Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
COEXIST Unë jam bijë e ‘Mare Nostrum’, Mesdheut tim, vajzë e Fenikisë, Kartagjenës, gocë e Greqisë, Romës dhe Orientit. Unë jam në udhën e Dashurisë, asaj dashurie universale e cila të çon drejt udhës së Njohjes. Mbi këtë pllakë mermeri të verdhë, është...
‘Çadra e avokatit mbrojtës’ - Karikaturë e Agim Sulaj e cila u nderua me vendin e parë, në Bienalen Europiane të Humorit Grafik në Portugali AGIM SULAJ Fitues i Bienales Europiane në Portugali Përgatitur nga SIMBAD Në 8 qershor 2008, në qytetin Penela...
- Portreti i Adele Bloch-Bauer nga Gustav Klimt - IKONA E GUSTAV KLIMT Buzët mishtore si një frut vere, mollëzat e faqeve të përkuqura si flladi i pemëtoreve, qafa e bardhe dhe sensuale si e një mjelme - Adele Bloch-Bauer është një ikone madhështore e...
VAJZA NUDO E DETIT Shqipëroi Simbad Detari ‘Legjendat janë të nevojshme, nga që jeta është e shëmtuar. Një gënjeshtër e bukur, është me e besueshme se sa e vërteta më verbuese. Jeta e vërtetë, nuk është ajo që shohim, por ajo që kërkojmë të njohim' Disa...
PERJETËSI Një vit më parë, në qytetin tim të lindjes, në Vlorë, pikërisht më 13 qershor 2007, në orën 2:45 të mëngjesit, humba njeriun më të shenjtë të jetës – Nenën time. Ajo dha shpirt në krahët e mi, e qetë dhe hyjonre, e mpakur nga mosha dhe sëmundja....
KOZMOGONIA E EROSIT Libri Pasqyrat e Afërditës e Dionis Qirzidhit është sui generis, i çuditshëm. Dionisi njihet si poet dhe studiues - ky dyzim ka krijuar sintezën e veçantë të plleshme dhe vëmendjendjellëse të këtij libri, që e pasuron bibliotekën e...
NE DO TË FLEMË BASHKË E diel a e hënë qoftë Darkë a mëngjes Mesditë a mesnatë Në ferr a në parajsë Dashuritë njëlloj janë Dje ti thashë këto fjalë Ne do të flemë bashkë ! Dje sot e përgjithmonë Rruga e jetës je vetëm ti Zemrën time ty ta dhashë Me tënden...
Në foto: Jusuf Vrioni ( i pari nga e majta ) në ditën e nderimit me dekoratën e lartë ‘Legjioni i Nderit’, përkrah me Jacques Lang, Luan Rama dhe François Deniau). JUSUF VRIONI OSE 'FANTAZMA' ELEGANTE ( vijon nga numri i kaluar ) PERKTHIME, PERKTHIME...
BUKINISTI MENDEL Nga Simbad Detari … Nuk di pse, në imagjinatën time, shtëpia e shokut të fëmijërisë Sotir Koçi ka mbetur si shëmbëlltyra e ateliesë së Bukinistit Mendel. Ndofta, sepse atë gjë e kisha konstatuar apo marrë me mend për herë të parë, fill...
Sot, më erdhi libri antikuar Konti i Montekristos, në frëngjisht. Është botimi i parë i tij, nga Shtëpia Botuese Le Siècle (1846). Pata marrë pjesë, para ca kohësh në një ankand, fare rastësisht, dhe arrita ta blej këtë brilant të letërsisë botërore....
ZHERAR FILIP – PRINCI I KINEMASE - Shumë e ruajnë padyshim të gjallë në kujtesë, idhullin e brezit tonë, Zherar Filipin. Për talentin, bukurinë, hijeshinë, inteligjencën ? Padyshim, por ai kishte shumë më tepër se këto. Diçka vërtet tepër misterioze e...
Nëna ime në Bordeaux (Francë) para dy vjetësh VDEKJA E NENES U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha, U bë si pulëbardhë e lehtë, Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita Rënkoi e fluturoi mbi retë. Andej u fsheh si ylli Afërdita Dhe ne pastaj s'e pamë, pastë...
Edward Estlin Cummings (1894, Cambridge, Massachusetts – 1962, New York) POEZI TE ZGJEDHURA Nga Simbad Detari Kohët e fundit, shtëpia botuese José Corti i paraqiti lexuesit francez për herë të parë, një përmbledhje pak a shumë të plotë të krijimtarisë...
