Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
COEXIST
Unë jam bijë e ‘Mare Nostrum’, Mesdheut tim, vajzë e Fenikisë, Kartagjenës, gocë e Greqisë, Romës dhe Orientit. Unë jam në udhën e Dashurisë, asaj dashurie universale e cila të çon drejt udhës së Njohjes.
Mbi këtë pllakë mermeri të verdhë, është shkruar me kaligrafi një 'fjalë e artë’, shenjtëruar nga një thellësi e jashtëzakonshme mendimi, sa njerëzore edhe igumenike, e cila të shpie drejt një mesazhi universal ardhur prej kohesh që s’mbahen mend. Kohë që vazhdon të jetë një sprovë zemre dhe shpirti, një mundim eternel për vetë shoqërisë njerëzore, në kërkim të vetvetes, me ndjenjën e tolerancës, respektit dhe përjetimit të ekzistencës së saj.
COEXIST, është një fjalë ku pleksen e bashkohen fort, simbolet e religjioneve monoteiste të cilat janë gdhendur e shkruara me ar të pastër. Një fjalë ku, e ‘përbashkëta’ dhe e ‘ndryshmja’ shkrihen drejt Bashkimit, duke u lenë germave alfabetike lirinë e paraqitjes së gjithë racave, religjioneve, kulturave, ndryshimeve …Një fjalë e cila lavdëron jetën duke e bërë atë hyjnore; një fjalë që u përket të gjithëve e që nuk është vetëm për ‘vete’, por na ofron pafundësisht shumë.
Në ketë vepër arti, shpirtërorja dhe urtësia, ngrihen mbi religjionet, si një mesazh i cili qëndron përtej çdo lloj gjuhe njerëzore, nga që ajo nëpërmjet gjuhës së artit na flet për aktin sublim të krijimit duke i bashkuar gjithë qeniet njerëzore në një univers tridemisional :
- Me atë të shpirtit: CO
- Me ekzistencën: EXIST, të jetosh
- Me afirmimin e vetvetes dhe të të tjerëve: IST
COEXIST
Të ekzistosh pra me simbolin e UJIT i cili është gëzim, hare dhe harrese.
Që kështu TE JESH dhe të kuptosh atë që është ESENCIALE
Unë jam një udhëtar brigjesh,
Prej tokës velat kam ngritur
Një rrjedhe uji jam…
Fotot dhe teksti nga Claude Chatron-Colliet