Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

PETRIT QEJVANI - DY POEZI

Nje-minute-Simbad.jpg



NJË MINUTË


Para teje bëhem si fëmija
Që gjëra të shtrenjta kërkon
Unë kërkoj buzët e tua
“Po një minutë”-ti më ndalon.
 
Nuk e kuptoj se ç’do të thotë
Kjo frazë e bukur, kaq e brishtë
Sa herë të puth, pulit qepallat
“Po një minutë ,më pëshpërit.”
 
Dhe unë atëher më shumë të dua
Me zjarr të puth, me mall në gji
“Po një minutë”, ti prapë thua
Dhe unë prap bëhem si fëmi.
 
Dhe çdo gjë nis prap nga e para
Unë prap të puth në buzë e sy
Ti prap më thua “Një minutë”
Dhe unë prap bëhem si fëmi.

 


MË MUNGON TI


Ti je mungesa ime më e madhe
Që u jep frymën dhe fytyrën ditëve të mia
Jam katër stinë larg teje
Dhe kambana e kujtimeve
Godet trishtueshëm mbi gjuhëzën memece
Që lëshon tinguj të përvajshëm
Në këtë stinë të vërshimeve të ujta të kujtesës
Si të të arrij
Që të gjej veten?
Më duhet të bëhem lumë dalur shtratit
Që të prek bregun tjetër
Ku je ti
E shndrruar  në mjegull.

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article
A
Urime poetit Qejvani. Vargje te dlira mbushur me ndjenje.Simbad, shija jote poetike eshte e padyshueshme.Te pershendes dhe Gezuar Pashket!
Répondre