

Afroheshin e më përkëdhelnin si Engjëjt e së Keqes,
për të prishur qetësinë dhe prehjen e shpirtit tim,
për të më çoroditur e rrëzuar nga ai Shkëmb Kristal
ku ulur isha e prehesha i qetë dhe vetmitar ...

Shqipëroi: Simbad Detari

Partager cet article

Published by Simbad - dans Lulet e se Keqes
commenter cet article

commentaires