Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
PARFUM EKZOTIK
Kur, sy mbyllur, në një mbremje të vakët vjeshte
Thith kendshëm aromën e gjoksit tend të nxehtë,
Shoh para meje imazhe brigjesh të lumtura
Që përflaken në zjarre perëndimesh plot diell.
Shoh një ishull të bardhë e të vogel,
Ku rriten pemë plot fruta gjithë aromë;
Burra me trup të vogël, por të fortë e,
Femra me sy të çiltër e plot voluptet ...
Pastaj aroma e trupit tend fluturim më çon,
Drejt klimash mahnitese, ne një port me vela
Me detarë ardhur nga të largët udhetime.
E, pastaj, ne ket' endërr sublime,
Mes kengësh e thirrje detarësh,
Ndjej gjer në shpirt thellë te hyjë,
Parfumi i luleve egzotike
Që në ajër lodron gjithandej ...
Shqiperoi: Simbad Detari