Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Dy poetë francezë

Fichier hébergé par Archive-Host.com

  Pierre de Marbeuf
(1596 - 1645)


DETI DHE DASHURIA

(sonetë)
 
Dhe deti dhe dashuria kanë hidhërimin për fat,
Dhe deti është dhimbje e dashuria plagë po ashtu.
Humbasim në dashuri ashtu siç zhytemi ne det,
Se dhe dashuria ashtu si deti nuk është pa stuhi.


Ai që ujrat ka frikë ta shkojë jetën nëpër brigje.
Që dhimbjeve e vuajtjeve të dashurisë u trembet
E veten se le të rrëmbehet prej të sajave flakë,
Prapë aty do vejë në mortje e humbje do tretet !

Nëna e dashurisë pat detin për djep e strehim *
Prej dashurisë del zjarri e nena e tij prej ujit lind,
Por uji kundër zjarrit me kot lufton plot mundim.

Në se uji arrin të fikë një grusht prushi dashurie,
Dashuria jote më djeg shume e plot dhimbje është.
Të mundja atë zjarr me detin e lotëve të mi ta shuaj.
   

* Afrodita (Venusi )  

Fichier hébergé par Archive-Host.com 
Jean-Paul Sevres

PËR NJË FIJE BARI  

Për një fije bari, për një pike uji,
Për një rreze dielli, për një zog,
Për një gur me rremba misterioze
Dua të jetoj,
Të rroj gjatë - të pleqëroj !

Për një fjalë mllefi, një gur prapa shpine,
Për një dashuri prishur, kasolle shkretuar,
Për hatanë e vdekjes të një kërthi fëmije
Dua shpesh dhe të vdes !

Për një shpresë që më lind serish,
Për gëzimn’ e prehjes së rigjetur,
Për këtë dashuri që ndrin në sytë e tu,
Kam dëshire të rroj
Të rroj gjatë - të pleqëroj !

Për kurajën që pa lodhje gjithmonë kërkoj
E për hallet
që në të mira shpesh i harroj,
Për sëmundjen që dhembët më tregon
Dua shpesh dhe të vdes !

Për këtë mërzitje që gëzimin ma ngrys,
Për gjithë marrëzitë që festat na prish,
Për ankthet që njerëzit i bëjnë të këqinj
Dua shpesh dhe të vdes !

Për gjithë ata njerëz që s’i njoh,
Për një histori të qeshur të gëzuar,
Për ujin, erën, token e zjarrin
Dua të jetoj,
Të rroj gjatë - të pleqëroj !


Shqipëroi nga frengjishtja: Vasil QESARI

 

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article