Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Jeta në Bordo në shekullin e XVIII - të


Fichier hébergé par Archive-Host.com


 
Kohët e fundit kam lexuar një libër tepër interesant mbi  historinë e Bordo -së ( Bordeaux ) qytetit ku unë jetoj, shkruar nga profesorët Paul Butel dhe Jean – Pierre Poussou. Ky libër i kushtohet vetëm një periudhe të saj, pikërisht shekullit të XVIII - të. Atij i cili është cilësuar si 'shekull i artë', në sajë të pasurimit dhe lulëzimit të qytetit nga tregtia e skllevërve dhe prodhimeve ekzotike me ishujt Antile. Qyteti, i cili nder shekuj ishte transformuar e rritur, u kthye kështu në një qendër të rëndësishme tregtare në mbarë Francën si edhe porti i dytë i saj, pas Marsejës. Autoret i kushtojnë kapituj të tërë, pikërisht mënyrës se si dhe nga u pasurua dhe u modernizua me ndërtime të reja Bordo-ja, shkëmbimet dhe jeta e saj tregtare, panairet dhe festat që gjallëronin qytetin etj. Një vend të mirë, në ketë studim zë edhe bota e punës, problemet dhe konfliktet e saj, jeta e popullit të thjeshtë me plot vështirësi por edhe tepër piktoreske. Po ashtu, flitet për tregtarët e mëdhenj të verës, pasuritë verbuese të parlamentareve, ato të pronarëve të vreshtave etj.

Ja dhe kapitujt kryesore të librit:
- Një qytet në rritje të vazhdueshme
- Zotërinjtë ( senjorët ) e vreshtave.
- Tregtarë dhe matrapazë
- Artizanët dhe vegjëlia
- Panairët dhe veprimtaritë në port
- Festat, argëtimet dhe kultura

 

Autoret e këtij libri janë: Paul Butel doktor në letërsi si edhe profesor i historisë moderne në universitetin Bordeaux III si edhe Jean-Pierre Poussou po ashtu, profesor i historisë moderne në të njëjtin universitet.


Fichier hébergé par Archive-Host.com'

'Teatri i Madh i Operas' - (Le Grand Théâtre) - i porositur nga marshalli Rishëljë, guvernator i Guyenne -ës dhe i ndërtuar prej arkitektit të shquar Viktor  Lui, u inagurua më 7 prill 1780.

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article