Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
/http%3A%2F%2Fwww.archive-host2.com%2Fmembres%2Fup%2F668643967%2Famarus%2FHommes.jpg)
Mikja ime nga Danimarka, Irene Stage, me dergoi kohet e fundit nje "Antologji te poezise daneze", ne dy gjuhe: danisht e frengjisht. Nuk di pse, nder te tjera, me beri pershtypje te veçante nje poezi e te mirenjohurit Nis Petersen e titulluar "E do njeriun ?"e, keshtu, nisa te punoj per ta shqiperuar. Natyrisht, te besh diçka te tille - siç e kam thene edhe here te tjera - eshte nje pune teper e veshtire, por nga tronditja qe ndjeva prej mesazhit te saj, kembengula dhe bera sa munda. Sipas meje, kjo poezi edhe pse mbeshtetur mbi motive religjioze, nuk duhet te kete nje mesazh te tille. Irena, mendon se eshte nje poezi kushtuar Zotit, Krishtit ( i cili ishte biri i Zotit ) dhe Njeriut. Mesazhi i saj ndofta eshte qe Njeriu, qenia njerezore duhet te pranohet, te duhet, megjithe difektet qe mund te kete. Me gjithe anet e keqija e, kjo jo me urdhera por thjesht per faktin se eshte nje krijese njerezore, me te mirat e te ligat qe ka. Qenia njerezore eshte si Krishti plot gjak, kuterbim, plage e qelb e duhet ta pranoje vetveten ashtu si Krishti pranoi Vdekjen per te dashur njerezit. Ne kete poezi ka tre personazhe: Zoti,Njeriu e Krishti, te cilet ne fakt perbejne NJE nga qe jane krijesa te perbashketa, te dale nga nje Fryme ...
NIS PETERSEN
Nis Petersen (1897-1943) shkrimtar e poet i shquar nga Danimarka, u be i njohur fillimisht per romanin e tij ' La Rue des Sandaliers" ( 1931 ), i cili ishte nje sukses pothuajse boteror. Por, ishte krijimtaria e tij poetike e cila e beri ate, ne vendin e tij, nje kult te vertete adhurimi. Nis Petersen kishte nje shpirt te hapur ndaj emocioneve me te dyshimta e kundershtuese te shpirtit njerezor. Per te jeta, ne te gjitha format e saj, eshte diçka e padhunueshme, e shenjte !
/http%3A%2F%2Fwww.archive-host2.com%2Fmembres%2Fup%2F668643967%2Famarus%2Fjesus.jpg)
A E DO NJERIUN ?
Ai erdh’ drejt meje
tërhequr zvarrë e çalë -
duke lenë pas
rrugës për nga vinte
gjurmët jargë të plagëve gënjeshtare
e dregëzave gjithë qelb.
Një zë gjëmoi:
- A e do njeriun ?
- Jo ! - i thashë - Nuk mundem.
- Ta duash ! - tha zëri.
Ai erdh' më afër
jargëvarur plot epsh,
me barkun gjithë plagë
miza e krimba mbushur.
E zëri zemerueshem buçiti:
- A e do njeriun ?
- Jo ! - i thashë.
- Ta duash ! - tha zëri.
Më pranë dy gisht larguar më erdh' ai
erë kutërbuar nga mijra sëmundje gënjeshtrash.
E zëri kërcenueshem tha:
- A e do njeriun ?
- Jo ! - i thashë.
- Ta duash ! - tha zëri.
Ateher' njeriu u ngrit në këmbë
dhe duart i zgjati drejt meje.
E në çast nga gjurmët e gozhdëve,
mbi shpatullat e krahët lakuriq,
mbuluar me plagë plot kore mëkatesh
u varen rrjedha gjaku
e njeriu nënqeshi e tha:
- Zoti e desh aq shumë !
Ateher' mbulesa ra nga sytë e mi
e unë klitha:
- Njeri të dua !
Dhe goja ime u mbush me gjak -
nga gjaku i njerëzve.
( Shqiperoi - Vasil QESARI )