Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Të udhëtosh ...

voyage-1.jpg

  Claude Chatron-Colliet


TË UDHËTOSH

 
Ti doje të më flisje për udhëtime ?
Të më lexoje, të më dëgjoje, të më thoshe
Pikërisht për atë që prej kohesh
Trasenë ja kam hapur gjer në infinit.
Ti doje të dije kush jam, prej nga vij ?
Të dëgjoje, të përkëdhelje e të jetoje,
Gjer në dehje këtë tokë të panjohur
E cila ngroh e mban thellë në gji
Kallinjtë e grurit nga fara e gjer ne korrje.
 
Të jetosh, fort të ndjesh çdo çast në jetë,
Furishëm e thellë gjer në agoni.
E unë, pranë teje çdo ditë,
Të ndjeja agimet e qiejve
Rrezet e arta e ylberet verbuese.
 
Ti doje të më flisje për një udhëtim ?
Mëngjeseve të shihja yllin e agimit,
Zbardhjen e majave të larta,
Të ecja në dëborë trëndafilash,
E mes qershizash japoneze,
Amazonën ta kaloja mespërmes
E natën të flija paq në një kasolle,
E në të gdhire që andej diellin
Të shihja fuqiplotë në hapësirë.
Të shkoja në malin Athos,
Prej andej të kundroja blunë e pafund
Prerë nga vela varkash virgjëresha,
Me to të veshja të bardhët krahët
E udhën ta vazhdoja në fluturim.
 
E ti të më rrëmbeje në të tuat krahë,
Për të vallëzuar këmbëzbathur nenë ullinj,
Për të përshkruar shkretëtira e oaze
E pastaj udhën për ta vazhduar,
Drejt kaskadash akujsh të ngrirë.

E unë, mes lotësh uji të ëmbël përzier me kripë,
I bëra gjithë këto udhëtime
Teksa për to ti më flisje,
 
Me krahët e mia fluturuese
Pa menduar për gjë tjetër,
Veç për ngjyrat e ylberit
Dhe për një të Madh Pikturist.
 
Dhe endërrova ITAKËN 


Shqipëruar nga Simbad Detari

itaca.jpg


DHE ENDERROVA ITAKEN ...

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article
C
ITAKA
Répondre