
Nenë Tereza (1910-1997)
... "Për nga gjaku jam shqiptare. Për nga nacionaliteti indiane. Nga feja, jam katolike. Për atë çka është përkushtimi im - i përkas gjithë botës. Përsa i përket zemrës sime, ajo është tërësisht në Zemrën e Krishtit ..."
“ Par mon sang, je suis albanaise. Par ma nationalité, indienne. Par ma foi, je suis une religieuse catholique. Pour ce qui est de mon appel, j’appartiens au monde. Pour ce qui est de mon cœur, j’appartiens entièrement au Cœur de Jésus.”
... Ky është një prononcim zyrtar dhe jo sidokudo ! Ben pjese në web-in e Vatikanit. Pikërisht aty ku flitet për Nenë Terezën. Mendoj se gjerat janë të qarta. Pra, për nga gjaku, ajo është shqiptare. Për nga lindja, dihet, ka lindur në Shkup. Për nga shtetësia ishte indiane (asgjë e jashtëzakonshme - siç jam edhe unë francez !), për nga feja, ishte katolike.
Mendoj se në ketë mes, dy elemente janë të rëndësishëm. Gjaku dhe Feja. Por, ndërkohë, feja nuk është e trashëgueshme. Ajo është nje forme e ndërgjegjes e cila merret ne rrethana e kohë të caktuar. Unë sot mund, bie fjala, mund të 'zgjedh' të jem kristian, budist, agnosticist apo ateist. Nga ana tjetër, vendlindja është çështje konvencionale, nje rastësi. ( Bie fjala, në se nena ime do të ish shtatzënë me mua e do ndodhej me pushime në ishujt Mauricius - unë do të kisha lindur në Mauricius e nuk do të kisha ndonjë lidhje të veçantë me të - përveçse emrit të tij në dokumentet e mia zyrtare, si edhe imazhit të tij ekzotik e 'reminishencave' kujtimore).
Pra, përfundimisht, mendimi im është se në këtë refleksion, ajo çka është më parësore, më thelbësore dhe me e qëndrueshme është gjaku. Pra, geni, rrënjët nga ku njeriu vjen. Në këtë drejtim, them se s'ka vend për ekuivok. Nenë Tereza, nuk ka asgjë te përbashkët me atë që vetëquhet Maqedoni ! Ajo ishte nje grua me gjak shqiptari e cila, për vetë faktin e jetës dhe veprës se saj unikale, i përket mbarë botës. Një shembull i rrallë dhe sublim i së Mirës dhe Përkushtimit Njerëzor për Njeriun pa dallim origjine, feje, shtrese shoqërore e ngjyre ...
Simbad Detari