Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
/http%3A%2F%2Fwww.archive-host2.com%2Fmembres%2Fup%2F668643967%2Famarus%2FQeparoi.jpg)
KUR TE VDES
Dhe po vdiqa më kujtoni se për ju këndova unë,
Gjithë shpirtin tim e zbraza nëpër vargje porsi lumë.
Dhashë gjitha bukuritë dhe nga gjoksi zemrën shkula,
Përmbi gur e përmbi brinjë si një epitaf e ngula !
Mos më qani por këndoni për të qenë gjallë kujtimi
Mblidhuni të gjithë bashkë në lëndinë tek gjelbërimi.
Anës bregut ku rreh vala shkrumbëzuar përmbi shkëmb,
Në pasqyrë të anës detit kam një dhimbje për një vend !
Rrëzë malit ku del kroi me ata ujë të kulluar
E lexoni këngën time dalëngadalë e shtruar-shtruar,
Kthehuni me vizitoni ku është kryqi epitafi,
Sillni lule Qeparoi se atje dergjet Petraqi !
Do 'ringjallem' në amshim ... në parajsë i lumturuar
E do mburrem ndër të vdekur me plot lule në duar.
Mbushur tufa karafilash, trëndafilash pa mbarim,
Një dhuratë për çdo të vdekur do e ndaj nga Ju kujtim !
Hajdeni mos rrini menduar sa jam gjallë më dashuroni,
Se në vargje e dhashë shpirtin e me zemër më besoni !
Me ju lidha miqësitë që s’kanë vdekje kurrë më
Eh sa shume rritet malli kur ka ndarje për gjithnjë !