Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
VDEKJE E EMBËL
Aty në një copë truall plot humus e kërmij
Do desha ta gërmoj gropën time thellë vetë,
Me nge të shtroja radhë kockat e drobitura,
Të flija në harrim si peshkaqen nëpër dallgë
I urrej testamentet e varret plot shkëlqim ;
E në vend të lotëve e vajeve në të gjallë,
Do doja të ftoja më mirë korbat e zinj sterrë
Të pinin gjakn’ e kërmës sime për të vjellë.
O krimba të dashur miq të mi pa sy e veshë,
Drejt jush po vjen një vdekës i lirë e hokatar;
Rrofshin filozofët, bij bushtrash dhe kurvarë,
Turruni në kufomën time pa brengë e hiç mëshirë
E thomëni a ka mbetur vallë ende ndonjë torturë
Për trupn’ tim pa shpirt, vdekur mes të vdekursh’
Nga 'Spleen et idéal', LXXII
Shqipëruar nga Simbad Detari