Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...
Nga Vasil QESARI
FREUD – PSIKOANALISTI
Në Paris, në spitalin Salpetrière, ku ai studioi më 1885 dhe 1886, pikërisht në pavijonin e profesorit Jean Martin Charcot, Freud zbuloi fenomenin e hipnozës. Hipnozës, se cilës ai nuk do t’i kushtonte shumë kohë e do ta braktiste shpejt, por që megjithatë e beri të mendonte thellë për shume mistere të shpirtit njerëzor... Një ditë, në Viennë, teksa qe duke vizituar, një prej pacienteve ju hodh në qafë. I çorientuar fillimisht nga ajo mënyrë e papritur shprehje afeksioni Freud, më pas, arriti në konkluzionin se ato gjeste kishin, gjithsesi, një lidhje apo shpjegim terapeutik. Ndodhi kështu qe ai zbuloi metodën e “transferimit”. Sipas saj, mjeku terapist ishte njeri i dashur apo i urryer - sepse pacienti transferonte tek ai - dëshirat që pat përjetuar në fëmijëri kundrejt nenës apo atit të vet. Në bazë të atij arsyetimi, Freud arriti të shihte në mënyrë simbolike, defektet e përjetuara gjatë fëmijërisë si dhe të rremoje në kujtimet e asaj periudhe. Sipas Freud, pa bërë atë lloj kërkimi, s’kish asnjë rrugë shërimi. Pra, asnjë lloj analize s’mund të arrihej me sukses, pa ndihmën e “transferimit” ...
KOMPLEKSI I EDIPIT
Në korrik të vitit 1897, pak kohe pas vdekjes të atit, Freud vendosi të “vetë-analizohet” duke deshifruar ëndrrat e veta. "Ëndrra është rruga mbretërore drejt inkonshiences (pavetëdijes )” shkroi ai në “Interpretimin e ëndrrave”, më 1900. Në atë kohe, ai besonte se neurozat janë pasojë e abuzimit seksual të kryer nga prindër perversë. Ndërkohë, duke punuar me atë metodë zbulimi, ai zbuloi që inkoshienca është e populluar nga fantazma incesti e vrasëse, të cilat e kanë origjinën qysh në fëmijëri. Ato skenarë imagjinare janë shpesh po aq traumatizues sa edhe veprimet e tyre reale. Në fakt, përjetimi i atyre akteve seksuale, provokojnë në vetvete tronditje të tmerrshme për krijesat e reja njerëzore. Në
një fazë të caktuar të zhvillimit tonë – aty rreth moshës 3 dhe 5 vjeç – ashtu si Edipë të vegjël, ne dëshirojmë prindërit tanë të seksit të kundërt dhe ëndërrojmë të eliminojmë prindin rival. E këto fantazma na shoqërojnë gjatë gjithë jetës e s’na ndahen kurrë. Ato përcaktojnë jetën tonë prej të rrituri, duke na shndërruar në fajtorë imagjinarë eternelë. Po ashtu, “vetë–analiza” e çoi Freud në zbulimin e faktit që ëndrrat e simptomat psikike flasin me të njëjtën gjuhë të koduar: ato fshehin në vetvete dëshirat për te cilat ne preferojmë të heshtim. Duke ëndërruar, ne i jetojmë ato, në mënyrë të tërthortë. Dhe për pasojë, vuajmë neuroza për të cilat jemi dënuar për vete faktin se jemi ne vetë, autorët e tyre.
DIVANI ...
Ne fillimet e praktikës së tij kuruese, Freud mendonte se shpjegimi ndaj pacientit i kuptimit të fshehur të simptomave të tij, mjaftonin që ai të shërohej. Por, kjo do të qe
diçka mjaft e lehtë ! Në fakt, shërimi s'arrihej në se pacienti s’do të arrinte te kuptonte vetë origjinën e vuajtjeve të tij. Për këtë arsye, gjate seancave, ai duhej të fliste, të hapej. Ai duhej të tregonte gjithçka që kish në kokë, pa i përzgjedhur mendimet dhe imazhet që i përzienin shpirtin. Ky është dhe rregulli themelor i psikanalizës - një rregull i paprekshëm që Freud do ta quante "association libre" (lidhje e lirë). Në mënyrë që pacienti të “lidhej” sa më mirë, ai shtrihej në një divan. Ky pozicion, i cili përngjan me atë të gjumit, favorizonte shprehjen e imagjinatës e të rrëfimit të saj. Për Freud, divani ishte pjesë e një rituali, një ceremoni që simbolizonte situatën analitike. Por, kjo zgjedhje u përgjigjej dhe kërkesave tepër personale të vetë Freud. Ai s’dëshironte që pacienti ta shihte në sy e as të vërente shprehjet e fytyrës së tij, të cilat do të influenconin në shprehjen e lirshme të mendimeve të tij. Por, megjithatë, Freud, s’besonte se ajo mënyrë e kryerjes së asaj analize ishte universale.” Për mua, kjo është e vetmja metodë që preferoj. Një mjek, i cili ka një personalitet të ndryshëm nga imi, është i shtrënguar ndofta të aplikoje e të adoptojë një mënyrë tjetër sjellje ndaj pacientit të tij” – shpjegonte ai.
HIPNOZA DHE TRANSFERIMI
Freud bënte vizita pesë ditë në javë dhe seancat vazhdonin 55 minuta. Përsa i përket pagesës, ai s’bënte kurrë pazar: çdo seance e lënë përgjysmë, paguhej e plotë. Ai shpresonte se kështu, sakrifica financiare do të qe një motiv më tepër për një progres më të shpejtë të analizës. Pacientet e kamur paguanin më tepër. Ishte në saje të tyre që Freud mund të kuronte ata që ishin të varfër. Sipas tij çdo mjek e kish për detyre të trajtonte një numër të caktuar pacientësh gratis. Një tjetër kërkesë për pacientet ishte që gjatë kurave, ata të mos kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo jo për arsye morale, por në mënyrë që atë dëshirë, atë force dinamike, ata ta vendosnin në shërbim të analizës.Në fillimet e këtij lloj kurimi,
Freud i ndiqte pacientet e tij, në periudha relativisht të shkurtra–gjashtë a shtatë muaj. Më 1908 ai çmon se një kurë mund të vazhdojë nga tetë muaj gjer në tre vjet. Koha e kurave zgjatet. Me 1932, Freud shpjegonte se “disa paciente janë aq shumë të vështirë sa që duhet të jenë në mbikëqyrjen e analizës psikike gjatë gjithë jetës. Pse kjo zgjatje e tillë trajtimi? Për të operuar sa më mirë, psikoanalisti ka nevoje për efektin e të papriturës. Sepse, sa më shumë që ai njihet me pacientin, aq më tepër misteri i tij ndalet e po ashtu, po aq shumë shfaqet rezistenca ndaj trajtimit “– shpjegonte ai. Por, ndërkohë, duke u përballuar me kura të tilla të pafund, Freud shtrëngohet të reflektojë për rezultatin e tyre. Ishte kjo arsyeja pse, ai u sugjeronte nxënësve të vet që të evitonin “terapinë” e tepruar – këmbënguljen për shërimin e pacienteve me çdo kusht. Kjo, nga që ajo mënyrë veprimi, i nxiste ata në mënyrë të pandërgjegjshme që të mbroheshin ndaj mjekut, për të ruajtur simptomat të cilat bënin pjesë në vetë qenien e tyre.

SULMET NDAJ FREUD
