Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
NJE KALIMTARE
Rruga rreth e rrotull ziente e zhurmonte.
Veshur në të zeza në dhimbje madhështore,
Një grua shkoi duke tundur plot salltanet,
Kindat e palat e fustanit të saj të gjatë
Po pija në mejhane përhumbur,tapë,ekstravagant
Kur ajo shtathedhur kaloi me këmbët prej statuje
E thelle në sytë e saj, qiell gri ku lind uragani,
Pashë ëmbëlsinë që magjeps e epshin që vret.
Ish një vetëtime verbuese e pastaj u bë ... natë!
O bukuri kalimtare që krahë më dhe të fluturoj,
Valle s'do të shoh më në ketë jete veç në eternitet?
Iku e humbi mes turmës! S'do ta shihja më kurrë,
Nga që s’dija nga vinte e as ajo s'dinte ku shkoja unë.
Por, oh, qeshë i bindur! Po, qeshë i sigurtë!
Ajo do ish e vetmja grua që do kisha dashuruar ...
( Les Fleurs du Mal – 1857 )
Shqipëroi: Vasil QESARI