Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Raphael

 


ANIJET E VOGELA

Përse kjo kohë që ikën
Na prish e keq na thyen,
Përse ti nuk ri me mua
Përse larg meje ikën ?
 

Perse jeta dhe anijet
Me ngut e vrap ikin
Me krahët fluturim ?
Përse avionët fluturojnë
Më lart se vetë zogjtë ?
Përse miliarda yje,
Aty lart varur rrinë,
Përse qielli është larg
Përse më thuaj përse ?

 

Një tjetër ditë mbaroi,
Koha ikën me nxitim
E pas jo s’kthehet më.
Dhe një ditë tjetër iku,
Në këtë të shkurtër jetë
Ku s’dua vdekje në mërzi.

 

Era fryn e merr gjithçka,
Me anijet që ikin larg.
Edhe gjërat më bukura në botë :
Gazin e të qeshurat e fëmijëve.
Përse edhe retë vetë
Këtu s’duan të rrinë ?
Përse bashkë me to
Do ja mbathja edhe vetë !

 

Një tjetër ditë mbaroi,
Koha ikën me nxitim
E pas jo s’kthehet më.
Dhe një ditë tjetër iku,
Në këtë të shkurtër jetë
Ku s’dua vdekje në mërzi.

 


2005 "Caravane"

 
Shqipëroi: Simbad Detari

 

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article