Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
4 mai 2007 5 04 /05 /mai /2007 12:12
 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Pak ditë më parë, Merita Dabulla, artistja e njohur e skenës dhe televizionit, më beri një dhuratë mjaft të vyer duke më dërguar këtu në Francë, dy antologji me krijime të autoreve tanë të cilët jetojnë në Greqi. Këto antologji janë botuar, pikërisht nenë drejtimin dhe kujdesin e saj. Merita Dabulla e cila eshte anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve në Athine si edhe e shoqatës "Liter Art", shkruan po ashtu edhe në "Gazetën e Athinës" e në "Tribuna" – gazeta këto të cilat qarkullojnë mes gjithë emigranteve tanë në Greqi. Merita është mjaft dinamike dhe e palodhur në pasionin e saj për artet dhe kulturen shqiptare. Ajo, merr pjesë në gjithë aktivitetet shoqërore e artistike që zhvillohen në Greqi e ka dhenë bile, shpesh, shfaqje me recitime, këngë, koncerte, promovime librash, konkurse e shumë veprimtari të tjera. Ajo, ndërkohë, ka luajtur edhe në disa filma artistikë e televizivë në role episodike së bashku me aktorë grekë, si në: "7 vjehrrat e pavdekshme", "Poshtë Akropolit", "Vodka portokalli", "Kafeja e Harasë", "Stallat e Erieta Zaimit", "Kuzhina Qytetare If ". Dhe, ishte pikërisht ky pasion, kjo dashuri për artin dhe letërsinë, te cilat bënë që ajo të ndërmarrë edhe botimin e këtyre dy antologjive, dy vepra të mirëfillta e pothuajse të plota, me krijimtari të shkrimtarëve e poetëve që jetojnë në Greqi. Eshte kjo gjë, jo vetëm realizimi i një ëndrre të saj të hershme, por edhe një kontribut për lexuesit e "vjetër" e të rinj shqiptarë që ndodhen në vendin fqinj. Ata breza të rinjsh që mësojnë e nuk e harrojne gjuhën tonë - gjuhë Perëndie - siç thosh Naimi e do të kenë kështu mundësinë të lexojnë mes të tjerash, poezitë dhe tregimet e bukura të këtyre dy antologjive.

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 ... Këto dy antologji letrare, hartuar me shije e perzgjedhje, që siç thashë përfshijnë krijime të autoreve që jetojnë e punojnë në Greqi, tregojnë qarte se pavarësisht nga veshtiresitë e emigracionit dhe lëkundjet e forta "sizmike" që ndodhen në shoqërinë shqiptare gjatë këtyre dy dekadave të fundit – arti dhe letërsia - mbeten ngushëllimi më i madh e më fisnik për t’i dhenë vertet kuptim pasionit krijues e vetë jetës njerëzore në përgjithësi. Vellimi i parë - në foton lart - është një antologji poetike e cila mban titullin "Qiejt e shpirtit", botim i "Bota Shqiptare  & Medadea" . Në të janë paraqitur poezi nga më se dyzetë autorë, nder të cilët: Hiqmet Meçaj, Iliaz Bobaj, Nase Jani, Primo Shllaku, Stefan Martiko, Algert Siqeca, Andi Meçaj, Ardita Jatru, Dionis Qirixidhi etj. Ndërsa, antologjia tjetër, titullohet "Maska e ditës" dhe përmban krijime në prozë, po ashtu nga autorë shqiptare qe jetojnë ne Greqi. Në të përfshihen tregime nga rreth tridhjete autorë, të tillë si: Astrit Hajdini, Dhimiter Gjoka, Mihallaq Qilleri, Novruz Abelikaj, Pirro Loli, Robert Goro, Vasil Vasili, Miho Gjini etj. Redaktor i dy botimeve në fjale eshte poeti i njohur Hiqmet Meçaj.

Nga Simbad Detari

Partager cet article
Repost0

commentaires