Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:44

                 Nga Vasil Qesari

 

 

                  MISTER SIGMUND,

 

                     DOKTOR FREUD ...  

 

 

 

 

     NJERIU FREUD

 

Gezuar ditelindjen, Doktor Freud !

Sikur te jetonit, sivjet ju do te ishit 150 vjeç. Me ç'emër do te duhet t'i u flasim sot, si t'i u quajmë ? Ka shume qe ju thërrasin "mjeshtër". Te tjerë nuk ngurojnë t'i u flasin thjesht me mbiemrin tuaj Freud. Por ka edhe një grup te vogël njerëzish qe s'hezitojnë t'i u quajnë "sharlatan". Këta janë pasuesit e atyre, te cilët qysh kur ishit gjalle ju trajtonin si "pornokrat". Por, megjithatë një gjë është e sakte. Qe ju, edhe pse i vdekur, vazhdoni te "turbulloni gjumin e njerëzve" kudo ne bote. Kjo ndodh, ne radhe te pare, nga qe ne nuk dimë kush e di se çfarë për ju. Ju, qe gardianet e memories kolektive ju kane kryqëzuar duke ju mbyllur ne arshiva gjer ne vitin 2113 ! Asgjë s'na ndriçon rreth vlerave tuaja te shumëfishta : neurologu qe ishte njëherësh edhe një shërues i shquar, dekriptuesi i seksualitetit njerëzor qe s'preku grua me dore gjer ne moshën 40 vjeç. Rebeli qe jetoi si një mikroborgjez. Deshifruesi i simptomave qe s'lejoi kurrë te interpretonin ato te tijat. Çifuti qe s'rreshti se quajturi veten ateist. Gjithë ajo çka na ka mbetur është praktika juaj terapeutike si edhe gjurma e përflakur e një revolucionari shpirtrash. Fakti qe ne s'jemi gjë tjetër veç kalores qe endemi pa busull, nga te na shpien kuajt - te udhëhequr e te nënshtruar ndaj disa forcave te brendshme. Ju vazhdoni te na përplasni, mëkatarë siç jemi, ne vuajtjet dhe emocionet tona. Ngushëllimi ynë i vetëm : fakti qe ju ishit i pari mes nesh qe vuajtët dhe luftuat ...

Gëzuar Ditëlindjen, Doktor Freud !

 

 

     JACOB FREUD - I ATI

 

 

Ne ketë fotografi, i dashur Sigmund, ju keni dale ne moshën 8 vjeç. Keni kapur dorën e baba Jacobit ( 1815 - 1896 ). Jeni djalë serioz e me vështrim kureshtar. Por, ka diçka qe s'shkon ne shikimin tuaj. Me sa duket, ti s'e ndjen veten dhe aq krenar për atin tënd. Pikerisht, pas dy vjetësh, ai ka për t'i u treguar një ngjarje. Ne rruge, dikush e pat agresuar, duke i shkulur kapelën nga koka e duke i bërtitur : Zbrit poshtë nga trotuari, çifut ! E ju, i shqetësuar, do ta pyesnit: Po ti, ç'bere ? Asgjë ! U ula për toke e mora kapelën ? - i rrëfeu i ati, Jacob. Pra, s'kish asgjë te pushtetshme ne natyrën e tij qe te mund te shtynte qe te shpikje Kompleksin e Edipit. Por, megjithatë, pikërisht ajo marrëdhënie dashurie zhgënjyese si dhe dëshira për te ngritur lart një baba te përulur, do te iu frymëzonin ne kërkimet tuaja shkencore. Ju ishit 40 vjeç kur ati juaj iku e vdekja e tij do te "revolucionarizonte" shpirtin tuaj. "Vdekja e babait është ngjarja me e rëndësishme, humbja me thërrese ne jetën e një njeriu" - do te shkruanit ju. Pas kësaj, ju do ta ndjenit veten te lire. Te lire te jetonit, te lire te shkruanit "Interpretimin e ëndrrave" dhe t'i hynit psikanalizës.

