Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
"Censura e shtypit" - karikature nga Agim Sulaj
Nga data 7 gjer më 10 Maj, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së qytetit të Bursës Hikmet Sahin ( Turqi ), miku im vlonjat Agim Sulaj, piktor dhe karikaturist i njohur me banim në Itali, më njofton se është ftuar në ceremoninë e përurimit të Bienales së Parë Ndërkombëtare të karikaturës e cila do të zhvillohet gjatë këtij muaji në këtë qytet. Në shenjë nderimi për krijimtarinë e Agim Sulaj, tashme të njohur në shumë vende të botes, Bashkia në fjalë do të përgatisë një ekspozitë retrospektive me 45 punimet e tij më të mira.
Nga Simbad Detari