LEJLEKËT NUK VIJNË MË (shënime për librin me të njëjtin titull) Nga Vasil QESARI A kanë munguar e qeshura, satira dhe humori, nenë diktaturë ? Padyshim që jo, përderisa fatmirësisht, së pari, ato bëjnë pjesë në vetë thelbin e natyrën njerëzore të cilin,...
DHE UNE KLITHA, KLITHA: ALINE ... … Ishte vera e largët e vitit 1969, në plazhin e Vlorës, kur kam dëgjuar për herë të pare këngën 'Aline' të Christophe. Kish qenë pikërisht tre vite më parë që ai e kish paraqitur atë këngë me tekstin dhe muzikën e tij...
'Sëmundja, çmenduria dhe vdekja ishin engjëjt e zinj që më përkundën qysh në djep' Edvard Munch (Klithma, 1893) Dëshmi e Edvard Munch rreth tablosë së mirënjohur ‘Klithma’, emocionin frymëzues të së cilës ai e ka përjetuar, me sa duket, në Nordstrand...
PARISI NE SHI Duke parë këtë foto, më vijnë ndër mend, tri ditët që kalova në Paris muajin që shkoi. Them se Parisi është i bukur, nenë atë diellin lëbyrës e plot ëmbëlsi që rrallë herë e sheh diku tjetër, për vetë natyrën dhe madhështinë e qytetit por,...
Ishte një kënaqësi e veçantë që kujtimet e mia rinore, rreth këngëve italiane të viteve ’60 -‘70, mbledhur nënë titullin "Historia e Hit Parade" e që zënë vend të veçante në blogun AMARUS, u pëlqyen dhe u vlerësuan nga shumë lexues. Pikërisht, për atë,...
NGA KUSH URREHET ISMAIL KADARE ? Më ka ndodhur shpesh, t ë pyes veten: Përse, n ë Shqip ë ri krahas adhuruesve të shumtë, shkrimtari Ismail Kadare edhe urrehet ? Dhe nga kush, nga cilët qarqe e individë, sulmohet e anatemohet ai ? S ë pari, unë mendoj...
MJEKU DHE DIKTATORI Maj 1979. Një avion i Air France lë aeroportin e Parisit dhe fluturon në drejtim të Beogradit. Në bordin e tij, mes të tjerësh, ndodhet edhe një kirurg i njohur i spitalit Broussais, shoqëruar nga disa "diplomatë". Destinacioni i udhëtimit...
(Foto nga Adrian Vigani) ADRIANI NE VENECIA ... Dy-tri javë më parë, pata publikuar këtu në blog, një koment rreth një reportazhi që fliste për një grup grash franceze, nga një fshat në thellësi të krahinës Landes, të cilat po përgatiteshin të shkonin...
'Ishulli i të Vdekurve' – nga Arnold Böcklin (1880) Pikturë në vaj, përmasat 111 x 155 cm. Bazel - Öffentliche Kunstammlung ( Kunstmuseum ) Koment nga Spiro BILLA I dashur Simbad, “Ishulli i te vdekurve“ është padyshim nje tablo sugjestionuese. Sa e pashe...
Në foto : Simbad gjatë xhirimeve të një reportazhi televiziv, duke diskutuar me zonjën Armelle Jacquin e cila është nderuar me titullin e lartë "Të Drejtët e Francës" (Les Justes) nga shteti i Izraelit. HISTORIA E NJE VAJZE HEBRE Hélène Fraenkel ishte...
PARFUM EKZOTIK Kur, sy mbyllur, në një mbremje të vakët vjeshte Thith kendshëm aromën e gjoksit tend të nxehtë, Shoh para meje imazhe brigjesh të lumtura Që përflaken në zjarre perëndimesh plot diell. Shoh një ishull të bardhë e të vogel, Ku rriten pemë...
UDHETAR Udhëtar, rrugët janë Gjurmët e hapave të tua. Tjetër gjë, s’janë, udhëtar ! Se s'ka rrugë pa rrugë, Rrugët bëhen duke udhëtuar. E kur kokën të kthesh prapa Do të shfaqet pas një shteg Që kurrë s’duhet ta shkelesh, Udhëtar! Rrugët s’ekzistojnë,...