Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
E vetmuar e me një shpirt të ndejshëm dhe delikat, ajo dinte të nxirrte e të përcillte prej vetes sentimente sinqeriteti me spontanitet të rrallë e, mbi të gjitha me një gjuhë, muzikaliteti i së cilës tërhoqi shkrimtarë të mëdhenj të epokës si: Lamartine, Béranger, Vigny, Hugo, me të cilët ajo do të kishte vazhdimisht miqësi. Një lidhje të veçante ajo pati me Charles Baudelaire, adhurues i grave poetike e artiste, i cili ishte edhe i vetmi që i dha asaj, mjaft ngrohtësi e ndjenja. Në vitet që vijuan, të cilët u karakterizuan nga zhgënjimi, vështirësitë materiale dhe humbja e shumë njerëzve të dashur të familjes, lirizmi i saj përfton edhe më shumë bukuri, intensitet e pasione të dhembshme. Ajo shkëlqeu ne gjininë e elegjisë në të cilën, lirizmi gjen vetë botën e ndjenjat e saj.
Marceline Desbordes-Valmore ka qenë një poete melankolike, në vargjet e së cilës ndjehet një muzikalitet i lartë. Poezia e saj, përcjell botën e nje femre në kërkim të identitetit të vet. Ajo është thellësisht origjinale e, në mënyrë të çuditshme edhe moderne, qoftë në stil po ashtu dhe në ritëm. Në fakt, ajo ishte e para në Francë, bile para poetit të shquar simbolist Paul Verlain që përdori vargjet tek si edhe njëmbëdhjetë rrokshin ...
Shqipëruar dhe komentuar nga Simbad Detari