Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Iliriana Sulkuqi - Poezi


Fichier hébergé par Archive-Host.com

Iliriana Sulkuqi 

E ka nisur jetën në qytetin e Elbasanit në vitin 1951. Mbasi mbaroi gjimnazin 'Dhaskal Todri', në qytetin e lindjes, vazhdoi studimet e larta në Akademinë Ushtarake ne Tiranë. Në vitet 1971-1995, ka qenë oficere me gradën nënkolonel, në Akademinë Ushtarake, gazetare në shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë. Gjatë asaj periudhe ka mbaruar edhe studimet për gjuhë-letërsi e filozofi. Botimet i ka nisur në vitet '60-të. Është vlerësuar disa herë me çmime. Qysh në vegjëli është nderuar me çmim të parë kombëtar, me tregimin ‘Vëllai’ dhe krijimtaria e saj është vlerësuar, në vazhdim, me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë si: italisht, greqisht, maqedonisht, bullgarisht, rumanisht, anglisht. Renditet në disa antologji brenda e jashtë vendit si edhe në Enciklopedinë Shqiptare të Gazetarëve. Së fundi ka punuar gazetare në gazetën ‘Drita’, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (ku është anëtare qysh nga viti 1974) e aktualisht është kryeredaktore e revistës letrare ‘ Pelegrin’. Ka botuar vëllimet poetikë: Më kërkojnë sytë e nënës, Të jesh grua, Do të jetoj, Trokit dhe zgjo, Kush ma vrau Ofeline ( italisht - shqip ), Për një mollë që hëngri Eva ...  , (F) Shihemi në sy, Pulëbardhë në det' të zi , Lirika (bashkautore) , Hajku (bashkëautore) ... Më kërkon falje. Poezite me poshte, jane marre nga vellimi i saj i fundit 'Poezi' ....



MBREME FJETA ME POETIN

Mbrëmë fjeta me Poetin
ju betohem: për qiell e për tokë,
nëse tradhti ky akt e ka emrin,
shpirti juaj, shpirtin ma dënoftë ...
 
Po, po, mbrëmë me Poetin fjeta
në një shtrat-fjalëvarg,
nënkresë, një krah prej shpirti.
mbulesë, tis fryme - mërgatë ...
 
Fjeta, por fjeta a s'fjeta,
s'di, a bëra dashuri? ...
Mbi gjoks të Tij kokën mbështeta
i brengosur si unë dhe ai ...

Më fal, O Zot, në mëkat bëra,
i ngjita buzët me të Tij ...
Sikur vërtetë të ishim bashkë,
do ishin tretur dhjetë qirinj ...
 

S'KAM AQ FAJ

Falmë, falmë trup i huaj,
mbrëmë pa leje të kam puthur ...
s'kam aq faj kaq shumë të vuaj (!)
vetë në shtrat më ishe futur ...

Kur dhe ëndrra shfaqet djall
unë jashtë ëndrrës, s'kam aq faj ...


VETEM PER NJE KTHIM

Vetëm për një kthim do të jetoj,
për pak smog nga qyteti im,
për një nënë që ëndrrën belbëzon,
për një varr që prehet në vetmi,
për një lule që ka zënë të thahet.
për një zog që dimri po e ngrin,
për një gjuhëz lëçitur që foshnje.
për një lot tretur nën qerpik.

Vetëm për një kthim do të jetoj !...
vetëm për një muzg ...
për një agim ...
 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article