 

 

      AMALIA - E EMA

 

 

"Eshtë pikerisht ne marrëdhëniet mes nenës e djalit qe ne gjejmë shembujt me te pastër te një dashurie te pandryshueshme, e cila s'mbështetet kurrë mbi ndonjë lloj egoizmi". Cili psikolog do guxonte sot ta mbështeste ketë gjë ? Por, ju, Sigmund, s'e keni shkruar këtë fraze nga verbëria e dashurisë se nenës qe ju jepte bujarisht Amalia, kjo grua e cila jetoi gjer ne moshën 94 vjeç, për te pare se kush do behej "Sigi i saj i dashur" ( famën e te cilit ajo e kish parashikuar qe ne vogëli te tij ). Sigurisht, një dashuri e tille për nenën është e "rende" dhe ka "faturat" e saj për te paguar! Sepse, juve do t'i duhej ti bindeshit asaj ne çdo çast. E, ajo, ishte e plotfuqishme ne familje. Nuk harrohen, nder te tjerat, vizitat tuaja te rregullta qe duhej t'i bënit për çdo te diel, një ritual qe "ju kish nxire jetën". E ajo ndjenje bindje do t'i u shoqëronte gjithë jetën. Gjersa ajo vdiq. Ne varrimin e saj, ju nuk shkuar vete por dërguat aty vajzën e, pastaj, pohuat se kishit ndjere një fare "lehtësimi" prej ikjes se saj dhe se, paskesaj, ju ishit gati për te jetuar plotësisht për veten tuaj. Dhe ju atëherë ishit 75 vjeç !...

 

 

     MARTHA - GRUAJA

 

 

Ah, ju e donit shume gruan tuaj Martha ! ( 1861-1951).  Sidomos, se largu, ne ato katër vjet qe ishit te fejuar e qe dukej sikur s'do mbaronin kurrë. Gjate nëntë vjetësh martese, ju bëtë gjashte fëmijë. Pastaj, ne marrëdhëniet me te ju aplikuat kontraceptivin me efikas : ndenjen larg prej trupit te saj. Ju atëherë ishit 40 vjeç ! Ju qe zbuluat libidon, u larguat prej saj ?! Ju e tradhtuat gruan me te motrën Minna, e cila ishte gjithmonë e pranishme ne familjen tuaj, gjer ne vdekjen e saj me 1941. Thonë se ajo, natën, për te shkuar ne dhomën e saj, duhej te kalonte mes dhomes tuaj te gjumit. Sidoqoftë gjerat ishin te ndara qarte : Martha - nene, merrej me shtëpinë e fëmijët dhe Minna  - intelektuale, merrej me librat e pacientet tuaj. Ju ishit burri i përkryer i dy grave te ndryshme !

 

 

     ANNA - VAJZA

 

 

"Kjo është Antigona ime !"- thoshit ju për Annen. Ajo qe e fundit nder fëmijët tuaj, vajza e dashur e lindur pikërisht atëherë kur ju po përpunonit teoritë e para mbi psikanalizën (1896). Ju e përpunuat atë, qysh para se ajo te zinte vendin e teze Minna, si partnerja juaj intelektuale me e privilegjuar. Pas një shkolle për mësuese, ajo u be "analiste" me 1922 dhe i'u kushtua studimit te sëmundjeve mendore te fëmijëve. Me 1938, Anna u burgos per pak kohe e ju kuptuat se jeta po behej e padurueshme ne Gjermaninë naziste. Dhe thate: "Vërtet qe jam me fat ! Ata po djegin librat e mia, para se te me djegin dhe mua !". Anna do te jetonte gjer ne vitin 1982, pasi kish përvetësuar dhuntinë e memories suaj, duke punuar qe ju te bëheni prijës i paprekshëm. Ju u bëtë arsyeja e vetme e ekzistencës se saj, trashëgimia e saj e vetme. E ajo do te vdiste pa njohur dashuri, pa bere fëmijë. A s'kish dashur ajo valle te ishte vetvetja, e lire qe te zgjidhte ne jete ? Besoj se jo ! Hija e madhështisë suaj i pat mjaftuar.

 LOU, MARIE, SABINA ?

