Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Udhëtar - poezi nga Antonio Machado

Fichier hébergé par Archive-Host.com


UDHETAR
 
Udhëtar, rrugët janë
Gjurmët e hapave të tua.
Tjetër gjë, s’janë, udhëtar !
Se s'ka rrugë pa rrugë,
Rrugët bëhen duke udhëtuar.
E kur kokën të kthesh prapa
Do të shfaqet pas një shteg
Që kurrë s’duhet ta shkelesh,
Udhëtar! Rrugët s’ekzistojnë,
Ato s’janë veç rryma nëpër det.
Çdo gjë ikën e çdo gjë mbetet
Por ne duhet të udhëtojmë
Të ikim, shtigje e rrugë
Të çajmë detrave mes për mes ...

 

 
Antonio Cipriano José María Machado Ruiz, i njohur me emrin Antonio Machado, është një poet spanjoll i cili ka lindur në 26 korrik 1875 në Sevilje, e ka vdekur në 22 shkurt 1939 në Collioure (France). Machado është një nga figurat e shquara të lëvizjes letrare spanjolle, të njohur nenë emrin ‘Brezi 98’ (Generación del ‘98). Kjo lëvizje ishte një lloj përzierje ëndrrash melankolike përzier me dëshirën për ruajtjen e traditave kombëtare. Dy poetet më të mëdhenj spanjollë të shekullit të XX-të Federico Garcia Lorca, i vrarë në Granada më 1936 dhe Antonio Machado  vdekur ne mërgim në Collioure më 1939, ishin të dy viktima të Frankizmit. Me më pak shkëlqim dhe përsosje se poezia e Lorkes, por e shënuar për nga filozofia e thellësia e mendimit  (e cila e bën atë që të krahasohet me poetë të tillë të mëdhenj si Khajam (Persi) dhe Umberto Saba (Itali), vepra e Machados ka për temë misteret e mëdha të jetës njerëzore, mes nje vështrimi të vëmendshëm të njerëzve dhe botës në tërësi ...

Shqipërimi dhe komenti nga Simbad Detari

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article