Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Enver Hoxha - Mjeku dhe diktatori


441.gif

MJEKU DHE DIKTATORI


Maj 1979. Një avion i Air France lë aeroportin e Parisit dhe fluturon në drejtim të Beogradit. Në bordin e tij, mes të tjerësh, ndodhet edhe një kirurg i njohur i spitalit Broussais, shoqëruar nga disa "diplomatë". Destinacioni i udhëtimit të tij : Tirana, kryeqyteti i diktaturës më të izoluar në botë. Misioni i tij : të ekzaminojë Enver Hoxhën, liderin e Shqipërisë. Është pikërisht, për ketë ngjarje që rrëfen sot, profesor Pouliquen, duke na dhenë përshtypjet dhe kujtimet e tij lidhur me takimin e atij që për shumë njerëz vazhdon të mbetet ende një ' hije ' e që përbente kreun e një regjim grotesk, dhuna e të cilit u zbulua vetëm pas rënies se tij. Kureshtar të zbulojë misterin Hoxha, mjeku nuk dyshon në atë çka fshihet pas pamjes së tij të jashtme prej babaxhani dhe frankofilisë së shenuar. Por, a mund të kujdesesh si mjek për nje xhelat, ndërkohë që urren tiraninë ?

Autori

Yves Pouliquen. Kirurg. An
ëtar i Akademisë Franceze. Ka drejtuar shërbimin e oftalmologjisë në spitalin Hôtel-Dieu në Paris. Ky është libri më i fundit i tij. Ka botuar edhe vepra të tjera, si: Transparenca e syrit (La Transparence de l'oil), Një okulist në shekullin e Dritës (Un oculiste au siècle des Lumières), Gjesti i shpirtit (Le Geste et l'Esprit), Zonja Sévigné dhe mjekësia e Shekullit të madh ( Madame de Sévigné et la médecine du Grand Siècle).


Titulli: Mjeku dhe diktatori
Autor : Pouliquen
Botues : Odile Jacob
Dale në : Janar 2008
Faqe : 174
Çmimi : 23 euro
Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article