Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Rruga zhurmonte rreth e qark dhe nje diell përvëlues te digjte e te verbonte sytë. Ishte mesdite gushti e unë po kthehesha ne shtëpi. Ecja i trullosur nga vapa ne trotuar dhe shikimin e përhumbur e kisha hedhur diku larg. Pak hapa para meje, kalova pak djathtas, për ti u shmangur dy personave, te cilët po ecnin ne nje sens drejt meje. Ishin nje burrë e nje grua me supet zbuluar e nje kapele ne koke. Patjetër qe vinin nga plazhi. Nuk do tu kisha kushtuar vëmendje, por gruaja ecte dhe me shihte me sy depërtues. U zgjova. Ajo u ndal dhe pyeti : Mos jeni gjë Simbadi, ju ? Po, i thashë. Unë jam Eli Gjezo, u përgjigj ajo. Nuk ishim takuar ndonjëherë, nuk ishim pare as afër e as larg. Unë i dija vetëm emrin. U shtanga. Por si me njohe, e pyeta, teksa po bisedonim nxituar. Nuk e di, tha ajo, por po te shihja dhe thashë, ky do te jete Simbadi. Te kam pare, vetëm njëherë ne foto dhe te kam ngulitur ne mend. Dhe qeshi. E di ? shtoi ajo. Kam nje memorie fantastike te jashtëzakonshme, unë ! Nuk kishim kohe te rrinim me tepër dhe unë, e falënderova për takimin e papritur. Eli Rizo, hapi torbën qe kish ne krahë dhe me dhuroi nje CD me këngë te saj. Këto dy fjale qe shkrova për te, janë nje mbrese, nje homazh dhe falënderim për atë takim te papritur e atë CD, me kënge te dhimbshme malli …
Simbad Detari
TALENT - PASION - PUNE
Eli Rizo (Gjezo) shpërtheu si një shkëndijë e zjarrtë e shumë premtuese në fillim të viteve '70. Vokali i pastër, i ëmbël e i fuqishëm, diapazoni i gjerë, intonacioni dhe diksioni perfekt si dhe temperamenti i saj përbënin thelbin e një talenti të ri e të sigurt dhe qe premtonte shumë për të ardhmen. PASIONI. Edhe pse e detyruar nga rrethana krejtësisht të veçanta e të pamerituara për të mos kënduar e shprehur vlerat e saj, pasioni për artin i strukur diku thellë në shpirtin e saj të trazuar por thellësisht artistik do ti jepte krahë kësaj artisteje,duke e bërë model të pasionit për artin e vërtetë. PUNA. Talenti e pasioni për këngën do të merrnin kuptimin e duhur vetëm në saj të një pune sistematike e këmbëngulëse, tipare të veçanta këto të karakterit impulsiv të Eli Rizos. REZULTATI. Qëllimi përfundimtar i çdo artisti është të depërtojë në mendjen e zemrat e artdashësve e të bëhet pjesë e jetës së tyre. Eli Rizo e meriton plotësisht këtë gjë.
Edmond Xhani
Kitarist - Muzikant
Dhjetor 2006
RANE KEMBANAT NE NJE KISHE NE NEW YORK ...
në momentet kur me familjen time i dhamë lamtumirën engjëllit tonë, RIRIKES, që u aksidentua në asfaltin e New Yorkut,e s'na u kthye dot më ... Zgjodha, të besoj se Zoti dhe Engjëjt e deshën për vete ... ! Një ëndërr e madhe, një tjetër talent që shpërtheu ... në botën e lirë, u shua !... Ndërsa shtrëngova plagën me thonj, përsëri mendoja muzikën ... edhe të shkruaj! ... Më pas, lexova rastësisht se Verdi i madh, 26 vjeçar, mbaroi operën 'Oberto', më 1839. Një vit më vonë, për dy muaj humbi gruan dhe dy fëmijët nga sëmundje e rëndë dhe shkruan: "Isha i bindur se nuk do më punonte truri më për art". Nuk iu kthye operës deri në v. 1843. Jetoi 88vjet. Që aty, kuptova, pse kënga dhe vaji, s'i ndahen njeriut që i jetojnë në shpirt ... Duhet të dalin dikur. .. !!!
Muzika dhe Teksti: Eli Rizo
Orkestroi dhe punoi ne studio: Edmond Xhani
CD e regjistruar ne Supreme Sound Studio ( West Paterson,NY)
Sound Engineer – Brian Csencsit. New York. 2006