 

 

A s'janë vërtet te  hijeshme  grate qe formuan ne vite" gardën pretoriane" te psikonalistit tone te shquar ? E zjarrta Lou Andreas-Salomé e ëmbla Marie Bonaparte, rebelja Sabina. Ju ditët ta rrethonit veten me gra te shkëlqyera, intelektuale, pa lenë kurrë përshtypjen a dyshimin se ne ato përzgjedhje  kish preferenca seksuale apo raporte te tilla me ju. Ju qe pohonit ngado e hapur se s'kishit asnjë tërheqje te tille pas grave, qe s'kuptonit asgjë nga bota e tyre e qe ne fakt, studimet me te shumta i bëtë për to. Ah, gratë përreth jush ! Te shkëlqyera, te lira, te pavarura, te ndara nga burrat apo pa fëmijë. Por, ndërkohe, gratë "tuaja" shquheshin për pasione te mëdha, përfshirë edhe psikanalizën. Dhe me pas, shume pasues apo studiues te veprës suaj, nder te tjera s'munguan t'i u bëjnë homazhe, pikërisht për shkrimet qe ju u dedikuat pikërisht atyre grave.

 

 JUNG, FERENCZI - MIQTE

 

Miqësia juaj ka një "skenar" i cili përsëritet : ju njiheni me shoke, lidheni me ta me një pasion te çmendur intelektual, bëheni pothuajse vëllezër e pastaj zemëroheni, prisheni e ndaheni. Miqtë tuaj janë : Josef Breuer, Wilhelm Fliees, Carl Gustav Jung, Sandor Ferenczi, Otto Rank ... Letërkëmbimi juaj flet qarte për këtë. "Ne jetën time, ju e dini mire, gratë s'i kane zëvendësuar kurrë shokët e miqtë" - i shkruani ju Fliees. Por qejfmbetjet, inatet, dhimbjet, zemërimet tuaja ne çastet e ndarjeve prej tyre, kane qene aq te ashpra sa te krijojnë përshtypjen se e ndjenit veten te tradhtuar. Ishte e vërtete qe ju ishit tejet egzigjent ne besnikëri, sidomos ne çështje intelektuale. Veçanërisht ndaj atyre qe ne fillimet e teorisë suaj mbi psikanalizën, shkonin kundër objektivave tuaja. Ju ishit mashkulli dominues dhe ujqit e rinj ose duhej te përuleshin ose te largoheshin nga strofk

 

     DUHANI DHE KANCERI

 

Ju keni pire gjithmonë duhan ! Edhe pas vitit 1923, kur mjeket zbuluan se ju vuanit nga një kancer ne nofull. Edhe pas vuajtjeve te shumta, pas tridhjete e tre operacionesh, ju nuk hoqët dore nga cigaret tuaja te dashura. Me 1937, ju shkruanit: "Kush nuk vuan nga asnjë lloj neuroze s'ka nevoje për dehje e as për t'u trullosur?. Them se tek zëvendësimi i dehjes me ane te duhanit qëndron shpjegimi i këtij shpjegimi. Është e vërtete qe ju s'qetë i privuar ne planin e vuajtjeve fizike, përfshirë mizerjen ekonomike, mjedisin antisemit, varfërinë seksuale, rolin dominues te nenës suaj, nevojën për te qene i famshëm, pasionet tuaja mashkullore... Shkurt, ju keni qene ne gjendje po aq te keqe sa shumica prej nesh. Por, po te kishit bere një analize psikanalize te gjitha këtyre gjerave, ndofta do te ia kishit dale mbanë ndryshe. Por ju tymoset duhan ... gjer ne fund ! Sipas Max Schur, mjekut qe do t'i u qëndronte gjithmonë pranë, ju shkuat ne Angli për te vdekur atje "i lire". Ndërkohe, kanceri vazhdonte te ju torturonte qysh prej 15 vjetësh. Ju refuzonit te merrnit barna kundër dhimbjeve. Për librin i fundit qe po lexonit ne shtator te vitit 1939  e qe ishte romani i Balzakut "Le peau de chagrin", ju thatë: "Ky është libri qe me duhej: aty jepet një rruge shpëtimi - vdekja me ane të injeksionit". Max Schur, i cili ju pat premtuar t'ju ndihmonte, me 21 shtator 1939, ju a kujtoi këtë gjë. I tronditur e me duar te dridhura, ai përgatiti tri injeksione prej tre centigramësh morfine. Dy dite me pas, ne orën tre te mëngjesit, ju u shuat. Ishte zgjedhja juaj. Te vdisnit lirshëm !

Pikërisht, ndërkohe qe Europa po hynte ne lufte ...

   

 

 

 

                                                  ( Fundi i pjeses se pare )


Partager cet article
Repost0

commentaires