Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

MIMOZA HAMETAJ - POEZI





Këto ditë, vlonjatja jonë e hijshme, piktore dhe poete, Mimoza Hametaj, më dërgoi përmbledhjen e saj të parë poetike të titulluar “Unë dhe Hëna”. Ajo i kushtohet atit të saj të dashur i cili u shojt para disa kohësh, duke lenë një boshllëk të madh, në shpirtin fisnik të kësaj gruaje e cila rrezaton vazhdimisht mirësi, bukuri, dritë dhe një pasion artistik eternel … Faleminderit Moza !

Simbad




DIKUR...

Ndoshta dhe ti ke ikur larg...
Në një bregdet, a në shpat mali.
Të çlodhësh trupin sadopak,
E sytë e mi s’ti kërkon malli

Dikur më puthje ti pareshtur...
Ditët na dukeshin si orë.
Tani gjithçka mes nesh ka heshtur,
Të etshëm dikur si dashnorë...




NË SYTË E TU, SYTË E MI


Nga erdhe ti e si më gjete?!
Në syt' e tu pashë sytë e mi.
Buzët kërkuan puthje me etje,
Zemrën ma more dhe ike ti!...

Ku mbete ti?! Do shfaqesh prapë?!
Çastet e ëmbla a i kujton?
Krahët që prekje, trupin e vakët,
Kaq shpejt, kaq lehtë si t'i harrosh?!



( Marre nga libri i Mimoza Hametaj 'Unë dhe Hëna' )

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article