Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
/http%3A%2F%2Fwww.archive-host2.com%2Fmembres%2Fup%2F668643967%2Famarus%2Fmontreal_27_pril_071JPG.jpg)
MIKU IM ARDIAN VIGANI
Shkas për këtë shënim, u be një foto qe sot miku im virtual Ardian Vigani, me dërgoi nga Montrali, ku këto dite ndodhet për vizite. Udhëtar i përhershëm ( adhurues i Simbadit dhe arratise se tij neper vende ekzotike ), Ardiani është një mik i hershem te cilin, ende nuk kam pasur rast ta takoj "de visu". Por, edhe pse njohjet virtuale ne me te shumtën e rasteve janë zhgënjyese, mund te them pa ndrojtjen me te vogël se, tek ky mik kam pare qysh ne kontaktet e para ne internet, njeriun e edukuar, inteligjent, te kulturuar, artdashes e mbi te gjitha, me një shpirt mirëkuptimi dhe tolerance shembullore. Tiranas me "rrënje", njeri me sqime dhe tepër gentil, një nga çunat rebele te Brodway-t te dikurshëm te kryeqytetit, adhurues i se bukures dhe i këngëve italiane – te gjitha këto, pa dyshim qe na bashkuan qysh ne fillim, padyshim me një sentiment te pastër simpatie reciproke, dëshirë për njohje dhe dashamirësi. Si i tille, sot, nuk mund te rrija pa shkruar dy fjale për mikun tim "endacak" dhe "trubadur" dhe per pasoje, foton e tij te mos ta vendosja ne AMARUS, aty ku shpesh çoj reliket, pasionet dhe sekretet e mia …
SIMBAD