Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Sharl Bodler - Armikja


Fichier hébergé par Archive-Host.com

'Tri moshat e Jetës dhe Vdekjes' - pikturë nga  Hans Baldung 


ARMIKJA 

 Rinia ime s'qe veç një stuhi zezëmadhe
Aty-këtu çarë nga pak diell shkëlqimtar;
Me shi e vetëtima që paq e keq shkretuan
Atë që ish kopështi im endërimtar ...

Dhe ja tani që jam në vjeshtën e moshës
Më duhet të marr prapë bel e sqepar,
Të vë pak rregull në kopshtin e endrrave
Ku shiu vrima e gropa ka hapur si varr ...
 
Do rinis nga puna e s'di në se prapë
Do çelin lulet e reja që kam mbjellë,
Në se do gjejnë plehun mistik që t'i ngrejë
T'u jape fuqi, jetë e përpjetë t’i sjellë ...

- Por, medet ! Medet ! Mosha ime ka ikur
E jetën m’a ka gryer keq e mos më keq
Ajo e liga, tinzarja,  Armikja ime e zezë
Që përditë zemrën m’a bren e frymën m'a heq ...
 

( Spleen et Idéal - X )

Shqipëroi: Vasil QESARI  © 



( Kjo sonetë e botuar për herë të parë më 1855 është një nga më sinjifikativet e krijimtarisë bodleriane, përsa i përket përjetimit të spleen-it dhe ankthit që poeti përjeton, kur bindet për shkatërrimin e shendetit të tij. Duke përdorur artin e tij poetik, ai vë në dukje pikërisht këtë dhimbje dhe shkatërrim ekzistencial. Por, nga ana tjetër poezia në fjalë, duket edhe si një lloj ‘recete” rekomandimi për harxhimin dhe përdorimin e kohës, gjë e cila e çon atë drejt idesë se arti, vetëm arti, mund t’i kundërvihet kësaj gjendje të pashpresë. Vetëm ai mund të bëjë rezistencën e inteligjencës ndaj forcës gryerëse të natyrës. Dhe këtë, poeti e bën duke shkruar fjalën e tij; është vetëm prej saj që ai mund të mbijetojë ... )
Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article