Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Sharl Bodler - Shtrati i dashnorëve

SHTRATI I DASHNOREVE

Shtrati ynë do të jetë i parfumuar
E divanet përreth si varre të thellë
Stolisur plot lule të papara
Enkas për ty mbledhur ndër qiej …
 
Duke djegur të fundmin prush
Pishtarë do bëhen zemrat tona
E dritn’ e tyre të dyfishtë
Do hedhin në tonat zemra binjake
 
E në një mbrëmje rozë e blu mistike
Të njëjtën dritë ne do të flakërojmë
Përzier me vaj, rënkime e lamtumira.
 
Pastaj një Engjëll portat e qiejve do hapë
E tonat flakë të shuara do ndizen përsëri
Së bashku përsëri të dy do jemi
Besnikë të lumtur në përjetësi …

Shqipëroi : Simbad Detari

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article