Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Sharl Bodler - Një kalimtare

Fichier hébergé par Archive-Host.com 


NJE KALIMTARE

Rruga rreth e rrotull ziente e zhurmonte.
Në të zeza veshur në dhimbje madhështore,
një grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindat e dantellat e fustanit të saj të gjatë.

Në mejhane po pija, përhumbur, tapë, ekstravagant
kur para meje ajo shkoi, këmbë statujë dhe fisnike
si shqiponjë. Thellë në sytë e saj, qiell gri uragan,
pashë ëmbëlsinë që magjeps dhe epshin që vret ...

Ish kjo një vetëtime verbuese e pastaj u bë ... natë!
O bukuri kalimtare që me krahë më bëre të fluturoj,
vallë, s'do të shoh më, në ketë jetë a në eternitet ?

Iku e humbi mes turmës! S'do ta shihja kurrë më!
Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja unë.
Por, oh, qeshë i bindur! Po, qeshë i sigurtë !
Ajo do qe gruaja që fort do kisha dashuruar ...

Shqipëroi: Vasil Qesari


( Shenim i perkthyesit: Kjo poezi e Bodlerit, shkëputur nga kapitulli ‘Tableaux parisiens’ (Tablo pariziene), mbështetet mbi temën e takimit, siç edhe ndodh edhe në poezi të tjera të përmbledhjes poetike ‘Lulet e së Keqes’. Rastësitë e një qyteti të madh, bëjnë që poeti të ketë të papriturën e një ‘njohje’ të bukur e cila, përtej personit në fjalë, është mishërimi i vetë së Bukurës që e shtang dhe e mrekullon poetin. Kjo poezi e shkurtër, me një densitet dëshpërimi brenda përmbajtjes së saj, bën pjesë në temën romantike të gruas që rrezaton Idealen ( shpirtërore apo artistike ). Shkrimtaret surrealiste, më pas, e cilësuan Bodler-in si paraardhësin e tyre : në kuptimin e trajtimit të temave të rastësisë së takimeve që ndodhin në rruge, të kryqëzimit të fateve, të përvojave të pashembullta, të dashurisë së marrë të poetit, të vetë hapjes së rrugëve drejt shtigjesh të panjohura. Por, kjo e panjohur tek poezia ‘Një kalimtareje’, për Bodler -in nuk është veç një moment shikimi apo një çast ëndrre e kalimtarja per te është njëherësh, sa magjike e reale, po aq edhe një ’vetëtimë’ e  cila gris Natën …)


 

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article