Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
VAJZA
NGA
BUDAPESTI
U ula dhe pranë meje ndjeva brymën e firomës së një vajze.
Bëra pakëz mbrapa por nga vendi im nuk lëviza.
Ajo më përqafoi. U bëmë njësh zhytur në thellësi ujërash.
Përreth saj gjithçka u zhduk. S’mbeten veç sytë e saj.
Pemë të larta, lule të bukura u shfaqen mes shikimeve tona.
Lehtësisht ajo u mbështet mbi gjoksin tim, tamam si dikur.
Ti më afrohesh e më ngjitesh, ndërkohë që ti nuk je më.
Henri Michaux
(1899 – 1984)
Henri Michaux (Anri Misho) lindi në Belgjikë. Ai nisi të studiojë për mjekësi por i la ato përgjysmë dhe preferoi të punojë në marinën tregtare. Në moshën 25 vjeç shkoi në Paris ku njihet me Max Ernst dhe Chirico. Vendos të jetojë aty duke ushtruar 'zanatin' e shkrimtarit. Pastaj, vijuan udhëtime të gjata në Turqi dhe Lindjen e Largët, të cilat do ti shërbenin si subjekte në librat e tij të mëvonshëm, si në 'Ekuador' (1929) e në 'Një barbar në Azi'. Më 1937, Michaux nis t’i përkushtohet pikturës, vizatimeve dhe kaligrafisë, në mënyrë autodidakte. Në vazhdim të udhëtimeve të tij të pafund, Henri Michaux do të shkruante vepra me të cilat do të behej një etnolog vendesh imagjinare. Pastaj, për disa vjet ai do të interesohej rreth influencës së drogës, duke i provuar ato edhe vete, nënë kontroll mjekësor. Michaux ishte nje shkrimtar ‘sekret’. Bashkëkohor me surrealistet, Henri Michaux do të kërkonte në poezi dhe në art, një aventurë shpirtërore të shoqëruar shpesh me kërkime mistike. Por, ai u dallua prej tyre prej klimës së ankthit të universit të tij, prej shpirtit kritik, kureshtjes intelektuale dhe refuzimit ndaj çdo angazhimi ideologjik. Ai ishte shembulli i njeriut që pati aftësinë të arrijë një liri të madhe shpirtërore ...