Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Christophe Massé - nje artist bohemien

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

... Te premten qe shkoi, bashke me kolegun tim Gilles Bernard, isha për xhirime ne një qytet te vogël te krahinës Lot et Garonne, pikërisht ne Nérac. Shkuam atje për te xhiruar një "dossier" mbi itinerarin artistik te Christophe Massé, artist piktor dhe shkrimtar, i cili kish ekspozuar punët e tij ne "Galerie des Tanneries" te këtij qyteti. Christophe Massé është pa dyshim një njeri tepër i rralle. Këtë përshtypje morra nga njohja me te. Ne familjen e tij ka një përzierje origjinash, kulturash dhe sentimentesh. Lindur katalan, ne shpirt dhe ne identitet, me gene dhe rrënje ku pleksen popuj mesdhetare: katananë, italiane, cigane, çifute dhe sigurisht franceze, ai mishëron artistin bohemian dhe kozmopolit. Përveç veprave ne pikture, ai ka botuar dhe mbi 15 vëllime ( nga viti 1983 gjer me 2006 ).
 

Libra me tregime plot kujtime biografike dhe përshtypje udhëtimesh e, po ashtu, edhe esse mbi jetën e artistit, jetën e tij, artin ne përgjithësi e ne veçanti për karakterin e krijuesit. Është vërtet një krijues i veçante Christophe Massé! Po! Mendoj se po ! Edhe pse, bashke nuk ndenjëm jo gjate, unë i ndjeva, i kuptova pikturat e tij ne formate te vogla, te cilat i shoqëronte vazhdimisht i njëjti motiv - portreti i artistit vete, kur kish qene fare i ri - një portret i trishtuar, i habitur, plot dyshim e frike, shoqëruar me gjendje paniku e dëshpërimi. Mendoj se, është nga ata artiste, te cilët te lenë qysh ne kontaktin e pare, imazhin e një krijuesi te lindur, te një njeriu qe e jeton jetën e tij ne gjithë aspektet. Qe ndjen, sheh, vrojton atë qe njeriu i zakonshëm nuk arrin te shohë, pra thelbin e gjerave dhe jo pamjen e tyre te jashtme.

Pas xhirimeve, vendosem te drekonim se bashku jashtë, ne diell, ne verandën e picerisë "Roma", përballë katedrales se qytetit. U ulem ne një tavoline, mbuluar me një nape te verdhe e qe andej, unë vrojtoja bukur, një rrugice te ngushte qe shfaqej para meje. Një rrugice me shtëpi te larta e te vjetra: te pastra e te mbajtura mire. Me ndërtesa mesjetare, me shtëpi mbuluar me tjegulla  ngjyer nene dritën e arte te një dielli qe te kujtonte jugun italian. Ishte aty qe kisha kaluar pak me pare, për xhirimet e mia, e kisha  ndjere mbrapa portave te tyre, aromën e kuzhinave dhe gjellëve tradicionale. Ne fakt, unë se njihja aspak atë qytet me pare e, kontakti me te, me kish mbushur plot emocione. Edhe pse Nérac është qytet i vogël (1500 banore), ai ka gjithçka për te cilat do ta kish zili edhe një qytet tepër i madh. Ka historinë, gastronominë, natyrën, shijen e pjeprit ( pjepri i Nérac është me fame ne gjithë regjionin e Aquitaine-s), kërpudhat, salsiçet me mish pëllumbash, mëlçitë e dhjamosura te rosave etj.
 
Ne tavoline, pranë meje, ish ulur botuesi i Christophe Massé, Pierre Mainard, një burrë i thjeshte dhe tepër i sjellshëm. Ai e kishte lenë Bordo-ne, para disa vjetësh dhe qe vendosur aty bashke me familjen, gruan e dy fëmije. Është njeri qe adhuron qetësinë, jetën e fshatit, gjithçka qe është e bukur e qe s'gjendet ne qytetet e mëdhenj. Ndaj edhe kish ardhur ne Nerac e kishte ngritur aty shtëpinë tij botuese. Bashke me te po flisnim për historinë e qytetit. Pierre me tregonte se Nérac kish qene një "kryeqytet shpirtëror", ne kohen e mbretërimit te Marguerite d’Angoulême e te Jeanne d’Albret. Kish qene një vatër kulturore...
 
Por, kish qene Henri de Navarre, ( 1577 gjer 1582 ) mbreti i ardhshëm Henri IV, ai i cili e pat transformuar qytetin e vogël ne një kryeqytet te vërtete artistik, me një shpure te madhe intelektualesh, diplomatesh dhe kavalierësh, te cilët jetonin e krijonin ne një mjedis festiv ku plekseshin bashke, gazi i tavolinave me gjelle lloj-lloj, gjuetia, muzika dhe komedia italiane. Shkurt, teksa dëgjoja këto shpjegime qe me çonin qindra vjet pas - mendoja se nuk kish qene rastësi qe artisti bohemian Christophe Massé, e kish çelur ekspozitën e tij, pikërisht ne Nérac, pranë këmbeve te Pont-Vieux ( Urës se Vjetër ) e nene kështjellën e mbretit te Francës, Henri IV …
Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article